Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet në Kosovë, KQZ refuzon hapjen e kutive të votave me postë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Zgjedhjet në Kosovë, KQZ refuzon hapjen e kutive të votave me postë
KosovëLajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ refuzon hapjen e kutive të votave me postë

Published: March 6, 2025
Shpërndaje

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar kundër rekomandimit të Sekretariatit të këtij institucioni për të hapur të gjitha kutitë me vota të dërguara përmes postës, me qëllim që të rivlerësohen votat e shpallura të pavlefshme.

Sekretariati tha se e bëri këtë rekomandim bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me 21 fletëvotime me postë, të cilat ishin shpallur të pavlefshme. Paneli e urdhëroi KQZ-në që t’i përfshinte ato në rezultatin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Por, në mbledhjen e mbajtur më 6 mars, përfaqësuesit nga partitë opozitare refuzuan që të merrnin pjesë në votim, duke bërë që rekomandimi të mos kalojë.

- Publicitet -

Sekretariati i KQZ-së rekomandoi që të hapeshin për rinumërim 177 kutive të votimit për vlerësim të votave të pavlefshme, teksa në këto përfshiheshin 1.631 fletëvotime të shpallura të pavlefshme.

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi “akt të turpshëm” votimin në KQZ, duke thënë se një gjë e tillë mund të përbëjë vepër penale.

“Nuk ka akt më të rëndë sesa të jesh në duart e një anëtari të KQZ-së që të refuzojë një votim të vlefshëm. Kur e shikon këtë thellë, thellë, kjo është edhe vepër penale përveç se akt i turpshëm”, tha ai.

Gjatë debatit që i parapriu votimit, nga Partia Demokratike e Kosovës argumentuan se hapja e kutive të votimit do të prolongonte e shpalljes së rezultateve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, sqaroi se refuzimi i këtij rekomandimi nuk do të thotë se nuk do të respektohet vendimi i PZAP-it për votat e pavlefshme.

“Vendimi i PZAP-it ka të bëjë me 21 fletëvotime që i ka shpallur të vlefshme. Rekomandimi i Sekretariatit i stafit të PZAP-it ka ardhur t’i shikojë ato fletëvotime dhe ka hasur në shumë fletëvotime të njëjta dhe si pasojë e atij procesi, Sekretariati ka ardhur me një rekomandim që edhe ato fletëvotime të shpallen të vlefshme me qenë se gabimisht janë shpallur të pavlefshme. Dhe këtë mbledhje e kemi bërë lidhur me këtë rekomandim. Rekomandimi nuk kaloi, vendimi i PZAP-ës për 21 fletëvotime është i zbatueshëm dhe ajo është çështje tjetër”, tha Radoniçi.

Në vendimin e 3 marsit, PZAP-ja tha se ka miratuar ankesën e LVV-së për disa vota të shpallura të pavlefshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

PZAP-ja tha se këto vota ishin shpallur të pavlefshme për shkak të një gabimi teknik në shtypjen apo printimin e fletëvotimeve.

“Në fletëvotimet përkatëse, gjatë këtij procesi të printimit vërehet se fletëvotimet nuk janë printuar si të plota, ndonëse vërehet qartë qëllimi i votuesit”, u tha në vendimin e PZAP-it.

Në Kosovë, më 5 mars ka përfunduar numërimi i votave nga brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sa i përket votave me postë, KQZ-ja kishte miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime. Për këto zgjedhje, diapora për herë të parë ka pasur mundësi po ashtu që të votojë fizikisht në ambasada dhe konsullata të Kosovës në disa shtete të botës.

Tani, partitë politike dhe kandidatët kanë afat prej 48 orësh që të parashtrojnë ankesa eventuale në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nëse nuk janë të kënaqur me vendimet e Panelit, mund t’i dërgojnë të njëjtat në Gjykatën Supreme.

Pasi të ketë përfunduar procesi i ankimimit, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatin zgjedhor dhe të hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

Sipas rezultateve preliminare, LVV-ja në pushtet ka dalë e para në zgjedhje, pasuar nga PDK-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    March 6, 2025 at 5:02 pm

    Atdheu ne rrezik.Hanibal ante Portas,.Nuk ka Kosova llukse Tirane,Laskuriqat e edi Rames,Garderobat e Ajola Xoxes,
    E pate sot Opoziten Ukraine?Mbeshteten sot Atdheun ne Lufte,Nuk pranuan te behen lojtare te politikes percarese te Putinit dhe te Trapit,Megjithese kane rezerva per kryeministrin Zelenski..Atdheu eshte i Pari.Me ardhjen e Trapit ne krye te Amerikes priten dite te veshtira per Kosoven,Vetem te bashkuar rreth Albin Kurtit mund ti perballojme.

    Reply
  • Ekremi says:
    March 7, 2025 at 4:06 am

    Demo ,po ky albini kishte rastin te kapi pushken dhe te luftoj kur ishte koha pse nuk e beri?Ky eshte kundra UCK,edhe ne Prekaz dje nuk e permendi UCK.Ai e di se kosovaret jane shumice qe nuk patem guxim te perballen me serbin ,ja mbathen iken ose ishin ne anen e regjimit serb.Te gjith keto qe diten e pare ishin me LDK dhe nuk ja dhane votat PDK si parti e dale nga lufta sepse i trembedhin te se vertetes, me jokontribuesit e liris e ndienin veten me te barabart.Ldk dhe VV jane parti qe duan pushtet por pa sakrifica,keta nuk luftojne per Kosove ,e kane deshmuar se nuk e bene kur duheshte. Te hasmerojsh Kosoven me ShBA,me BE ,a te duket ti pune e mencur ,te fitoj votat albini a te duket ti patriotizem?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?