Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A janë nën hetim gjyqtarët e Kushtetueses nga SPAK? Dumani i përgjigjet Holta Zaçajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A janë nën hetim gjyqtarët e Kushtetueses nga SPAK? Dumani i përgjigjet Holta Zaçajt
KronikeLajmi i fundit

A janë nën hetim gjyqtarët e Kushtetueses nga SPAK? Dumani i përgjigjet Holta Zaçajt

Published: March 4, 2025
Shpërndaje

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka informuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj se asnjë gjyqtar kushtetues nuk është vendosur nën hetim, sipas një shkrese nga “Boldnews.al”.

Ky konfirmim vjen në një moment kur zëra të ndryshëm publikë, përfshirë edhe ish-ministrin e Drejtësisë, aktualisht avokati Ylli Manjani, ka deklaruar publikisht se është vënë në dijeni për një autorizim të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për lejimin e përgjimit dhe vëzhgimit të të paktën një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Historia e përgjimit të mundshëm të një gjyqtari kushtetues u shfaq për herë të parë në publik nga eksperti kriminalistik, Ervin Karamuço, në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, mbrëmjen e 19 Shkurtit 2025.

- Publicitet -

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një dalje publike për prezantimin e statistikave për vitin 2024 në 24 Shkurt të këtij viti, konfirmoi se institucioni që ajo drejton i ishte dërguar me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, për të mësuar më shumë mbi pretendimet e shfaqura publikisht nga eksperti Karamuço.

Pak ditë më vonë, kreu i SPAK-ut, Dumani, i ka kthyer përgjigje kërkesës së Holta Zaçaj.

Në krye të letrës, Dumani rithekson kuadrin ligjor, në bazë të të cilit Prokuroria e Posaçme “nuk mund të ndajë me institucione ose palë të treta që nuk janë subjekte të procedimit penal informacion mbi ekzistencës ose mosekzistencën e procedimit penal”.

Megjithatë,- i drejtohet Dumani, Zaçajt- “në përgjigje të interesit Tuaj, mund t’Ju konfirmojnë se në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal ndaj ndonjërit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe ju konfirmojmë se nuk është në statusin ‘person nën hetim’ asnjë prej gjyqtarëve kushtetues”.

Në vijim, kreu i Prokurorisë së Posaçme, duke cituar nenet 126 dhe 137 të Kushtetutës, shkruan se “Prokuroria e Posaçme nuk ka kompetencë për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve në çështjet konkrete, si të gjykatave të zakonshme, ashtu edhe të Gjykatës Kushtetuese”.

Por, sërish duke iu referuar nenit 148 të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, Dumani thekson se “Prokuroria e Posaçme ka juridiksionin dhe kompetencën që të ushtrojë ndjekjen penale për sjelljet jashtëgjyqësore të gjyqtarëve të çdo niveli, nëse ekzistojnë dyshimet se mundet të kenë kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv…” ose të çdo vepre tjetër penale…”.

Në shkresën e kreut të SPAK-ut përmenden dy detaje proceduriale; së pari, nuk ka kallëzim ndaj ndonjë gjyqtari kushtetues; dhe, së dyti, asnjë gjyqtar kushtetues nuk është “person nën hetim”.

Gjithsesi, këto dy elementë nuk përjashtojnë mundësinë që një individ, zyrtar, përfshirë edhe gjyqtar kushtetues, të jetë ose të ketë qenë në përgjim.

Indicja për nisjen e një hetimi penal mund të jetë kallëzimi, por mund të jetë edhe referim nga institucionet ligjzbatuese.

“Person nën hetim”, sipas Kodit të Procedurës Penale, është individi, të cilit i është shënuar emri në regjistrin përkatës të Prokurorisë. Ndërkohë, përgjimi (interceptimi) mund të përdoret edhe për individë, të cilëve nuk u është shënuar emri në regjistrin e “personave nën hetim”, por që mund të jenë të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vladimir Dushniku says:
    March 4, 2025 at 7:09 am

    Si do qe te jete GJYKATA KUSHTETUESE E RSH I TRADHETOI INTERESAT E POPULLIT SHQIPTAR KUR MBESHTETI LISTAT E MBYLLURA TE PAZARIT BERISHA-RAMA, qe eshte nje KRIM GRUSHT SHTETI KUNDER DEMOKRACISE,LIRIVE DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT DHE NE KUNDERSHTIM FLAGRANT TE PIKES 2 TE KUSHTETUTES SE RSH QE SANKSIONON SE “SOVRANITETI NE RSH I PERKET POPULLIT”!
    TURP I MADH PER KETE GJYKATE!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?