Data e çlirimit të Shqipërisë është 29 nëntori i vitit 1944, rivendosur edhe një herë tjetër nga Presidenti i Republikës, pas një debati disavjeçar midis forcave politike shqiptare. Por çlirimi i vërtetë, sipas misionit anglez të vendosur në Shqipëri në vitet e Luftës, kishte ndodhur disa muaj më parë, ose të paktën ishte marrë vesh se kush ishte fituesi. Dhe ky ishte Fronti Nacionalçlirimtar, i cili e kishte në dorë gjithë situatën në Shqipëri. Kjo nuk vihet aspak në mëdyshje as nga kundërshtari i tyre, drejtuesi kryesor i Organizatës së Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji. Ja çfarë shkruan ai në një analizë të hollësishme në librin e tij “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë”, shkëputur dhe botuar nga gazeta DITA:
“…E vërteta është që Balli Kombëtar, ndonëse si numër kishte shumicën e madhe të fshatarësisë dhe të shkollarëve, si forcë luftuese u pa qysh në fillim se ishte i një shkalle më të ulët, dhe kjo për disa arsye të brendshme (në radhë të parë, ajo e organizimit) dhe rrethana të jashtme. Ndërsa komunistët u organizuan në baza mistike të Partisë dhe futën me fanatizëm disiplinën në formë terrori, kuadrot i përgatiti, kurse Balli Kombëtar nuk kishte asgjë të këtillë. Ai nuk ishte një makinë mekanikisht e lidhur, por një marrëveshje ndërmjet njerëzish, që ruanin mëvetësinë e tyre, me të gjitha të metat e natyrës njerëzore ose të mendësisë së veçantë të shqiptarit. Në lëvizjet politike, si në çdo tjetër organizimin njerëzor, kuadrot janë gjithçka. Masat e gjera nuk mund të lëvizin dhe nuk mund të çohen në atë ose në këtë drejtim veçse nëpërmjet të kuadrove.
Dhe pikërisht formimit të kuadrove, që janë sistemi nervor i çdo organizimi njerëzor, Balli Kombëtar s’i dha as më të voglën rëndësi. Ndërsa komunistët përgatitën më parë kuadrat e disiplinuara në djalërinë qytetare dhe mandej mblodhën ndër to fshatarësinë, Balli Kombëtar e nisi punën nga fshatrat për të pasur numrin sa më të madh dhe kuadrat e çetave ose të fuqive të armatosura të tij qëndruan fshatare gjer në fund. Këto nuk kishin as shkathtësinë, as bindjen, as disiplinën e kuadrove të fanatizuara dhe djaloshare komuniste. Djalëria e Ballit Kombëtar nuk lozi as një rol në drejtimin e masave fshatare.
Balli kishte dy anë të ligshta, që më në fund, bashkë me mungesën e kuadrove, prunë shkatërrimin e tij. E para, ndërsa te komunistët urdhrat i jepte «partia», e ndier si diçka sipërnjerëzore, absolute, kundrejt së cilës s’mund të kishte fjalë as kundërshtim, tek Balli Kombëtar duhej t’i jepte Hasani apo Hyseni, duke u munduar t’i mbushte mendjen gjithkujt.
E dyta, në Komitetin Qendror të Partisë komuniste dhe te kuadrat e larta të asaj do të kishte një pikëpamje, një mendim, një vendim. Ata që mendonin ndryshe, qëroheshin shpejt. Kurse Balli Kombëtar mbeti gjer në fund një marrëveshje ndërmjet njerëzish, me pikëpamje e interesa të ndryshme dhe shpeshherë të kundërta. Qëndronin bashkë se s’kishin nga të mbanin.
Disa idealistë luftonin me gjithë mend për realizimin e Dekalogut, të tjerë e kishin pranuar atë vetëm si një nevojë. Gjithkush e dinte se në Komitetin Qendror të Ballit Kombëtar kishte dy rryma me pikëpamje e drejtime të ndryshme. Por e vërteta: është se që të gjithë e donin Shqipërinë, dhe interesat kombëtare mundoheshin t’i mbronin. Kjo ishte e vetmja lidhje midis tyre.
Ballit Kombëtar nuk i erdhi asnjë ndihmë nga të ashtuquajturit nacionalistë të Shqipërisë së Mesme dhe të veriut. Në dukje, këta linin të kuptohej, ose edhe e thoshin vetë, se e bënin me qëllim që Ballistë e Komunistë të hanin kokat njëri me tjetrin, për t’iu mbetur më në fund fuqia këtyre. Por ky ishte një shpjegim sa për të thënë diçka. Në të vërtetën, sistemi bajraktarist kishte vdekur dhe krerëve të veriut s’iu vinte pas askush veçse me rroga, sikurse patën shkuar disa herë pas Italianëve dhe Gjermanëve.
Por Balli Kombëtar nuk kishte rroga t’iu jepte prandaj s’mundi t’i vinte në ndihmë askush prej atyre. Po kështu nuk i erdhi në ndihmë as e ashtuquajtura «Lëvizje e Legalitetit», e cila u formua nën kryesinë e Abaz Kupit në Nëntor 1943, pasi ishte ndezur lufta civile dhe komunistët ndodheshin të kapërthyer me Ballin Kombëtar.
Nuk kishte vija ushtrish frontale kundrejt njëra-tjetrës, por ndahen deri katundet e lagjet në dy parti të kundërta, dhe deri familjet (pat qëlluar të kishte edhe vëllezër që merrnin anë të ndryshme). Këtë duhet ta kishim parasysh… Luftën e fitoi Enveri. Do t’i jepja dorën si në një lojë nëse nuk do ishte për Mukjen…”
a.c./dita
E kanë krahasuar diktatorin shqiptar me Hitlerin, ky krahasim është një akuzë poshtëruese që i bëhet vetë popullit shqiptaR
Qosja ka motivimet e veta ku studimore e ku të lidhura me politikën e ditës, teksa mban qëndrim mbi këtë krahasim të fortë. Dhe duhet të jenë të shumtë ata që kanë të njëjtin qëndrim me të Qosjes, por nën motivime të tjera. Edhe mua pra më duket pesë me hiç ky krahasim, s’ka gjë se tek Enver Hoxha nuk shoh çfarë sheh Qosja. Dhe gjej rast këtu për të plotësuar e saktësuar një ide timen të shprehur në një rrethanë tjetër.
Si zor të vihet ndonjëherë në diskutim që Enver Hoxha ka qenë një diktator brutal, por edhe duke qenë i tillë, madje pikërisht ngaqë ka qenë i tillë, ai i rri mirë historisë sonë shtetërore 100 vjeçare. Regjimi i tij, dhe ai vetë, që zënë më shumë se 1/3 e kësaj historie, nuk e turpërojnë apo njollosin kushedi se çfarë këtë histori. Ai regjim mund të sikletosë studjues qibarë të këtyre anëve, por jo shqiptarët në përgjithësi që e kanë pjellë, duruar, madje adhuruar, për gati 50 vjet me radhë.
Çfarë kemi patur përpara tij? Kemi patur (po mbetem tek figurat që e kanë dominuar këtë histori) Esat Toptanin, që ishte protagonist absolut në jetën politike e kombëtare për më shumë se 10 vjet. Dhe e dimë se kush ka qenë ai: një personazh aq mizerabël e i pafytyrë, sa nuk gjen qoftë dhe një autor që t’i justifikojë qoftë dhe një veprim. Pas tij erdhi Ahmet Zogu, që e pushtoi skenën deri në fillim të Luftës I Botërore. Dhe Zogu ish një që s’la krim e zullum pa bërë në funksion të projektit për të sunduar në Shqipëri. Pas Enver Hoxhës, qysh prej 23 vjetësh, po merremi me një që ecën në gjurmët e Toptanit, Zogollit, Hoxhës. Dhe e bukura është se është ky me të vetët që ngre zërin kundër Enver Hoxhës.
Mos vallë kjo don të thotë që nuk duhet thënë e vërteta për Enver Hoxhën? Absolutisht jo. Përkundrazi. Madje, edhe krahasimi mes Hoxhës e Hitlerit mund të bëhet për aq sa mund të bëhet. Por puna është se berishianët janë të fundit që kanë gojë për të hapur në këtë mes.
Fjalë për fjalë, NACIONAL-ÇLIRIMTARE domethënë se një komb lirohet rrënjësisht (çlirohet) nga pushtuesit. Që këtu ky emërtim ngec, sepse kombi shqiptar nuk mbaron tek Ura mbi Bunë në Shkodër, në Veri, apo në Kakavijë, në Jug; dhe të pranosh një ditë të tillë do të thotë të pranosh Shqipërinë e coptuar më 1913. Edhe në kohën e tanishme, regjizura dhe rolet e teatrit politik shqiptar s’kanë ndryshuar përveçse artistëve të rinj që i luajnë këto role. Njëra palë nga këta artistë thotë se ushtria gjermane kaloi Urën mbi Bunë më 29 Nëndor 1944 në orën 00:15 të natës/mëngjez; pala tjetër e artistëve thotë se ushtria gjermane kaloi Urën mbi Bunë më 28 Nëndor 1944 para mesante. Dokumenta të ardhura nga Gjermania në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë zyrtare tregojnë se forcat ushtarake të Rajhut III në Luftën II Botërore ishin në Shqipëri edhe më tej se 29 Nëndori 1944 dhe deri kur u larguan pa luftë në Dhjetor 1944 ikën sipas planit të tyre të tërheqjes nga vendet e Europës Juglindore. Si mund të ketë “ditë çlirimi” kur nuk ka patur luftime sulmuese çlirimi nëpër qytetet shqiptare apo front luftarak në tërë Shqipërinë për qëllime çlirimi?
Ç’do të thotë PUSHTUES? Përgjigjen e jep vetë historia shqiptare që nga fundi i Nëntorit 1944: zbatimin mizor të “luftës së klasave”, përndjekjet masive të njerëzve, humbjen e të drejtave të tyre, internimet, burgosjet e pushkatimet, sidomos të ajkës së kombit, të shkollarëve, atdhetarëve e klerikëve të besimit të lirë fetar; grabitja e pasurive të tundshme dhe të patundshme: fabrika, dyqane, mjete prodhimi, sipërfaqe toke, mallra, sende me vlerë, vepra arti, monedha ari e bizhuteri, të tëra sipas një plani të paramenduar me etapa për zhdukjen e pronësisë private biles edhe në mendjet e njerëzve, dërgimi jashtë Shqipërisë i pasurive kombëtare; prishja e raporteve shoqërore dhe traditave qytetare; rrethimi me tela me gjemba i Shqipërisë (në bashkëpunim me të huajt); humbjen e plotë të lirisë së fjalës, shtypit, përfaqsimit politik dhe mendimit.
Po idiot po. Prandaj flamuri shqiptar renditet krahas fituesve te WW2 cdo 8 maj , sepse nuk ka ka patur as lufte e as pushtues ne Shqiperi. Copat e mishit !
Me afrimin e 29-nëntorit, shtohet dhe kakofonia e zërave, të ndarë në dy kampe kryesore: Ata që e duan këtë datë si të vërtetë dhe ata që e urrejnë si të gënjeshtërt: Shqipëria u çlirua më 29, thotë njëra palë; Shqipëria u çlirua me 28-të, thotë tjetra.
Por tek këta të fundit, po krijohen së fundi dhe dy grupime: Ata që nuk pranojnë 29-ën si datë çlirimi, duke këmbëngulur se është 28-ta; si dhe ata që vetë 29-ën, e konsiderojnë dhe si datë fatkeqe, sepse sipas tyre u instalua sistemi komunist, që më pas – vijon arsyetimi – shkaktoi sa e sa viktima e të vuajtur.
Pra, nuk mjafton 28-ta apo 29-ta, një betejë datash që vazhdon për 20 vjet më rradhë, por kësaj i shtohet dhe debati mbi statusin e 29-ës, nëse ka qenë datë çlirimi apo “pushtimi” (komunist), siç thotë psh Besim Ndregjoni, një ndër emrat përfaqësues të të përndjekurve vitet e fundit – duhet theksuar – nga ata që në fillimet e `90 nuk njiheshin fare mes emrave simbol, jo vetëm të persekutimit komunist, por dhe të një potenciali intelektual imponues; një tregues ky, i rrënimit ndër vite të pozitës rrezatuese të kastës së të përndjekurve dhe përfaqësimit të tyre në shoqëri.
Sipas kësaj (a)logjike, 22 marsi nuk është dita e rënies së komunistëve nga pushteti pas mbi 4 dekadash udhëheqje, as dita e fitores së PD-së, si forca e parë demokratike në vend, por dita e vendosjes së sistemit të korrupsionit, mekanizmit të vjedhjes së votës, ndërtimit të një shoqërie ku ligjin e bën paraja dhe gangsterët me pushtet, etj. etj.
Sigurisht që nuk është kështu. Tranzicioni me plot probleme, nuk ka pse viktimizon data me vokacion triumfi ndaj së keqes. Më 29 nëntor, askujt nuk i shkonte në mendje, se ai “komandanti” me grusht në tëmth, do rezultonte një vrasës gjakftohtë; ashtu siç më 22 mars, të rrallë ishin ata që mendonin se “prijësi” me dy gishta, do ishte “litari jashtë” i lënë nga “komandanti”.
Po sikur anti-njëzetenëntshave t`u ofrosh 28-ën si datë çlirimi, a do mund t`ja ndryshojnë statusin dhe kësaj date duke e trajtuar si ditën kur u vendos diktatura?! Presim përgjigje, por jo revolucionare….
MUTI QE KA LENE PAS ENVER BASTARDI VAZHDON TE QELBET ERE TE RENDE EDHE SOT E KESAJ DITE SIDOMOS NE KOMENTET E KETUSHME
Gazeta DITA:
Te citosh Abaz Ermenjin ne konteks te nje libri te tij eshte fare e padrejte dhe i vjen era propagande enveriste. Abaz Ermenji ishte denuar me vdekje nga regjimi komunist i Enver Hoxhes dhe ka qene njeriu qe organizonte dergimin e diversanteve me ndihmen e CIA per te rezuar Enver Hoxhen nga pushteti dhe ne kete kendveshtrim eshte e padrejte te citohet ai gabim duke shkeputur vetem nje pjese ne konteks (madje pjese-pjese e shtremberuar nga origjinali po te lexohet me vemendje) me qellim diabolik qe duket sikur lavderon komunistet per aftesite e jashtezakonshme qe kane treguar gjate masakres qe kryen me popullsine civile kur e kishin futur vendin ne nje lufte te eger civile per pushtet, prandaj pyetja qe lind eshte:
PER CFARE I DUHEN GAZETES DITA DEKLARATAT E ANTIKOMUNISTIT ABAZ ERMENJ QE I PARAQET SIKUR LAVDERON KOMUNIZMIN STALINIST TE ENVERIT GJATE L2B?
Une per vete them se llogjet e lukunise enveriste ne histori duke filluar qe nga kalemxhiu i Enverit, Paskal Milo me Pellumb Xhufin dhe Marenglenin e Klasikeve te komunizmit si pjese e pandare e Akademise se Shkencave te Dinosaurit komunist, Skender Gjinushi, pra kjo lukuni fanatikesh qe derdellisin nate e dite llogje propagande te shemtuar ne median tone kombetare duke levizur nga nje studio TV ne tjeter studio TV, nuk bindin dot me shqyptaret dhe prandaj propagandes i duhet nje person autoritar nga llogorja e Armikut dhe gazeta DITA ka zgjedhur kete here Abaz Ermenjin duke e retushuar me kujdes qe te duket sikur lavderon komunizmin stalinist te Enverit qe e tregoi ne vitet 80-90 sa i afte ishte kur kist falimentuar ekonomine me tollona dhe bunkere per faqe te zeze te ketij shkrimi te gazetes DITA sepse sic e ka thene Churchilli:
AFTESIA E NJE REGJIMI DUKET NE FUND TE MANDATIT TE TIJ, SEPSE FILLIMI ESHTE GENJESHTAR
dhe:
Fjalen kryeministri anglez e kishte per regjimin e Hitlerit qe ngjante si dy pika uju me regjimin e Enverit edhe nga katastrofa qe lane pas sundimit te tyre. Per saktesi po postoj nje biografi te shkurter te Abaz Ermenjit per ata qe duan te mesojne te verteten:
“Abaz Ermenji ishte nje historian, politikan, nacionalist dhe luftëtar. Lindur në Ermenj të Skraparit më 1915. Diplomohet në Sorbonë në filozofi. Profesor në Lice të Korçës. Socialdemokrat, që urrente monarkinë dhe çdo sitem totalitar. Pjesmarrësit në demostratat e para antifashiste. Internohet në Ventotenne si antifashiste 1940-1941. Lider i Ballit Kombëtar. Formon në Tomoricë çetën e parë të Ballit Kombëtar ne 1942. Komandant i çetave të Ballit Kombëtar në jug, lufton kundër italianëve ne 1943 dhe hyn në Berat para kapitullimit të Italisë. Në vitin 1944 zhvillon luftën në Burizanë kundër një autokolone gjermane. Luftëtar antikomunist bën disa luftime me LANC komunist jugosllav. Në vitet 1945-1946 qendron në mal heraheres në Veri (Shkodër) dhe hera-heres në jug (Tomorricë). Largohet nga Shqipëria në vitin 1946, fillimisht në Greqi, mandej në Francë, si emigrant politik. Zgjidhet Kryetar i Ballit Kombëtar në Emigracionin dhe Komitetin e Shqipërisë së Lirë. Në bahkëpunim më anglo-amerikanët (CIA), organizon stërvitjen dhe dërgimin e vullnetarëve antikomunistë në Shqipëri për nxitjen e përmbysjes së diktaturës komuniste. Qeveria e Enver Hoxhes e dënon me vdekje duke shpallur edhe pagese per ekzekutuesin eventual jashte shtetit. Pas viteve ’90, behet kryetar nderi i partisë Balli Kombëtar në Shqipëri. Vdiq në Paris më 1998. Ka botuar veprën “Vendi i Skënderbeut në historinë e Shqipërisë”, dhe një studim i shkrimeve të tjera.”
NESE KY ANTIKOMUNIST KA LAVDERUAR KOMUNIZMIN SATRAP QE IMPLEMENTOI ENVERI
Aferim!
LANÇL ishte kopile e ruseve dhe serbeve dhe nuk ishte pjese e koalicionit anglo-amerikan-sovjetik. Nuk firmosi ndonjë shqiptar ne ate koalicion. Prandaj Shqipëria nuk u ftua ne Konferencën e San Franciskos Prill-Qershor 1945. LEXONI SHKRIMIN E KRISTO FRASHERIT.
Le te lehin qente si Uran butka e zagaret e perbindeshit te vicidolit per te denigruar luften na-cl te lavdishme te popullit shqiptar qe me 29 nendor u kurorezua me fitoren historike mbi nazifashismin, fitorja me e madhe dhe me e lavdishme ne historine politike te popullit shqiptar. Hyrja triumfale e komandantit te pergjithshem gjeneral kolonel Enver hoxha dhe kryeminister i qeverise demokratike i shoqeruar nga komandanti i lavdishem i brigades se pare gjeneral lejtnant Mehmet shehu dhe kolonel Myslim peza ne Tiranen e cliruar nga Mehmet shehu dhe parakalimi i tyre ne kembe deri tek tribuna e Hotel Dajtit nen brohoritjet e popullit kryeqytetas eshte nje ngjarje qe nuk perseritet dot ne histori per nga madheshtia. Ata qorra qe akoma i besojne mjeranit perbindeshit te vicidolit, bukshkelsit, dhe mosmirnjohesit me te madh te historise te shkojne te shohin veprat gjigande energjitike te Vaut te Dejes, Komanit, Fierzes qe u ndertuan nga Enver Hoxha qe e ka sot familjen me nje shtepi modeste dhe ish vila e tij ne bllok eshte sa 1/4 e viles se perbindeshit te vicidolit ne Lalez , njeriut me te urryer te planetit per shqiptaret dhe non grata nga dy fuqite me te medha te planetit. 22 marsi 1992 do te mbetet dita me e zeze ne historine politike te shqiperise qe solli regjimin ku mbizoteron i forti i lagjes, ku vendin e ka mbuluar droga, krimi , korrupsioni pasurimi marramendes i pushtetareve, vila e perbindeshit te vicidolit ne Lalez sa 4 here vila e Enver hoxhes dhe 2 here me e madhe se vila e Gedafit apo Mubarakut. Shikoni prinderit , gjysherit te shfytyruar cdo dite duke cuar femijet ne shkolle dhe ne 12 te dites radhe te madhe per te pritur femijet. Vetem kjo tregon qarte pse nuk shkojne vetem femijet ne shkolle si ne kohen e Hoxhes. Ky eshte regjimi qe instaloi perbindeshi i vicifolit me 22mars 1992 , ky eshte regjimi qe beri milioner spiunin nga Skrapari , cepani i humbur pa firmosur asnjehere ne bordero por per here te pare si kryeminister qe sot eshte njeriu me i urryer i planetit per shqiptaret.
HAHAHA!
Ja te gajasem edhe une si fanatiket e Enverit me krimet e tyre:
Kolonel Myslym Peza qe nga Killer me pagese i Kralit te Serbise u be Komunist
Kolonel-lejtnant Mehmet Shehu qe nga Cub Kasap nga Corrushi u be Poliagjent
Dudumi Enver Hoxha qe nga Bythar i Bahri Omarit u be Kumandar qe vrau Poliagjentin
Doktori i Hysniut, Sali Berisha qe nga Varkar i Enverit u be Demokrat dhe President
Spiuni i Sigurimit Like Floriri nga Hajdut me cizme me tefter ne dore u be President
Bojaxhiu Edi Rama qe nga cuni i Killerit te Enverit u be Kryeminister qe korruptoi FBI
Shqyptaret dru me pre qe nga barinj mali te Zogut, Enveri i beri si Fis prej Afrike Zulu
HAHAHA!
Ka shpjeguar me nje fjali antikomunizmin dhe patriotizmin e verioreve.
Degjoni more halene “Intelektuale” sa ere te ndyre vjen edhe pa ia zbuluar kapakun ! Njeriu me i felliqur shqipfoles , por edhe me injoranti e antishqiptar i betuar , qe vjell dite e nate vrer e helm , me shprese te gjeje qofte edhe nje qe ta mbeshtese . Yyyyyt . . . kerme !