Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Abuzimi me tenderin 525 mln lekë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Abuzimi me tenderin 525 mln lekë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë
KronikeLajmi i fundit

Abuzimi me tenderin 525 mln lekë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Published: October 19, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në të paktën 7 prokurime në Ministrinë e Bujqësisë.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit 2025, rezultoi se shtetasit: M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprimin e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit prej 525 milionë lekësh pa TVSH.

Sakaq, Prokuroria bëri me dije se janë konstatuar mospërmbushje të rregullta të detyrës, mangësi në përcaktimin e kritereve të mallrave dhe testime fiktive të tregut.

Prokuroria thekson se veprimet e kryera nuk justifikohen me mungesë burimesh apo kapacitetesh, por përbëjnë cenim të interesave të shtetit dhe shkelje të rëndë të ligjit.

Njoftimi i Prokurorisë: 

Shpërdoruan detyrën në të paktën shtatë prokurime në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq 20 nëpunës publikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 20 persona, nëpunës publikë, të gjithë të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit 2025, rezultoi se shtetasit M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprëm e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.

Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si dhe për ‘Sistem i monitorimit me kamera për hidrovoret’.

Të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë.

Hetimi i procedurave provoi se janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se kanë kryer veprime që nuk janë të justifikuara në lidhje me mangësitë për përcaktimin e kritereve të mallrave që kërkohen, por mbi të gjitha krijohet bindja se testimi i tregut është kryer në mënyrë fiktive.

Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet, krim i parashikuar përkatësisht nga neni 248-25 i Kodit Penal.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Golemi Kavajes says:
    October 19, 2025 at 9:57 am

    Hallka me e dobet e te gjithe zinxhirit administrativ te shtetit me pasoja te medha per te ardhmen e vendit eshte BUJQESIA dhe FSHATI! Mirpo ky problem nuk eshte vetem problem i nje dikasteri ,apo nje rrethi, i nje qeverie apo i opozites, ky eshte problemi mbi problemet e te gjithe shoqerise shqiptare te pas 90-es! Ja nje pyetje qe tregon te verteten e kesaj qe thashe! Sa shpenzon Shqiperia ne importin e produkteve ushqimore dhe sa prodhon ne vend? Vetem kur ky raport te jete 1 me 9 ne favor te prodhimit vendas atehere mund te themi se kemi nje Bujqesi koemtitive. Kete raport nuk e tregojne sepse eshte shokues! Hallka tjeter e ushqimit te popullit eshte industria e lehte perpunuese, e cila po thuaj u shkatertua plotsisht pas vitit 1990 Prandaj pritni nik keni pare gje akoma!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    October 19, 2025 at 10:27 am

    Raporti eshte i kundert o Golemi: Eshte 9 me 1 ne favor te Krifces.Po nuk qe grifsha Krifca ne banken e te akuzuarve,po denojne Rojet dhe Shoferat. ku shkuan 170 miljon Euro te grantit BE per Bujqesine?

    Reply
  • xxx says:
    October 19, 2025 at 1:00 pm

    Paska lene qeverria gjalle Ministrine e Bujqesise?
    Se ajo e Ekonomise e kemi bashkangjit me Kulturen + Novacionin (?). Skonto per miletin 3 ne 1.
    Rrofshin fondet e BE per Bujqesine (qe do fus ne xhep edvini e familja) se na shpetuan tere ate xhepane te Ministrise se Bujqesise.

    Reply
  • Honi says:
    October 19, 2025 at 1:29 pm

    Paret e vjedhur iu morën????

    Reply
  • luani says:
    October 20, 2025 at 12:57 pm

    nuk lan ato nenpunes, mafiozo eshte Vojo Bregu, pa firmen e tij nuk kalon gje

    Reply
  • Skypion says:
    October 20, 2025 at 1:09 pm

    Cfare jane keto budallalleqe more?! Po kush e han kete propagande dylekeshe more?! 20 Nepunes publike na paskeshin shperdoruar detyren, na paskeshin konsumuar elemente te vepres penale me leke pa tvsh… nderkohe qe deputete, ministra dhe vete Krye-qenef-ministri vjedhin qindra milione euro, ne mes te dites, sy per sy…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?