Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Antifashizmi dhe sfidat e sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Antifashizmi dhe sfidat e sotme
KryesoreLajmi i funditopinion

Antifashizmi dhe sfidat e sotme

Published: 8 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi

Botuar në DITA

“Kujtesa është mburoja më e fortë kundër përsëritjes së të keqes.”
-Primo Levi-

- Publicitet -

Ky citat i shkrimtarit dhe intelektualit hebre italian Primo Levi, një nga të mbijetuarit më të njohur të kampit të përqendrimit të Auschwitz-it dhe autor i veprave monumentale si “Se questo è un uomo”, 1947 – Nëse ky është njeri), ngërthen thelbin e domosdoshmërisë së kujtesës historike në raport me tragjeditë e shekullit XX. Përvojat e tij si dëshmitar i drejtpërdrejtë i Holokaustit dhe reflektimet e thella mbi të keqen, njeriun dhe shoqërinë, e kanë bërë Primo Levin një zë të ndërgjegjes kolektive europiane.

Në kontekstin e antifashizmit, kjo thënie merr një rëndësi të veçantë, pasi rikujton se mohimi ose relativizimi i së kaluarës nuk është vetëm një padrejtësi ndaj viktimave të saj, por edhe një rrezik konkret për shoqëritë bashkëkohore, të cilat mund të bien përsëri pre e ideologjive shtypëse dhe diskriminuese.

***
Antifashizmi si vlerë politike, morale dhe shoqërore mbetet një nga themelet më të qëndrueshme mbi të cilat u rindërtua rendi europian pas Luftës së Dytë Botërore. Lufta kundër fashizmit dhe nazizmit nuk ishte vetëm një përballje ushtarake, por një konflikt ekzistencial ndërmjet tiranisë dhe lirisë, urrejtjes dhe dinjitetit njerëzor, mohimit të të drejtave themelore dhe aspiratës për drejtësi sociale.

Kjo betejë nuk prodhoi vetëm një fitore politike dhe ushtarake të Aleatëve, por mbi të gjitha përcaktoi një kod etik dhe një drejtim ideologjik që vazhdon të udhëheqë Europën dhe botën demokratike për dekada me radhë. Antifashizmi u bë një aksiomë e pandashme e rendit të ri ndërkombëtar dhe një mburojë kundër rishfaqjes së ideologjive ekstreme që mohojnë barazinë dhe lirinë njerëzore.

Në këtë kontekst historik, përvoja shqiptare e Luftës së Dytë Botërore zë një vend të veçantë. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar përfaqësoi jo vetëm përpjekjen për çlirimin kombëtar, por edhe një afirmim të vlerave universale të antifashizmit në rrethanat e një shoqërie të vogël që iu desh të përballej me makineritë ushtarake të dy prej regjimeve më brutale të shekullit XX.

Kjo luftë kontribuoi në mozaikun më të gjerë të qëndresës europiane, duke dëshmuar se antifashizmi nuk kishte vetëm përmasa shtetërore, por edhe karakter popullor dhe vullnetar. Ashtu siç e kemi trajtuar si unë dhe kolegë të tjerë ndër vite, përfshirë analizat mbi revizionizmin dhe apologjinë e kolaboracionizmit në Shqipëri, LANÇ-i ishte një luftë me karakter të qartë antifashist dhe çlirimtar, pavarësisht kompleksiteteve politike që e shoqëruan atë.

Prej fillimi i viteve 1990, trajtimi historik i periudhës së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri është shndërruar në një fushë të debatueshme, shpeshherë më tepër politike se shkencore. Kultura politike e tranzicionit shqiptar u ndërtua mbi platformën e antikomunizmit, në përpjekje për të krijuar një identitet modern që do të mbështetej në vlerat demokratike, pluraliste dhe perëndimore.

Në këtë kontekst, politika ndërhyri në histori duke ndryshuar data të rëndësishme historike, siç ishte ajo e çlirimit nga pushtimi gjerman, dhe duke nisur një fushatë denigruese ndaj dëshmorëve antifashistë dhe vetë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ). Kjo nuk ishte thjesht një përpjekje për rivlerësim kritik të së kaluarës, por fillimi i një procesi revizionues që synonte të mohonte karakterin antifashist të LANÇ-it dhe ta ripërkufizonte atë si një luftë civile.

Në këtë kontekst, kolaboracionizmi shqiptar me fashizmin dhe nazizmin filloi të relativizohej dhe madje të paraqitej si një zgjedhje pragmatike ose patriotike. Përkrahësit e kësaj linje, në mënyrë të vetëdijshme ose jo, u përpoqën të krijonin barazi morale ndërmjet qëndresës antifashiste dhe bashkëpunimit me pushtuesin.

Mohimi i karakterit antifashist të LANÇ-it dhe rikualifikimi i bashkëpunëtorëve të pushtuesve si “antikomunistë” ose “antitotalitarë” u kthye në një rrymë të njohur studimore. Megjithatë, përpjekja për të krahasuar fenomenet e antifashizmit dhe kolaboracionizmit kërkon një analizë shumë më të thelluar.
Kolaboracionizmi nuk është thjesht e kundërta e qëndresës.

Ai përfshin një gamë të gjerë sjelljesh që shtrihen nga bashkëpunimi i detyruar për mbijetesë, deri te bashkëpunimi ideologjik e i ndërgjegjshëm me regjimet fashiste e naziste. Në shumë raste, në Europë, bashkëpunimi me pushtuesin u maskua si përpjekje për të mbrojtur integritetin kombëtar ose për të shmangur pasoja më të rënda për popullatën. Sipas Klaus Kellman, në realitet kolaboracionizmi i shërbente interesave të pushtuesit dhe rrallëherë, nëse ndonjëherë, mund të konsiderohej si një strategji e suksesshme për të mbrojtur interesat kombëtare. Kolaboracionistët shqiptarë, përfaqësuar si formacion politiko-ushtarak më së shumti nga Balli Kombëtar si dhe elementë të tjerë nacionalistë, të ndikuar nga propaganda gjermane që e paraqiste komunizmin si rrezikun kryesor botëror, pranuan të bashkëpunonin me pushtuesin me shpresën se kështu do të eliminonin kundërshtarët e tyre politikë dhe do të merrnin pushtetin pas luftës.

Në këtë sfond, propaganda e sofistikuar gjermane, e frymëzuar nga mjeshtria e Goebbelsit, luajti një rol vendimtar në nxitjen e armiqësive ideologjike midis shqiptarëve dhe u shndërrua kësisoj në promovuesin kryesor të bashkëpunimit me okupatorin. Kjo propagandë rezultoi e suksesshme në shumë zona të vendit dhe shënoi një pikë kthese në politikën e Ballit Kombëtar, i cili nga një organizatë që fillimisht kishte pretenduar neutralitet, u kthye në një bashkëpunëtor të hapur të forcave gjermane.

Revizionizmi historik në Shqipëri nuk u kufizua vetëm në rehabilitimin e kolaboracionizmit, por përfshiu edhe një përpjekje për të minimizuar dhe delegjitimuar vlerat universale të antifashizmit. U përhapën teori që e paraqitnin Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare si një konflikt të thjeshtë pushteti mes grupeve politike shqiptare dhe jo si pjesë e përpjekjes globale për çlirimin nga fashizmi dhe nazizmi. Kjo qasje bie ndesh me standardet ndërkombëtare të historiografisë dhe me vetë përvojën europiane, ku antifashizmi njihet si një vlerë themelore që kontribuoi në themelimin e rendit demokratik pas vitit 1945.

Në të vërtetë, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri ishte pjesë e mozaikut të qëndresës globale kundër fashizmit. Ajo përfaqësonte jo vetëm përpjekjen për të çliruar vendin nga pushtuesit, por edhe për të mbrojtur idealet e lirisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Ky realitet pranohet gjerësisht nga historiografia ndërkombëtare, edhe pse debati mbi pasojat politike të pasluftës mbetet i hapur.

Sot, antifashizmi në tërësinë e tij përballet me një sërë sfidash të reja. Rritja e ekstremizmit të djathtë, përhapja e teorive konspirative dhe relativizimi i krimeve të regjimeve fashiste e naziste përbëjnë kërcënime serioze ndaj kujtesës historike dhe vlerave të antifashizmit. Përpjekjet për të barazuar komunizmin me nazizmin në diskursin politik europian rrezikojnë të zbehin dallimin thelbësor midis qëndresës dhe bashkëpunimit me të keqen.

Në Shqipëri, sfida më e madhe është tendenca për të zhvendosur përgjegjësitë historike dhe për të fshehur bashkëpunimin e një pjese të elitave politike dhe intelektuale të kohës me pushtuesit. Kjo jo vetëm që shtrembëron të vërtetën historike, por edhe pengon ndërtimin e një kulture të shëndetshme demokratike që mund të përballet me sfidat e së tashmes dhe të së ardhmes.

Në këtë kuadër, antifashizmi nuk mund të konsiderohet një trashëgimi e së kaluarës. Ai është një angazhim i përhershëm për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për të qëndruar kundër çdo forme shtypjeje dhe diskriminimi dhe për të promovuar paqen dhe drejtësinë sociale.

Kujtesa historike e Luftës së Dytë Botërore dhe e qëndresës antifashiste është një udhërrëfyes për të gjitha shoqëritë që synojnë të ruajnë lirinë dhe demokracinë në një botë gjithnjë e më komplekse dhe të pasigurt.

Botuar në DITA me kërkesën e autorit. Konferenca shkencore: “Shqiptarët në koalicionin e madh antifashist të Luftës së Dytë Botërore” u organizua nga Akademia e Shkencave me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Komente
  • demo thotë:
    8 Maj, 2025 te 4:24 am

    Une po lexoja ate shkrimin me siper-80 vjet nga dita e fitores dhe gjithmone mendja se e ka shkruar Marengleni!E kishte shkruar Ambasadori rus ne Tirane!!!!!!!!!!!Ta kisha shkruar une qe te pakten na nxorri teta Edukatorja te pershendesnim Hrushovin,kur kaloi Pobjeda!!!!!!,po cne Ti mor Marenglen ,qe s`kishe lindur kur vdiq Enveri,qe paske bere edhe shkolle ne Gjermanine e Bashkuar antisovjetike?Apo gramshalesh hesapi,.Sa ta marri vesh Gramshi,qe komunizmi ka kapitulluar,duhet te kalojne 50 vjet,,aq sa ushtari Japonez ne Ivoxhima,qe e gjeten ne shpelle,lakuriq me pushke ne dore duke thirrur:-Rrofte perandori!

    Përgjigjiuni
  • Arben thotë:
    8 Maj, 2025 te 7:47 am

    litari litari litari litari litari
    per sllavo-komunistet shqipetar me qender ne beograd

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    8 Maj, 2025 te 8:04 am

    Ku ka kapacitet Marengeni qe te kuptoj, se c’fare ne te vertete ishte Fashizmi dhe perse u krijua. Ndoshta nuk e di qe Musolini dhe Hitleri ishin te dy Socialiste, C’fare te ben gjithashtu pershtypje,, eshte se ai asnjehere nuk shkruan per Komunizmin i cili do apo nuk do ai, ka ne defteret Historike, me qindra Miliona viktima dhe lumenj gjaku.

    Përgjigjiuni
  • Lasgushi thotë:
    8 Maj, 2025 te 8:04 am

    O Marenglen,je nga të paktit,tashti,që je i saktë dhe studjon.Shqipëria krenohet me historinë e luftëd nac.çl.Po të mos ishte ajo,Shqipëria nuk do ekzistonte dot.Përsa i përket analixës fhe shkaqeve,që pse antishqiptarë të kstegorisë Betisha,Butka e gjithë xorxopët mbase edhe ndonjë votaxhi i jorant në PS,që duartrokasin ata.Teotikisht i ke cilësore dhe me nivel.
    Po mos haro se ky llum anti patriotik ka një atëdye tjetër që del kundër luftës.Organisatat dhe gjyshët e tyre megjitjëse u mbëdhtetën nga fashizmi,i turpëruan nga partizanët,u shkatërruan,mbetën pa brekë,u vranë dhe ata që mbetën u dënuan dhe persekutuan,si në gjithë botën.
    Por këta plehra,që janë gjallë,kujtojnë se do të ndrydhojnë historine heroike të popullit tonë.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    8 Maj, 2025 te 8:25 am

    Nqs ka pasur rezistence patriotike kunder pushtimit fashist ne luf.II bot ,ishte rezistenca e Mujo Ulqinakut dhe Abaz Kupit,.
    Komunistet u organizuan kunder Bashkimit te Trojeve Shqiptare me dirigjimin serbo-malazes.Propoganda komuniste kerkon ta paraqese si lufte kunder fashizmit dhe nazizmit,luften kunder Qendreses Atdhetare shqiptare,per te mos rene perseri nen pushtimin asgjesues serbo-grek. Nen petkun Euro-Atlantik,pinjoj te rinj te Agjtpropit te vjeter(Marengleni) rreken te justifikojne bashkepunetoret e pushtursve serbe ne 41-45,qe per interesa te ndyra pushtetare i vune flaken Atdheut,duke nxitur dhe lejuar Spastrimin ethnik te Camerise dhe Masakrimin dhe Okupimin serb te Kosoves.
    LANC eshte modeli i Andarteve greke dhe Armates serbe te Car Pjetrit,qe sulmuan Kosoven dhe Shqiprine ne 1912-13,gjasme po luftonin Turqine,per CLIRIMIN PANBALLKANIK NGA TURQIA.Ne fakt pushtuan Shqiperine.
    Keta pinjoj te Atdheshitesve komuniste te njejten gje kerkojne te bejne sot me trojet shqiptare ne Shqipri dhe Kosove,nen
    masken e Respektimit Model te drejtave te Minoriteteve (ineksistente),Per te vjedhur te qete nekrye te Pushtetit.Te falin toke e det,sepse gjarperi qe polli LANCI e di shume mire qe vetem gjarperi grek dhe gjarperi serb mund ta gelltise,.Gjermania,Amerika,jane larg dhe te painteresuar te pushtojne Shqiperine.

    Përgjigjiuni
  • Remo thotë:
    8 Maj, 2025 te 9:46 am

    Nga ai litari qe la jashte varrit turku,
    kemi ngelur te varur gjithe jeten
    o Arben turcelliu. Ate kulture trashegonim
    e prandaj rame nen diktaturen e Laverit.
    Nen diktature vazhdojme te jemi akoma
    sot, por meqe kjo, na serviret nga “aleatet”
    amerikane, nepermjet dishepujve
    Sali&Edvin, ne kete e quajme demokraci!

    Përgjigjiuni
  • Sena thotë:
    8 Maj, 2025 te 12:38 pm

    Nje shkrim i rradhes nga nje muzhik bolshevik.

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    8 Maj, 2025 te 1:56 pm

    HA-HA-HA! Ndyresira fanatike komuniste Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi, MARKS-ENGELSI-LENINI i Rilindjes masturbohet per VICTORY DAY duke mashtruar me 8 majin si te gjitha mashtrimet sepse o gazeta DITA qe i publikoni papushim te gjitha mashtrimet enveriste te kapterit skenderbegas qe pa asnje shkolle dhe dipllome sagllam u be profesor dhe qe Edi Rama e ka emeruar ne Alademine e Shkencave te shkruaje historine e Shqypnine bashke me Pellumb Xhufin si nje turp dhe rezil i Shqypnise, mesoni o gazeta DITA se:

    8 MAJI ESHTE 9 MAJI I PUTINIT TE RUSISE, PSE NUK SHKON MARKS-ENGELS-LENINI I RILINDJES TE FESTOJE VICTORY DAY NE MOSKE TE PUTINI I RUSISE?

    Atje do te takoje te gjithe liderat Diktatore komuniste te Botes qe festojne 8-9 majin e fitorjes mbi fashizmin qe nga Kimi i Korese se Veriut e deri te Lukashenko o Bjellorusise, atje do te puthet edhe me Vucicin e Serbise te cillit Putini i ka derguar nje aeropllan te posacem dhe i ka hapur dyer e Kremlinit gjeresisht per te shikuar paraden e Ushtrise se Kuqe ne Sheshin e Kuq, nderkohe qe e gjithe Bota Demokratike i ka hedhur gelboqen ne fytyre Putinit qe eshte bere kopje e Hitlerit me sulmin e pabese ndaj Ukraines dhe jo vetem per Ukrainen, por edhe sepse

    9 MAJI SOLLI ME VETE PUSHTIMIN E GJYSMES SE BOTES ME MORRIN E KUQ KOMUNIST STALINIST ASHTU SIC NDODHI NE SHQYPNI DUJE E FUTUR VENDIN TONE NE NJE LUFTE SHKATERRUESE VELLAVRASESE ME LANC-IN KRIMINAL JUGOSLLAV DHE DUKE FRENUAR ZHVILLIMIN EKONOMIK SI KURRE ME PARE NE HISTORI

    Cfare Lufte Antifashiste Nacional-Clirimtare ishte LANC-i i Enverit? Asje nga tre termat e perdorur nuk eshte i vertete, sepse:

    ANTIFASHISTE – Si mund te jete nje Lufte Antifashiste kur kumandari i saj gjate gjithe luftes jetoi si levend pasanik ne vilen e Kryefashistit Bahri Omari dhe nuk luftoi as me italianet dhe as me gjermanet qe nga krijimi, por vrau e masakroi shqyptaret si nje Lufte Cicvile gjakatare, masaker qe vazhdoi edhe pas luftes me nje egersi te papare? Pse nuk pyet Marenglen Kasmi kolegun e tij Pellumb Xhufi qe e ka ne zyre kush ishte Bahri Omari dhe ku jetoi gjate luftes Enveri me Nexhmijen, sepse e fejuara e Qemal Stafes, Drita Kosturi e ka treguar me hollesi? Qe ta mbylle HALEN me mashtrime komuniste felliqesira kapteri skenderbegas me historine. Dhe qe ta mbyllim kete mashtrim: Pse u vuri mina jugosllave dhe vrau dhe masakroi Enveri me xhelatet e tij komuniste Aleatet Antifashiste Angleze ne Kanalin e Korfuzit me nje pabesi tipike enveriste si askush me pare ne histori? Pse Gjykata e Hages e cilesoi kete akt terrorist si krim kunder njerezimit dhe urdheroi konfiskimin e floririt te Bankes se Shtetit duke ja falur Britanise se Madhe si sanksion ndaj Shqypnise?

    NACIONALE – Si mund te quhet Lufta e Enverit “Nacionale” kur tradhetoi per dy aspra bashkimin e Shqypnise me Kosoven ne Mukje ne 1943 dhe si mund te quhet LANC-i i Enverit “Nacional” kur bashkibozuket e Shfeqet Pecit vrane dhe masakruan mbi 4 mije djem kosovare ne Tivar me nje pabesi antishqyptare duke bashkepunuar me kasapin e Titos, Alexander Rankoviq?

    CLIRIMTARE – Cfare cliroi Kulcedra jugosllave kriminale LANC-i i Enverit kur nuk tregoi asnje here me emer dhe mbiemer asnje gjerman te vrare, por vetem 28 mije deshmoret imagjinare? Mbten vetem listat e mijra shqyptareve, viktimave te vrara dhe masakruara dhe te atyre qe nuk dihen akoma te tironcave te groposur ne rreze te Dajtit, ne Zallherr qe ekzekutuan bishat Dali Ndreu dhe Mehmet Shehu sepse nuk gjeten asnje gjerman te gjalle per ta vrare ne Tirane. Si mund te quhet nje lufte “Clirimtare” kur vendin e PUSHTOI Morri i Kuq Stalinist qe e mbajti ne Diktature Famekeqe me pasoja tragjike per vendin qe shkaterroi ekonomine dhe renoi shtetin me tollona dhe bunkere dhe i beri shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu? Cfare CLIRIMI diabolik ishte ky o Marengleni i Partise? Dhe qe ta mbyllin kete faqe te turpshme te historise sone kombetare plot me manipulime nga Marenglenet sovjetike:

    FASHIZMI DHE KOMUNIZMI JANE DERRA TE NJEDOSE QE QUHET DIKTATURE

    Përgjigjiuni
  • Dauti thotë:
    10 Maj, 2025 te 6:02 am

    Demo, bere mire qe u zhvendose ne Tirane, se vlonjatet do ta hanin koken. Ti e di se cfare nami ke ne Vlore. Kurse intelektuali, qe perkthente libra per KGB-ne ne burg, e ka vendin atje ku pergundoi heroi i tij, Hamit Matjani, qe ne fund bashepunoi me sigurimin, ashtu sic beri edhe intelektuali.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald
  • Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij
  • Mesazh “post mortum” drejtuar Akademikut Prof. Dr. Bardhyl Golemi
  • Mbahet Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë
  • Vendimi i GJKKO, reagojnë avokatët e Veliajt: Pasuria e sekuestruar nuk është e tyre

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  2. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  3. TRENI në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
  4. Sul Koburja në “Interesa të mëdha, duket që ka hall të madh”, Mërtiri: Berisha si faraon, do ta marrë PD-në me vete në varr
  5. ¿? në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?