Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Admirali rus shfaqet çuditërisht në video-konferencë edhe pse ‘kishte vdekur’ më parë në sulm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Admirali rus shfaqet çuditërisht në video-konferencë edhe pse ‘kishte vdekur’ më parë në sulm
AktualitetBote

Admirali rus shfaqet çuditërisht në video-konferencë edhe pse ‘kishte vdekur’ më parë në sulm

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Komandanti i flotës ruse të detit të Zi është shfaqur dje në mënyrë misterioze në një takim të drejtuesve të lartë ushtarakë të Moskës, edhe pse ishte deklaruar i vrarë disa ditë më parë nga ushtria e Ukrainës.

Në videot dhe fotot e shpërndara nga ministria ruse e mbrojtjes, shihet admirali Viktor Sokolov që merr pjesë në takimin në lidhje video me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe krerë të tjerë të ushtrisë.

Dhe në fakt admirali dukej të fliste në takim por shihej që rrihte qepallat sa për të treguar që ishte gjallë, ndërsa dhe karrigia e tij dukej ndryshe nga komandantët e tjerë detarë.

- Publicitet -

Shfaqja e tij misterioze vjne pasi zëdhënësi i Kremlinit refuzonte më herët të komentonte mbi pretendimet ukrainase se Sokolov ishte vrarë gjatë përplasjeve ushtarake.‌

Ukraina ka njoftuar kësaj javë se Sokolov ishte një nga 34 ushtarakë të vrarë në një sulm me raketë ndaj selisë së flotës ruse në portin e Sevastopol.‌

Kritikët pretendonin se shfaqja e admiralit në video mund të ishte një inskenim teknik për të çmontuar pretendimet e vrasjes së tij.

Ndërkohë nuk ka ende komente për çështjen nga ushtria e Ukrainës.

Ukraina tha se 105 ushtarakë u plagosën në sulmin me raketë ndaj selisë së Flotës Ruse të Detit të Zi, por kanalet ruse të rrjetit Telegram menjëherë përgënjeshtronin lajmet.

Rrjetet ruse në Telegram si ‘Grey Zone’ dhe Military Informant’ thonin se kreu i flotës, Admiral Viktor Sokolov, u shfaq në takimin e ministrisë së mbrojtjes dhe se ai nuk gjendej në selinë e goditur nga raketa në Sevastopol në kohën e sulmit.

Lufta e informacionit në rrjet për të fituar opinionin publik, është një nga spketet më të ashpra të konfliktit në Ukrainë, pas përplasjeve te përgjakshme me arme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave
  • Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje zyrtarin e Ministrisë së Financave

Komentet e Fundit

  1. Dursakja prej shekujsh. on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Dursakja prej shekujsh on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  3. Replikuesi on Pasqyra e Dublinit
  4. Fermer on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. labi on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?