Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Ditët e fundit u bë i njohur një material, i paraqitur nga Mehmet Kraja, gazetar dhe drejtues i Akademisë së Shkencave, në të cilin, tezat absurde të një kohe të shkuar mbi rolin e Shqipërisë në jetën e Kosovës, injorohen zezohen, ashtu si edhe lufta çlirimtare e saj.
Materiali, si duket i punuar që në fillim të vitit të shkuar, u publikua tani, jo rastësisht në prag të hapjes së gykimit ndaj sh drejtueve të UÇK-së, por edhe akuzë e hapur ndaj shtetit shqiptar.
Njra nga tezat e ngritura është edhe ajo e tentimit për shitjen e Kosovës nga Hashim Thaçi dhe qeveria e së majtës, drejtuar nga Edi Rama.
Sa është e vërtetë kjo dhe pse, pikërisht tani, ky material i punuar një vit më parë, serviret në emër të Akademisë së Shkencave të Kosovës?
Hashim Thaçi, lideri karizmatik i lëvizjes së rezistencës së armatosur, prej më shumë se dy viteve ndodhet në paraburgim. Ai është aty sëbashku me disa nga bashkëdrejtuesit më të njohur të luftës dhe të UÇK-së. Nuk ka qenë e lehtë për asnjërin prej tyre të jetë në këtë funksion dhe asgjë nuk ka ardhur rastësisht. Kur shumë të tjerë e kishin ndarë mendjen për të pritur pavarësinë e Kosovës si një dhuratë e Perëndimit dhe zemërgjërësi e Beogradit, ata, të tjerët, që kishin vendosur ndryshe , ishin shumë të pakët dhe pak kush besonte tek ato.
Edhe simboli i rezistencës shqiptare në Kosovë, Adem Demaçi, mendonte se “vështirë të ketë në Kosovë burra që kanë vendosur të ia kthejnë pushkën Serbisë”.
Akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale, ndaj Thaçit dhe shokëve të tij, pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, edhe ata vetë që i kanë ngritur e dinë se gjithçka është qepur me fill të keq, më shumë jashtë godinës ku zhvillohen hetimet dhe ngrihen akuza, se sa brenda saj.
Ndërsa në Gjykatën Speciale, Thaçi dhe shokët e tij do të jenë të akuzuar si Grup i Strukturuar Kriminal, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka mbi vete një akuzë konkrete, pra, një krim të kryer nga vetë ata, por si strukturë komanduese, brenda në Kosovë , nga forca partiake, dhe nga një tufë analistësh të Tiranës, që tani i bëjnë hyqëm Albin Kurtit, njëjtë si i përkuleshin Taçit, ai, edhe sot e kësaj dite, pas çdo gabimi qeverisës, gishtin e vendosin te Thaçi, me akuzën se ai dhe Edi Rama, miku i tij në qeverinë e Shqipërisë, desh e shitën Kosovën, desh e ndanë atë, deshën të dhurojnë tokë shqiptare dhe, imagjinata shkoi edhe më tej, duke i përfytyruar ata dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë, përkulur mbi hartën e Kosovës me thika në duar.
Ditët e fundit, edhe akademikë të njohur si emra në Kosovë ngritën të njëjtën ide: Thaçi dhe Rama, ashtu si kishte ndodhdhur gjithëherë me Shqipërinë, desh e shitën Kosovën.
Sa është e vërtetë kjo? A ka pasur ndonjëherë në strukturat e larta të shtetit shqiptar projekte, plane apo ide për të shitur Kosovën? A bënte pazare Enver Hoxha ose drejtuesit e kohës së tij me Kosovën për të ruajtur pushtetin e tyre?
Dëshira për të linçuar shtetin shqiptar, që nga Ismail Qemali e deri në ditët tona, më shumë se mendim i shqiptarëve të Kosovës është e një grupimi, përgjithësisht titist dhe të lidhur me pushtetin e kohës së Rankoviqit, e më tej të vazhduesve të Titos, që, jo vetëm ishin pjesës e elitës politike e financiare të Kosovës, por, në shumë raste edhe bashkëpunëtorë të njohur të shërbimit sekret serb.
Të cilët, si grupi i gazetarëve të “Rilindjes”, më pas bashkëthemelues të LDK-së, kur u kthyen nga vizita në Shqipëri capërloheshin me njëri tjetrin se cili kishte nderin të bënte raportin për shërbimin sekret serb. Ky grupim tani të vetëzgjedhur akademikë dhe dretues institucioni, ringritin një temë mohimi ndaj Shqipërisë, që ngjan në përmbajtje me thirrjen e një drejtuesi serb të vitit 1981, se, “Kurrë farë librash nuk na duhen nga Tirana”.
Duke dashur të paraqesin Kosovën e kohës së Titos si një parajsë, ata harrojnë një të vërtetë të thjeshtë: Kur në mbledhjen e Komitetit Krahinor të Kosovës po diskutohej për ngjarjet e vitit 1981 dhe udhëheqja serbe kërkonte edhe më shumë arrestime, drejtuesi i Lidhjes Komuniste të Kosovës, Mahmut Bakalli do i përgjigjej se “Burgjet janë plot e përplot, bile të tejmbushur. Nuk ka asnjë vend të lirë”: Harrojnë se deri në vitin 1981 më shumë se 360 mijë shqiptarë të Kosovës kaluan në hetuesi, burgime e gjykime. Që do të thotë se në çdo gjashtë shqiptarë të Kosovës, megjithë ata që ishin jashtë shtetit, njëri do të ishte i hetuar, i kërcënuar, i ndaluar, i gjykuar dhe i burgosur.
Sidoqoftë, kjo është një temë tjetër.
Le të kthehemi tek ajo që është e tanishme dhe që u ringrit nga gazetari e shkrimtari Mehmet Kraja: A desh të shiste Kosovbën Hashim Thaçi? A desh të shiste Kosovën Edi Rama?
Përse presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur kredo të luftës së saj politike qëndrimin ndaj Thaçit dhe Edi Ramës, e përgjithësisht ndaj shtetit shqiptar të viteve të fundit? Është rastësi përputhja e mendimit të saj politik me akakademinë e vetë-emëruar apo është gjetje politike për të qëndruar më gjatë në politikë? Përse ajo, pikërisht kur në Kosovë “armiku” po shikohej në Perëndim, ajo gjeti aleatët e saj në Tiranë pikërisht ata që do e bënin kauzë të tyre luftën kundër Perëndimit, dhe, të cilët as nuk guxon t’i përmendë sot?
Ishte vërtet Thaçi, e pas tij, Edi Rama “ kasapët “ e Kosovës, apo mbrojtësit e saj?
Hashim Thaçi qëndrimin e tij politik për të ardhmen e Kosovës e ka dëshmuar që në fillimet e viteve ’90 dhe është rrjeshtuar në forcat klandestine çlirimtare. I njohur fillimisht si “Studenti”, prorektori i Universitetit të Prishtinës, njeriu për të cilin rektori i Universitetit të Prishtinës profetizoi se “një ditë ku njeri do të qeverisë Kosovën”, bartës për disa kohë i emrit të dytë “Selimi”, më tej “Gjarpëri”, ka pasur rrugëtim të gjatë dhe, megjithëse ishte i bindur se një ditë mund të gjykohej, ai nguli këmbë për të krijuar Gjykatën Speciale përmes Parlamentit të Kosovës, duke shmangur mundësinë e dytë, përmes Këshillit të Sigurimit.
Në të gjitha bisedat që kam pasur asaj kohe me Thaçin, më shumë se kushdo tjetër, ai e dinte se kjo do të ishte një goditje bomerang ndaj elitës drejtuese të luftës, por një haraç që duhej paguar.
A është edhe kjo fushatë ndaj tij një haraç që duhet paguar?
Absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë në të gjithë këtë fushëpamje që është ngritur! Asnjëherë, as para se të shtrohej për zgjedhje, e as më vonë, kur gjërat po bëheshin të mprehta, nuk ka pasur një plan për ndarjen e Kosovës, por, ka pasur e vazhdon të ketë, cilado qeveri të jetë në drejtim, plan për përcaktimin e kufijve të Kosovës me shtetin serb, pra, demarkacioni i kufijve të Kosovës.
Si lindi e gjithë kjo?
Në ditët, pas një deklarimi të Presidentit të Kosovës për përcaktimin e kufijve, duke bërë vendosjen e duhur të ndarjes është ndezur, pa të drejtë, një debat i pafund rreth kësaj teze, e cila, si jam i bindur, kurrësesi nuk mund të jetë vetëm ide e Hashim Thaçit. Po ashtu, e di fare mirë se, në nënujrat e politikës, ai mori mendim nga strukturat që e mbështetin në botën e politikës. Këto struktura janë të njohura dhe ata dhanë sinjalin qe koha për të përcaktuar gjithçka, nën qeverisjen e presidentit Trump, po afron.
Por, edhe sikur të ishte mendim vetjak i tij, ai, si u alarmuan apo bënë sikur u alarmuan, opozita e kohës në Kosovë, analistët dhe njerëzit e politikës opozitare në Shqipëri, por edhe në Kosovë, as nuk e vendosi këtë, as nuk i vuri zjarrin kontinetit të vjetër, dhe as nuk ka fuqi të hapë atë që quhet Kutia e Pandorës.
Sidoqoftë unë e kam thënë haptas në atë kohë: nëse Ai arrin të bëjë atë çfarë ka në mendje, kthimin e Kosovës Lindore si pjesë integrale të Kosovës, le të hapen 100 kuti pandorash, të cilat janë mbyllur një mijë herë për vendin tonë dhe gjithnjë në dëm të tij. Mendimi i një politikani lësëist se “ kufijtë janë mirë”, është naiv, pasi , pas këtyre kufijve shumë nga shqiptarët që bëjnë pjesë në shtetet rrethuese, sidomos në Kosovën Lindore, janë në prag të asgjësimit si pjesë formuese; ata po shpërngulen me dhunë, po mohohen të drejta dhe vetë jeta e tyre është në rrezik.
Por të kthehem tek idea e këtij shkrimi, “A desh të shesë Kosovën Hashim Thaçi”?
As Hashim Thaçi dhe askush tjetër nuk ishte e nuk është sot zot i Kosovës dhe mbinjeriu që vendos për fatin e saj. Edhe nëse, në rastin më të hidhur, kushdo provon të bëjë lëshime mbi hartën e Kosovës, sado të vogla të jenë ato, përgjegjësinë historike, por edhe ndëshkimin kohor do e marrë vetëm ai, por sigurisht se asgjë e tillë nuk do të mund të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të saj.
Kishte shumë zëra se e gjithë ajo që po ndodhte në Kosovë, loja me kufijtë, ndarjen e mos ndarjen, pra përplasjet dhe përdallimet e mëdha mes klasës politike dhe rolit të Thaçit kishin të bëjnë me lëshimet e këtij të fundit ndaj strukturave euroatllantike, për të qenë i sigurtë se ndaj tij nuk do të veprojë Gjykata Ndërkombëtare, e njohur si Gjykata Speciale.
Emrit të tij, atëherë, por edhe sot e kësaj dite, njerëzit e një klase të caktuar politike dhe akademike në Kosovë e jashtë saj, i bashkojnë edhe emrin e Edi Ramës.
Të bësh politikë përmes një teze të tillë dhe të synosh të bësh të kapshëm mendimin se lëshimet e Thaçit kanë të bëjnë me “ruajtjen e kokës së tij” do të thotë që nuk ke kuptuar dy gjëra themelore: që bashkësia ndërkombëtare po vepron kundër Kosovës, për deri sa kërkon lëshime politike e territoriale dhe, e dyta, të mos e njohësh mekanizmin, që është vënë në lëvizje nga drejtësia ndërkombëtare, e cila, jo si në Kosovë e kurrë si në Shqipëri, nuk është institucion politik, nuk varet nga shefat e shteteve dhe as nuk do të ia dijë se çfarë lëshimesh është i gatshëm të bëjë Hashim Thaçi.
Koha tregoi se teza e “ akademikëve dhe analistëve” për lëshimet e Thaçit, jo vetëm ishin të rreme, por edhe keqdashëse. Edhe dy vite pas arrestimit të tij, tezat e hedhura zënë vend në dy institucione të rëndësshme, Presidencë dhe Akademi.
Nëse ndaj tij, si ndaj kujtdo tjetër në Kosovë, ka fakte dhe saktësi se me emrin dhe luftën e tij, janë të lidhur edhe krimet të ndryshme, kjo nuk ka të bëjë aspak, në asnjë çast, me lëshimet ose idetë që kishte ndër mend Presidenti i Kosovës.
Vetëm ata që në rrethana të ndryshme kanë bërë lëshime të tilla, qoftë politike, qoftë kombëtare, për më shumë hapësirë politike e jetësore, e përceptojnë Gjykatën Ndërkombëtare si një han ku futet e del secili që mbron apo dënon politika jashtë Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi nuk kishte tagër të shesë asnjë metër katror të Kosovës. As nuk e mendoi kurrë atë. As të ndërrojë kufijtë e saj në rrudhjen e tyre. Dhe as nuk synoi të bëjë këtë. Në mos tjetër, ai e dinte fare mirë se, mbi fatin e tij, jo vetëm politik, por edhe mbi investimin e shkuar, varet një darë e fuqishme, përmes së cilës nuk mund të luash me asgjë tjetër, veç dobisë për shtetin tënd.
Kosova nuk është çiflig as i Thaçit, as i Mustafës, as i Haredinajt , as i Kurtit dhe as i Veselit. Aq më pak i Vjosa Osmanit, e cila, një ditë pasi presidenti ukrainas u paraqit në Kongesin Amerikan i veshur ushtarakisht, veshi edhe ajo një gjysëm uniforme, që e bëri gjithçka qesharake.
Ata, Kurti dhe Osmani, e kanë rradhën tani të qeverisin, por kjo nuk do të thotë se janë të përjetshëm në qeverisjen e tyre. Më mirë se gjithë të tjerët, këtë e dinë ata vetë. Besimi ndaj Kurtit do të rritet apo do të bjerë gjithnjë në sinkron me qëndrimet e tij kombëtare dhe me të shkuarën.
Fakti që në qeverinë e Kosovës bëjnë pjesë edhe drejtues të lartë, të ardhur në politikë nga familje të shquara atdhetare, si Liburn Aliu apo Albulena Haxhiu, pjesë e rëndësishme drejtuese e frymëzuese e rezistencës në Kosovë, është vlerë, dhe përcaktim i saktë se asnjëherë lëvizja çlirimtare nuk ka patur pazare dhe shitjen e truallit.
Kosova është mbi të gjitha krijesë e shteteve perëndimore dhe e politikës së tyre për Ballkanin. Duke u nisur nga lufta që ndodhi në Kosovë, dhe, pa këtë luftë nuk do të kishte ndërhyrje euroatllantike, ata synuan dhe arritën disa gjëra njëherësh, njëri nga të cilët do të ishte vendosja e kufirit të influencës ruse në kufirin verior të Kosovës.
Në rreth 20 vite shtetet perëndimore kanë investuar më tepër nga sa është pritur dhe kanë ngritur një shtet, ndonëse çalaman jo për fajin e tyre deri në fund, i cili nuk ka as luksin, as dobësinë për të falur në paqe atë që është fituar me luftën e përbashkët.
Çështja e Kosovës, megjithëse është shtruar në një tryezë dypalëshe , nuk është vetëm e tillë. Ajo, në paskenat e saj, ka aktorë të tjerë, të cilët nuk kanë menduar vetëm sot për tezën e ish Presidentit të Kosovës dhe jo nga dita e sotme po synojnë për të realizuar një sovranitet gjithnjë e më të fuqishëm. Njohja e ndërsjelltë do të kërkojë domosdo përcaktimin legjitim të kufijve!
Ka të dhëna të plota se, ajo që po diskutohet sot mes dy përfaqsuesve shtetërore, është rrahur shumë herë në kancelaritë euroatllantike, është hapur jo vetëm si temë e nxehtë, por edhe si opsion për zgjidhje mes shteteve me qëndrime jo të njëjta, për të ardhur në këto ditë, kur gjërat po nxehen gjithnjë e më shumë dhe kur pritja bëhet e padurueshme.
Tagri i Hashim Thaçit ishte të përfaqësojë Kosovën në këto bisedime. Tani ky është tagri i Albin Kurtit, po ashtu ardhur nga një lëvizje politike klandestine, si ishte ajo e Universitetit të Kosovës.
Politika për Kosovën bëhet më shumë jashtë Prishtinës, se sa në Prishtinë. Ajo i ka rrënjët nganjëherë shumë larg saj dhe nuk janë nga ato rrënjë që mund të lëviznin nga dëshira e një njeriu të vetëm, qoftë ky edhe ish Presidenti i Kosovës. Megjithëse Thaçi, jo njëherë, ka bërë deklarata politike se askush nuk mund të luajë me kufijtë e Kosovës, e kjo jo vetëm kur ai do të ishte president, nuk janë harruar rastësisht.
Shumë kujt i intereson, ashtu si 30 vite më parë, apo edhe më tej, të mbajë të ndezur një krizë, një kauzë, qoftë edhe të rreme, për të shpirishur nga lart, atë që dëshirohet nga poshtë, pra nga njerëzit e zakonshëm.
Një gjë duhet të jetë e qartë: pa rolin e shtetit shqiptar, të qeverisë së kohës, që ishte e së majtës, ku ishte ministër edhe shefi i sotëm i qeverisë, edi Rama, pa mbështetjen e saj politike, ndërkombëtare, logjistike, kombëtare, ngjarjet në Kosovë do të ishin ndryshe dhe kombi mund të kishte humbur shansin e fundit të tij në mbarimin e shekullit të shkuar.
Qeveria e së majtës e bërë këtë në periudhën më të vështirë të saj, menjëherë pas pranverës shkatërimtare të vitit 1997, kur ndërkombëtarët e trajtonin luftën në Kosovë si lëvizje ekstemiste, e nganjëherë në kufijtë e të pamundurës, kur ideja e Kosovës së pavarur luftohej pikërisht nga këto që sot marrin nëpër dhëmbë rolin e vyer, të pazakontë të shtetit amë, ku, për rastësi historike qeverisej nga e majta.
Kosova e ka shpallur pavarësinë me propozimin e Kuvendit të saj dhe jo pa mbështetjen e atyre shteteve që qëndrojnë sot mbështetës të qëndrimit të shtetit të pavarur të Kosovës, pa i hequr asaj asnjë pjesë tokësore.

Thaci dhe Rama, njeri ish-President i
Kosoves, sot ne Hage, dhe tjetri, KM,
aktual i Shqioerise nuk e kane shitur
Kosoven dhe Shqiperine ! Eshte trun-
virati malinje i mslokerise: Mbreti ZOG,
Esat Pashe Toptani dhe Sali Serb Kara-
xhici qe e kane shitur Shqioerine serbeve!
Marrim si shembull vetem Shen Naumim !
Injoranca shqiptare merr vetem Shen Na-
umin si territor, si Toke por harron se me
vijen percaktuese Serbia e Pasicit merr
3/4 e Liqenit te Ohrit dhe ne shqiptareve
na rrust te kenaqemi me nje “hurdhe uji”
te Liqenit ! Ai quhet Liqeni Ohrit ndersa
per injorancen tone quhet Liqeni Pograde-
cit por i zhdukur si toponim , megjithese ne
shqipot as nuk e dime nga vjen fjala Pogradec
qe perseri eshte toponim skllav !? Dhe a e dini
ku qendron ironia: Tradhetaret e Shqiperise kane
monumentet e tyre ne mes te Tiranes, ne buievardin
kryesor ndersa pstrikteve te vertete shqiptar po behen
perpjekje t’ja heqin monumentet qe gezojne me te drejte !
Sikur te ishin pak keto Tradheti se fundmi na sollen edhe
kryekolaboracionistin e nazi-fashizmit Mit’hat Frasherin per
Turpin e Botes …… ! Mos e restauroni kot bustin e tij perseri
te njejti fat do te pesoi nje dite ashtu si heret apo vone edhe
shtatorja e Mbretit ZOG dhe Geraldines se Tij ! Toka shqiptare
nuk mban dot tradhetaret ne gjirin e saj por vetem patriotet
qe e mbrojten ate edhe me jeten dhe doren e tyre……!
Rreshti fundit : jo doren por penen e tyre !
Korigjim……!
Nëse Ibrahim Rugova ishte zyrtarisht presidenti historik i Kosovës ai edhe zyrtarisht është presidenti që e ka shitur Kosovën dokumenti zyrtar është në sirtarin e presidencës të Beogradit nëse ndonjë tradhtarë nga do që të jetë mundohet që aktin në fjalë ta justifikon me rrethanat konkrete ja dy fakte Kosova dhe konkret Rugova kishin në ato rrethana NATO në mbështetje direkte dhe fakti tjetër është krahasimi me rastin e Alia Izetbegoviç i cili së bashku me të bijën u kindapuan nga ushtria serbe por dihet çëndrimi stoik dhe fisnik i tyre pra ajo çfarë shkruajnë dhe flasin për ma se 25 vite serbët dhe serbofilët në faktë alibia e tyre ka vetëm një çëllim manipulimi me fakte historike
Atmosfera e helmuar e Kosoves……dhe helmi qe perhapet perdite ne Shqiperi e kane origjinen ne Serbi…..respekt Bedri Islami
Kryeministri Edi Rama sot nuk perkujtoj masakren e Raçakut.
Çfare kohesh po jetojme, te sillet keshtu nje kryeminister i Shqiperise?
Te jet kaq e shkelur Shqiperia sot!?
Nèse do ti referohemi ngjarjeve tè ’99 kur trupat e NATO-os hynè nè Kosovè, do tè kemi trupat franceze qè bllokuan veriun e Mitrovicès. Kjo ngjarje nuk ishte ashtu rastèsisht dhe kètu thirret zoti Thaqi i cili vjen i detyruar tè premtojè qè shqipètarèt e veriut do tè kthehen nè shtèpitè e tyre nè Mitrovicè. Natyrisht Thaqi nuk ka reaguar plotèsisht i ndèrgjrgjshèm dhe aty èshtè dhe gabimi i tijè i parè. E ndètvite qè shteti mè i ri ndèrtohej me ndihmèn e Perendimit mè 17 Shkurt Kosova deklarohet e Lirè dhe e mos varme!….Edhe pas kèsajè Veriu mbeti nèn ndikimin e Beogradit Pèrse??? Disa vite mè vonè i nderuari Profeti i shqipètarève zoti Rexhep.Q hodhi idenè e shkèmbimit tè teritoreve. Kosova tè merrte Luginèn dhe Veriu ti mbetej Serbisè, kjo si njè mundèsi e madhe pèr njè paqeafatgjate. ( Kjo Ide ashtu si tè gjitha tè tjerat ngjan si muhabet kafeneshè, ku i Zoti nuk merr pjesè) mirèpo serbia lufton pèr teritore, nè njè kohè qè Perendimi luftoi pèr tè mbrojtur njerèzit, banorèt e Kosovès. Nè realitet serbia kontrollonte qè tè dy teritoret nè fjalè dhe pèr ato teritore vazhdon tè mashtrojè perendimin me ndihmèn e Russisè . Tè dègjosh zèra qè Thaqi bashkè me Ramèn po shisnin Kosovèn edhe ky ngjan si muhabet kaffeneje, Edhe burrat mè me vizion qè ka nxjerrè Shqipèria janè ndikuar nga politikat e mè tè mèdhenjve e jo mè Thaqie Rama. Shkurt dhe thjeshtè kufijtè ndahen me Luftè dhe atè e ka fituar Perendimi i cili i din mjaftè mirè se ku duhet tè jetè vija kufitare e shteteve. Prandaj Miqtè janè kaq tè qetè nè pritjen e tyre. “Kur ra Ulqini, Plavè, Gucia….. nè Detin Adriatik ishte Flota Detare e Perendimit qè gjuante me topa pèr tè kènaqur Serbinè e Russisè, tash kohèt kanè ndryshuar, vetèm Akademia e Kosovès paska mbetur mbrapa!
Bedriu kerkon vazhdimisht armiq te jashtem. Ky ose nuk e di, ose ben sikur nuk e di, qe Troja eshte e infiltruar per dhjetra dekada, nga brenda mureve.
Osmani eshte pinjolle e Xhafer Deves, e cila ne forma nga me te ndryshmet e ka shprehur urrejtjen nda shqiperise e shtetit shqiptar. Injoranca dhe megallomania e sojit te saj Kane aleat dhe at shpirteror monstren antishqiptare Sali Berisha. I njejti kallep, por me demagogji dhe frazeologji antivuçiç dhe anti qeverise Rama, ngjan me teper si djale I biresuar I kriminelit Sali. Keshtu, me keto fytyra politikanesh nuk behet as Kosova as çeshtja shqiptare (Po mbeti ne keto lloj surrogatosh).
Korrigjim: Albin Kurti ngjan si djale I biresuar I antishqiptarit Sali Berisha…
Per nje moment mendojme qe Thaci dhe Rama hyjne ne bisedime me Vuqiqin dhe me laps e kompas ne dore caktojne kufij te kosoves.E pastaj?U nda Kosova? Ky eshte ushqim per popullin per politike nga sharlatanet ketej e andej kufirit.Ne loje per keto pune jane fuqite e medha euroatllantike dhe me kryesorja kuvendi Kosoves.Ai do vendoste vulen .Pa kuvendin e kosoves nuk hidhej asnje hap,pra kjo ishte thjesht nje propagante bajate per tu hedhur turmave kocken e radhes.Biles Saliu del me flamur se ai e ndaloi kete projekt po si e ndaloi nuk na e thote se thjesht nuk ka ndodhur,dhe nuk ka si te ndodhte.Per mendimin tim po te ishin shkembyer teritore sot nuk do ishin ato remujat ne Kosove po cdo njeri do shikonte punen e tij.Qe te miqesohen serbet me shqiptaret duhet te kalojne shume dekada
Ju faleminderit Bedri per kete shkrim.
Shume e cuditshme qe keto ide konspirative ngrihen nga nje “akademik” atje ne Kosove ne kete kohe..
Esat Pasha, Zogu, Berisha, Edi Rama, Thaci jane shitesit e tokes , te detit dhe te ajrit, shkaterrues te njeriut, kultures, historise shqiptare. Bedri Islami, si tamburxhi I pushtetareve kerkon te mbuloje diellin me shoshe me fjalen e tij te mjere. Po c’pret nga nje gazete qe sahanlepiresin e Enver Hoxhes, sekretarin e tij te disa dekadave, Sevo Tarifen, na e qan si nje njeri te urte,te dashur dhe te mire! Shqiperia, si Troja, e ka kalin me katila dhe hajdute Brenda Vetes!
Edi Rama ne vij me Vucicin, nuk perkujtoj masakren e Raçakut.
Tradhetia ka emer. Nga nje KM qe po shkaterron Shqiperine nuk befaoheni.
PAK NGA PAK BEDRIU PO E PERMBUSH DETYREN QE I ESHTE CAKTUAR PER TE BERE NE PRAG ZGJEDHJESH.NUK E KUPTOVA PERSE KY DEBAT DUHEJ HAPUR TANI ? BESOJ SE E GJITHA KJO BEHET PER FUSHATEN PER TI DHENE PRIORITET TE MAJTES,DMTH RAMES, SEPSE TEK NE E DJATHTA NUK EKZISTON JANE TE GJITHA PJELLE E PPSH-es.
Po per pjesën,pa diskutim, me te mirë,me cilesore,me patriotike,me me karakter,me vuajtur e te persekutuar te popullit shqiptar,e cila vazhdon te vuaje nen pushtimin sllav,Presheven,Medvegjen dhe Bujanovcin.A do mendoje njeri serjozisht,në Tirane e sidomos plehrat ne Prishtine.Pse o Bedri,nuk guxon tu permendesh as emrin.
Ti ke qenë edhe luftetar i UCK.
Enveristi fanatik, Bedri Islami:
HASHIM THACI TENTOI TA NDANTE KOSOVEN SI BYREKU NE TEPSI ME VUCICIN E SERBISE PER T’I SHPETUAR NDESHKIMIT TE DREJTESISE DHE PER KETE QELLIM DIABOLIK ANTIKOMBETAR I ERDHI NE NDIHME EDI RAMA
Ketu ne gazeten DITA pushtat dhe fansat e Enverit nguten kush i pari te te pergezojne per kete dacibao te gjate allogjike duke i meshuar teorise konspirative se pas kesaj historie qendrojne pinjollet e Rankoviqit, por ti o enveristi Bedri Islami dhe keta pushta dhe fansa e fanatike te Enverit harrojne se po ky kasap komunist, Aleksander Rankoviq vrau dhe masakroi mbi 4000 djem te rinj kosovare ne Tirane ne bashkepunim te ngushte me LANC kriminal jugosllav te Enverit dhe si per cudi askush nga politika dhe media jone kombetare nuk e hap fare gojen per kete gjenocid makaber ndaj shqyptareve dhe heshtin si shurdhmemece nderkohe qe Parlamenti ne Shqypni voton rezoluta budalli per krimet e serbeve ne Srebrenice te Bosnjes HA HA HA! Qysh keshtu? Me pyeti mua, intelektualin nje gazetar i DW dhe une i thashe pa asnje hezitim:
SEPSE ENVERI JA KISHTE SHITUR SHQYPNINE TITOS DHE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE PER INTERESAT E PUSHTETIT TE TIJ PERSONAL
Kur ne Konferencen e Tiranes komunisti Injac Mazi hodhi propozimin: “Ta heqim Enverin se eshte pa shkolle dhe punon kunder interesave kombetare” Enveri i lajmeruar nga spiunet e tij erdhi ne salle nga Vlora dhe akuzoi Njac Mazin me fjalet: “Pse kishe hypur ti dje naten ne makinen e ambasades jugosllave?” Keshtu tingellojne sot akuzat e tua per LDK dhe per qeverine e Albin Kurtit por per te gjithe ata qe jane kunder kriminelit Hashim Thaci dhe qe denojne krimet e tij kunder njerezimit qe nga vrasjet mafioze ne Llapushnik etj. Nga ekzekutimi makaber i deshmitareve dhe nga trafiku me organe njerezore qe i vuri kapak Klinika Frankenshtajn ne qender te Prishtines kur e kapi me presh ne duar Policia Nderkombetare. Edhe Stalini para LDB ndau Polonine me Hitlerin si byreku ne tepsi, me 1 maj 1941 ne paraden ne Sheshin e Kuq merte pjese edhe nje batalion gjerman dhe mbi qiellin e Moskes fluturonin aeroplanet e Luftwaffes “Messerschmitt” disa jave me vone Hitleri sulmoi BRSS dhe ne fund Stalini u shpall si hero dhe baba i kombeve, por kjo nuk e pengoi Boten Demokratike ta shpallte si kriminelin vrastar dhe gjakatar me te madh ne historine e njerezimit ashtu sic ka mbetur deri me sot i hedhur ne koshin e plehrave te historise. Prandaj mengadale me patriotizmin fals enverist me teorite konspirative te spiunnazhit jugosllav, se i ka dale boja sot dhe nuk te beson njeri, sidomos kur e zgjeron spektrin me Ismail Bej Qemalin qe Konica e akuzoi se ja kishte shitur grekut Shqypnine deri ne Vjose “per dy aspra” keshtu shkruan Konica dhe qe e pagoi kete tradheti antishqyptare me jeten e vet, por qe per fat te keq akoma fotografia e tij mbush murret e institucioneve tona shteterore si nje paradoks i historise sone kombetare me plot killera dhe vrastare qe nga Avni Rustemi, e deri te Kristaq Rama te cilin kryeministri Edi Rama e lavderon papushim, si nje turp dhe rezil i Shqypnise qe po kerkon te antarsohet ne BE
dhe:
SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE
Ndjese per lapsus: “ Aleksander Rankoviq vrau dhe masakroi mbi 4000 djem te rinj kosovare ne Tivar” jo ne Tirane
Unë kam pasur 3 familjarë pjesmarrës në masakrën e Tivarit apo Barit si ata i thonin ata pohonin se ka pasë vrasje dhe shtire me armë ndaj tyre por kurrë nuk e kanë pohu një numër kaq të madh të vrarësh bile ? a ishin të mobilizuar aq shum në nr. sa manipulohet me nr. e të vramunve dhe këto manipulime shifraf që bahen nga shum njerëz në fakt kan qëllim të minimizojnë atë tragjedi që u ka ndodhë atyre të mobilizuarve që u ishte thënë do të marshonin për në Trieshte ku si ata tregonin i kishin zbathur dhe ashtu i kishin detyru të ecnin rrugën me kambë të përgjakura por pas atyre vrasjeve që ishin bërë ata kush kishte mbetë i gjallë dhe i plagosur si rasti i agjës tim.janë këthye prap në shtëpitë e tyre
OK,B.Islami:
1.Duke patur KOKË,MËNDJE e ZËMRËN në Kosovë e Shqipëri kam shumë besim se je KOPETENT për Ato që shkruan.
-Shkrimet Tuaja & Shokëve të Tu në DITA më kan bër 1/2 politikan në pleqëri..!
2.Nuk di nëse Mehmet Kraja ka qënë ndonjë herë në Shqipëri,Para Apo pas 90-tës.!? Pasi Ai nuk shkruan për ndryshimet 32 vjeçare por çi thonë nga Tirana UDB-ASHE.
3.Në të 2 Shtetet tona dihet se ka punuar e punon ANGENTURA e UDB,RUSE-GREKE.. Sidomos pas 90-tës për të cilën është shkruar shumë herë..!
4.Dihet se kush e ka sulmuar A.Thaçin e E.Ramën para arrestimit të Tij & krerëve të tjer legjitim të UÇK.
-Edhe arrestimi Tyre e ka fillesën te REZOLUTA E KIE e Dik Marty e votuar nga S.Berisha.Ato jan të rregjistruara për këdo që ka 2 pare mënd në kokë.
5.A.Thaçi & E.Rama u akuzuan nga R.Haradinaj se kan marr 10 mild.€ për ndarjen e kufijve të Kosovës.Dhe E.Rama anuloi denoncimin e tij në gjykat si VËLLA I VOGËL..Por kjo la shënja kafshimi për zagarët e sotëm të dy krahëve..!
6.A.Kurti krijoi L/VV në Tiranë për të rrëzuar E.Ramën nga pushteti,Kurse V.Osmani me fjalimin e përgatitur nga Saliu denigron E.Ramën në Kuvëndin e Shqipërisë.Dhe E Rama nuk është hakmarr ndaj ADOLESHENTËVE POLITIKË dru me prehë..!
7.A.Kurti,V.Osmani,R.Haradinaj e KO..i marrin udhëzimet nga NON GRATA e LikeFloriri në Tiranë,Pasi kan humbur 100 % mbështeten nd/Kombëtare..Dhe E.Rama drejton me Amerikën KS OKB.Ndaj Xhelozia ekstreme u ka errësuar memorien…!
8.Akuza ndaj A.Thaçit në burg dhe E.Ramës në mandatin e 3 qeverisës bëhet për FUSHATË ELEKTORALE në Shqipëri në 14 maj dhe që A.Kurti në Kosovë ka dalë disa herë kundër faktorit Nd/Kombëtar.Dhe mëqënse opozita edhe në Kosovë nuk është e konsoliduar A.Kurti po qëndron KM formalisht.
9-Dhe qëllimi është që A.Kurti të mos rrëzohet si KM i Kosovës dhe S. Berisha në Shqipëri të dal si varkë shpëtimi për Shqipërinë e Kosovën,Kur dihet se është fatkeqsi KOMBËTARE SHQIPËRI-KOSOVË..dhe më gjërë.
10.Duhet ta ken të qartë rrymat pro sërbe në Kosovë Shqipëri se.. S.BERISHA NUK MUND TË KTHEHET KURRË MË NË PUSHTET ME “Raketën” e NON GRATËS MBI SHPINË.
-Gozhda e trarit e ngulur Sb familjaeisht
& aleatve për KORRUPSION MADHOR,etj, nga DASH,ANGLIA,EUROPA.. do jet e ngulur në trupin e tyre PËRJETSISHT.
-FLM DITA,B.ISLAMI.
Kampanja kunder H. Thaqit dhe UCK,ka filluar qe ne fillim te Luftes ne Kosove „Akademia“ e Kosoves ishte ne duart e rugovisteve qe prodhonte „akademik“ me libresen e LDK.Ata me propaganden Kundra luftes arriten qe te qelbin kosoven.Mehmet Kraja eshte nje bitango qe perfaqeson krahun ekstrem te te LDK,njejte si osmanja.Por si duket kupolla e te keqes se sofistikuar eshte Albin Kurti,qe u ka dhene pushtet te gjithe „patrioteve“
Shikokoni dhe do te kuptoni se ku ka mbetur mendja e mykur,provinciale Shqiptare! Tradheti! Flitet per konspiracion kunder Kosoves! Otomane-komuniste i quajti Z. Shano! Jetojne keta berishiste Albiniste ne kohen e Turqise,ne kohen e Titos! Atehere kishte tradheti,edhe saliu ka qene dhe eshte tradhetar! termi tradhetar ka nje simbol: Sali Rahm Berisha dhe Hamza Kastrioti!
Lexojeni:
Telebingo eshte mashtrim i madh. Cmimin kryesor nuk e fiton askush se gjithemone e mbajne per vete. Fitohen vetem keto cmimet me pak leke si karamele domethene edhe asgje tjeter. Telebingo eshte si te tera llotarite ne bote nje mashtrim i madh edhe vjedhje e lekeve te njerezve.
Doli:
Erion Veliaj eshte nje sherbetor i Sali Berishes qe e ka futur Berisha ne PS per ta prishur PS, lexojeni:
https://pamfleti.net/kur-sali-berisha-ushqente-levizjen-nano-ik-me-mjaft-in-e-erion-veliajt-2/
Nxirreni me shqelma jashte nga PS kete bajgen Erion Veliaj !
Flakeni si nje mut perjashta nga PS Erion Veliajn !
TURP PER EDEPSEZ M:KRAJA:NGA NA DOLI KJO REMBYTHJE FILO-SERBE???:TE SHASH THAçIN DHE ED RAMEN ESHTE POSHTERSIA DHE ANTISHQIPTARIZMI ME I MADH ;I PA PARE DERI ME SOT:.
Z.Bedri Islami te lumte Pena.
Tezat e mykura dhe mendimet lesharapi të një njeriu pa personalitet në jetën publike shqiptare, janë ngashërimet e një tredhuri prej komunizmit enverian. Njeri më se mediokër, provincial i yshtur. Dhe vetë “Dita”- strehë e enveristëve të muzgut të papenduar.
Motrën e ca ke femra ta shkepshin malokët pleher përçarëse.
Po hanë njëri-tjetrin shqipot si gjirpërinjtë, siç kanë bërë historikisht gjithë jetë! Disa kafshojnë për hesap të serbit, të tjerë për grekun e disa për turkun! Fatkeqësisht veriun e kosovës e kemi humbur shumë e shumë kohë më parë! Nuk kan qeverrisur dhe as po qevrrisin shqiptarët në veri? Është i humbur veriu, njësoj si dikur çamëria! Nesër edhe serbët do të thonë se çështje të veriut të kosovës ‘nuk ka’ ashtu si thonë edhe politikanët grek se ‘ska çështje çame’!! Por si mund të besosh teorinë se ndarja e territoreve qënka teori serb-ruse dhe se serbia për pak na e kalli..dmth. na e dha atë ‘cop’ preshevë etj.ku banojnë shqiptarē në këmbim të veriut! Po pse mos besojmë se kjo është lojë serbo-ruse për të fituar kohë me shpresë se evropa do lodhet me shqiptarët apo do shpërbëhet dhe shba do jetë në ditë të vështira dhe se do të ketë ç’njohje të pavarësisë së kosovës ashtu si edhe po ndodh! Na paska dashur serbi shkëmbim territoresh dhe ca salinj bythshtrëmbër e kanë ndaluar?! Shqipo! Serbi jo vetëm nuk jep ato që i ka kaparosur, as veriun, as preshevë por shikon largë largë, tutje prishtinës e prizrenit deri në shëngjin a durrës! Njësoj si grekët që, pasi ‘varrosën’ çështjen çame na kanë vënë për sinorëvarreza lapidarë nga korça deri në llogara!. Dhe salinjtë që varrosën përfundimisht çamërinë, shitën detini e himarë, dhanë ok për varrezat shitën jugun,pasi sabotuan luftën e uçk, tradhëtuan burgosën dhe vranë luftëtarë dhe udhëheqës të luftës çlirimtare në kosovë sot mashtrojnë se na paskan shpëtuar nga ‘ndarja’ kosovën!. Ky është ushqim për llumin e nga pas salinjve …. lërini të helmohen me të! Pak rëndësi ka ku konsumohet ky ushqim dhe kush ësht kamarieri në prishtinë a tiranë rëndësi ka që guzhina dhe guzhinierët janë serborusogrekët ortodoks!.
@ Phoenix, po sikur Bedriu te shkruante ndryshe ca do ndodhte me te?
Hajde shpejt Pordhikso, mos e vono pergjigjen, hap librin e Nostradamusit ose hidh fall me letra a shif ndonje filxhan kafe se ky rrotekari.com mezi po pret ta ndriçosh.
Edhe ne diktaturat me te egra te shoqe-
njerezore qe nga dalja e saj nga primitivitrti
e deri te Dekracia Athinase, nuk ka mundur
te marre vendime kaq jetike per nje shtet pa kaluar nepermjet neper disa “Barrikafave
te Pakapercyeshme”, sic jane Parlamenti, Gjykata Kushtetuese etj. Keto jane procedu-
ra ne nje vend Demkratik me sistem parla-
mentar, sic eshte Ai i Kisoves , ndersa tek
ne ne Shqiperia eshte vetem nocion sbs-
strakt ! Thjeshte eshte nje Anarkizem alla
bajraktariste, kanunore e nje tribalizmi pri-
motiv !
Pyetja ime eshte shume direkte dhe shume e thjeshte: Si eshte e mundur Dy Burra
,
sado t pushtet e te fuqishem qe te jene, te vendosin fatin e nje vendi nen “Autorite-
tin e tyre te Pakufizuar” pa kaluar proce-
Surat e larteprrmrndura
Konkluzioni : Saliu dhe banda e tij , e se
keqes dhe ligesise perpiqen te njollosin
ate qe udhehoqi dhe luftoi me pushke e
pene per clirimin e Kosoves nga cizmja
ushtarake serbe , Ashim Thacin ! Me nje
dshskeqesi diabolike ne kete skenar ogurzi
bejne ortak me Thachin bejne edhe KM.
aktual shqiptar te cilin mind ta akuzosh
per nje mije kusure por jo per ndrrim te-
rritoresh te Kosoves Edi Rama eshte aq
I zgjuar sa te mos shkele ne kete drase
te kalbet ! A e dini pse e ben kete ? Ka
shume “aresye” por dy jane atesyet qe
KY diabolik me emrin e mbiemrin Sali
Serb Berisha per te justifikuar e identi-
fikuar me faljen e Detit Greqise qe Gj.K.
e hodhi poshte 9 me O-re dhe e dyta
KY trsdhetari me i madh i Kombit shqip-
tar do te justifikoi yradhetaret paraatdhes-/
ve Mbretin ZOG me faljen e Shen Naumit ,
Plave e Guxi Serbet dhe Esat Pashe Top-
tsnit ! Sot mund te flitet per 3 Tradhetare
te Kombit Shqiptar : Mbreti ZOG, Esat
Pashe Toptani dhe Sali Betisha, KY i
fundit ja kalon dy te pareve per nga di-
dimensioneve te TRADHETISE…..!!
Hashim Thaci ishte nga luftetare e pare,organizzatoret e pare te luftes per clirimin e kosoves.Nese interessi i tij ishte te shiste kosoven apo territori te saj,pse duhet te luftonte per pagarsi me arme ne dore?Madje Duke perballuar Edhe arestimet nga shtetit ame i Saliut te madherishem.Atyre qe hedhin kete teze,Duke akuzuar Thacin dhe Ramen une do iu kundervihem me nje ngjarje reale.ne prill Maj 1992,ne programin e masave per pergatitjen e kuadeove te UCK plani i rikonicionit ndryshoi.Ndersa me pare behej ne tropoje ne drejtim Kosoven,,pas Marsit te 1992 ky Plan rikonicionit behej ne drejtim te shqiperise se jugut,Pra pergatiteshin per 1997,sipas planit serb.Dhe ne fakt,shume mercenarie kosovare te ushtrise se Bujar Bukoshit u perfshine ne luften kunder jugut te Shqiperise.Ata nuk donin Jo vetem kosoven e pavarur,por edhe Shqiperine e pavarur.I bene hyzmetin 10 milioni dollari e qe milishevici investoi ne Shqiperi per Saliun e PD,me qellim qe te realizzo te pushtimin e Shqiperise me shoqaten e gjahtareve.Kush e akuzon dje dhe sot Thacin?ATA qe nuk e kane shkrehur nje here pushken kunder servito ,por fshiheshin pas fustanit e shalet e grave ne shtepi.Sa per “intelekthalene “i kerkoni vetem kaq,emrin,Jo pseudonimi qe i Ka vene UDB
Mjafton nje nga fotot e Rames me Vucic per te gjetur pergjigjen e sakte te asaj pyetjes ne titull!
Bedrush,
vertete nuk munden, Hashim Thaci dhe Cari jone, te shisnin Kosoven.
Por, jo per merite te tyre apo atdhedashurise, por per shkak te faktorit nderkombetar qe nuk lejuan kthimin e idese ne projekt konkret.
Ndoshta duhen sjell ne kujtese, perdredhjet si kurva te Carit ne Opinion, qe nuk e artikulonte me goje te vete idene e shkembimit te territorit verior te Kosoves me Medvegjen dhe Presheven, por si papagall kerkonte qe idene ta lanconte si ide, strategji te te ndjerit Ibrahim Rugova.
Freemasonry: Influence Peddlers of the World.
https://www.ctmin.org/pdf/Influe.pdf
Shyqyr qe kemi fenden
Është shpije ultë të thuhet se ndarjen e Kosovës e filloji Thqçi dhe Rama. Ne në Kosovë e dimë mir si ka ndodh por ketë e ka thënë disa herë në TV serbe Shefi i kabinetit të Presidentit Dobrica Qosiq, Ivan Mërkiqi, i cili shpalos idenë për ndarjen e Kosovës që shqiptarëve do tu mbeteshin zonat pa minerale. Kjo ide kishte u shfaq më në viti 1992 dhe siç thotë ai, paskan arrit një dakord me Ibrahim Rugovën.
Projektin e ndarjes së Kosovës e kishte botuar dhe në gazetën italiane “Limës” dhe sipas këtij artikulli: rreth 1/3 e territorit të Kosovës kryesisht pjesa qendrore dhe lindore do mbetej në Serbi, e pjesa tjetër shqiptarëve. Kur Qosiq dhe Rrugova ia prezantojnë Millosheviqit projektin, ai tërbohet dhe sipas Mërkiqit ua copëtoj projektin dhe ua hodhi fytyrës sepse donte Kosovën të tërën dhe pa shqiptarë.
Për ketë veprim Millosheviqi e detyrojini presidenti Qosiqin të jap dorëheqje por Rugovës nuk i mungoji fija e flokut!!!. Neve Rugova na thoshte se “…Serbia na faron për dy ore” për ta mbrojtë Serbinë duke shkaktuar frik e panik te qytetaret.
Ky zotria Mehmet Kraja duhet të fletë pse dërgoi Rugova në zyrën diplonatike të Kosovë në Tiranë dhe për rrolin e tij destruktivë ndaj UÇK dhe në veçanti për rrolin e tij në ngjarjet e viteve 1990 – 1999 në Shqipëri dhe dëmin alamet të madhe që ka shkatuar kombit.
Nuk e njeh historin e vertet te Shqiperise – hiqi syzet e enver-punizmit per tu kthjelluar. Do rifillojm luften e klasave, or taj i partajs bolshevike.
Bedru sherbetori i Ramutit. Tema e nxehte qe po diskutohet sot ne tryezen Euroatlantike eshte kundershtuar qe ne fillim me force nga Angela Merkel, ndersa Thaci i bente opozite ne FB qe territoret do shkembehen.
Kjo teme e nxehte e servirur nga Moska eshte paraprita e Luftes ne Ukraine, dhe me gjasa e ndonje lufte qe Evropa po perpiqet te shmangi ne Ballkan. Eshte paraprita e Liuftes qe me gjasa Vucic do e kishte nisur sikur Moska te mos ishte ndalur ne Ukraine. Eshte lufte qe Ramuti e ka ndjelle me kembengulje gjithe keto vite, per ti servirur Serbise dhe njehere Kosoven sic e kishte. Trami i dha Ramutit besim se plani do shkonte deri ne fund. Sabotoi deri diku Kosoven, po me Albin Kurtin kjo ka ngelur ne mes, dhe e ka vene legjitimitetin e Kosoves prape ne medyshje. Kjo eshte strategjia e larget e luajtur nga treshja Rama-THaci-Vucic. Dhe Bedriu po i sherben me besnikeri. Copa funderinash
Bukur mbanë në mendëje të kaluarën dhe je mik i së vërtetës në shpjegimin e saj. Të lumtë! Burrë i ditur dhe guximtar…
ik moj Sume, burre i ditur dhe guximtar. Me gjase te ishin burra te tille nuk do ishte Shqiperia ne kete gjendje. Copa legenash, servile te peshtire
Hashim Thaci,lider ne lufte dhe ne paqe i Kosoves e ka shkruar emrin e tij ne altarin e njerezve te ndritur te Kosoves. Pas heroit ĺegjendar Adem Jashari,Hashim Thaci do kete emrin dhe vendin e tij ne historine e kombit shqiptar.Vetem nese Rusia pushton Evropen dhe Serbia Kosoven do perpiqet te fshije keta emra.Kjo me siguri nuk ka per te ndodh.
Komentet tuaja skane lidhje fare me Sali Berishe Shqiponjen
Ju ncdo cdo tre fjale ,nje e keni per te.
Keni 30 vjet qe e sulmone o toske te…….
A se kuptoni qe ky eshte shekulli i gegeve me apo pa Sali Mbretin ????
Mjere kush harron te kaluaren.
Nuk do te kete te ardhme.
Lufta kunder Hashim Thacit dhe UÇK-se nuk eshte vetem pas çlirimit te Kosoves, pore ajo ka filluar qe me daljen ne Skene te UÇK- ku ajo u akuzua si Organizat kriminale e narkotrafikante, e plot sajesa te tjera.
Kur fitoi UÇK-ja me ndihmen edhe te Partnerve tane strategjik ateher keto sajesa u munduan ti veshin me “Fakte” qe ne te vertet asnje nuk eshte fakte, vecse sajesa te turpshme, te prodhuera nga Guzhina e berugradit dhe te shperndare nga keta sahan lipirsa te Tirabnes dhe te Prishtines.
Mjafton ta degjojsh Albin Kurtin kura me parturpesi deklaronte. Asgje nuk ka bere Serbia ne Kosove c`fare ka bere OÇK-ja gjenocid tek serbet duke trafikuera ogane Njerzore te Serbeve.
Sote qe keto nuk u vertetuan Kurti duhet ta dale para Shqiptarve dhe te beje autokritik per kete gambim kaqe te madhe ndaj luftetarve te lirise.
Te gjitha keto kerkojne vulen e Akademikut Mehmet Kraja i cili mendon se do te rrezoi Malin e Pashtrigut pore Mehmet Kraja dhe Saliistet nuk rrezojn dote as nje fije bari te malite te Pashtrigut e jo me Pashtrigun.
Lufta kunder Hashim Thacit dhe UÇK-se nuk eshte vetem pas çlirimit te Kosoves, pore ajo ka filluar qe me daljen ne Skene te UÇK-se, ku ajo u akuzua si Organizat kriminale e narkotrafikante, e plot sajesa te tjera.
Kur fitoi UÇK-ja me ndihmen edhe te Partnerve tane strategjik ateher keto sajesa u munduan ti veshin me “Fakte” qe ne te vertet asnje nuk eshte fakte, vecse sajesa te turpshme, te prodhuera nga Guzhina e berugradit dhe te shperndare nga keta sahan lipirsa te Tiranes dhe te Prishtines.
Mjafton ta degjojsh Albin Kurtin kura me parturpesi deklaronte. Asgje nuk ka bere Serbia ne Kosove c`fare ka bere UÇK-ja gjenocid tek serbet duke trafikuera ogane Njerzore te Serbeve.
Sote qe keto nuk u vertetuan Kurti duhet ta dale para Shqiptarve dhe te beje autokritik per kete gambim kaqe te madhe ndaj luftetarve te lirise.
Te gjitha keto Sajesa bashkpuntoret ee Beugradit kerkojne vulen e Akademikut Mehmet Kraja i cili mendon se do te rrezoi Malin e Pashtrigut por Mehmet Kraja dhe Saliistet nuk rrezojn dote as nje fije bari te malite te Pashtrigut e jo me Pashtrigun.
Ky Mehmet Kraja Kokra e Edepsezit.Po i ben nje Sherbim Agjentures Serbe dhe armiqve te Shqiperise dhe Kosoves.Edi Rama dhe Hashim Thaci jane dy Figura te ndritura per Ceshtjet Shqiptare.Keto Perralla te Ketij Kodoshi Lunatiki shkojne per Hosh Sali Kermes dhe celules Serbe