Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “500 milionë euro humbje për shkak të Veriut?”, Kurti: Është e vërtetë që po vuajmë nga sanksionet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “500 milionë euro humbje për shkak të Veriut?”, Kurti: Është e vërtetë që po vuajmë nga sanksionet
AktualitetKosovë

“500 milionë euro humbje për shkak të Veriut?”, Kurti: Është e vërtetë që po vuajmë nga sanksionet

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për mediumin publik të Sllovenisë derisa ishte në Forumin e Bledit një javë më parë. Kurti atje ka folur për masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës dhe se si po e dëmtojnë ato Kosovën.

“Kritikët ju akuzojnë se Kosova do të humbasë deri në 500 milionë euro nga fondet europiane IPA për shkak të politikës suaj të ashpër në veriun e Kosovës. Çfarë thoni për këtë?”, ishte pyetja e gazetares sllovene për Kurtin.

Kurti në përgjigje mohoi se është përgjegjës për situatën e fundit në veri të vendit.

- Publicitet -

“Aktualisht, për shkak të situatës në veri të Kosovës, ndaj vendit tonë demokratik janë në fuqi disa sanksione apo masa të Bashkimit Europian. Edhe pse ne nuk jemi përgjegjës për këtë situatë. Përkundrazi, ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore. Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind. Huat dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit uvropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Europian”, ka thënë Kurti.

Kurti përsëriti sërish se në Veri duhet të funksionojë shteti i së drejtës.

“Është shumë e rëndësishme që ne t’i kemi të dyja: shtetin e së drejtës, pa ekstremistë të dhunshëm dhe sigurinë e paqen në anën tjetër. Mendoj se po vuan mospjesëmarrja e serbëve të Kosovës. Serbët e Kosovës që jetojnë në jug të Ibrit janë përgjithësisht të integruar mirë dhe përfitojnë prej tij [integrimit], ndërsa serbët në veri të Kosovës nuk jetojnë aq mirë sepse nuk janë të integruar. Pra, ata serbë që janë integruar jetojnë më mirë. Beogradi, natyrisht, po bën gjithçka për të penguar integrimin e serbëve në veri. Kjo dhunë nga Beogradi duhet të marrë fund dhe ne kemi nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Bashkimit Europian”, tha ai.

Ai foli edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore, që ishte një ndër katër pikat e dakorduara mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

“Unë jam duke punuar shumë dhe duke përgatitur gjithçka që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë. Këta kryetarë komunash janë këtu sepse Lista Srpskai bojkotoi zgjedhjet. Fillimisht u larguan nga institucionet, por më pas nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar komune. Shpresoj se kanë ndryshuar mendje. Ne po punojmë,” tha Kurti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “U zhdukët sepse menduat, iku ky. Votat i kam unë, pa mua jeni një m..t”! Dalin detaje nga Asambleja e PS: “Tiranën e kemi të humbur..”
  • Ose nën thundrën time, ose jashtë Partisë!
  • Si e rrëzuan studentët Vuçiçin
  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  • A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?

Komentet e Fundit

  1. H on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  2. demo on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  3. info analitike on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  4. Emigranti on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  5. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?