Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të diskutohet draftstatuti i Asociacionit nesër në Bruksel?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A do të diskutohet draftstatuti i Asociacionit nesër në Bruksel?
AktualitetKosovë

A do të diskutohet draftstatuti i Asociacionit nesër në Bruksel?

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, takohen të enjten në Bruksel (16.11.), me ftesë të ndërmjetësit evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit një ditë më parë ishte në Beograd ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Zyrtarët nga Serbia thanë se në takimin e 16 nëntorit, do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse nga qeveria e Kosovës nuk konfirmohet, por as nuk mohohet një gjë e tillë. Emisari Lajçak, pas vizitës në Beograd, shkroi se me presidentin Vuçiç dhe kryenegociatorin Petkoviq, “diskutoi mbi rrugën përpara në dialog”.

“Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe me Petar Petkoviqin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

Nga zyra e presidentit serb Vuçiç, njoftohet se pas takimit me Lajçak, krahas insistimit për formimin e Asociacionit, është shprehur gatishmëria për respektimin e çështjeve të dakorduara në kuadër të dialogut.

“Presidenti Vuçiç vuri në dukje se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për respektimin e çdo gjëje të nënshkruar dhe të rënë dakord, dhe ritheksoi se vendi ynë është për de-eskalim, paqe dhe stabilitet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë. Edhe një herë, presidenti Vuçiq e informoi në detaje përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për peshën e situatës me të cilën ballafaqohen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, duke shprehur shpresën se do të arrihen rezultate në procesin e mëtutjeshëm të dialogut”, thuhet në njoftimin e palës serbe. Më tej thuhet se “presidenti Vuçiç ka insistuar për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksand  ër Vuçiç më 26 tetor zhvilluan takime të ndara në Bruksel me liderët e BE-së, Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë dhe kryeministren e Italisë. Scholz, Macron dhe Meloni, i kërkuan Kosovës që ta  formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa,  Serbisë të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

- Publicitet -

Pas takimit të 26 tetorit në Bruksel me udhëheqësit kryesor evropianë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se “ishte i gatshëm të nënshkruante projektin për Asociacionin”. Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, propozimin për Asociacionin e ka cilësuar si një bazë të mirë për vazhdimin e diskutimeve, por disa herë e ka theksuar qartë se, “nuk do të pranojë asgjë që çon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, pavarësisht kërkesës ndërkombëtare.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ishte në Kosovë dy javë, më parë ku kishte takime të ngjeshura me përfaqësues të qeverisë, ata të institucioneve ndërkombëtare civile dhe ushtarake, ambasadorë të vendeve perëndimore dhe përfaqësues të partive politike opozitare.

Drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që tashmë i është dorëzuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti akoma nuk është bërë publik dhe disa nga përfaqësuesit e partive opozitare, po kërkojnë më shumë hollësi për përmbajtjen e projekt-statutit. Gjatë raportimit të fundit në Kuvend, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projekt statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i prezantuar nga diplomatët evropianë dhe amerikanë, “e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës”, që ishte çimentuar siç tha “në marrëveshjet e mëhershme të vitit 2013 dhe 2015”.

“Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”, tha kryeministri Kurti, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës që ai e ka pranuar “Zajednicën”, siҫ parapëlqente Kurti ta quante kur ishte në opozitë, Marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2013.  \DW\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?