Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkupi vendos heqjen e ndalimit të fluturimit për ministrin e jashtëm rus, Lavrov
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkupi vendos heqjen e ndalimit të fluturimit për ministrin e jashtëm rus, Lavrov
AktualitetBote

Shkupi vendos heqjen e ndalimit të fluturimit për ministrin e jashtëm rus, Lavrov

Published: November 24, 2023
Shpërndaje
FILE PHOTO: Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov attends a meeting with Vladislav Deinego, head of the Foreign Ministry of the self-proclaimed Lugansk People's Republic, and Sergei Peresada, deputy head of the Foreign Ministry of the self-proclaimed Donetsk People's Republic, in Moscow, Russia February 25, 2022. Russian Foreign Ministry/Handout via REUTERS

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të premten për një lehtësim të sanksioneve kundër Federatës Ruse, duke hequr masën kufizuese për fluturimin e avionëve rus në hapësirën e saj, për t’i mundësuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në konferencën vjetore të OSBE-së në Shkup ministrit të Jashtëm, Sergej Lavrov.

Pas një sërë spekulimesh mëngjesin e së premtes qeveria kishte hequr sanksionet, Ministria e Jashtme lëshoi një komunikatë në drekë duke bërë me dije se bëhet fjalë për një “plotësim” të vendimit të mëparshëm që pasoi vendimin e Bashkimit Evropian për sanksionet kundër Rusisë, pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

“Qeveria maqedonase me anë të këtij ‘plotësim – vendimi’, i autorizon ministritë përkatëse që të vendosin vetë për dhënien e lejes për fluturimin dhe uljen e avionit rus për shkak të takimit ministror të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor 2023”, thuhet në njoftim.

Autoritetet qeveritare të Maqedonisë së Veriut theksojnë se “plotësimi i vendimit është në përputhje me rregulloren e BE-së dhe dispozitat në vetë masat kufizuese, me të cilat parashikojnë përjashtime nga kufizimet në fjalë për konferencat ndërkombëtare, siç është OSBE-ja”.

Ndërkohë, sipas medive lokale në Shkup, kryediplomati rus Lavrov do të udhëtonte përmes Bullgarisë apo Greqisë, të cilat po ashtu do të mundësonin kalimin nëpër hapësirat e tyre ajrore.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani , i cili është kryesues i radhës me OSBE-në tha para disa ditësh se është në kontakt me kabinetin e zotit Lavrov dhe se ai ka shprehur interesimin të marrë pjesë në këtë konferencë të rëndësishme.

Zoti Osmani e ka vlerësuar takimin e nivelit të lartë si ngjarjen më të rëndësishme të kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, por ai ka lënë të kuptohet se Moska mund të bllokojë planet për drejtimin e ardhshëm të organizatës dhe zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të saj, që ndoshta do të vinte në pikëpyetje të ardhmen e organizatës më të madhe të sigurisë në botë.

Maqedonia e Veriut po bën përgatitje për këtë takim në nivel ministrash ku pritet të jenë të pranishëm rreth një mijë përfaqësues të delegacioneve nga vendet anëtare të OSBE-së. 30 nëntori dhe 1 dhjetori janë shpallur ditë pushimi në kryeqytet për të lehtësuar trafikun dhe qarkullimin e pjesëmarrësve në konferencë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  • Vodhi 700 mijë euro, Gjykata liron nga qelia drejtoreshën e Postës së Durrësit
  • Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër
  • VIDEO: Delegatët braktisën sallën në fjalimin e tij në OKB, Netanjahu i quan “frikacakë moralë”
  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Komentet e Fundit

  1. Viktori on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  2. E on Rama qëllohet me vezë në SHBA: “E gjithë Shqipëria të urren…”
  3. Detari on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  4. demo on Rama qëllohet me vezë në SHBA: “E gjithë Shqipëria të urren…”
  5. Zander Kemp on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?