Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zvogëlon prezencën në Siri, Rusia transferon asetet ushtarake drejt Afrikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zvogëlon prezencën në Siri, Rusia transferon asetet ushtarake drejt Afrikës
AktualitetBote

Zvogëlon prezencën në Siri, Rusia transferon asetet ushtarake drejt Afrikës

Published: December 24, 2024
Shpërndaje

Rusia është duke zvogëluar praninë ushtarake në Siri, dhe po transferon disa asete prej këtij shteti të Lindjes së Mesme për në Afrikë, tregojnë imazhet satelitore të analizuara nga Radio Evropa e Lirë. Moska duket se ka tërhequr një sasi të madhe të pajisjeve ushtarake prej bazave në Siri, prej rrëzimit të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad – aleat për kohë të gjatë i Rusisë – më 8 dhjetor. Duke pasur parasysh mundësitë e humbjes së bazës ajrore që ka në Hmeimim, dhe asaj detare në Tartus, Rusia duket se po rrit prezencën në Libi, Mali dhe Sudan.

Mirëpo, ekspertët besojnë se shtetet afrikane nuk përbëjnë alternativa praktike. Prapëseprapë, imazhet satelitore sugjerojnë se Rusia është duke transferuar disa asete ushtarake prej Sirisë për në Afrikë. Humbja e bazave ushtarake në Siri do të përbënte pengesë të madhe strategjike për Rusinë, e cila i ka përdorur këto hapësira për të shpërfaqur ndikim dhe forcë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Moska ka thënë se është ende në negociata me Qeverinë e re në Damask për të ardhmen e bazave ushtarake në Siri. Mirëpo, ekspertët vlerësojnë se lëvizjet e pajisjeve ushtarake ruse sugjerojnë se Moska po përgatitet për tërheqje të pjesshme apo të plotë prej Sirisë. Rusia ka disa baza në Afrikë, përfshirë ato në Libi, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudan. Ekspertët besojnë se lëvizja e pajisjeve ushtarake prej Rusisë apo Sirisë për në Afrikë, do të jetë e kushtueshme.

- Publicitet -

“Për të kryer operacione të rëndësishme, Rusia do të duhet të paguajë shumë para. Si për flotën ajrore, ashtu edhe për atë detare”, ka thënë Roland Marchal nga Instituti i Parisit për Studime Politike.

Do të jetë më e vështirë që aeroplanët për mallra të nisen prej Rusisë në Afrikë, të mbushur me armë të rënda. Rifurnizimi i aeroplanit me kerozinë përbën sfidë të konsiderueshme. Dhe e gjithë kjo mund të ndodhë vetëm nëse Turqia – rivale rajonale – ia mundëson Rusisë fluturimet nëpër territorin e vet. Pavarësisht të gjitha kostove, Rusia duket se ka nisur të dërgojë asete ushtarake prej Sirisë për në Mali dhe Libi, vend ku janë të stacionuar 1.200 mercenarë rusë.

Imazhet satelitore tregojnë për aktivitete në rritje të Rusisë në bazën e vet detare në Sudan. Moska e ka nënshkruar një marrëveshje për hapjen e një baze ushtarake në këtë vend afrikan, në brigjet e Detit të Kuq, më 2019. Është e paqartë nëse kjo bazë detare është plotësisht operacionale. Analizimet e fluturimeve tregojnë se Moska po dërgon aeroplanë mallrash në Libi, disa të nisur prej Sirisë e disa tjerë prej Rusisë.

Në javët e fundit është regjistruar trafik më i dendur sesa zakonisht në mes të Rusisë dhe Libisë, ndonëse është e paqartë se çfarë aeroplanësh janë transportuar. Një aeroplan rus Ilyshin Il-76 – aeroplan për mallra të rënda – është nisur nga Rusia për në Libi, më 12 dhjetor, është kthyer në Rusi një ditë më vonë, dhe menjëherë është kthyer mbrapsht në Libi, sipas të dhënave zyrtare. Të dhënat publike për fluturimet e 16 dhjetorit tregojnë se një aeroplan Ilyshin Il-76 ka fluturuar nga Rusia, prej bazës ushtarake të Moskës, për në Bamako në Mali.

Aeroplani është kthyer në Rusi të nesërmen. Aeroplanët e mallrave, që kanë udhëtuar nga Rusia për në Libi, e kanë shfrytëzuar hapësirën ajrore të Turqisë, vend anëtar i NATO-s. Instituti për Studime të Luftës – me bazë në Uashington – ka thënë më 12 dhjetor se sfidat logjistike të Rusisë për të arritur në Afrikë, “do të rrisin avantazhin politik të Turqisë mbi Rusinë”. Ky Institut e ka përmendur edhe “koston praktike të të mbështeturit të operacioneve ruse në Afrikë, nëse aeroplanët rusë të mallrave nuk do të mund të bëjnë ndalesë për t’u rifurnizuar për rrugën përpara”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?