Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet në Kosovë, kreu i NATO-s: Presim të mos ndikojnë në destabilizim të situatës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Zgjedhjet në Kosovë, kreu i NATO-s: Presim të mos ndikojnë në destabilizim të situatës
KosovëLajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë, kreu i NATO-s: Presim të mos ndikojnë në destabilizim të situatës

Published: January 13, 2025
Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Rutte e ka quajtur situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë si çështje kyçë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këto deklarata ai i bëri më 13 janar gjatë një debati që u zhvillua në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtjes në Parlamentin Evropian në Bruksel.

- Publicitet -

“Natyrisht, i kemi disa shqetësime atje, sidomos për situatën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe raportet mes Serbisë dhe Kosovës”, tha shefi i NATO-s.

Ai shtoi se aleanca nuk do të lejojë të ketë ndonjë vakum të sigurisë, as në Bosnje e Hercegovinë, e as diku tjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Gjithsesi, ne jemi në kontakt me Kosovën, por edhe me Serbinë, për të siguruar që zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë në Kosovë në shkurt të mos çojnë deri te destabilizimi. Kjo është kyç. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të mbetemi të angazhuar për së afërmi sepse është një fqinjësi kryesore për ne”, tha Rutte.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se në këto kohëra të rrezikshme është e domosdoshme që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të forcojnë bashkëpunimin.

Sipas tij, Rusia po bën përpjekje që të destabilizojë vendet anëtare të aleancës dhe të bllokut evropian.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë në Evropë. Nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe”, tha ai duke kërkuar që të rriten investimet në siguri dhe mbrojtje nga vendet anëtare.

Sipas planit të mëhershëm, të gjitha vendet anëtare të aleancës duhet të investojnë në mbrojtje më së paku 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Edhe pse pajtimi për këtë ishte bërë para më shumë se dhjetë vjetësh, këtë synim ende nuk e kanë arritur të gjitha vendet anëtare, pavarësisht se që nga nisja e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, investimet në mbrojtje janë rritur.

“Dy të tretat e vendeve anëtare të NATO-s tash shpenzojmë së paku 2 për qind të BPV-së për mbrojtje. Por, kjo nuk është as përafërsisht e mjaftueshme. Për një mbrojtje të duhur, duhet shumë më tepër”, theksoi shefi i NATO-s.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Arben Tashko says:
    January 13, 2025 at 8:31 pm

    Si mund te krijoje destabilizing zgjedhjet ne Kosove?

    Reply
  • Phoenix says:
    January 13, 2025 at 9:52 pm

    Hapi komentet per kete elozhen e Tritan Kalos Dita, se kemi nja dy llafe per te thene dhe ne lexuesit, per kete shkencetarin e madh te Kovidit qe i paska humbur kot Betimi i Hipokritit, doja te thosha i Hipokratit.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 13, 2025 at 10:15 pm

    Dhe mos i blloko Komentet, sa here nxjerr ate surratin e Filozof Tarifes, me sofizmat e tij.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 13, 2025 at 10:20 pm

    Nuk i shkon kjo sjellje nje medie qe ben be e rrufe per Lirine e Shprehjes. Jo vetem Liri shprehje per sharje me liber shtepie, qe per mua nuk ka asnje problem se fjala e lire nuk kufizohet si do qe te jete, por liri shprehje per gjithcka.

    Reply
  • mali says:
    January 13, 2025 at 10:35 pm

    Kohera te rrezikshme ,thote ky torobelli I
    NATO-.s
    Sa klase ka ky ?
    Le te thote nje vit qe nga koha e gurit qe bota ka qene e gjitha ne paqe ,ku luani ha bar krahas qengjit qe ha bar.

    Reply
  • demo says:
    January 13, 2025 at 11:03 pm

    Une kercenimin e Rutes e shoh si kercenim per popullin e Kosoves qe te mos rizgjedhe Albin Kurtin perseri, Albin Kurti ja arriti te mbaje te pandare Territorin e Kosoves per 4 vjet,.Nuk Pranoi Associacione ne Territorin e Kosoves.
    Ne Programin e shpallur Zgjedhor ka Deklaruar:Associacionet nuk jane Perparesi e Qeverise se Kosoves.
    Rute ka qene pjese e Trojkes BE per serbizimin e Kosoves,me Lajcakerit dhe Borrelat,.Bashkautor i politikes se frenimit te Agresionit serb,duke i falur territore te Kosoves ne forme Associacionesh.Associacionet jame edhe me keq se Republika Serbcka ne Bosnje.Jane Luhansku dhe Donetsku ne Ukraine.Prandaj Edi Rama e votoi me te dyja duart kandidaturet e Rutte,ne menyre sharrlataneske,,qe t!i shpallej vota.

    Reply
  • Remo says:
    January 14, 2025 at 2:00 pm

    Profesor @mali
    Mark Rutte, eshte diplomuar tek
    Kristali. Shko futi nje pjate grosh
    tani dhe lesho bumjen e radhes
    o palle kkkk

    Reply
  • Dashi says:
    January 14, 2025 at 2:43 pm

    Po mirë , more demo , të gjithë anëtarët e NATO-s e votuan unanimisht kandidaturën e Marc Rutte , ti prisnje që Rama të votonte kundër ? Kjo do të thotë , që Rutte të mos zgjidhej , nëqoftëse Rama do vinte veton . Natyrisht që Ramës do i kërkohej llogari pse voton kundër ; si do të përgjigjej Rama , pse po vinte veton ?

    Reply
  • Psikiatri says:
    January 14, 2025 at 2:49 pm

    Eh more Remo , po të kishim të gjithë shkollën e malit , bota do të ishte akoma në mesjetë . Nuk e shikon që është psikopat ? Pyet sa klasë ka Rutte . Malin e kam në mjekim , po duhet goxha kohë derisa të fillojë të përmirësohet , se për shërim , as që bëhet fjalë .

    Reply
  • mali says:
    January 14, 2025 at 2:54 pm

    Po more psikiater ke shume te drejte .
    Ju ashtu jeni ritur nga familje bythelepirsa dhe per ju c’do I huaj eshte perendi.

    Reply
  • mali says:
    January 14, 2025 at 3:15 pm

    Psikiatri.Sa klase ke ?
    E di ti qe qytetet e shqiperise moren hov zhvillimi ne mesjete ?U zhvilluan zejtet dhe tregeti me fqinjet.Qytetet u rriten ne numer.
    Neper male kullosnin mbi 2 milion koke bageti.
    Shiko sot se ku je me qytetet ,fshatin dhe
    bagetine qe ” na mbani e ushqeni ” thote Naim Frasheri.

    Reply
  • Remo says:
    January 14, 2025 at 3:26 pm

    Psikiater, ktheu shpejt ne dhome
    dhe i bej gjilperen malit, i ka dhene
    ndonje lek infermierit, e ka
    korruptuar. Ktheu se eshte keq mavria

    Reply
  • Psikiatri says:
    January 14, 2025 at 3:29 pm

    Në mesjetë Shqipëria nuk ekzistonte fare . Ti mali nuk di kur quhej periudha e mesjetës . Sa klasë shkollë ke o mali , se në kartelën e psikiatrisë ke deklaruar që ke kryer vetëm fillore ?

    Reply
  • TRENI says:
    January 14, 2025 at 3:34 pm

    Shtetet Kombe vertet u formuan ne epoken postmesjetare, por paraardhesit e shqiptareve gjithmone kane qene Ketu.

    Ne Forumet Shqiptare, ju shqipfolesit greko-serbo maskarenje, jeni te tepert, jeni lecka bythe te djegura, qelbeni ere.

    Reply
  • mali says:
    January 14, 2025 at 3:57 pm

    Ke te drejte psikiater sepse shqiperia u be kur u be partia komuniste.
    Hap librat ore derdimen bashke me shoket kopane.Germo ne internet te mesosh per vendin tend.

    Reply
  • God bless America says:
    January 14, 2025 at 4:08 pm

    Situata destabilizohet ne Kosove nese vazhdon akoma kembengulja per ti perplasur koke me koke kosovaret e serbet me Asociacione e perralla te tilla. Mjafton mos vazhdoje me kjo politike e deritashme e kesaj administrate Biden me pro-Serbe ne histori me Asociacione te detyruara e me trysni per bisedime koti mes Kosoves e Serbise qe nuk ja njeh pavaresine dhe situata normalizohet plotesisht.

    Reply
  • demo says:
    January 14, 2025 at 4:38 pm

    Ke te Drejte God bless,Cilido te zgjidhet Drejtues i Kosoves,te fshije nga Axhenda Associacionet.Associacionet nuk jane ne Diskutim. Bisedojme per cdo gje,,Associacione ne Kosove,nuk ka.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    January 14, 2025 at 5:41 pm

    Associacione në Kosovë do të ketë se s’bën është urdhër Perëndimor. Ose Kosova shkon siç ka qënë në shekuj nën Sërbi .

    Reply
  • Psikiatri says:
    January 14, 2025 at 5:48 pm

    Mali injoranti e analfabeti , edhe një herë po të pyes , mu përgjigj botërisht , cila periudhe e historisë njerëzore quhet mesjetë dhe cilat qytete shqiptare në mesjetë , ishin të lulëzuar e plot me bagëti që kullosnin livadheve ? Po të vjen turp , mu përgjigj nesër kur të të bëj vizitën pas elektroshokut .

    Reply
  • mali says:
    January 14, 2025 at 6:01 pm

    Lexo libra dhe computer I dashur psikiater.
    Une nuk jap lexione falas.
    Kapitalizem psikiater eshte, dhe jo bamiresira.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?