Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Zgjedhjet në Gjeorgji me ndikim rus”, Presidentja nuk e njeh rezultatin, bën thirrje për protesta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Zgjedhjet në Gjeorgji me ndikim rus”, Presidentja nuk e njeh rezultatin, bën thirrje për protesta
BoteLajmi i fundit

“Zgjedhjet në Gjeorgji me ndikim rus”, Presidentja nuk e njeh rezultatin, bën thirrje për protesta

Published: October 28, 2024
Shpërndaje

Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, dhe ka sugjeruar se shteti ka qenë viktimë e “operacionit special rus”. Zurabishvili nuk ka ofruar ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimet e saj para mediave, më 27 tetor.

“Si institucioni i vetëm i pavarur që ka mbetur në këtë shtet, dua të them se nuk i njoh këto zgjedhje. Nuk duhet të njihen. Do të ishte njëjtë sikurse të pranohej hyrja e Rusisë këtu”, ka thënë ajo.

“Nuk kam ardhur në Gjeorgji për [dominim rus]. Paraardhësit tanë nuk kanë jetuar për këtë. Nuk do ta tolerojmë. E ardhmja evropiane nuk mund t’i merret Gjeorgjisë”, ka shtuar ajo.

- Publicitet -

Ajo ka bërë thirrje për protesta të rrugë, më 28 tetor, prej orës 19:00. Ky shtet i Kaukazit Jugor ka mbajtur protesta masive në muajt e fundit kundër partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, të cilën kritikët e akuzojnë se është pro-ruse, dhe që ka gërryer normat demokratike.

Presidentja e ka kritikuar atë që e ka cilësuar “operacion special rus – njërën prej formave të reja të luftës hibride, të kryer ndaj njerëzve tanë, shtetit tonë”.

Ëndrra Gjeorgjiane e ka festuar atë qe e ka konsideruar fitore në zgjedhje, mirëpo opozita pro-perëndimore, si dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, kanë thënë se janë kryer shkelje të mëdha, përfshirë frikësimin e votuesve dhe dhunën fizike. Vëzhguesit perëndimorë kanë kërkuar hetime për parregullsitë e përmendura.

Pas numërimit të më shumë se 99.6 për qind të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se Ëndrra Gjeorgjiane i ka fituar 54.8 për qind të votave. Megjithatë, opozita ka paraqitur shifra krejt tjera për partinë në pushtet, të udhëhequr nga miliarderi, Bidzina Ivanishvili.

Pothuajse të gjitha partitë opozitare kanë refuzuar të pranojnë rezultatin zgjedhor. Ky proces është konsideruar test i rëndësishëm për Gjeorgjinë, shtet kandidat për anëtarësim në BE. Brukseli ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të përcaktojë mundësitë e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar bllokut evropian. Ndërkohë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban – aleat i udhëheqësisë së Ëndrrës Gjeorgjiane – pritet të vizitojë Tbilisin më 28-28 tetor.

Orban, zyrtari i parë i huaj që e ka uruar Ëndrrën Gjeogjiane për fitore – edhe para se të publikohen rezultatet zyrtare – pritet të mbajë një konferencë për media me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, pas takimeve. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “ndonëse vëzhguesit ndërkombëtarë dhe lokalë janë pajtuar që dita e zgjedhjeve është administruar mirë, ne kemi vërejtur raportime për parregullsi dhe dhunë sporadike”.

Ai ka thënë se “vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë deklaruar se rezultati është i lirë apo i drejtë”.

“Ne i dënojmë të gjitha shkeljet e normave ndërkombëtare dhe u bashkohemi thirrjeve të vëzhguesve ndërkombëtare dhe lokalë për hetim të plotë të të gjitha raportimeve për shkelje të lidhura me procesin zgjedhor”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se parregullsitë e dyshuara në procesin zgjedhor “duhet të adresohen me seriozitet”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    October 28, 2024 at 4:01 pm

    Berisha pa pune eshte.A nuk e dergojme ne Gjeorgji?
    Ai eshte adapt per keto protesta.
    Duro presidente e Gjeorgjise sa te mbarojme neser protesten ne shqiperi dhe me vrap na ke atje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?