Thuajse në mbyllje të vitit, bizneset në sektorin e turizmit nuk e thonë dot qartësisht nëse 2025-a ishte një vit suksesi apo zbehjeje.
Operatorët turistikë pohojnë se në shifër vizitorësh, ky vit mbetet i mirë, me një rritje të moderuar që ka ardhur si rrjedhojë e tureve kulturore të pranverës dhe vjeshtës.
Në raport me të ardhurat e gjeneruara, bizneset e sektorit janë skeptikë. Tipologjia e turistit, kryesisht e re, në kërkim të eksperiencave por pa shpenzuar shumë, ka sjellë më pak të ardhura për ta. Ky rezultat vjen si efekt i një “marketingu” që s’mund ta kontrollosh.
Është viraliteti i videove në rrjete sociale që ka bindur një pjesë të mirë të turistëve se Shqipëria është një përvojë për t’u provuar dhe mbi të gjitha, shumë e lirë dhe pikërisht ata kanë kërkuar opsionet më të lira të mundshme.
Në akomodim kanë mbizotëruar apartamentet apo hostel, kurse në konsum blerjet në supermarket apo dyqanet e ushqimit të shpejtë. Sigurisht kjo nuk vlen për të gjithë turistët, por tipologjia mbizotëruese ka qenë kjo.
Balancimin e kanë bërë turistët që vijnë në ture kulturore dhe ata të moshës së tretë nga Europa Perëndimore, të cilët eksperiencën e Shqipërisë nuk e shohin si një “check in” por si një periudhë çlodhjeje me më shumë zgjedhje nga oferta turistike.
Turistë ka, por janë kursimtarë, ecuria e vitit 2025
Deri në fund të tetorit, Shqipërinë e vizituan 11.1 milionë të huaj. Të paktën kjo ishte shifra që raportoi Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit me një rritje 7% në raport me janar – tetor 2024. Gjasat janë që ky vit të regjistrojë një rritje disi më të ulët se ajo e një viti më parë, por në total të tejkalojë rezultatin 11.7 milionë vizitorë që u regjistrua deri në fund të 2024-s. Pavarësisht një numri më të lartë të hyrjeve të të huajve, konsumi ka qenë më i zbehtë duke lënë kështu më pak para në ekonomi.
Si numër vizitorësh jemi te pritshmëritë që kishim, pra që ky vit do të ishte njësoj si viti 2024. Ndoshta mund të cilësohet pak më i zbehtë sezoni veror. Kanë qenë turistë me kosto të ulët, të cilët kanë zgjedhur Tiranën, vendet rurale, agroturizmet. Karakteristikë e këtij sezoni veror ishte rënia e turistëve cilësorë, pra atyre që paguajnë më shumë dhe kërkojnë më shumë shërbime. Kishte rënie të këtij grupi në raport me vitin 2024”, shprehet Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.
Ndryshimi i tipologjisë së turistit duket se lidhet drejtpërdrejt me formën që ka ndikuar zgjedhjen e këtyre të huajve për të ardhur në Shqipëri dhe pjesa më e madhe u janë referuar rrjeteve sociale. Viraliteti që mori vendi ynë në rrjete sociale, që fillimisht lidhej me bukuritë natyrore, ushqimin e mirë dhe koston e lirë duket se u kthye në një bumerang që ka tërhequr gjithmonë e më shumë “kursimtarë” në një lloj “gare” për eksperiencën sa më të lirë.
“Nuk është se nuk patëm turistë këtë verë. Ndoshta patëm njësoj ose më shumë por ajo që bëri diferencën është tipologjia e turistit. Kjo është një tipologji e re ku dominojnë kryesisht moshat e reja që parapëlqejnë të shpenzojnë pak dhe të krijojnë eksperienca. Kërkojnë alternativat më të lira. Kjo moshë kështu sillet kudo jo vetëm në Shqipëri”, – pohon Arben Çipa, nga “Sipa Tours”.

Vjeshta korrigjon verën, turet kulturore gjithmonë e më shumë interes
Teksa vera shfaqi një situatë të zbehtë për turizmin, pranvera dhe tani edhe vjeshta përmirësuan bilancin turistik të vitit. Operatorët turistikë shprehen se kjo periudhë ka qenë me një ecuri pozitive dhe të huajt po parapëlqejnë gjithmonë e më shumë që në formë të organizuar në periudha kryesisht njëjavore të vizitojnë qytetet më të rëndësishme në aspektin kulturor.
“Vjeshta është shumë mirë. Ka një rritje të qëndrueshme dhe grupe të shumta që vijnë me ture kulturore në formë të organizuar. Po kështu, ka edhe shumë turistë individualë që shpenzojnë pak dhe zgjedhin të qëndrojnë nëpër AirBNB. Turet kulturore kanë qenë më të qëndrueshëm. Janë turistë që edhe shpenzojnë pak më shumë dhe zgjedhin të qëndrojnë deri në shtatë net duke lëvizur dhe duke eksploruar vende të ndryshme.
Vizitojnë Veriun, pra Valbonën dhe Thethin, vizitojnë vendet historike siç është Berati dhe Gjirokastra dhe ndalen edhe në Sarandë. Deri më tani mund të themi që numrat janë të kënaqshëm”, – nënvizon Kasa. Të njëjtën tendencë konfirmon edhe Çipa, i cili nga muajt e vjeshtës veçon shtatorin i cili bëri diferencën edhe për atë bilancin e turizmit të rërës dhe detit. Turet kulturore të përqendruara sidomos në tetor dhe nëntor mbeten në nivele të kënaqshme.
“Është vënë re një miks i turistit të pavarur, pra që vjen individualisht dhe operatorëve turistikë që sjellin në mënyrë të organizuar vizitorë për ture kulturore. Këto të fundit kanë pasur ritëm të kënaqshëm dhe akoma edhe sot që jemi në nëntor, shifrat e tureve kulturore mbeten në nivele të mira”, pohon ai.
Nga shërbimi te mungesa e ujit dhe infrastruktura, pikat ku duhet të reflektojmë
Gjatë këtij viti, shërbimi në sektorin e turizmit ka vijuar të shfaqë presionin që sjell mungesa e fuqisë punëtore të thjeshtë, por sidomos asaj të kualifikuar. Çipa shprehet se shërbimi te ne mbetet ende elementar.
Ai gjykon se ndoshta viti tjetër do ta gjejë më të përgatitur sektorin sepse po rekrutohen vazhdimisht punonjës të huaj.
“Ndoshta mund të evoluojmë pak në shërbim, pasi pjesën më të madhe të stafit po e marrim nga jashtë dhe kjo do të na bëjë të mundur që të përmirësohemi disi, por duhet të vihet theksi te profesionistët e sektorit që janë pika kyçe”, – nënvizon z. Çipa.
Gjatë këtij viti, për rajone të ndryshme në vend, problemet ishin të theksuara dhe në shërbime bazë, të cilat për zonat turistike janë të pakonceptueshme. Ndër to renditet mungesa e ujit në zonën e Golemit, mungesa e energjisë në disa zona, djegia e mbetjeve në Vlorë. Për Kasa këto janë elemente që përkeqësojnë vlerësimin e përgjithshëm turistik të Shqipërisë.
“Problem kryesor ka qenë mungesa e shërbimit. Turistët kanë pasur rezerva për këtë dhe nuk kanë nguruar ta shprehin si ankesë qoftë tek agjencitë e tyre, qoftë në biseda.
Kur ti paguan një dhomë me çmimin 300-400 euro është e pakonceptueshme që të të duhet të presësh 20 minuta për një kafe që është gjëja më e thjeshtë. Problemeve të tjera ne u kemi dhënë zë vazhdimisht. Kryesisht ankesat janë për kantieret e ndërtimit që mbeten hapur gjatë sezonit.
Pra subjektet ndërtojnë fare pranë strukturave akomoduese dhe kjo e kthen pushimin në një stres për turistët. Zhurmat që shkakton ndërtimi orar pa orar, inertet por edhe pamja që kanë objektet e papërfunduara nuk është aspak mikpritëse për syrin e një turisti dhe nuk të jep përshtypjen që je në një zonë turistike”, – nënvizon z. Kasa.

Viti 2026 pa surpriza, pritet të ketë të njëjtën ecuri si viti aktual
Viti 2025 pritet të mbyllet me një bilanc pozitiv për hyrjen e të huajve në Shqipëri, ku rritja pritet të jetë më e zbehtë se ajo e vitit paraardhës. Operatorët turistikë shprehen se edhe për vitin tjetër nuk presin ndonjë surprizë, çka do të thotë se ecuria e sektorit pritet të mbetet pozitive, por ritmet e rritjes më të ngadalta. Edhe tipologjia e turistit pritet që të mbetet e njëjtë me atë të këtij viti duke qenë se kryesimin e marketimit po e mbajnë rrjetet sociale.
Turizmi i organizuar do të dominohet sërish nga polakët teksa ai individual nga Kosova dhe Italia, edhe pse këto dy grupe po tregojnë luhatje herë pas here. Duhet të shohim me kujdes këto tendenca, sepse shqiptarët e Kosovës dhe italianët janë dy grupet më të mëdha të turizmit të paorganizuar, kurse polakët më të mëdhenjtë në turizmin e organizuar dhe gjasat janë që kështu të mbetet tendenca edhe vitin tjetër.
Franca, nga ana tjetër, edhe pse me tendencë në rritje ka numër të vogël turistësh. Izraeli është një tjetër treg që ka pasur rritje. Janë të paktën 100 mijë turistë që kanë ardhur nga ky vend nga prilli e deri në tetor. Ideja është që për Shqipërinë vijon të ketë interes, por ne duhet të reflektojmë dhe të bëjmë korrigjimet tona për të mos humbur terren. Gjasat janë që viti 2026 të jetë i njëjtë si 2025-a”, – shprehet z. Kasa. Edhe për Arben Çipën, pritshmëritë janë të njëjta për vitin e ardhshëm si në të ardhura, edhe në tipologjinë e turistit.

Monitor

Vetem shqipot bark pa ngopur e kan mendjen ku do ham te ndonje lokal i shtrenjt apo ku do paguajm shazlonin 100e.
Turistet vijn per te par qytetet e lashta per te ber plazh me peshqir ne rêve per te levizur me transport publik meqen se ska keu etj
Dhe nuk vijne me. Pershtypja e pare eshte shume negative, papasterti, zhurme nga minarete, cmimet e larta dhe sherbim vari k.
Turizmi eshte biznesi me lekundjet me te shpejta dhe te medha,ndaj analiza,strategjia dhe njohja e mungesa te identifikuara nga konsumatoret mbeten pika te rendesishme te qendrueshmerise ne ardhjet e turisteve.Ne gjithe boten turistet perpiqen te shpenzojne sa me pak dhe te marrin sherbim cilesor.
Kjo pune nuk duhet lene ne dore te Gjykates Kushtetuese,se e mori dreqi Drejtesine e Reformuar.Sipas Av.Zace Islamit SPAK DHE GJKKO i kane te gjitha kompetencat te arrestojne Kryeministrin,Zv e tij,ministrat,kur kane prova te mjaftueshme per vjedhje.Bota,qe thote ky Zotnia ka aq shume raste kur kryeministra,Presidenta edhe ne detyre jane pezulluar,gjykuar dhe burgosur sic ishte ay i Korese se Jugut..Kryeministrat,ministrat nuk jane imune ndaj vjedhjes.Keta vjedhin me shume.Po pastaj?Te mos denohen?Ku i gjen keto Ligje ky,qe vetem kryeministri ka te drejte te denoje ZV.e tij kur vjedh…?
Titulli i shkrimit asht humoristik.
Poshte Turizmi!
Strategji e ekonomise parazitare, shfrytezuese pa kriter e resurseve te kursyera naturore kombetare, nje politike anti-popullore e anti-kombetare e parazitit kryeminister megalloman.
Kujdes nga izraeli zionist, izraelitet blejne gjithcka me para, shikoni Qipron e Veriut ku nen etiketen e turizmit izraelitet kane blere prona e biznese restorantesh e te tjera, ne mase, ku tani JETOJNE , ne lagje te tyre te rrethuara nga vendasit te cilet nuk i lejojne te fusin hundet. Izraelitet “si turiste” jane shenje tejet e keqe. Kurva balliste Edvinrama bashke me faljen ishullin e Sazanit izraelitit kushnerit, beri bisedime ato kohe me raba izraelit per shtimmin e prioritetit per izraelitet ne hyrjen e tyre ne vend, sipas cfare u tha, por me shume gjase permbajtja e bisedes eshte mbajt kycur. Ballistit Edvinrama dhe shpures se tij PiSit here pas here u shfaqen ne publik pazare me zioniste sa per “teknologji survejimi”, sa per koncesione e sa per politika ne vend. Disa PiSa kane vizituar izraelin, ate vend famekeq, per trajnim e konferenca. Nuk dihet ne cfare stadi eshte deri tani pushtimi territorial i shqiperise mga ky vend, sa prona e toka e biznese ata zoterojne ne Shqiperi. Izraeli gatuan vazhdimisht politika territoriale jo vetem ne Lindjen e Mesme por dhe vendet e Mesdheut, duke shfrytezuat dobesite e Shoqerive te Hapura Dhjerokeatike, globalizmes dhe ekonomite e vendeve qe mezi mbijetojne. Poshte turizmi!
Vetëm zhvillimi i degëve të ndryshme i industrisë do të nxirrte këtë vend nga kolapsi i prapambetjes ekonomike. Turizmi sjell të ardhura jo të qëndrueshme aq më shumë kur mungesa e fuqisë punëtore rritet. Mungesa e zhvillimit të industrisë e bëri totalisht të pa qëndrueshme ekonominë tonë, tashmë ku turizmi dhe ndërtimi janë burimet bazë, qëndrueshmëria ekonomike pothuajse e pamundur.
Këtë ekonomi të paqëndrueshme do ta bëjë dhe më të thelluar dhe arsimi i pamjaftueshëm dhe jo i duhur që merret nga programet shkollore të nivele të ndryshme..
Nga shkollat tona dalin nxënës dhe studentë në masën më të madhe me pregatitje të pakta dijesh për të përballuar kërkesat e tregut të punës.
Forcimi i sistemit të arsimit ka qenë gjithmonë i rëndësishëm në vende me ekonomi të konsoliduara, pikërisht se i kanë dhënë rëndësi këtij sektori kanë pasur rezultate, po ne që pothuajse i mbyllëm shkollat profesionale dhe arsimit nuk i dhamë prioritet, ja tashmë në kolaps ekonomik.
Prioriteti në arsimim do të ndikonte në evoluimin e mentalitetit shoqëror dhe në përparimin e vendit.
Tashmë jemi shumë të vonuar, një mëndje e shëndoshë e ndriçuar nga dija bën në dekada, atë që nuk kanë bërë ndofta dhe shekuj.
Në vitet e para të “demokracisë” ekzistenca e ndërmarrjeve shtetërore solli dhe formimin e sindikatave të punëtorëve por këto sindikata i tradhtuan interesat për të cilët u krijuan ato u rekrutuan nga partitë politike dhe i tradhtuan interesat e klasës nga e cila lindën. Ato krerët e tyre fituan në privatizimin e ndërmarrjeve të përkrahur nga partia në pushtet dhe me mbylljen e tyre, qytetarët u bënë më të varfërdhe pushteti e shmangu atë organizatë që mund të mbronte interesat e tyre. Kështu në fabrika përpara privatizimit edhe pse punëtorët punonin jo gjithnjë administrata i paguante sigurimet e tyre kështu që sot vitet e punës janë në librezën e punës por me sigurime të papaguar në disa vite. (pa dijeninë e tyre). Kështu pushteti i asaj kohe eliminoi sindikatat e punëtorëve, rekrutoi krerët e saj gjë që solli për krerët përfitim ekonomik, për punëtorët varfëri. Kështu krerët e sindikatës kishin borxh pushtetit për përfitimet e tyre dhe punëtorët të pamundur ekonomikisht i manipulonin
pushtetarët lokal në zgjedhjet lokale. Pra rekrutimi i sindikatave, rezultoi në eleminimin e protestave, privilegje krerëve, varfërim punëtorëve. (manipulim në zgjedhje) Më pas çdo parti politike që fitonte zgjedhjet nuk ishte e interesuar të zhvillonte industrinë se do t’i hapte punë vetes me protestat dhe ndofta forcimin e sindikatave.
Kjo ishte e programuar, përça dhe sundo punëtorët për të privatizuar dhe krijo një shtresë fiktive klasore
të privilegjuar që do t’i shërbente pushtetit aktual.
Ja ku jemi sot pa industri, pa sindikata, pa ekonomi dhe një vend në udhëkryq. Kjo është “meritë” e partive politike (që me dinakëri u gdhinë në banda kriminale)që sot janë me pasuri të grabitura të popullit dhe mburren me vjedhjet se tashmë nga askushi janë dikushi dhe poshtërojnë ata që i grabitën, se ishin budallenj, që nuk morrën djersën e tyre dhe më vonë hodhën tezën”të gjithë fajtorë dhe të gjithë bashkëvuejtës” por vet dolën fitues me vrasje e grabitje.
Kështu lindën politikanët e pasur dhe kthimi më vonë i tyre në banda kriminale. Kështu lindëm dhe mbetëm në udhëkryq se varfëria dhe mjerimi i detyroi të përuleshin dhe të shisnin votën dhe të kalonin në një kalvar varfërie ku Rruga e vetme mbeti emigrimi(për të NDERSHMIN).