Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turpi i Parlamentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Turpi i Parlamentit
KomenteKryesore

Turpi i Parlamentit

Published: 31 Tetor, 2023
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Asnjëherë nuk e kam kuptuar, dhe, si duket do e kem të vështirë të kuptoj, se si një grumbull njerëzish, për më tepër deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, shkojnë pas një njeriu, i cili, hallin e tij përsonal, e ktheu në një çështje të përgjithshme të opozitës.

- Publicitet -

E cila e di krejt mirë që nuk është fjala as për rrënimin e saj, sepse është vetë rrënuar, as për ndarjen e saj, sepse është vetë ndarë, as për të ndaluar reformat, se askush nuk mund ta ndalojë, por thjeshtë për të mbrojtur një familje, të shpallur “ non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Britania e Madhe.

Nëse dikush do të ketë pasur pikëpyetje nëse arsyet e shpalljes së pa dëshiruar të familjes Berisha, lidhur me sistemin e drejtësisë, do të kishin ndonjë të vërtetë, mjafton kjo që po ndodh këto ditë, sulmi ndaj gjithë organeve të saj, sulmet e pa shfrenuara, agresiviteti ndaj prokurorëve dhe trupave të veçantë të gjyqësorit, për të qenë i bindur se asgjë nuk është e rastësishme.

Përse është ngritur gjithë kjo valë tërbimi politik ndaj sistemit të drejtësisë, posaçërisht ndaj SPAK-ut? Është e rastësishme apo vazhdë e asaj që ka ndodhur edhe më heret?  Që kur drejtuesit e këtij institucioni u bënë papritur pjesë e klaneve dhe grupeve mafioze?

Në të gjitha rastet kur drejtësia, sado e dobët ka qenë dhe e nënshtruar, ka synuar të vërë dorë në kupolën politike të opozitës, sidomos kur ishte në pushtet, e më keq akoma, të familjes së saj biologjike, tërbimi ka qenë i njëjtë me tërbimin e sotëm. Është përmbysur gjithçka, është shantazhuar kushdo që i ka dalë përpara, janë hapur dosje të sajuara dhe janë fshehur të vërteta therëse, janë nëpërkëmbur ligje dhe vendime, janë kthyer prapsht përgjime autentike dhe video të provuara si reale janë shpallur të pa vlefshme.

Gërdeci ishte një rast, i hapur, i mjaftueshëm për të qenë kushdo i bindur se vetëm një drejtësi e nënshtruar ishte e dobishme për klanin politik sipëror të opozitës së tanishme.

21 Janari ishte prova tjetër. Më e rënda në historinë tonë politike, ku brenda një nate, pasi dështoi puçi i vogël politik kryeministror, për të lënë vrasjet në duart e demonstruesve me çadra,  u shpallën hora bulevardi presidentë dhe gazetarë, e lavire bulevardi kryeprokurorja e republikës.

Opozitarëve të tashëm duhet t’u kujtohet çasti kur shefi i qeverisë, i njëjti që sot bën thirje për revolucion, ktheu prapsht kërkesën e prokurorisë për të marrë në pyetje stafin komandues të gardës, duke gjetur kohën e duhur për të fsehur provat mizore, që dëshmonin se kush qëndronte pas vrasjeve. Rruga e Kombit, po ashtu.

Të gjitha kanë dështuar nga klima e terrorit,  e krijuar mbi sistemin e drejtësisë, nga britmat e turmës linçuese, mbështetur në Gardën e republikës, në dhunën e ushtruar nga aparati i Ministrisë së Brendshme dhe i Shërbimit Informativ Kombëtar.

Tani çfarë duan?

Deri kur do të ishte i paprekshëm ish shefi i qeverisë? Përse ndaj një njeriu, që ishte në pushtet për shumë vite , nuk mund të jenë të njëjtat masa si ndaj çdo qytetari apo pushtetari tjetër? Si është e mundur që njeriu i pushtetit nuk njeh pushtetin gjyqësor, për më tepër quan nul çdo vendim të tij?

Vërtet këtë e bën për të ruajtur opozitën? Deri kur opozita do të jetë e njësuar me një njeri të vetëm dhe shumica e deputetëve nuk bën gjë tjetër veçse shkon pas tij si dele të bindura?

Berisha nuk e ka hallin të askujt tjetër, veç të familjes së tij. Më shumë se hallin e tij privat, ka hallin e familjes së tij biologjike. Çfarë e bën “Abin” e tij të ndryshëm nga përfituesit e tjerë? Vërtet në opozitë nuk ka njerëz që mendojnë?

Të shikosh pasurinë e konfiskuar dhe të shpallur të “Abit” dhe bijës kryeministrore, edhe më qorri e di se kjo nuk është një pasuri e vënë ndershmërisht. Sepse është e pamundur të bësh ndershmërisht, pa asnjë firmë private, asnjë përfshirje në vepra të njohura, një pasuri të tillë.

Nëse ai ka përfituar nga “kjshërinjtë” e tjerë për t’i përfaqësuar, në shkëmbim të një përqindje interesi, që e bëri atë pronar de fakto të 17 kullave, a nuk vjen kjo pikërisht nga qenia si dhëndërr kryeministror? Sikur vetëm kjo të ishte , vjehrri i tij duhet ta dijë se kjo është thjeshtë shfrytëzim i emrit të tij politik dhe biologjik. Nuk ka asnjë tjetër.

Opozita ishte përgatitur të bëjë mbrëmjen e djeshme në parlamentin e Shqipërisë, një grusht të vogël shteti, projektuar nga njeriu me damkë, Bardhi dhe miratuar nga kupola e lartë drejtuese.

Thirrja për të hyrë me forcë në parlament do të thoshte përleshje në dyert e parlamentit. Synim për të zaptuar me dhunë selinë e Kuvendit. Ku, sëbashku me deputetët, do të hynin edhe një grup i gatshëm militantësh të verbër, për të bërë fakt të njohur zaptimin e Foltores dhe të godinës parlamentare.

Synimi i projektuar nga opozita ishte që nga përleshjet të shkohej në dhunë, për më tepër, në derdhje gjaku dhe jetë të humbura. Pak a shumë do të përsëritej skenari i 2 prillit në Shkodër, ku tani, nxitës dhe organizator nuk do të ishte Azem Hajdari, por Gazmend Bardhi.

Në ndryshim nga Hajdari, që fuste vetë duart në rrëmujat e ndodhura, Bardhi do të ishte njeriu që komandon nga larg, si ndodhi në Elbasan, ku, pasi njerëzit u vranë dhe u plagosën, ai qëndroi larg, megjithëse duhej të ishte i pandehuri i parë. Sepse, nuk thonë kot, “më i keq gërgasi, se sa dorasi”.

Institucione jashtë Shqipërisë, që e monitorojnë atë, ndërkohë edhe ndjekin nga afër jetën politike dhe zhvillimet e saj, që prej dy ditëve ishin të shqetësuara për parashikimet e asaj që mund të ndodhte, dhe që do i shërbente kreut të Foltores për të deleguar problemet në një krah tjetër, dhe akuzuar qeverinë si eklip vrasësish, të fjalës së lirë, parlamentarizmit, e lidhur me krimet e komunizmit etj., duke sjellë në një kah tjetër çështjen e tij private.

E gjithë lufta e opozitës do të jetë në parlament. Do të ketë bllokim të foltores, rrëmujë, britma, çjerrje, përbetime, zhurmë, por plani i saj për përgjakje nuk do të ndodhë. Nuk do të ketë viktima dhe as të lënduar.

Opozita do e ketë të vështirë të spostohet në sheshe. Ndryshe nga deputetët besnikë të Foltores, edhe kur këtë e bëjnë nga loajaliteti, njerëzit e dinë krejt mirë se fjala nuk është për asgjë tjetër, veçse atë që është më themelore:

Sistemi i Drejtësisë, përmes SPAK, guxoi të godasë më në fund aty ku duhej goditur që në krye të herës. Të paprekshmit! Dhunuesit e ligjit dhe të drejtësisë! Thelbin e korrupsionit politik e financiar.

Ata që mendojnë se, më në fund, do të vijnë në pushtet përmes përplasjeve, planeve ogurzi dhe sjelljeve delirante, do e kuptojnë shumë shpejt se kanë ndjekur njeriun e gabuar, thjeshtë në hallin e tij, duke u bërë në të njëjtën kohë, dëshmi e transformimit të karakterit njerëzor.

Në mos sot, një ditë të ardhshme Berisha do të shkojë para gjykimit. Do të jetë i fajshëm apo e gjithë kjo ka qenë një goitje politike, kjo do të vendoset një ditë. Të pakët janë ata që besojnë në pafajësinë e tij. Vila e familjes në Gjirin e lalzit, më komode dhe më e madhe se vila e Enver Hoxhës në bllok, për më tepër vilë private, krahas 16 apartamenteve , secila nga të cilat, mbi 300 metër katror në Tiranë, duhet të gjykohen. Berisha do të jetë njëri prej tyre.

A do të jetë i fundit i familjes së tij.

Dhëntë Zoti dhe opozita të kuptojë deri atëherë dhe të mos çohet në “revolucion” kur radha të tjerë e të tjerëve në familjen ish-kryeminstrore…

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  • Programi bërthamor i Iranit, ministrat e jashtëm evropianë mblidhen sot në Gjenevë
  • Morën vilën me qira dhe e përdorën për ushtrim prostitucioni, arrestohen katër kineze në Durrës

Komentet e Fundit

  1. Humoristi në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  2. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  3. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  4. NATO në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  5. Historjani modest në Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?