Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe një tjetër vit në të njëjtin shtrat? Mjeku i njohur ka 8 këshilla për të martuarit “e mërzitur”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Edhe një tjetër vit në të njëjtin shtrat? Mjeku i njohur ka 8 këshilla për të martuarit “e mërzitur”
Lajmi i funditLifestyle

Edhe një tjetër vit në të njëjtin shtrat? Mjeku i njohur ka 8 këshilla për të martuarit “e mërzitur”

Published: January 3, 2024
Shpërndaje

Nga Dr. Adem Harxhi 

Botuar në DITA

Kaloi edhe një tjetër vit. Interesi për seks nuk është, vazhdimisht, në ngjitje (siç do ta dëshironim të gjithë), por ka ngjitjet dhe zbritjet e tij. Kjo u ndodh të martuarve, por jo rrallë prek edhe të rinjtë që akoma nuk janë martuar, ose atyre që bashkëjetojnë.

- Publicitet -

Këto hipje dhe zbritje varen nga shumë faktorë që mund të jenë shëndetësorë, psikologjikë dhe shoqërorë.

Do të rekomandoja në këtë rubrikë në gazetën DITA disa ide të përgjithëshme, që shpresoj t’u ndihmojnë për ta bërë jetën tuaj seksuale më interesante.

-Planifikoni spontanitetin. Kjo, ndonse tingëllon kontradiktore, në të vërtetë nuk është ashtu. Marrëdhënia seksuale duhet të planifikohet, sepse kështu ajo bëhet më e bukur e më e fortë. Por edhe pse e planifikuar, ajo, duhet të lërë të pazbuluara detaje spontane, që lidhen  me pasionin dhe imagjinatën e seicilit partner.  A ju kujtohet kur ishit të rinj dhe takoheshit me shoqet tuaja? Në ato takime të planifikuara, ju rezervonit plot surpriza që e zbukuronin takimin. Takimet ishin rituale plot surpriza! Këto rituale  i a vlen t’i praktikoni edhe kur jeni të martuar.

-Të jeni “aventurierë”. Duke bërë çdo herë gjëra të reja, ju do të rritni nivelin e eksitimit reciprok. Kjo, nga ana e saj, do të thellojë lidhjen  dhe do ta bëjë jetën tuaj  seksuale  më të kënaqëshme.  Të kuptohemi, kjo nuk do të thotë të hidheni bashkë nga aeroplani (ndoshta do ia vlente), as të frekuentoni, detyrimisht, plazhet nudo ( edhe pse mund të jetë kënaqësi ). Por ju mund të mësoni të vallzoni bashkë, të mësoni psh të kërceni një tango? Puna është të bëni gjithnjë diçka jashtë rutinës. Kjo ndihmon të jeni më afër me njëri-tjetrin.

–Bëni vazhdimisht paralojë seksuale. Paraloja seksuale e vërtetë nuk është ajo që u përgatit të dyve për aktin seksual. Paraloja duhet të shërbejë për të rritur dëshirën për njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Afeksionin për njëri-tjetrin duhet ta tregoni me kontaktet që keni gjatë jetës së përditshme, jo vetëm kur bëni seks. Një prekje në qafë, një puthje e lehtë në dorë ose parakrah, një shikim dhe shkelje syri sugjestive, hani një darkë bashkë jashtë shtëpisë, të gjitha ndihmojnë të rritet voltazhi seksual.

–Përdorni fjalët. E kam fjalën të përpiqeni të bisedoni dhe të dëgjoni njëri-tjetrin me një nivel të ri intimiteti. Psh, të ndani me njëri-tjetrin fantazitë seksuale, sado të ndaluara t’u duken ato. Një dialog intim midis jush, mund të jetë po aq seksi, sa edhe vetë akti.

– Zhvilloni ritualet sensuale. Këto janë pa fund dhe të ndryshme për çifte të ndryshme, por ju mund të provoni të bëni dush bashkë, të bëni masazh reciprok si një ritual të vlefshëm, të lexoni diçka për njëri tjetrit, veçanërisht, literaturë sensualisht ose seksualisht provokative. Këto rituale dhe të tjera si këto, që gjithkush i sajon me fantazitë e tij, ndërtojnë ura dhe rritin tensionin seksual midis jush.

–Tregoni se jeni krenarë. Mos lejoni që gjërat e vogla të rrëshkasin dhe të prishin kënaqësinë. Ti mos mendo se duke u veshur me xhinse dhe me xhup gjatë gjithë kohës është në rregull. Edhe higjena bazale është diçka që ndihmon në jetëgjatësinë e marrëdhënies. Nuk bëhet seks kur bien erë të keqe këmbët apo dhëmbët, apo kur të mbrendshmet janë pisë dhe të grisura. Kurrë nuk duhet ta konsideroni dukjen tuaj si dhuratë që ua ka falur natyra dhe të mos kujdeseni për të. Reflektoni krenari dhe kujdes për paraqitjen tuaj.

-Vizitoni vënde të reja. Të gjithë e dimë, se pushimet diku në një vend të ri, na risjellin dëshirën dhe ndjenjat që ishin larguar nga jeta jonë. Udhëtimet e shkurtra për një natë ose një fundjavë, ose kur shkojmë diku në një vend të ri, na stimulojnë dhe prishin rutinën.  Variacionet janë erëzat e jetës. Sa më shumë vende të reja të provoni, aq më e frekskët do të duket e ndjehet  lidhja juaj.

-Zhvilloni fantazitë. Afrodisiaku më i fuqishëm gjëndet brenda në imagjinatën tuaj dhe ju duhet ta përdorni këtë instrumetnt, sa herë që mundemi, për të rritur intimitetin seksual,. Të përpiqeni të luani role të ndryshme me njëri-tjetrin. Të shkoni në një restorant dhe të pretendoni se nuk e njihni njëri-tjetrin. Merreni shokun shokun për një person tjetër. Duke luajtur këto role, ju do të zbuloni disa aspekte të reja të vetes dhe të partnerit.

Paçi fat e shëndet

Doktori!

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ të personave të akuzuar në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet e qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?