Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meteorologjik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meteorologjik
AktualitetEkonomi

Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meteorologjik

Published: May 27, 2025
Shpërndaje

Albcontrol njoftoi së fundmi në sistemin e prokurimeve se lidhi kontratën me kompaninë fituese T B S 96 SHPK për të realizuar blerjen dhe instalimin e sistemit meteorologjik automatik në shërbim të Aeroportit të Vlorës. Në dokumentet e procedurës kompania publike përcakton se ky sistem është i nevojshëm për rritjen e sigurisë dhe veprimet operacionale në aeroportin në Jug të Shqipërisë.

“Me qëllim rritjen e sigurisë dhe realizimin e veprimeve operacionale në Aerodromin e Vlorës, Albcontrol kërkon të instalojë një sistem të integruar meteorologjik automatik AWOS/ATIS për matjen në kohë reale të të dhënave meteorologjike, kontrollin dhe verifikimin e tyre (nëpërmjet dy kopshteve meteorologjik të instaluar në të dy anët e pistës), marrjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre në sistemin qendror AWOS dhe transmetimin e tyre në sistemet e tjera ndërfaqësuese sipas formateve të caktuar (mesazhet meteorologjike) si dhe në frekuencë”, thuhej në dokumente.

Sipas të njëjtave sistemi i integruar AWOS/ATIS do të sigurojnë informacionin e kërkuar për planifikimin operacional të aviacionit te kategorisë I (Cat I) dhe për të garantuar siguri të plotë në operacionet e fluturimit ulje/ngritje.

- Publicitet -

Punimet për plotësimin e infrastrukturës së nevojshme të Aeroportit të Vlorës janë në proces e sipër edhe pse në fillim të majit u mbaj një ceremoni e posaçme e certifikimit të pistës së këtij aeroporti. Pavarësisht këtij fluturimi “certifikues” në këtë aeroport nuk mund të kryhen momentalisht operacione duke përcaktuar se fillimi i aktivitetit nuk pritet të jetë së shpejti.

Këtë e konfirmuan së fundmi edhe turoperatorët e turizmit të cilët nënvizuan se kontratat me garanci që kishin nënshkruar për rajonin e Vlorës me strukturat akomoduese ndoshta do të viheshin në diskutim ose do të operoheshin nga Tirana sipas mundësive për shkak se është e pamundur që këtë vit të ulen charterat sikurse ishte përfolur me herët për aeroportin e ri.

Aeroporti i Vlorës zotërohet nga Mabco Constructions SA e cila mori kontrollin e plotë mbi kontratën koncesioneve në fund të vitit 2022 kur bleu nga ortaku YDA Insaat Sanayi ve Ticaret 40 për qind të aksioneve. Investimi i deritanishëm i deklaruar nga përfaqësuesit e qeverisë për këtë aeroport ka arritur 140 milionë euro por ende nuk është dhënë një afat për nisjen e operimit të këtij aeroporti.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?