Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Khamenei u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Khamenei u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit
BoteLajmi i fundit

Khamenei u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Published: August 30, 2026
Shpërndaje

Një mesazh me shkrim, që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khameneit, u publikua në kanalin e tij në Telegram më 30 gusht, ku u bëhet thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër atyre që ai i përshkroi si “armiqtë tanë të vërtetë”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Mesazhi u publikua në kuadër të Javës së Unitetit Islamik, e cila shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Në të, udhëheqësve të vendeve të Gjirit u bëhet thirrje të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

- Publicitet -

Khamenei nuk është parë në publik qëkurse, sipas raportimeve, u plagos në sulmet ajrore amerikano-izraelite rreth gjashtë muaj më parë, të cilat vranë babanë e tij dhe liderin e mëparshëm suprem, ajatollah Ali Khamenei.

Që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, nuk janë publikuar deklarata të tij në audio apo video, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike.

Shumë raportime të pakonfirmuara pretendojnë se ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump tha më 27 gusht se besonte se Khamenei ishte ende gjallë, por “i plagosur shumë rëndë”.

Mesazhi i fundit vjen vetëm disa ditë pas një mesazhi tjetër që i atribuohet Khameneit, në të cilin ai bëri thirrje të ndalej “shfaqja e dobësive” që do ta “dëmtonin kohezionin shoqëror” në Iran dhe do të ishin “ndihmesë e madhe për armikun”, ndërsa sanksionet amerikane vazhdojnë të godasin vendin.

Një nga urat në Bandar Khamir u dëmtua nga sulmet me raketa amerikane në provincën Hormozgan në Iranin jugor, sipas autoriteteve.

Khamenei u kërkoi në mënyrë të veçantë udhëheqësve arabë të Gjirit të mendonin nëse “banditët pa identitet” do të kishin guxim të lakmonin t’i merrnin tokat dhe pasuritë e tyre, nëse popujt dhe qeveritë e Gjirit do të ishin “të bashkuar nën flamurin e Islamit”.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, monarkitë arabe të Gjirit e kanë parë ideologjinë revolucionare të Iranit, përfshirë retorikën e tij kundër monarkive dhe ndikimin rajonal, si kërcënim për sistemet e tyre politike.

Gjatë konfliktit të tanishëm, Teherani ka goditur shënjestra ushtarake amerikane dhe infrastruktura të tjera në shtetet e Gjirit, duke nxjerrë në pah tensionet mes Teheranit dhe fqinjëve të tij në Gjirin Persik.

Marrë nga radio amerikane Europa e Lirë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit
  • Khamenei u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Një i vrarë, 5 të plagosur pas të shtënave në turmë në një festival në Zvicër

Komentet e Fundit

  1. Kristo P on Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
  2. Sazani on Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra afër Himarës
  3. TURIEMIGR on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  4. Ela on Bankierët e fshehtë: Hetuesi belg zbërthen skemën gjigande të lëvizjes të parave me WhatsApp
  5. Detari on Bankierët e fshehtë: Hetuesi belg zbërthen skemën gjigande të lëvizjes të parave me WhatsApp

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?