Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “21 Janari”, gazetarja: Basha tha në SPAK “s’kam dhënë asnjë urdhër”, mund të thirret edhe Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “21 Janari”, gazetarja: Basha tha në SPAK “s’kam dhënë asnjë urdhër”, mund të thirret edhe Berisha
KronikeLajmi i fundit

“21 Janari”, gazetarja: Basha tha në SPAK “s’kam dhënë asnjë urdhër”, mund të thirret edhe Berisha

Published: October 31, 2025
Shpërndaje

Këtë të enjte Lulzim Basha kaloi i vetëm pragun e Prokurorisë së Posaçme, më shumë se një vit pas regjistrimit të hetimeve për tragjedinë e 21 janarit.

Basha u pyet në cilësinë e deklaruesit, ndërsa është në listën e të kallëzuarve nga familja e Aleks Nikës.

Gazetarja Anila Hoxha zbuloi në “Top Story” se çfarë ka deklaruar ish-kreu i PD para prokurorëve të posaçëm.

- Publicitet -

“Lulëzim Basha ka pohuar se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se ka zbatuar detyrën. Jo zyrtarisht më është thënë kjo deklaratë e Bashës, do më duhet ta konfirmoj sërish. Ajo që më është thënë “së shpejti, pa konfirmuar datën dhe ditën, mund të thirret si deklarues edhe ish-kryeministri Sali Berisha”, tha gazetarja.

Hoxha shtoi se i pranishëm ishte edhe ish-sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, që është pyetur për kamerat e sigurisë, i cili ka thënë se ka zbatuar detyrën si gjithë zyrtarët e tjerë.

Avokati Dorian Matlija, që përfaqësuar më parë disa nga familjet e viktimave të 21 janarit, bëri të ditur në emisionin “Të Paekspozuarit” se në SPAK është dorëzuar një audiopërgjim në të cilin përmendet një frazë që aludon për ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.

“Duhet të kemi parasysh se Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm.

Hetimi ka lidhje me predhën që u gjet në trupin e Aleks Nikës. Sot ka mjete më të specializuara. Edhe me audiopërgjimin që ka SPAK, mund të zbardhet ngjarja. Shoh që ka mundësi të mira.

Kemi parasysh që Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. Jo vetëm kaq, por edhe në audiopërgjimin e dorëzuar në SPAK përmendet një frazë ja po të kaloj ministrin.

Këtu audio pritet, por më kanë thënë që audio që ka shkuar në prokurori është më e gjerë dhe ka pjesë të Bashës që flet në radio.

Predha ka qenë shumë e deformuar, dyshohet se mund të ketë dalë nga arma e komandantit të Gardës, por do të duhet riekspertim, nuk e kam informacionin ku e kanë çuar pasi janë hetime sekrete”, tha Matlija.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • DetarI says:
    October 31, 2025 at 10:10 am

    prandaj nuk behet kurre ai vend. Ne vende normale i varin ose pushkatojne brenda dites. (shih caucekskun) ketu akoma flasim per Salehun dhe kete shalengjiturin debil…
    Ketu fajin e kane dhe familiaret te cilet nuk marin gjakun se jane pjese e popullit pa shtylle kurrizore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?