Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Abuzimi me tenderat e UKT, SPAK mbyll hetimet, akuzat për tre zyrtarët dhe një biznesmen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Abuzimi me tenderat e UKT, SPAK mbyll hetimet, akuzat për tre zyrtarët dhe një biznesmen
KronikeLajmi i fundit

Abuzimi me tenderat e UKT, SPAK mbyll hetimet, akuzat për tre zyrtarët dhe një biznesmen

Published: May 9, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për 4 zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tenderat e Ujësjellës Kanalizimit Tiranë.

Bëhet fjalë për Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja punonjës të UKT-së, si dhe për Bledar Shemaj ortak dhe administrator.

Sipas SPAK, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH. Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj.

- Publicitet -

Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 161, të vitit 2020, dhe ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq (datë 07.05.2024), në ngarkim të pandehurve:

– Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.

– Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera rezulton se, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH. Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme.

Ndërkohë që i pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?