Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 112-vjetori i Policisë, ministri tregon sfidat: Kredi me zero interes për 90 punonjës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > 112-vjetori i Policisë, ministri tregon sfidat: Kredi me zero interes për 90 punonjës
Uncategorized

112-vjetori i Policisë, ministri tregon sfidat: Kredi me zero interes për 90 punonjës

Published: January 13, 2025
Shpërndaje

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, garantimi i sigurisë publike, hetimi i dhunës në familje dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, janë sfidat me të cilat përballet sot Policia e Shtetit. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në 112-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit. Sipas tij Shqipëria 2030, ka nevojë për institucione të forta, të drejta dhe të besueshme.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; Garantimi i sigurisë publike në çdo cep të Shqipërisë, përfshirë kontrollin e plotë të territorit; Rritjen e efektivitetit në hetimin e rasteve të dhunës në familje, trafikimit apo krimeve që i konsiderojmë të vogla por që cenojnë të drejtat themelore të qytetarëve tanë. Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, është një tjetër kërkesë dhe detyrë për ju, duke siguruar që çdo qytetar të ndjejë mbështetje dhe të merret në mbrojtje kur të jetë në nevojë nga Policia e Shtetit.  Vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm, por që për të ecur përpara drejt Shqipëria2030, kemi nevojë për institucione të forta, të drejta dhe të besueshme.  Pjesë integrale e këtij vizioni është brezi i ri i drejtuesve”.

Në fjalën e tij ministri kërkoi angazhim maksimal nga strukturat e policisë këtë vit elektoral.

- Publicitet -

“112-vjetori i policisë i vitit 2025 dhe numri unik 112, janë në një simbiozë që mund të ndodhë vetëm një herë. Prandaj apeli im për çdo punonjës të policisë, është që ta konsiderojmë këtë vit si një vit special në shërbimet që ne duhet të sigurojmë për qytetarët. Përveç barrës së zakonshme të punëve dhe detyrave që keni, viti 2025 ju sjell edhe një ngarkesë shtesë, jo të lehtë për Policinë e Shtetit dhe vetë Ministrinë e Brendshme. E kam fjalën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që janë dekretuar për t’u zhvilluar në datë 11 maj. Sipas kodit elektoral, policia ka detyra specifike në sigurimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi. Ky angazhim do të kërkojë një shpenzim kohe dhe energjie të shtuar, për çdo punonjës policie. Qoftë për ata të caktuar drejtpërdrejt në shërbimet përkatëse në garantimin e procesit, qoftë për pjesën tjetër, të cilëve do t’iu rritet ngarkesa në punë”.

Ai shprehu mbështetjen për policisë dhe njoftoi se është miratuar programi i dytë i kredive me zero interes për 90 punonjës policie.

“Jemi të angazhuar për t’ju mbështetur në çdo hap. Së fundmi kemi miratuar programin e dytë për kreditë me zero interes për banesa, për 90 punonjës të tjerë me uniformë. Ky program do të vijojë, për t’ju gjendur pranë dhe mbështetur të rinjtë në Policinë e Shtetit. Nga punonjësit e Policisë së Shtetit kërkohet të mbajnë gjithmonë të njëjtin idealizëm dhe pasion me të cilin kanë hyrë në këtë shërbim, kur janë betuar si punonjës policie”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ne says:
    January 13, 2025 at 3:49 pm

    JA DOLI MINISTRI
    E FLET HAVADAN
    HALLET E DOVLETIT
    JO TONAT I QAN

    TE NDIHMOJME PSne
    NE FRON TE QENDROJE
    SA TE MBUSHI XHEPAT
    BY… SA TI DOJE

    TE PLAS OPOZITA
    TE NGORDHE MILET
    TE NA 5IPJELLJA
    TE NA RROJ MBRETI

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    January 13, 2025 at 4:05 pm

    Iku nje minister Tao Balle,
    e erdhi nje tjeter Tao me Yll ne balle,
    ku dreqin e gjeten ket nipcen e Enverit,
    …ne ndonje qese Patatinash valle!

    Reply
  • pilo Lala says:
    January 13, 2025 at 4:07 pm

    Na u duken emra te panjohur, Ministri dhe Drejtori Policise, por duket qe jane shume serioz, dhe dine ta bejne policine efikase, kane bere shume pune te mira.
    Te gjitha vrasjet e ndodhura ne 3 muajt e fundit, jane zbuluar 100%, nuk ka ndodhur kurre me pare.

    Reply
  • Pili says:
    January 13, 2025 at 4:22 pm

    JEPI PILO BITHA
    QE I DO TE GJITHA
    ME HAJET TE DALTE
    KOKE E KEMBE JE BALTE

    Reply
  • Pili says:
    January 13, 2025 at 4:24 pm

    JEPI PILO BITHA
    QE I DI TE GJITHA
    TE PASTE PARTIA
    MJERE PER TY SHTEPIA

    Reply
  • Cuni says:
    January 13, 2025 at 5:00 pm

    PO CKENI ME MAJKON
    LERENI TE GJORIN
    QAFEN E KA TRASHUR
    SI KA QE TERHEQ PLORIN

    ESHTE GOXHA I ZGJUAR
    I DUHET PARTISE
    TRIDHJET VJET PAPRERE
    NDAJ PO I JEP SISE

    MAJKO MOJA MILLA
    THONE NGA PUSTECI
    DOPIO GJASHTE NE DORE
    SHQIPERISE I NGECI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?