Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “31 agjentë për t’i ruajtur, qesharake” , Trump u heq mbrojtjen fëmijëve të Joe Biden
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “31 agjentë për t’i ruajtur, qesharake” , Trump u heq mbrojtjen fëmijëve të Joe Biden
BoteLajmi i fundit

“31 agjentë për t’i ruajtur, qesharake” , Trump u heq mbrojtjen fëmijëve të Joe Biden

Published: March 18, 2025
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka revokuar ditën e djeshme mbrojtjen nga Shërbimi Sekret i SHBA-ve për fëmijët e ish-presidentit Joe Biden.

“Hunter Biden ka pasur mbrojtje të Shërbimit Sekret për një periudhë të gjatë kohore, të gjitha të paguara nga taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara. Hunter dhe Ashley Biden nuk do të marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret. 30 agjentët që kanë qenë në shërbim të tyre, do të hiqen nga lista.”- ka shkruar Trump në rrjetin social Truth.

Trump shtoi se është “qesharake” që të paktën 17 agjentë ishin ngarkuar të mbronin Hunter Biden dhe 13 të tjerë po mbronin vajzën e ish-presidentit, Ashley Biden.

- Publicitet -

Sipas deklaratave zyrtare të agjencisë rezultoi se 30 agjentë të Shërbimit Sekret kanë qenë në shërbim të fëmijëve të ish-Presidentit.

Njoftimi i Trump erdhi disa orë pasi një gazetar e pyeti Presidentin Trump për detajet lidhur me çështjen e mbrojtjes nga Shërbimi Sekret të Hunter Biden. Presidenti tha se nuk kishte dijeni për këtë, por do ta shqyrtonte.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi deklaroi se agjencia do të pajtohet me vendimin e presidentit. Në vitin 2024, Hunter Biden u dënua për shkelje tatimore dhe për fshehje të varësisë së tij ndaj drogës kur plotësoi dokumentet për të blerë një revole.

Trump dhe republikanët akuzuan gjithashtu Hunter Biden për tregti me ndikim dhe korrupsion në emër të babait të tij./Reuters

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • pilo Lala says:
    March 18, 2025 at 5:00 pm

    Vendim i drejte i Trump, nuk besoj qe ka ndonje inat, pervecse shperdorim parash te ruash nje njeri qe nuk ja vlen.
    Nuk e di nese Secret Service ruante femijet e Trump kur iku nga detyra.
    Nqse ata kane pasur eskort, atehere eshte veprim i ulet.

    Reply
  • pap says:
    March 19, 2025 at 6:20 am

    O. Pilo, vertet beson ne ate qe thuhet?! Po, 31 nuk i kane as ish presidentet, jo t’i kene kalamajt e tyre. Nuk u mesuat me te tilla gjera, “mushken me barre”, apo duhen edhe nja 40 vjet te tjera per t amarre vesht?! Sa per femijet e tij, nuk eshte fare nevoja per sherbimin sekret se ka sa te duash kuaj te tjere……………..

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 20, 2025 at 6:59 am

    Mendoj se per sa kohe Biden jeton,
    te pakten femijet dhe gruaja e Tij
    duhet ta kene te pakten nje agjent
    qe i mbron nga individ te rrezikshme
    qe mund te kercenojne jeten e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?