Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 16 vjet pa At Zef Pllumin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > 16 vjet pa At Zef Pllumin
KomunitetKulture

16 vjet pa At Zef Pllumin

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Nga Elisa Spiropali

Oktavio Paz thoshte se një komb prishet, kur prishet ligjërimi i tij. At Zef Pllumi është ndër personalitetet e mëdha me një ndihmesë të jashtëzakonshme që kombi ynë të jetë sa më i fortë e i denjë, e këtë e ka bërë me shembullin e me ligjërimin e tij.

Ai, si bashkëvellezërit e tij meshtarë, përbëjnë atë “kordon ombelikal” që siç e shpjegon bukur Kadareja te “Dante i pashmangshëm”, ka kontribuar për ta mbajtur lidhur Shqipërinë me Europën. Këtë përpjekje për një ndërlidhje sa më të fortë të kulturës shqiptare me atë perëndimore, At Zefi e ka shprehur: “Nigjo Ismail, historia jonë është një histori llogoresh, sot unë e ti gjindna bashkë në të njajtën llogore në mbrojtje të kulturës dhe përkatësisë evropiane të shqiptarëve dhe e kam për nder”.

Kjo tendencë e kulturës shqiptare drejt asaj europiane nuk mund të ishte “fetare” si e tillë, por natyrale e kombit, ndaj At Zefi, në veprën e tij monumentale “Rrno për me tregue” e ka shtjelluar faktin se të trija fetë në Shqipëri, dashurinë për Zotin e kanë përkthyer në një model të përkryer të dashurisë për kombin e për njeriun. Dëshmitë e tij për miqësitë me imamët e burgosur janë ndër faqet më te bukura të memuaristikës shqiptare.

- Publicitet -

E gjithë publicistika e At Zefit është një epope e kërkimit të lirisë. Në tre vëllimet dëshmohet lufta e tij shpirtërore për lirinë jo vetëm si koncept vetjak por sidomos për njeriun si të tillë e mbi themelin e saj hyjnor e njerëzor.

“Paqja nuk vjen me dhunë e as me hakmarrje por me drejtësi e falje” – predikoi deri në fund të jetës tokësore Frati.

Ka shumë “politikë”, në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, në publicistikën e Fratit e nuk mund të ishte ndryshe. Kisha Katolike e ndalon përfshirjen direkte ne politikë të meshtarëve, por ai nuk mund të ishte indiferent me vokacionin e tij dhe me dramën e tij: ishte në burg për 28 vite me akuzë politike.

Politika kishte hyrë thellë në ndërgjegjen e tij herë si monstër dënuese, e pas rënies së komunizmit si mjet lirie e dinjiteti, kur ajo ka misionarët e duhur. Nuk hezitoi kurrë të kritikojë ashpër politikanët, e sidomos ish-komunistët e betuar që bënin be e rrufe për demokracinë.

Për politikanët që e ruajnë si thesar në mbamendjen tonë politike e shpirtërore ka për të mbetur përherë si udhërrëfyes në ecjen tonë politike që hera herës është aq e vështirë e plot mëdyshje.

Në fund një kujtesë për atë çka u dhuroi disa politikanëve e intelektualëve, Miqësinë e Tij. Miqësia në kontekstin kulturor shqiptar ka patur njëfarë ngjashmërie me të koncepturit antik të kësaj ndjenje: ajo ishte ndër afritë e dashamirësitë më të plota të dashurisë njerëzore dhe një shkollë virtyti. Janë të shumta rastet në trashëgiminë gojore dhe të shkruar mbi vlerën sipërore që kultura shqiptare i ka dhënë miqësisë.

Madje më ngjan sikur në shqip tejshquhet barazvlefshmëria midis mikut si i tillë dhe atij që shkon si bujtës te shtëpia e dikujt e që emërtohet prapë me fjalën “mik”!

Frati mbetet një mik i ndërgjegjeve tona, udhërrëfyes e kritik i tyre. Sa herë mendoj me kureshtje e admirim për atë Frat të jashtëzakonshëm, më duket sikur rrathët e ferrit kanë lënë shenja në palat e veladonit të tij.

Qofshin ato dhimbje e sakrifica thesar i madh për një rilindje të plotë shpirtërore të shqiptarëve!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?