Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti zgjodhi sahatin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Presidenti zgjodhi sahatin
Kendi i KryeredaktoritLajmi i funditopinion

Presidenti zgjodhi sahatin

Published: October 1, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Qeveria ka një hall: do zgjedhje në Tiranë, sa më parë. Presidenti ka një detyrë: të dekretojë datën. Gjykata Kushtetuese ka një dosje – padinë e Erion Veliajt.

Sipas ligjit, sa kohë që ka një ankim aktiv për një shkarkim, zgjedhjet nuk lejohen. Jo për Erjon hajdutin e kësaj parajse qelibarësh. Jo për inat të qeverisë. Por për respekt të shtetit ligjor.

- Publicitet -

E nëse ashtu e thotë një nen, po qenka dhe një tjetër, kishte dyfish arsye për të mbledhur Gjykatën. Fundja, për këtë e paguajmë.

Në këtë mozaik, topi ishte në fushën e Presidentit Begaj. Do e shkelte ligjin me pretekstin e emergjencës elektorale? Apo do priste vendimin e gjykatës, edhe pse kjo nuk i pëlqen qeverisë?

Ky dekret i nxituar e fut shtetin në një udhë pa kthim. Një datë e hedhur kot, përballë një procesi gjyqësor të hapur, do prodhojë zgjedhje me afat skadence. Një krizë tjetër më shumë, në vend të një zgjidhjeje.

Nga pikëpamja ligjore dhe administrative, Tirana nuk është në emergjencë, si deklarohet. Mund të thuhet se ndodhet në një situatë të pazakontë institucionale. Kjo konsiderohet krizë, por jo domosdoshmërisht “emergjencë”.

Funksionimi i bashkisë vijon. Administrata e bashkisë, nënkryetarët dhe strukturat drejtuese, vazhdojnë të funksionojnë sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore. Nuk ka ndalim të shërbimeve publike: Shërbimet si pastrimi, ndriçimi, infrastruktura, etj, nuk janë ndalur, që do të ishte tregues për një emergjencë reale.

Është cunguar përfaqësimi politik i qytetit, jo funksionimi i Bashkisë. Sa mirë për Tiranën që dy nivelet më të lartë të ekzekutivit, vetë Kryeministri dhe zëvendësja e tij janë marrë drejtpërdrejtë.

Emergjenca funksionale dhe ngërçi politik dhe institucional, janë dy gjëra të ndryshme. E dyta kërkonte zgjidhje të kujdesshme, jo të nxituar.

Vetë debati tregon se legjitimiteti i Veliajt është i diskutueshëm. Në një shtet normal, do prisnim drejtësinë të fliste. Zgjedhjet nuk janë gara shpejtësie.

Presidenti zgjodhi: Më i rëndësishëm sahati, se Kushtetuta. I dha Shqipërisë një datë, dështoi t’i japë demokracisë sonë të telendisur, më në fund, një standard.

Ky opinion u rishkrua pas vendimit të Presidencës

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
44 Comments
  • c says:
    September 30, 2025 at 8:54 pm

    Stafit te gazetes Dita
    Te nderuar, nuk e kuptoj cfare po ndodh me gazeten Dita ne lidhje me komentet qe po censurohen ,bllokohen per aresye teknike apo ka sherbime inteligjente qe zhdukin komente per aresye qe ato i dine.
    Jam i zhgenjyer totalisht me drejtesine,shtetin,mediat shqiptare dhe dipllomacine nderkombetare te pakten ne rastin e fundit ku nje qytetar italian shpif me pagese ne mediat e mafies berishiste per Veliajn dhe sot qe ishte ballafaqimi i tyre ne organet e drejtesise ….per cudi asnje lajm ne media….
    Nese jane te verteta keto qe thote Mero Baze te k/artikulli sotem qe
    (citoj)
    Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar një seancë gjyqësore mes Erion Veliajt dhe një biznesmeni italian të quajtur Gabriele Tarroni Longinotti. Veliaj e ka paditur në gjykatë qytetarin italian pasi dy vjet më parë ai ishte përdorur nga televizioni i familjes Berisha për të bërë deklarata kundrejt pagesave të premtuara ndaj tij, duke ilustruar skenarë të gatshëm për t’i recituar. Këtë e ka bërë dy herë: njëherë tek emisioni “Piranjat” dhe njëherë për një gazetar të “Syri”, që e ka intervistuar në Dubai.

    Sot para gjykatës, qytetari italian ka depozituar një deklaratë noteriale ku jo vetëm pohon se nuk e ka takuar kurrë Veliajn, por gjithashtu pranon se të gjitha deklaratat i ka bërë kundrejt premtimeve për pagesë nga televizioni “Syri TV” i Shkëlzen Berishës.
    (fundi citimi)
    Pra nese jane te verteta keto me siper duhet te themi RIP ALBANIA (+fuckspak) dhe turp per aleatet tane p/perendimore…

    Reply
    • spata says:
      October 1, 2025 at 10:21 am

      Ke te drejt por mos kerko . Gazeta Dita te mbron duke mos te hedhur komentet qe su pelqejne grupeve kriminale ku fshihen pas politkanet e puahtetaret tane . Edhe mua nuk me kane hedhur ,tek Tema, disa komente, kur nxjerr hapur dallaveret e prapaskenat qe bejne Saliu dhe Rama . Ndoshta u jane versulur Gazetave te mos botohen materiale qe su pelqejne . Eshte karakteristike e diktaturave postkomuniste .
      Ne kohen kur qeveriste Saliu shume shoke e miq te mi pushoheshin nga puna . Spiunet e kishin bere punene e tyre me ane te pergjusave . Nuk guxonin te filisnin, neper lokalet e kafeve, ose ku luanin domino e shah ,se te peranishem ishin te derguarit e agjentit Digixhital . Kjo metode e shpellarve eshte fatkeqsija kombetare qe ne si popull do ta vuajme sa here keta marrin pushtetin . Keshtu ishte dhe ne kohen e Zogut, keshtu eshte dhe tani. Shume krime ,ndaj njerzve te thjeshte kane ndodhur ,pikerishte nga komentet ,qe bejne neper gazeta . Pra! Kujdes me komentet online .

      Reply
  • xhaxhi says:
    September 30, 2025 at 9:05 pm

    Vertete Neni 115 pika 2 nuk e lejojne presidentin te firmose Dekretin,pa marre vendim Gjykata Kushtetuese,.
    Por e lejon pika 3,qe thote:Erion Veliaj po mungoi 3 muaj ne pune pezullohet nga detyra.
    Cfare ti beje pikes 3 Presidenti?Tre eshte E TRETA E VERTETA.

    Reply
    • K R says:
      October 1, 2025 at 6:51 am

      Ta ka dhen.pergjifjen ky shkrim sintetik per kete; Ndaj eshte Gjykata Kushtetuse
      Po nuk u perdor per keto “dy nene” e tre nene per cfare e paguajme?

      Reply
  • chp says:
    October 1, 2025 at 1:07 am

    Kur u arrestua Fatos Nano ne gusht 1993 me “drita ndezur” si terrorist per vjedhje kavanozash marmalate ne favor te te treteve tha nje profeci..duke thene tekstualisht.
    .NUK ESHTE PROBLEMI SE ARRESTOHET QYTETARI NANO POR ME KETE VEPRIM TREGOHET SE NGA SOT SHQIPERIA NUK DO QEVERISET NGA SHQIPTARET POR NGA JASHTE…
    .Nese atehere ishte treshja Rajerson-Berishe-Blerim sot eshte treshja Lacipita-Berishe-Dado….Ne te dyja rastet goditet e majta nga ekstremet e djathta ne dy anet e Atllantikut…Ne kete rast Begaj , Rama apo Dumanet jane gure shahu te “pafajshem”…ect

    Reply
    • ¿? says:
      October 1, 2025 at 1:54 am

      Zoti na ruajte nga fiksimet….

      Reply
  • chp says:
    October 1, 2025 at 2:48 am

    zoti ¿?
    te falenderoj per vemendjen
    “fiksimet” e mia nuk i prishin pune as subjekteve te mesiperme as ju rojeve te internetit
    Nese ka fiksim qe prish pune eshte tallja me non graten e Berishes e “anglo-amerikaneve” si quante Enver Haleja juaj..sepse nese administratat tramp1-biden-tramp2 i japin karton te kuq Berishes tyre per
    1-Korrupsion madhor
    2-Shantazh drejtesise
    3-Minim demokracie
    dhe tani zgerdhihen me LaCivitat e tyre
    Pra ose ti me Ameriken dhe Usaliun keni te drejte ose jeni gabim dhe une kam te drejte…
    Nese Spaku qe Rama me Kimeten rrahen gjoksin se eshte merite e tyre dhe Veliaj si kundravajtes trajtohet nga Dumanet si terrorist ndersa “Miki” i Lacivites Trampit pra Usaliu Marikes me vargmale krimesh mbi supe tall Trapin dhe Bidonin me shqiptaret e gjore…cfare duhet te themi ?¿? keto nuk jane fiksime por precizime

    Reply
    • ¿? says:
      October 1, 2025 at 11:58 am

      Te meshiroj, prandaj edhe kujdesem. Sic te kam thene fiksimet jane shume te rrezikshme. Jane paradhoma e çmendurise. Kush do te luaje YÇ, pastaj?

      Reply
  • Zdromsi says:
    October 1, 2025 at 5:23 am

    Po per te prishur Teatrin cfare nxitimi kishte Qeni i Sulmit i Rames?

    Reply
    • Vlora 97 says:
      October 1, 2025 at 6:20 am

      Po c hyn Teatri ketu
      Kjo esht logjik pa.logjik
      Inat fmije
      Ta rregullojm nje gabim me nje gabim tjeter
      E kshu me radhe
      E pastaj t qahemi n kafenera pse ska shtet

      Reply
  • edi says:
    October 1, 2025 at 6:50 am

    Ishkreti Fatos Nano qe qenka arrestuar per ca kavanoza marmelate apo reçeli ! Po si spjegohet qe Fatos Nano ben jeten e nje sheiku ne Zvicerr pa bere asnje pune ? Ti chp je ai qe meqenese nuk je i kenaqur per asgje ne demokraci kerkon ti ngresh nje lapidar E . Hoxhes por po e shton gamen dhe me Nanon e shkrete qe qenka denuar kot !

    Reply
  • xhaxhi says:
    October 1, 2025 at 7:01 am

    CFARE BEHET KESHTU? Do merret Gjykata Kushtetuese me nje hajdut ordiner?Erdhi nga rruga,me nje tufe aventuristash rruge,qe organizonin PARTY me buzekuqe dhe luanin beach volley ne plazh.Konkuroi me G99 ne zgjedhjet e 2019,mori me pak se Eleni Kocaqi.Per nje teke te Perandorit Rama u be rrugaci minister,edhe permbiminister.U be Kryebashkiak i Kryeqytetit me votat e socialisteve,. Prit peme e mbill fidana, betono parqe e lulishte e shtro kazana,u be hajduti miljoner.
    Prapa ketij ne kullen e fildishte,pas kafazit me kangjella,SNOBE,aristokrate,lulja mos prek,Elvira,,qe kqyrte me neveri grate e terrenit te PS,Mbuluar ne lux ,gjysmen e dites e kalonte duke u veshur,gjysmen duke u xhveshur.
    Iku Pandeli Majko,themelues i PS,Themelues i Eurosocialisteve.sikur s`ishte,.Ne heshtje.
    Ky hajdut,sikur nje nga 13 akuzat e prokurorise te qendrojne,duhet te falenderonte Partine qe i dha mundesi te vjedhi.Jo se jane edehe 13 akuza te tjera ,,pjesa e zhytur e aisbergut eshte tek Inceneratoret inexistentetek kopilat 5D,,qe nuk figurojne ne Akuze.
    Jane mobilizuar Avokatet e Blair,te Trump, te OKB,te OSBE,Pa vjedhur rende,a do kishte mundesi t`i paguante?
    Po na meson kushtetuten dhe Ligjet,.Na ka bere Juridiksa edhe neve qe rrijme e lexojme.Eshte bere ceshtje Boterore,si Dimitrovi ne Gjyqin e Nurembergut!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Qemoli says:
    October 1, 2025 at 7:22 am

    Bij cobanesh kemi qene- na e thote kenga!
    Dhene e dhi kemi patur ! Nuk shquhemi per popull qe kemi bere Revolucion sociale, apo ndryshime sociale te udhehequr nga mendimtare !

    Shif e shkruaj.

    Ne vitet 30 Bismarku kancelar i gjermanise thoshte : “shqiptaret jane njerez me bisht, dine te shesin vetem lajthi ulur ne myth neper trotuare! Pse a nuk kishte te drejte ?”
    me 80% analfabet . ,, u krijua “revolucioni demokratik i 24` ” i Fan Nolit !

    Pastaj erdhi Zogu dmth i ndihmuar nga Serbia me puc .
    E pastaj me dyfek e plugje erdhi Enveri i ndihmuar nga Rusia.
    Pastaj erdhi “mjeku hunder” ish komunist Sali BERISHA i ndihmuar nga amerikonet!

    Dhe ketu shqiptaret ,dalin ne genin e tyre ! Gjasme krijuan pluralizmin politike!

    Vune ca emra partish :demokrate -socialsite -republikane -leseiste ! Ne fakt keto ishin grupe mafioze qe nuk perfaqsonin asnji concept idelogjik por qe luftonin kunder njeri tjetrit si banda! Njeri me i keq dhe me i rrezikshem se tjetri.

    Qellimi i ketyre “Partive” me ngjyra ishte pushteti dhe paraja ! As nje reforme sociale !

    “zhvillimi yne “eshte nuk eshte i mbeshtetur nga kapitali i krijuar me pune nga kapitalistet klasik, por nga mafiozet, drogaxhinjte!, dhe nga “zyrtare” politikane, qe quhen parlamentare !

    Tani kemi nje kryeminister me atlete te bardha, qe luan basketboll ne zyre atje ku ai i ka te gjitha ne dore ! Ligjin dhe Maliqin !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 1, 2025 at 7:56 am

    OK-DITA:
    -Çudirat në këtë vënd për 35 vite nuk kan fund të sajuara vetëm nga POLITIQËNËT që po tallen me DREJTËSINË DHE POPULLIN QË NGA 1992:
    1.Ligji,neni 115 është shumë i kjartë,por nuk duan ta zbatojnë.
    2.Edi Rama e ka do halle që po shpejton proçedurat: ~Kërkon të zgjedh Manastirliun sa më shpejtë në Bashki,pasi u shpejtuar në gradimit e saj në PS,duke pretenduar se Tirana ka mbetur pa KOKË,kur Aty mbi të gjitha janë 21 deputet.!
    ~ Me këtë rast po u thot Shqipëtarve dhe Nd/Kombëtarve se në PS nuk mbrohen shkelësit e ligjit..,pasi akuza OLSI+DADO(sipas tyre) ka të tjera shkelje ligjore,sipas letrës anonime.!
    ~Po kështu,po kërkon të provojë nëse GJK është me LIGJIN APO MALIQIN..dhe nëse GjK e rrëzon-Ti thot NON GRATËS se nuk jam si TY QË SHPIF ÇDO DITË KUNDËR SPAK(SKAP)etj.
    ~Me arrestimet selektive,sidomos me E.Veliajn,Rama ka shprehur paknaqsi me SPAK+GJKKO+KLP+KLGJ..TË CILAT JANË KTHYER NË NJË KORPORAT SELEJTIVE DHE QË PO MBËSHTESIN THYESIT E LIGJIT,SIDOMOS NË TERITOR, DHE NUK JAPIN LLOGARI KURKUND,DUKE MBUSHUR BURGJET PA FAKTE E GJYKIM 1,2,3 VITE,DUKE U BËR PROBLEM ND/KOMBËTAR..dhe mandej kërkon të mbështes KOMISIONIN XHAFA.!
    ~ Me këtë rast GJK duhet të korrigjoi pikën 3 të nenit 115,për mungesën në punë të K/Bashkiakut.!
    -Presidenti duhet ti kërkoi GJK shpjegime para nxjerrjes së dekretit,ndonse GJK ka afishuar relatoren(jo rastësisht)SONILA BEJTJA MILITANTEN E SB(SYRI PESHKAQËNIT-ZENI).!
    -Fakti që berishizmi është hedhur në mbrojtje të ERIONIT PAS 54 PROTESTAVE NË BASHKI..është kapitull më vehte.!!
    – Fundi marrzive nuk dihet.?

    Reply
  • Arratisuri 68 says:
    October 1, 2025 at 7:59 am

    Ethem mavria rrotullohet ne shtrat t gjej nje justifikim.patjeter pwr veprimet e mbretit lakuriq
    Hahahaa
    Sa keq me vjen per zotin

    Reply
  • Perparim Toronto says:
    October 1, 2025 at 8:13 am

    Si gjithmone i saktë zoti Thano

    Presidenti është përballë një prove të vështirë, ndërsa Qeveria kërkon datë duke anashkaluar Kushtetutën.

    Në këtë moment, çdo vendim i nxituar mund të thellojë krizën dhe të dëmtojë më tej besimin e qytetarëve në demokracinë vendore. Në vend që të mbyllim një plagë, rrezikojmë të hapim një tjetër.

    Kushtetuta nuk është aksesor formal. Është kontrata e vetme që na mban bashkë kur partitë ndahen.

    Reply
  • Detari says:
    October 1, 2025 at 8:23 am

    Shkrimi eshte qytetar dhe i ve pikat mbi i. Por Begaj nuk e ka ate takat.
    Ndryshe nis ai hesapi qe ai vete e di ca eshte. Jane letrat ne Spak.
    Ata qe e vun aty e din gjithashtu.
    Eshte president i kapur per fat te keq,pjes e sistemit
    Nese kete artikull e ka shkruar kryeredaktori i kesaj gazete qe e respektoj per shkrimet shume te goditura te kohes se fundit, atehere them se dhe ai e di shume mire pse Begaj nuk e firmos dot dicka qe Rames nuk i pelqen.
    I hap vetes dyert e burgut shkurt muhabeti dhe shkon edhe vet aty ku eshte Veliaj

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit says:
    October 1, 2025 at 8:46 am

    O MILET!
    Shqiptari Erion Velia,meemer arti ‘Lali Eri’…si i vetmi shqiptar nder 63 kryebashkiaket qe ka Mandat POPULLI (si askush tjeter ne krye te antishtetit) mund te gjykohet dhe te denohet edhe me burgim te perjetshem dhe se shoqes me ‘perixoma’ ti shkoje koka e rruar ne GIOTINE por NUK duhet te qendroje ASNJË DITE NE QELI….Pa u gjykuar nganje gjykate nderkombetare…perderisa ne kete vend dikur Shqiperi NUK ka shtet e as ‘Perendi’!
    I ashtuquajturi SPAK-Strukture fantazem me 20 hajdare shumica DADO ku jane futur BULLONAT e asfalise se fQInje GreQIse me te drejte akuzohet nga kryemineli SALI si ‘organizate krriminale’ sepse po burgos shqiptare pa u gjykuar me urdher agjenturave e ne menyre selektive!

    Nuk ka asnje lloj imuniteti e nuk perfaqesojne ASGJE tere kreret e antishtetit mender kryeM… e Duman,Bega e shejtan perfshi dhe mender ‘gjykate kushtetuese’ kur kushtetuta e IMAMIT eshte kthyer 35 vjet leter higjenike e HAMAMIT …Jo vetem ndaj kryeBashkiakut te kryeqytetit por te ASNJE kryebashkiak te zgjedhur direkt nga SOVRANI..!

    Reply
  • spata says:
    October 1, 2025 at 10:27 am

    Z. President ! Behu nje here burre dhe mbro ate Kushtetute te cunuar . Nuk me intereson askush qe eshte me pushtet para Kushtetutes se vendit . Te shkelet ajo ,ose te interpretohet sipas oreksit te organeve qendrore e vendore ,eshte kercenim per kombin e te ardhmen e tije . Uroje te kesh kuptuar Aleatin tone SH.B.A .

    Reply
  • Zdromsi says:
    October 1, 2025 at 10:58 am

    @Vlora 97 perdore pak trurin.
    Hyn Gjykata Kushtetuese.
    E di Lali si shpetoi.
    Te njejtin tekst do t’i shkruajne por kete rradhe nuk do ta shpetojne.

    Reply
  • pilo Lala says:
    October 1, 2025 at 3:37 pm

    Mua me duket se Presidenti ja futi Qeverise.
    Opozita ka nje detyre, te jete gati ne cdo moment te zevendesoje.

    Reply
  • info analitike says:
    October 1, 2025 at 5:09 pm

    Ore mire qe Qeveriu e ka nje hall (se mos vetem kete) po juve te Ditës bashkë me Mjeron e paska edhe me te madh hallin e lali Lekut. Ne fund te fundit Lali po provon ca nga ajo corba qe gatoi gjithe keto vite. Te mbrosh me kaq zell nje shpifes, mashtrues e hajdut me cizme nuk besoj se ka ndonje justifikim moral por thjesht interesa personale. E njejta metode dhe e njejta propagande po I ha koken Lalit.

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    October 1, 2025 at 6:01 pm

    Analiza e k/redaktorit para dhe pas ‘BB’- Bajges B…eshte perfekte perjashtu fjales ‘SHTET’!
    Populli ‘heroik’ sKiptar Ka,si asnjehere ne histori,pa’ shtet,Zot,’PereNi!
    P.S
    Shtetit,si nocion te eshte si shtepine ku strukturat mbajtese per ehen nga:
    Teresina territoriale,Pasurija kombetar si ligjet e shoqerise e se Drejtes dhe POPULLI!
    Te kater ketà elementi 35 Vjet Mungojne!
    Ne vend te shtetit eshte restauruar,me regji te huaja antishtetit,osé nje lloj kalifatit i Bathores’ ku ne krye qendronkalifi SALI sot pas 35 Vjetesh QENJA me e INKRIMINUARI pas luftes se dyte boteror dhe njekohesisht me i FUQISHMI SEPSE e ndjekin mbi 500 MIJE XHIHADISTE!
    Nudisti integralisti EDvin bojaxhi eshte thjesht nje buratin i tij!

    Reply
  • fjala says:
    October 1, 2025 at 6:41 pm

    Zoti Thano : e lexova shkrimin tend me pare tek gazeta Tema dhe pavaresisht se me relativitet ke shkruar, duhet qe personalitete si ju ne gazetari ta thone fjalen qe te mos kete diskutim. Ne e dime kush eshte gjykata kushtetuese, me te shoqen e Alibej apo Shkullazit dhe ndonje tjeter, qe eshte turpi i atij vendi; kushtetuta eshte votuar nga populli dhe interpretohet nge njerez te papergjegjshem dhe vendimi saj eshte surragato, por qe ne ate mall kemi dhe duhet ta respektojme se vete e kemi bere, shoku Ilir me shokun Sali, e mbani mend besoj. Por problemi qendron tek artifica qe ka gjetur presidenti duke shmangur injorancen kushtetuese dhe ka nje baze te forte jurisprudence ku ligji kushtetues thote. “….shkarkohet kur nuk paraqitet ne pune tre muaj” dhe nuk ka as me dashje dhe as pa dashje. Ketu mbaron çeshtje dhe dekreti presidenti eshte ne lartesine e duhur se ju e dini ne jurisprudence ligjet zbatohen edhe me shenjat e pikesimit e jo me te fjaleve. Besoj e dini historine e denimit, s’po e permend emrin, ku per nje presje nga i pushkatuar kthehet ne i internuar. Prandaj eshte keqardhje e madhe per juristat tane qe jane kaq te pabesueshem dhe horra partiake. Edhe nje sqarim: opozita ne keshillin bashkiake e shkarkoi dhe s’ka asnje te drejte te vazhdoje muhabetin me tutje. Le te behen pak fare serioz se ngelen rrugeve. Kaq kisha une.

    Reply
  • SPAK says:
    October 1, 2025 at 8:25 pm

    A e kuptoni qe Shqiptaret s’kane moral, Morali ka vdekur ne Shqiperi! Saliu thret per vellavrasje ju flisni per asgje!

    Reply
  • Dudumi says:
    October 1, 2025 at 8:35 pm

    Nuk e merr vesh I pari te dytin. Duket sikur prokuroria e posacme nxitoi ta arrestonte Veline e rruges do gjente edhe faktet per akuzat. Mendoj se Veliaj do bente nje gjest te forte politik duke dhene doreheqjen qe te perqendrohej tek kauza personale e te mbrohej nga akuzat. Po te dale I pafajshem, i ri eshte dhe gjesti I doreheqjes do I kthehej ne avantazh. Por ky s’e beri, qe eshte normale me stilin e shumices se politiksave
    shqiptare. PA qene ende I denuar, ate s’e shkarkon dot. Nqs mungon, eshte si me thene, “me raport”. I justifikuar, sepse gjykata s’e ka denuar dhe per kaq kohe nuk e lene te beje punen qe po bente. Ora, s’eshte faji I Veliaj pse s’paraqitet ne pune kur mbahet ne burg dhe ekzistojne disa akuza por s’eshte I denuar. Nqs akuzat nuk​qendrojne gjykata e nxjerr te pafajshem e kesisoj, sikur Veliaj te punonte magazinier supermarket e Jo me kryetar bashkie, sipas ligjit I pafajashmi rikthehet ne pune. I rashe gjate, sepse ka nje perse ky ankimimi qe ben Veliaj kundrejt shkarkimit. Dhe ketu Veliaj eshte ne te drejten e tij. Ora, vonesa ne gjykim tregon se as prokuroria dhe as gjykata nuk paten aftesine tai benin gjerat PA arritur tek kjo krize institucionale.

    Reply
  • A ishte i domosdoshëm shkarkimi Veliajt? says:
    October 1, 2025 at 8:38 pm

    Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, dhe në interes të mirëfunksionimit të pushtetit vendor dhe interesit publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës konstatoi nevojën për shkarkimin e z. Erion Veliaj nga detyra e kryetarit të Bashkisë.
    Ky vendim mbështetet në nenin 62/c të ligjit për vetëqeverisjen vendore, i cili parashikon shkarkimin në rast mungese për më shumë se 3 muaj pa ndërprerje, por ka edhe në një sërë arsyesh të tjera ligjore, institucionale dhe morale, të cilat e bëjnë të pamundur që bashkia të vijojë të drejtohet në mënyrë efektive nga një person i ndodhur në paraburgim.

    Arsyet e shkarkimit:

    1. Mungesa fizike e z. Veliaj për më shumë se 3 muaj ka sjellë paralizë funksionale të institucionit të bashkisë, e cila ka nevojë për vendimmarrje të përditshme dhe veprim të drejtpërdrejtë të kryetarit. Një bashki me një kryetar të paraburgosur, që nuk është fizikisht në zyrë, nuk mund të përmbushë këtë mision. Shumë vendime, tendera, politika sociale dhe vendimmarrje kërkojnë vulën dhe firmën e kryetarit, të pamundur kur ai ndodhet në paraburgim.

    2. Kryetari i bashkisë është përfaqësuesi i vetëm ligjor i institucionit në marrëdhënie me autoritetet qendrore, ndërkombëtare dhe partnerët privatë, donatorët. Në mungesë të tij, Bashkia e Tiranës ka mbetur pa përfaqësim institucional të ligjshëm. Me kryetarin në burg, asnjë marrëveshje nuk mund të nënshkruhet ligjërisht në emër të bashkisë. Bashkia mbetet pa përfaqësim efektiv, gjë që dëmton interesat e qytetarëve.

    3. Pamundësia për të firmosur akte, urdhra dhe dokumente zyrtare, ka sjellë bllokim të procedurave administrative dhe financiare, duke cënuar funksionimin normal të shërbimeve për qytetarët. Aktet administrative si: urdhrat për shpenzime buxhetore, emërimet / shkarkimet në administratën vendore, koncesionet ose kontratat, miratimi i planeve urbanistike, vendimet për emergjenca civile, kërkojnë firmën personale të kryetarit. Asnjë person tjetër nuk mund të zëvendësojë ligjërisht funksionin e tij nëse nuk shkarkohet zyrtarisht ose dorëhiqet.

    4. Rreziku i paralizimit institucional. Në mungesë të një kryetari aktiv, vendimmarrja bllokohet. Administratorët dhe drejtuesit e institucioneve nën varësi të bashkisë nuk mund të marrin udhëzime ose vendime të rëndësishme. Kjo çon në kaos institucional, sidomos në qytet si Tirana, që ka nevojë për vendimmarrje të përditshme.

    5. Një kryetar bashkie nën hetim për afera korruptive ose shkelje penale të rënda (siç po hetohet nga SPAK), dëmton besimin publik në institucionin që ai drejton. Krijon klimë mosbesimi, dyshimi dhe mungesë legjitimiteti. Vazhdimi i qëndrimit në detyrë e bën bashkinë të duket si një institucion nën hetim, që dëmton reputacionin edhe në marrëdhënie me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

    6. Precedenti institucional për të mos lejuar kapjen e pushtetit vendor. Nëse një funksionar i lartë mban detyrën edhe gjatë paraburgimit, krijohet precedent i rrezikshëm që institucionet publike mund të kontrollohen edhe nga individë nën hetim penal. Shkarkimi në këtë rast është edhe një masë për mbrojtjen e standardeve demokratike dhe integritetit të institucionit. Vazhdimi i drejtimit të bashkisë nga një funksionar i ndodhur në paraburgim do të krijonte një precedent të rrezikshëm institucional, duke minuar parimet e shtetit ligjor dhe të ndarjes së pushteteve.

    7. Parimi i ruajtjes së interesit publik. Parimi themelor i çdo pushteti është që ai të jetë në funksion të qytetarëve, jo të individëve. Në këtë rast, interesat e qytetarëve të Tiranës prevalojnë ndaj interesit të një individi për të qëndruar në një post nga i cili është praktikisht i paaftë për të vepruar.

    Shënim: Vendimi për shkarkimin e z. Erion Veliaj nuk është një akt politik, por një domosdoshmëri ligjore dhe institucionale, e bazuar në parimin se pushteti lokal nuk mund të mbetet peng i rrethanave personale të një individi. Funksioni publik nuk është i përjetshëm, dhe mbajtja e një posti kërkon përgjegjësi, prani dhe veprim të vazhdueshëm në interes të qytetarëve. Kjo nuk heq faktin që presidenti Begaj duhej të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Veliajn (mqs ai ka bërë ankesë), që sigurisht (me shumë gjasë) GJK do linte në fuqi shkarkimin. Por në kushtet e një kaste politikanësh që nuk shqiten nga karrigia e pushtetit, këto janë pasojat, pra Rama në mandatin e 4 qeverisës (dhe s’bën zgjedhje në parti mqs fiton ato parlamentare), Berisha ka 3 dekada kryetar e madje nuk jep dorëheqjen dhe pse humb vazhdimisht zgjedhjet, duke gjetur justifikime për vjedhje e blerje vote. Kështu që Lali Eri është produkt I kësaj lloj politike, s’ka si bën përjashtim, nuk dorëhiqet! Është çështje halli! Në momentin që nuk je askushi, pra pa imunitet e post publik kryesor, je më I ekspozuar për hetim nga drejtësia nëse ke bërë afera korruptive. Halli I këtyre lloj politikanëve nuk ka pse bëhet hall apo barrë për qytetarët.

    Reply
  • demo says:
    October 1, 2025 at 11:52 pm

    Ka edhe me Lart-tha kapedani Sulo.Me siguri kjo Ceshtje do te ankimohet ne Gjykaten e Hages.

    Reply
  • Miza says:
    October 2, 2025 at 2:10 am

    Po ku Baromi,a ka turp ku njeri?
    President pa dinjiter,komplet njeri koti,njeri pa karakter,NJE servile I kategoris superiore!

    Reply
  • rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit says:
    October 2, 2025 at 6:35 am

    Thano ka dhene nje tablo te shkeljes paster te ligjit (packa se i vjen rrotull me fjale tjera) nga nje palo-president kukull qe dihej nga te gjithe (perfshi Thanon patjeter) se atje ne presidence e derguan vetem do noterizonte gjithcka te ligjshme a te paligjshme qe do ti sillte Rama.
    Ne fund te fundit Rama edhe ate Begajn e ka vecse nje minister pa portofol te hedhur ne presidence.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    October 2, 2025 at 7:20 am

    NË NJË SHTET NORMAL, DO PRISNIM DREJTËSINË TË FLISTE.
    PO NEVE, PIKËRISHT NORMALITETI NA MUNGON.
    PËRGËZIME KRYEREDAKTORIT!

    Reply
  • !!? says:
    October 2, 2025 at 7:21 am

    Barom Beu na Peqini, është Djella i Edi Ramës president. Si Djella ministresh posht fustanit të së cilës qëndron Edi Rama dhe flet duke holluar zërin si grua, edhe brënda kostumit presidencial të Barom Beut qëndron po Edi Rama dhe flet duke ndryshuar zërin si zoti Bajrom dhe dora që firmos nuk është e Bajromit po e “më shumë se mbretit” të Shqipëris, Edi Ramës , prandaj

    mos ma shani të shkretin Bajram për firmosjen e dekretit të zgjedhjeve të pjesëshme. Ai është thjesht Djella president. Ai është aq fajtor për shkeljen e Kushtetutës sa mund të jetë një gamor nga Peqini.

    Edhe neni 3 që bën fjal për mos paraqitjen në punë prej tre muajësh të kryetarit të bashkis është njëlloj si mos paraqitjen në punë të Sali Berishës në Kuvënd se ishte si Erion Velia në arrest shtëpie dhe nuk u përjashtua nga Kuvëndi se mungesa ishte me arsye, me “raport” nga SPAK.

    Nashi, për sa i përket Gjykatës kushtetuese, është gjykata që hodhi posht ankimin për marrveshjen kriminale të listave të mbyllara të hajdutëve kombçfarosës Edi Rama dhe Sali Berisha që bashkuan votat e Ballëve, Braçeve…….me Bardhët, Nokët ……që zgjedhjet e këtij viti pollën Kuvëndin unik në botë të përbër 100% vetëm nga listat e zeza të Frontit të kryehajdutëve kombçfarosës , Sali Berisha, Ilir Meta, Tom Doshi dhe sa të tre së bashku nga poshtërsit kundër kombit shqipëtar, Edi Rama, prandaj edhe kjo gjykatë është Djella e Edi Ramës veshur me tunikën e gjykatsit dhe mund të prodhoj vetëm vendime kriminale si hedhja posht e ankimit për listat kriminale të mbyllura të kryekusarëve.

    Reply
  • revolucioni ha bijte e vet says:
    October 2, 2025 at 7:37 am

    Reagimet e mediave e mediatikeve te tyre prane Rilindjes ne mbrojtje jo aspak te ligjit, por te Erion Velise (zor ta besoje njeri se do ta mbronin kesisoj nje kryetar bashkie te opozites) tregon se sa real ka qene paniku i Rames e Ballukeve pas tij se ai Erioni i vetpagezuar “Lali” po krijonte nje parti te veten brenda Bashkise.

    Reply
  • SPAK says:
    October 2, 2025 at 11:01 am

    Prevalon interesi publik! Tirana ka nevoje per K.bashkiak! Saliu vazhdon i bie ne nje pike! Nje strategji part time! Mbron Veliaj qe u mundua ta rezoje per nje kohe te gjate! Njeri i pabesueshem! Pastaj me Kalaja, juriste dhe avokate, cunin e Fahriut nga Slabinja, emr sllav qe do te thote i dobet! Saka vjedhur saliu me fahriun ne Gerdec?! Media medioker e paguar dhe sherbejne edhe dinaket!Cfare do qe te ndodhe Veliaj e humbi karieren e tij politike! Eshte PS dhe Rama qe e kandiduan eshte po PS dhe Rama qe e shkarjuan Ku eshte shkelja e kushtetutes ketu! C;do njeri duhet te shkoje ne gjykaten administrative per te marre rrogen!Edhe sikur Veliaj te mos largohet a do te behet prape K/bashkie apo politikan pa mbeshtetjen e Rames! Rama e priti 8 muaj !

    Reply
  • chp says:
    October 2, 2025 at 12:19 pm

    replikë me komentuesin edi “1 Tetor, 6:50 am”
    Nuk është e vështirë të kuptohet qe je pjese e “komunistkockangrenesve” dhe ne pak rrjeshta ke “masakruar” Veliajn,Fatosin biles dhe Enverin
    -Per Tosin deri kur u prangos nga “Billat & Hillat” e aleateve dhe monstrat Sali B & Blerim C sic deklaroi ai ne parlament ,ai mund te kete vjedhur ne llogari te te treteve nje sasi lekesh sa 1 e nje miljarda e dinastise mafjose “Sala & Son…
    Nese ke informacjon apo fakt per lluksin e Tosit ne Austri ju lutem na i thoni te mos te quajme “budalla pozitiv”
    -Per Veliajn eshte e tepert te flasim por mjafton fakti qe prokurori Dado ka patur konfikt interesi per shtesen e kateve te super pallatit te tij dhe kjo eshte turp pe Ramortjen…Kimeten e Bidenit dhe Laciviten e Trampit nese mendon qe ko eshte demokraci je per psiqiatri
    -Per Enverin dihet qe beteja kunder kamunizmit e perendimoreve qe nga Bushi 1992 deri te Trampi 2025 dhe ju “komunistkockangrenesve shqipfoles” ka deshtuar derisa sot masakrohet juridikisht dhe familjarisht Veliaj nga junta e prokuroreve dhe doktorreve…nen zgerdhimje Ramortjesh dhe haleateve tane ect

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    October 2, 2025 at 12:20 pm

    Kryerrdaktor!
    Nuk Ve ne dyshim AFTESINE, po Jo Lirine!
    Nuk kemi te lire,te pakten,ti beni pyetje njeender K/M….Bojaxhi e KryeK…shurren kapter maVri ;
    Kur dekretian jashte lignite zgjedhje ne kryeqytet me 800 MIJE banore per breket e Xoxe in PSE nuk dekretian ligjetisht ne Kolonjes me 80 Banore per MILIONat e vjedhura te nje bashibozuk Palaco cirkushok inatutsxhi bojaxhiunt marre ne ndjekes PENALE!?

    Reply
  • KANDIDAT POLITIK APO JO? says:
    October 2, 2025 at 10:10 pm

    Pse kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë politik dhe jo nga shoqëria civile, sidomos në një mandat të shkurtër?

    7 Arsye Kryesore për një Kandidat Politik në Tiranë:

    1. Përvojë në administratë dhe sistem. Bashkia është komplekse dhe kërkon dikë që e njeh nga brenda, jo që mëson rrugës.Bashkia e Tiranës është një mekanizëm gjigand që nuk menaxhohet me idealizëm, por me përvojë politike. Bashkia e Tiranës ka: Qindra punonjës, buxhet mbi 300 milionë euro, dhjetëra ndërmarrje publike dhe struktura komplekse.

    2. Koha është shumë e shkurtër. S’ka luks për trajnime në detyrë. Duhet dikush që vepron që në ditën e parë. Një kandidat nga shoqëria civile, sado i ndershëm apo frymëzues, nuk ka kohë të mësojë sistemin në 2 vite. I duhet një person që e njeh terrenin politik dhe administrativ që nga dita 1.

    3. Post politik, jo thjesht teknik. Duhet përballje me qeverinë, jo thjesht menaxhim rrugësh. Nuk është vetëm një punë për të ndriçuar rrugë apo mbledhur mbeturina. Është një pozicion i ekspozuar dhe përballues i përplasjes së drejtpërdrejtë me maxhorancën qendrore. Një kandidat politik ka vetëdijen dhe mjetet për të ndërtuar qëndrueshmëri institucionale dhe përballje. Shoqëria civile, zakonisht, është jashtë këtij teatri lufte politike.

    4. Nevojë për mobilizim elektoral – Një figurë civile nuk ngjall frymë politike apo strukturë terreni.
    Opozita ka nevojë për një figurë që mobilizon politikisht, jo vetëm moralizues publik. Një figurë nga shoqëria civile mund të ngjallë simpati, por jo strukturë elektorale dhe entuziazëm militant. Fushatat kërkojnë logjistikë politike, debat, terren, rrjet aktivistësh dhe përplasje publike. Këto nuk i sjell një figurë neutrale. Nëse opozita nuk del me një kandidat që e mobilizon bazën, nuk rrezikon vetëm humbjen, por edhe një demotivim total për zgjedhjet e përgjithshme.

    5. Pozicion trampolinë për 2027 – Kjo është një platformë politike, jo thjesht një detyrë kalimtare. Kushdo që bëhet Kryetar Bashkie për këto dy vite: Ose do rikandidojë në 2027, ose do jetë figurë kyçe në zgjedhjet kombëtare. Pra, duhet një figurë që përfaqëson politikisht një vijë ideologjike, që mund të rritet brenda një partie ose koalicioni, jo dikush që “mbaron punë” dhe zhduket pas 2 vjetësh.

    6. Aftësi për të përballuar krizën dhe presionin. Vetëm një politikan e ka përvojën për t’u përballur me sulme, media, këshillin bashkiak, etj.Një figurë nga shoqëria civile, sidomos nëse vjen nga fusha akademike apo aktivizmi, shpesh nuk ka përvojë në negociata politike, menaxhim krizash, goditje mediatike, apo presion publik të strukturuar. Një politikan me përvojë e di që duhet të mbijetojë çdo ditë në një mjedis ku i “hidhen granata” me kostum.

    7. Rreziku i përdorimit të figurave civile si fasadë – Shpesh përdoren për imazh, por nuk mbështeten realisht. Shpeshherë, partitë zgjedhin figura nga jashtë si një maskë morale për një betejë politike. Më pas: Kur kandidati humb, partia i heq dorën dhe e lë në harresë. Kur fiton, nuk i japin hapësirë reale për të qeverisur. Pra, nëse është betejë politike – duhet një figurë që e kupton lojën, jo një që përdoret në të.

    SHËNIM: Të qenit kandidat pa strukturë politike është si të drejtosh një autobus pa timon. Një kandidat politik me integritet dhe kapacitet për përballje reale është shumë më efektiv sesa një figurë e jashtme, sado e respektuar qoftë.

    Reply
  • chp says:
    October 3, 2025 at 2:43 pm

    komentuesi qe ka komentuar ne 1 tetor 8:38 pm dhe ky qe ka komentuar ne 2 tetor 10:10 pm eshte i njejti person por pse ka vene dy maska te ndryshme ?..Sic kane shkuar punet nuk shtrohet problemi se si duhet te jete k/bashkiaku i ardheshem por duhet te ulurasim pse u masakrua Veliaj qe me kujton egzekutimin e Olldashit ku qofte pozita qofte dhe opozita qofte dhe haleatet tane funeralin e tij e kthyen ne “dasem” politike me dollibash Usaliun e Marikes qe komentuesi me siper e propozon per k/bashkiak…Egzekutimin mafjoz politik te Veliajt nuk mund ta mbulojne keto dy komentet me lart me nga 7 pika te shtrigave te Salemit

    Reply
    • ¿? says:
      October 3, 2025 at 3:48 pm

      Or po ky YÇ-i te fik deren, ky eshte si pune detektivi or taj, tamam si Sherloku kur ishte i vogel, Tak-Fak e kupton kur komentuesat e ndryshem ketu jane i njeti person, e ka aftesi profesionale qe i eshte perfeksionuar sidomos kohet e fundit, qe kur i eshte shfaqur fiksimi i tmerrshem i Usaliut te Marikes (sepse eshte i Marikes Usaliu vetem Sherlok YÇ-i e di)

      Reply
  • chp says:
    October 3, 2025 at 8:22 pm

    zoti ¿?
    sinqerisht keni bere perparime javet e fundit te pakten ne fjalorin me fekale,urime
    ..persa i perket atij dedektivit qe thua po me kujton nje barcalete te viteve 70′ qe po ta tregoj;
    Nje polic shkon te komandanti i tij me 2 kokrra molle te fshehura ne xhep dhe i thote…Shoku shef,po i gjete sa kokrra molle ka ketu do ti jap te dyja…dhe shefi i thote ,,Sa here kam te drejte te pyes ?..Fabula ime eshte qe edhe cdo gjytyrym te pyesesh (pervec teje) per keto dy komente do thote se eshte i njejti person ..
    Pra mos na detyro te themi
    se presidenti B.B. zgjodhi sahatin
    kurse “¿?” i ferkon Salihit hallatin

    Reply
  • ¿? says:
    October 4, 2025 at 7:50 am

    Nuk eshte pune hallatesh, mos gabo kaq rende se do te ta heqim licencen e detektivit. Sa per ate barcaleten e viteve ’70 (kujdes, apostrofi perpara, jo pas) nuk e ditke tamam, shefi iu pergjigj: “Tre”.
    >
    P.S. TE paska mare malli per fekale, se edhe kur nuk te jap une, nuk te rihet pa i permendur vete.

    Reply
  • POETI says:
    October 4, 2025 at 8:00 pm

    PARODI

    REPUBLIKA E KORRUPSIONIT DHE PALIGJSHMËRISË
    (Parodi për Shqipërinë e Sotme)

    Me votë të lirë s’ngjitet kush në fron,
    Pushteti vjen me turpin që nuk ndjen.
    Nuk ka më ide, opozita “s’ndez” më,
    Populli për miting si dekor në terren.

    Reformat janë veç riciklim fasadash,
    Të njëjtët emra dhe e njëjta lojë politike,
    Postet ndahen si pjesë pazaresh,
    Dhe shpresa humbet në rrugë dramatike.

    Në tokën ku vjedhja është me bërë ligj,
    Ndershmëria duket sabotim me sherr.
    Korrupsioni s’luftohet me propagandë,
    Kështu rinia do shpopullohet si përherë.

    Kur vjedhja quhet “normalitet”,
    Ndershmëria do duket porsi faj.
    Korrupsioni dihet ka format e vet,
    S’luftohet, dhe riorganizohet pastaj.

    Kur vjedhja po quhet dhe “zanat”,
    I ndershmi do duket si një armik.
    E drejta shitet-blihet si në pazar,
    Korrupsioni veç ndryshon teknikë.

    Korrupsioni nuk është më sëmundje turpi,
    Është normalitet që buzëqesh me përçmim.
    Ndershmëria duket si tradhti e pabesë,
    Në një sistem që jeton me mashtrim.

    Të majtë e të djathtë, pothuaj njësoj,
    Ndërrim ngjyrash, opozitë-qeveri.
    Historia kthehet, kanë thënë dikur,
    Njëherë si tragjedi më pas komedi.

    Emigrimi si referendum që s’thuhet,
    Vota e ikjes është largim pa plane,
    Politika i do të rinjtë veç në pankartë,
    Jo me ide, por me zë për slogane.

    Të rinjtë nuk ikin se s’kanë vizion,
    Por sepse nuk i lënë të jetojnë,
    Ata që mendojnë, marrin dënim,
    Ata që ngrenë flamuj, i brohorojnë.

    Ikja është vërtet një referendum,
    Që politika asnjëherë s’e pranon.
    Truri nuk ka vend në këtë forum,
    Se politikës ndërgjegjen ia trazon.

    Media, si e katërta fuqi me hile,
    Tashmë zgjatim i partisë pa “kontratë”,
    Gazetaria është luks, jo më mision,
    Debate për inteteres të partisë përnatë.

    Media që s’pyet për të vërtetë,
    Kujt i paguhet, i jep lavdi.
    Gazetari ka frikë të jetë i drejtë,
    Misionit të vet i bën tradhti.

    Gazetari s’pyet më ç’ka ndodhur,
    Po ç’flamur valvitet në zyrën përballë.
    Analisti s’thotë çfarë është e dobishme,
    Por veç për hesapet që partia ka hall.

    Shumë analistë, si paleta me ngjyra,
    Sipas flamurit të partisë që i financon,
    Mikrofona që bërtasin, ka dhe lëtyra,
    Veç me sofizma të fryra ata i dëgjon.

    Na mbeti fjala, si mburojë prej letrash,
    Dhe ndërrimi, veç maskë për të njëjtët role.
    Këtu s’ka rilindje, ka ringjallje shembjesh,
    Në një tokë ku edhe dështimi ka protokolle.

    Ngeli shpresa në thonjëza të mprehta,
    Kredhur në fjalime me zë hipokrit,
    Në një vend që s’duan hiç të vërteta,
    Dhe jetojnë me gënjeshtra ditë për ditë.

    Në këtë tokë ku loti s’ka më peshë,
    Dhe dhimbja vishet me fjalë ceremonialë,
    Turpi ka vdekur pa bërë asnjë shenjë,
    Dhe heshtja u shpall virtyti kombëtar.

    E quajmë paqe atë që na mban shtypur,
    E quajmë “shpresë” çdo rreth që s’ka dalje.
    Këtu gënjeshtra fle në ligj të vulosur,
    Dhe pushteti e shtyp ëndrrën pa falje.

    Premtimet fluturojnë, si balona në ajër,
    Por në fund, gjithçka mbetet një shaka,
    Opozita përherë për karrige dhe interesa,
    Dhe në fund si gjithmonë veç populli e ha.

    Reply
  • POETI says:
    October 6, 2025 at 11:54 pm

    PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS- KOMEDIA ZGJEDHORE

    Kemi zgjedhje prapë, një tjetër skenë me ngjyra,
    Do zgjedhim mes Ogertës e kabaresë me fytyra,
    Le të nisë fushata, me spote e batuta të forta,
    Me duartrokitje pa fund dhe premtime të kota.

    Të bëjmë gati parullat, kravata si flamur partie,
    Sot nis një akt i ri, zgjedhje me sfond komedie,
    Tirana më sheh gjithnjë, me sytë e një populli gri,
    Që zgjedh në kutinë e votës veç mua Tarasin e ri.

    Ndërtova një shtet ku lojtari është edhe gjyqtar,
    Ku vota është dekor dhe administrata porsi zar.
    I rrotulloj figurat si lodra në një fushë shahu,
    E pastaj qaheni pse Rama prapë keq na rrahu?

    A zgjidhesh kryebashkiak me humor pa strukturë?
    A merr vesh nga menaxhimi, a e ke këtë kulturë?
    Se qyteti kërkon themele, jo skeçe me pazar,
    Më mirë biologia memece apo komediani vulgar?

    Veliajn e ngrita lart, porsi një yll në bashki,
    Por s’u mjaftua me pemë, donte më shumë ai.
    Donte flamur, tribunë, like, duartrokitje me zë,
    S’u mjaftua të ishte dyshi, por vendin tim s’ja lë.

    Veliajn e hoqa, sepse më shumë fliste se punonte,
    Si një figurant i zhurmshëm, show fals ofronte.
    Ai harroi kush jam, unë jam teatri dhe fjala,
    Unë jam cirku vet, plot me drita e me salla.

    Unë s’kërkoj votë për figura të pastra pa kritika,
    Unë kërkoj veç respektin, votën që vjen nga frika,
    Erion Veliaj donte të shndriste më shumë se drita,
    Por harroi Lali se unë e ndeza, prapë unë e fika.

    Ju më flisni për qytetarë që presin ujë e dritë,
    Po ata duan spektakël, meme, mend me shit.
    Duan rrugë që duken vetëm bukur nga lart,
    Jo realitetin tjetër poshtë, nëse e sheh qartë.

    Prandaj vura Ogertën, kandidate siç du unë,
    Nënshkruan urdhra pa kthim, e s’flet shumë,
    Nga ato që mbyllin gojën, e s’pyesin për çka,
    S’ka më besnike në lojë, dhe kur bëhet hata.

    Me tonin e sheshtë, gati për çdo miratim,
    E mësuar të nënshkruajë pa bërë as një dyshim.
    Se unë s’dua pyetje, dua figurë që nuk flet,
    Një statujë në karrige, që unë të bëj si di vetë.

    Po ja më del ky Binaj, flet për vjedhje pa fund,
    për banda, korrupsion,që t’i ndaloj s’kam mund,
    Më ka bërë karikaturë, me çizme e me shall,
    Tani po pretendon fronin, e më bën moral?!

    Punon në një TV ku censura fshihet me laps,
    Ku Berisha bën “bllokun” si me regji nga pas.
    Thotë se do ndryshim, por mbart të njëjtën erë,
    Me partinë e marrë peng, të nënshtruar në terr.

    Punon tek Syri, ku ngjyra është vetëm blu,
    Ku Berisha shkruan titrat, lajmi shpiket pa tru.
    Një ish-kloun në kabaré, sot del si shpëtimtar,
    Siç thonë: ‘kur cirku merr fund, del për kryetar’.”

    Komedian që bën politikë? S’ka ironi më të rëndë,
    Kur klouni luan seriozin, e populli qesh me dhëmbë.
    Dikur më përqeshte mua, me parodi në mesnatë,
    Tani më imiton realisht dhe me seriozitet të thatë.

    Unë jam artisti, regjisori, dhe autokrati i ri,
    Zgjedh edhe opozitën, që të duket demokraci,
    Zgjedh edhe klounin, që të duket se ka garë,
    Se unë jam mjeshtër, master-pupets i paparë.

    Zgjedhjet janë si pikturë, s’ka rëndësi kush voton,
    Rëndësi ka drita, këndi, ça fshihet pas atij që pikturon.
    S’më mund dot një aktor që më kopjoi në kabaré.
    Unë jam skena ku ai lëviz, që ai s’e kupton se pse.

    Reply
  • hallexhiu says:
    October 11, 2025 at 11:19 pm

    Une qe sot e tutje nuk komentoj me se degjova qe do dali nje ligj per propagande dhe agjitascion dhe denim do te jete 4 vjet. Kush shan ose flet fjale te ndyra per gjyqtaret e prokuroret apo dhe avokatet, 4 vjet burg. Popullit ç’iqi temen se keshtu e ka ngrene gjithnje. Tani po di ndonjeri qysh ti fshij komentetet e meparshme se sot nuk i dihet; te vjen nga s’e pret ne keto kohe te turbullta e shpresoj te shtyje dhe ca vjet ne liri te kufizuar nga ligjet demokratike qe mbrojne hajdutet dhe kriminelet prokurore dhe gjykates. I shkrova keto se ligji eshte akoma projekt? Por do tu lutesha, me ndihmoni te fshije komentetet qe mos kam ndonje probleme se nuk mbaj mend çare kam shkruar. Me respekt dhe konsiderate hallexhiu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?