Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhgarravitësit popullorë dhe përgjegjësia estetike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Zhgarravitësit popullorë dhe përgjegjësia estetike
KultureLajmi i fundit

Zhgarravitësit popullorë dhe përgjegjësia estetike

Published: July 13, 2024
Shpërndaje

Nga Linda Agolli

Fragment nga letërkëmbimet me miq.

“… Prandaj dhe këmbëngul në lidhje me çështjen e kurajo apo ndrojtje. Nëse për shembull, na shkelin padashje atë gishtin e vogël budalla të këmbës, ose kur jemi duke e kullotur mendjen kushedi se ku dhe dikush na flet papritur, trembemi dhe klithim.

- Publicitet -

Kur shohim fjala vjen, diellin në lindje e sipër, edhe pse mund të jetë e panumërta herë që e shohim, mahnitemi dhe lëshojmë një “uauuu” të pakontrolluar. Kjo ndodh shpesh në jetën e njeriut në shumë e shumë raste.

Mirëpo, me krijimtarinë letrare në proçes, ndodh ndryshe. Të paktën si e mendoj unë. Je ti vetë në të, brenda saj deri në gërma, brenda proçesit deri në rrethin e fundit të spirales. Vështirë se mund të shkëputesh nga qënia jote e vetme dhe të bëhesh dy.

E kështu, të mund të shohësh veten e te habitesh me të… ështe njesoj sikur të kërkosh që syte e tu të shohin veten e tyre pa ndihmën e pasqyrës. E vetmja pasqyrë është ajo ndjesi që të le rileximi me të gjitha shqisat në rrethin e veprimit dhe që paralel, krejt pavetëdijshëm e rrjedhshëm, kalon nëpër të njëjtën rrugë që ka kaluar edhe krijimi.

Dikur gjimnaziste, e vetmja dritare nga ku mund të shihja dhe shijoja botën ishin librat, si çdokush fundja. Shpesh kam lëshuar një “uaauuu” të mbytur që të mos zgjoja të tjerët, një “uaauu” si frymë a si aureolë xixash imagjinare pikërisht natën, teksa heshtja pushtonte edhe ajrin dhe të gjithë flinin ndërkohë që unë lexoja.

Sot është ndryshe. Domethënë, pas përvojave dhe miqësisë* së ngushtë me letërsinë, sot jam edhe ajo* edhe kjo*. Sot jam edhe dora që kërkon ta bëjë atë duke e lexuar, jam edhe libri që kërkon të lexohet duke e shkruar.

Nëse ajo që shkruhet më përkon me gjendjen e brendshme, vetëm atherë mund ta perceptoj si dhënien time të bukur, si aftësinë time të dhuruar, vlerën time të shfaqur. Dhe është kjo, një atmosferë e tillë që as ka të bëjë me të tjerët dhe as ka rëndësi si koncepti “të tjerët”.

Këtë të fundit e them sepse sot, edhe për ato krijime që meritojnë një “uauu” nga njohësit e letërsisë së mirë, nuk bëhet zë po qe se ata kanë fjetur përmbys dhe gdhihen mahmur. Kjo është më dominantja.

Por, edhe nëse lëshohet ndonjë cicërimë e vetmuar, ajo ngjason më shumë me një shtizë të hollë e të rrezikshme që nuk dihet cilën shqisë ndjesore synon, dhe në të shumtën e rasteve anon nga e errëta.

Nuk e duan letërsinë e mirëfillë këta?! Jo! Janë thjesht egoistë dhe mendjemëdhenj. Zgjedhin të jenë “të mirë” por mjerisht të padrejtë!

Shiko rrjetet sociale. Janë shembulli më konkret i përshfaqjes së hipokrizisë, ku jo pak prej atyre që e njohin të shkruarit, promovojnë vargje si: “Dielli sapo perëndoi/dhe rrezet e tij i hodhi/mbi det”.

Përveç që këtu nuk ka asgjë si poezi, pavarësisht renditjes në varg, por shpaloset edhe injorancë në lidhje me faktin, fenomenin e të perënduarit të Diellit: as di dhe as kam për ta kuptuar kurrë se si Dielli, kur perëndon hedh rreze!

Që i mbledh rrezet në brendësi të atij rruzulli të madh që Neruda e ka quajtur “portokall”, kjo dihet. Edhe që Dielli hedh rrezet kur lind në mëngjes e përgjatë ditës, edhe kjo dihet. Por, që të hedhë rreze pikërisht kur perëndon dhe kur pikërisht kur duhet t’i mbledhë ato në atë top të zjarrtë, këtë na e mëson pikërisht zhgarravitësi; ai zhgarravitës që përkrahet dhe promovohet nga disa për të cilët jam e sigurtë se vetë nuk do ta shkruanin kurrë një gjë të tillë.

Ndërkaq, shumë më mirë, (oh ç’them dhe unë!) e mrekullueshme në çdo kuptim një prozë poetike si jo shpesh hasim, se sa poezi prozaike si tepër dendur ndër zhgarravitës popullorë. E keqja vjen nga ata që lëshojnë aprovim njësoj: si tek estetikja si tek ajo më e rëndomta; sasia ka efekt gati vrasës te ne ngase varfëria ka mbrritur deri në palcë të kokës.

I thashë këto duke përjashtuar dhe pa aluduar asesi mbi vlerën e poezisë apo prozës së mirë. Thjesht, unë dua të përshkruaj situatën e pashmangshme në të cilën ndodhem si shkrueslexuesi më i mirë i vetes dhe me këtë, dua të sjell në kujtesë së çfarëdo që të jenë ndjesitë, mendimet, kritikat apo komentet e “të tjerëve” ato nuk mund të bëhen boshti i motivimit për të ndërprerë apo vazhduar atë që kam ndërmend të bëj. Në mos, nxitem për më të mirën.

Guximin për të bërë diçka siç vetëm unë di ta bëj, e lind nevoja për të arritur diku. Në këto fjalë e sipër, më vjen ndërmend mbështetja që më kanë dhënë miqtë e mi të letrave, nga të cilat kujtoj e veçoj atë që më thosh përherë një miku im shkrimtar: “Po nuk e shkruajte ti atë që është në kokën tënde e në aftësitë e tua, kush tjetër mund ta shkruajë?! Pra jepi, futju punës, mos u kurse…”

Dhe krejt ashtu; kjo është e vërteta e secilit prej nesh që duam të jemi vetja: atë që bën secili prej nesh, askush tjetër nuk mund ta bëjë! Asnjë hezitim ndaj vetes sonë më të mundshme për të bërë muzikë me fjalën!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • K R says:
    July 14, 2024 at 4:07 am

    Letërsia nuk po merr më sot angazhime të mëdha, si dikur. Përgjithësisht, ajo po mbyllet te fati i individit dhe nuk po jep zgjidhje se si do ta shndërronte jetën. Thjesht, po e vendos atë në rrethana të caktuara, me kënaqësitë apo vuajtjet. Përgjithësisht, letërsia shkon drejt kësaj. Nuk ka më nga ajo letërsia e angazhuar që kemi njohur. Që e ka njohur edhe bota.

    Reply
  • demo says:
    July 14, 2024 at 4:37 am

    2 miljon banore.1 miljon jane shkrimtare,1 milon jane plagjatore.Te gjithe botojne libra qe nuk i lexojne as vete.
    I dhurojne neper miq per te shtuar xhiron e Vitrines.Mbajne me pune disa dhjetra shtepi botuese,.
    Ne kohen kur Libri lexohej,kishte vetem nje Shtepi botuese te librit Artistik.Kishte nja 50 anetare te Lidhjes.10 prej tyre ishin shkrimtare pe verteti.Nja 6 i burhosen 2 i pushkatuan,Mbeten vetem dy.Ai qe vdiq parvjet dhe ky qe vdiq sivjet.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    July 14, 2024 at 9:03 am

    Përdorimi i tepërt i uauuu-t dëshmon varfëri, një si biçim ndjekje mode reklamash, që duan t’u shplajnë trurin trushplarëve; është gjithashtu edhe njëfarë artificialiteti për diktim të pakundërshtueshëm. Përdorimi i fjalëve të huaja te krijuesit, siç paraqitet kjo zonja, nuk i afron, por i largon lexuesit e pritshëm. Për lexuesit e gjuhës së përbashkët mirë është të jepen mend në gjuhën amtare. Dëshira, dashuria, mania për fjalët e huaja apo përpjekja për t’i ikur vetnënvlerësimit mund të përmbushen kur krijimtaria e cilësisë së lartë (siç e vetëndjejnë shumë autorë) do të përkthehet në gjuhët e shumta të huaja…

    Reply
  • demo says:
    July 14, 2024 at 10:02 am

    me vend Haka,Uaaau,Oleee.Olaa,Ajmee,etj nuk jane pasthirrma shqiptare,.Jane mall Importi.Jane trup i huaj ne gjuhen Amtare.Keto qe japin mend,s`kane per vete.

    Reply
  • Spak says:
    July 14, 2024 at 10:53 am

    Kisha nje mendim! Shikoni larot e saliut! Nuk ka nje te emancipuar! jane te gjithe injorante! Te gjithe nga fshatrat e Shqiperise, asnje nga Tirana! Tirana do Tironsit! Muli nga Gora, Gaz Bytha nga Kavaja,kombinimi lezetshem Gazi,Boci, Luciano,i biri i Fahriut, a e besoni dot djali i Fahri Balliut,spiunit te sigurimit dhe bemeat e tij me Saliun, jane nga Slabinja e Pogradecit, sono Bello eshte pa atdhe,askush s’e di nga vjen! Bylyk bashi nga Kukesi! Cfare duan, cfare na sjellin? Nuk ka se cfare te sjelle Saliu pa folur per fshatrin nga Skrapari Like!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?