Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e kësaj të hëne një takim me kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës.
Rama u shpreh se në listat e PS-së janë kandidatë të të gjitha moshave dhe të dyja gjinive dhe kjo sipas tij është një mundësi e mirë e ofruar nga kjo forcë politike.
Kreu i qeverisë tha se në zgjedhjet e 11 Majit një karakterisitikë e re është ardhja e kandidatëve nga forcat politike kundërshtare të cilët sipas tij kanë kuptuar se nuk mund të vijë asnjë e mirë nga partitë ku kanë qënë ndaj dhe janë bashkuar me PS-në.
“Kemi një skuadër që sot u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin. Kemi një skuadër ku të gjitha moshat, të dyja gjinitë kanë mundësi të gjejnë veten dhe të votojnë për veten. Ashtu si asnjëherë më parë PS ka një skuadër ku edhe më të rinjtë janë të mirëpërfaqësuar por ka edhe një karakteristikë të re, që në skuadrën e 11 Majit ne kemi në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë te tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë ose më të shkurtër kanë parë se sa palidhje dhe sesa e kotë është që të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh. Është i mirëpritur për mua sepse unë besoj që PS është shumë më e gjërë sesa perimetri i anëtarësisë së vet”, tha ai.
Rama u ndal edhe te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Rama tha se sipas tij liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar për aq kohë sa ata janë jashtë BE-së. Kreu i qeverisë shtoi se PS është sipas tij autore e reformës në drejtësi dhe gjithashtu bartëse e kosotve më të mëdha të këtij procesi.
Rama u shpreh më tej se qëllimi kryesor është anëtarësimi në BE, dhe pas anëtarësimit thotë Rama nuk ka rëndësi se kush e qeverisë Shqipërinë.
“Është me rëndësi jetike për Shqipërinë. Sepse vetëm duke hyrë në BE Shqipëria mund të sigurojë liri individuale. Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar për aq kohë sa ata janë jashtë BE-së. Siç është e kërcënuar barazia para ligjit. Ne jemi këtu autorë të reformës në drejtësi, dhe në vetë të parë edhe bartës të kostove më të mëdha të këtij procesi. Me vetëdijen e plotë që pa këto kosto ky proces është i parealizueshëm dhe përballë nesh janë forca që duan votën për të kthyer përmbys gjithcka është krijuar deri më tani. Vetëm kur të hyjmë në BE nuk do të ketë rëndësi të madhe se kush qeveris këtu. Pasaporta e BE-së i jep çdo shqiptari dinjitetin e barabartë”, tha Rama.
Kryeministri nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës gjatë takimit që mbajti këtë të hënë me kandidatët për deputëtë në Qarkun e Tiranës.
Rama u shpreh se PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve që ti bashkohen ndërsa përmendi rastin e Halit Valterit i ardhur nga palët kundërshtare. Rama tha me ironi se në fillim i është bashkuar PS-së nga inati por më pas sipas tij ka kuptuar se nuk ka si PS dhe ka qëndruar.
Rama e cilësoi me nota ironie Valterin si një hudhër për syrin e keq, ndërsa vijoi thumbat kundrejt opozits teksa u shpreh se PS është sipas tij shanci i fundit për të dalë nga këneta.
“Ne duhet të jemi shumë të vendosur sepse është historia më në qendër se kurrë të një palë zgjedhje. Janë zgjedhjet më historike nga 2013 ose më saktë nga 91-92. Jam shumë besimplotë që kjo skuadër e pasqyron më së miri këtë moment. Beosj që është shumë e qartë për të gjithë që PS ju ka dhënë mundësinë të gjithëve që të shohin nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu Halit Valteri që qëkur na njohu nuk na u nda më. Edhe ballistët e kanë mundësinë ti shmangen qëndrimit në kënetë. PS shanci i fundit për të dalë nga këneta. Shko tani dhe thuaju të tuve hajdeni këtu se mbetët në kënetë. Dhe me këtë hudhër për të mos marr më sysh po e mbyll”, tha Rama.
j.l./ dita
Beeee-ja i ka ngel ketij karagjozit, se te tjerat i ndriti. Te pakten beri nje gje, shpopulloi Shqiperine dhe krijoji nje katastrofe ekonomike tipike Socialiste, ku shkaterroi klasen e mesme dhe e pavaresine ekonomike, dhe pasuroi Oligarkine nderkohe qe shumicen e zhyti ne varferi ekstreme. Ky eshte Socializmi per ju Popullin. Nga pashallaret te kuq qe dikur “ndertonin” me vrull Revolucionar Socializmin, keta sot jane ngjyer ne karagjoze mavi qe na tregojne porten e Beeeee-se.
I kane mbaruar rrenat nudistit!As nudisti,as bufi,as mamutthi,as bravaxhiu nu duan Be-ne!E duan rrumpalle Shqiperine pas viteve 90,te shekullit te kaluar!
Aritmetika e Kryeministrit Edi Rama per 1 milion vota per PS ku eshte e bazuar?
——–
TE DHENA ZYRTARE:
——–
1.- Nr. i popullsise se regjistruar nga INSTAT ne 1 janar 2023 eshte 2.761.785 banore gjithsej = perfshire edhe femijet pa te drejte vote! (shpallur e publikuar nga INSTAT me 9 janar 2024 – instat.gov.al);
——–
2.- Nr. total i shtetasve qe eshte deklaruar e certifikuar nga KQZ se kane votuar ne zgjedhjet politike te vitit 2021 eshte 1.661,312 shtetas;
——–
3.- Nr. total i shtetasve qe eshte deklaruar e certifikuar nga KQZ se kane votuar per Partine Socialiste me Kryeminister Edi Rama ne zgjedhjet politike te vitit 2021 eshte 768.250 shtetas, ose 48.68% e atyre qe qe eshte deklaruar e certifikuar nga KQZ se kane votuar;
——–
4.- Nr. total i shtetasve qe eshte deklaruar e certifikuar nga KQZ se kane votuar per Partine Demokratike per Kryeminister Lulezim Basha ne zgjedhjet politike te vitit 2021 eshte 622,265 shtetas, ose 39.43% e atyre qe qe eshte deklaruar e certifikuar nga KQZ se kane votuar;
——–
5.- ‘prova e treshit’ qe duhet t’u mbylle rrugen te gjitha spekullimeve e grabitjeve mafioze te votes se emigranteve erdhi doli nga rezultatet e fushates se ethshme e me shume shpenzime nga PS e PD per Regjistrimin e Emigranteve si votues ne 11 maj 2025 = 294.155 shtetas shqiptarë aplikuan per t’u regjistruar — = nga keta rreth 233.000 jane pranuar nga KQZ dhe rreth 41.100 jane refuzuar per mungese/parregullsi dokumentacioni…
——–
= 6.- d.m.th., me se 2 MILION SHQIPTARE FRYJNE ABUZIVISHT LISTAT E SHTETASVE ME TE DREJTE VOTE TE SHPALLUARA ZYRTARISHT NGA KQZ NE CDO RAST ZGJEDHJESH POLITIKE – TE PERGJITHSHME E TE PJESSHME, ADMINSTRATICE – TE PERGJITHSHME E TE PJESSHME = ne total 3 milionë e 721 mijë e 116 shtetas shifer e deklaruar zyrtarisht nga Ministri i Brendshem Ervin Hoxha ne date 6 janar 2025.
——–
7.- ja qe ‘Dosja 184’ ne Diber e simotrat e saj ne 12 Qarqet e 61 Bashkite e ‘Shqiperise qe duam’ kerkon te vazhdoje te leshoje tym e krisma edhe ne 11 maj 2025 nga ‘Deputet qe Duam ‘ per ‘Nje Shqiperi Madheshtore’….. KRAH PER KRAH DREJT 2030 me SHKELZEN SALIH RAME BERISHEN per 100 KULLA TE REJA nga 100 deri 700 KATE ….. TE DALE KU TE DALE!
Anetaresimi ne BE eshte ri-mashtrimi SHENDETESIA FALAS e Edi Rames per 2025.
Le te behemi realiste dhe mos rrojme me endra boshe qe stisen prej 30 vjetesh per te mbajtur popullin me shprese e per te mare votat e tij, me euforine e “hyrjes ne BE”. Kemi tre dekada qe Evropa na mban per vendin me te korruptuar te Evropes. Nje fjale e urte thote “Po me genjeve, nje here turp per ty (o Evrope), po me genjeve per here te dyte, turp per mua qe paskam qene budalla”. Evropa prape vitin e fundit na ka konsideruar vendin me te korruptuar te Evropes dhe dhe te gjithe e dine se gjate terekesaj kohe ka ndodhur dicka pozitive qe te na beje te besojme se ne vitin 2030 do te hyjme ne BE. Ekonomia asnje perparim. Ne 30 vjet pasi me mesimet e Sali Berishes prishem dhe shitem per skrap nje ekonomi (rreth 500 fabrika, kombinate, uzina) dhe nuk po ngreme dot as industri as bujqesi). Prape vendi yne me i korruptuari nw Evrope. Perse do te na fusin ne BE? Per korrupsionin perdite ne rritje?
Ka disa arsye qe te mos rrojme me me “endra ne diell” por t’i pervishemi punes ta ngreme NE Shqiperine, sepse kjo klase politike parazite 30-vjecare, tani qe te gjithe jane bere milionere e multi-milionere, kane problem ruajtjen e asaj qe kane fituar jo me roge por ilegalisht (duke cbere dhe pervetesuar ne menyre cnjerezore dnje ekonomite tere, nje armatim kolosal etj, etj.) dhe jo nxjerrjen e popullit nga varferia dhe korrupsionie populli raskapitur e te deshperuar.
Se pari, hyrja ne BE nuk te zhvillon ekonomine por vetem te jep me shume lemoshe. Shikoni Greqine qe ka gjysem shekulli ne BE dhe ekonomia e saj eshte ekonomi e nje vendi te botes se trete dhe me 400 milion dollare borxh qe nuk do t’i lajw dot kurre, e si rrjedhim ka humbur teresisht pavaresine politike duke u u bere nje koloni financiare e Gjermanise dhe Evropes ne teresi.
Se dyti, politikanet serioze (jo keta amatoret medioker tanet te 35 vjeteve te fundit) nuk punojne vetem me nje plan te bazuar ne endra dhe deshira, por punojne edhe me plane B e C, per rrethanat e paparashikueshme, kerkojne strategji te ndryshme. Askush nuk mund te na jape garanci se Evropa e Bashkuar nuk mund te prishet ne nje ate ardhme te percaktuar.
Ja nje skenar i pafavorshem: Partia Aleanca per Germanine dyfishoi nge 10% ne 20% numrin e votave qe mori ne zgjedhjet e fundit. Kjo parti ka deklaruar haptas se synon daljen nga BE. Nje fitore e saj dhe ardhja e saj ne pushtet do te shpinte ne prishjen e sigurt te BEse Ne ate rast c’do te na thoshin keta politikane qe u kemi lene ne dor fatet e kombit? Ku e kane keta Planin B?
Tegjithe ne shqiptaret e dime sa na duhet NATO-ja, por cdo njeri realist nuk e perjashton asnjehere mundesine qe edhe NATO-ja te prishet ne nje kohe te pacaktuar. Politikanet tane “axhaminj” qe nga viti 90 filluan te llomotisnin se ka ardhur koha e globalizmit, kozmopolitizmit, e paqes dhe vellazerimit te popujve, edhe pse qe nga ajo kohe e deri sot jetojme ne valen me te forte te nacionalizmit ne Evrope e ne bote (BRSS u nda ne 16 vende te pavarura te kombeve dhe feve te ndryshme. Jugosslavia e krijuar jo me vullnetin e popujve, por per interesat hegjemoniste te Frances dhe Britanise se Madhe, u shperbe sikur te mos kishte ekzistuar ndonjehere, Sllovakia u nda nga Cekia, Katalonja votoi pavaresi nga Spanja, Skocia gjithashtu, flamandet ne Belgjike kerkojne pavaresi ne formen e nje konfederate me valonet, etj, etj.
Kjo miopi, mendjecektesi dhe idioci eberi Sali Bershen te shpallte me krenari qesharake se Shqiperia u be vendi i pare ne bote pa ushtri(!!!!!!) ne nje kohe kur gjithe Evropa shtonte dhe shton fondet per armatime dhe forcimin e ushtrive.
Po tani qe Evropa na thote te ngreme industrine e armatimeve dhe ushtrine qe i prishem?!?!?!?!
Oh, mjere ne per keta “politikane” qe na vuri Ramiz Alis te na drejtojne
Le te behemi realiste dhe mos rrojme me endra boshe qe stisen prej 30 vjetesh per te mbajtur popullin me shprese e per te mare votat e tij, me euforine e “hyrjes ne BE”. Kemi tre dekada qe Evropa na mban per vendin me te korruptuar te Evropes. Nje fjale e urte thote “Po me genjeve, nje here turp per ty (o Evrope), po me genjeve per here te dyte, turp per mua qe paskam qene budalla”. Evropa prape vitin e fundit na ka konsideruar vendin me te korruptuar te Evropes dhe dhe te gjithe e dine se gjate tere kesaj kohe nuk ka ndodhur dicka pozitive qe te na beje te besojme se ne vitin 2030 do te hyjme ne BE. Ekonomia asnje perparim. Ne 30 vjet, pasi me mesimet e Sali Berishes prishem dhe shitem per skrap nje ekonomi (rreth 500 fabrika, kombinate, uzina) dhe nuk po ngreme dot as industri as bujqesi. Prape vendi yne eshte me i korruptuari ne Evrope. Perse do te na fusin ne BE? Per korrupsionin perdite ne rritje?
Ka disa arsye qe te mos rrojme me me “endra ne diell” por t’i pervishemi punes ta ngreme NE Shqiperine, sepse kjo klase politike parazite 30-vjecare, tani qe te gjithe jane bere milionere e multi-milionere, kane problem ruajtjen e asaj qe kane fituar jo me roge por ilegalisht (duke cbere dhe pervetesuar ne menyre cnjerezore nje ekonomite te tere, nje armatim kolosal etj, etj.) dhe jo nxjerrjen e popullit nga varferia dhe deshperimi.
Se pari, hyrja ne BE nuk te zhvillon ekonomine por vetem te jep me shume lemoshe. Shikoni Greqine qe ka gjysem shekulli ne BE dhe ekonomia e saj eshte ende ekonomi e nje vendi te botes se trete dhe me 400 milion dollare borxh qe nuk do t’i laje dot kurre, e si rrjedhim ka humbur teresisht pavaresine politike duke u bere nje koloni financiare e Gjermanise dhe Evropes ne teresi.
Se dyti, politikanet serioze (jo keta amatoret medioker tanet te 35 vjeteve te fundit) nuk punojne vetem me nje plan te bazuar ne endra dhe deshira, por punojne edhe me plane B e C, per rrethanat e paparashikueshme, qe kerkojne strategji te reja fleksible. Askush nuk mund te na jape garanci se Evropa e Bashkuar nuk mund te prishet ne nje te ardhme te papercaktuar.
Ja nje skenar i pafavorshem: Partia Aleanca per Germanine dyfishoi nge 10% ne 20% numrin e votave qe mori ne zgjedhjet e fundit. Kjo parti ka deklaruar haptas se synon daljen nga BE. Nje fitore e saj dhe ardhja e saj ne pushtet do te shpinte ne prishjen e sigurt te BEse Ne ate rast c’do te na thoshin keta politikane qe u kemi lene ne dor fatet e kombit? Ku e kane keta Planin B?
Te gjithe ne shqiptaret e dime sa na duhet NATO-ja, por cdo njeri realist nuk e perjashton asnjehere mundesine qe edhe NATO-ja te prishet ne nje kohe te pacaktuar. Politikanet tane “axhaminj” qe nga viti 90 filluan te llomotisnin se ka ardhur koha e globalizmit, kozmopolitizmit, e paqes dhe vellazerimit te popujve, edhe pse qe nga ajo kohe e deri sot jetojme ne valen me te forte te nacionalizmit ne Evrope e ne bote (BRSS u nda ne 16 vende te pavarura te kombeve dhe feve te ndryshme. Jugosllavia e krijuar jo me vullnetin e popujve, por per interesat hegjemoniste te Frances dhe Britanise se Madhe, u shperbe sikur te mos kishte ekzistuar ndonjehere, Sllovakia u nda nga Cekia, Katalonja votoi pavaresi nga Spanja, Skocia gjithashtu, flamandet ne Belgjike kerkojne pavaresi ne formen e nje konfederate me valonet, Greket thone akoma se jane ne lufte me ne dhe pretendojne akoma vorioepirin dhe helenizimin e Shqiperise se jugut, etj, etj.
Kjo miopi, mendjecektesi dhe idioci e beri Sali Bershen te shpallte me krenari qesharake se Shqiperia u be vendi i pare ne bote pa ushtri(!!!!!!) ne nje kohe kur gjithe Evropa shtonte dhe shton fondet per armatime dhe forcimin e ushtrive.
Po tani qe Evropa na thote te ngreme industrine e armatimeve dhe ushtrine qe i kishim dhe i prishem?!?!?!?!
Oh, mjere ne per keta “politikane” qe na vuri Ramiz Alis te na drejtojne.
Ti lesh pushtetin Sali Berishes me keto zgjedhje eshte si me vra vedin. Berisha me deshìren e semure per pushtet eshte gati te premtoje gjithcka,ashtu si nqs merr pushtetin do shesi gjithcka e do vrasi perfundimisht shpresen e shqiptareve per ne BE.Me vjen keq qe ala ka mjaft shqiptare gati te votojne per te.O jane te korruptuar o fare idiote qe sdine te mendojne.Kjo eshte e gjitha .