Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ahmeti letër liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në RMV
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Ahmeti letër liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në RMV
Uncategorized

Ahmeti letër liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në RMV

Published: October 27, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i saj, Ali Ahmeti iu ka dërguar letra drejtuesve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për siç bëjnë të ditur, për “mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe stabilitetit dhe harmonisë ndëretnike që ajo ka ndërtuar”.

“Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken.

Në këtë letër, Ahmeti shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në shtetin shumëetnik”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

- Publicitet -

Më tej bëjnë të ditur se letrat kanë të bëjnë për tri vendime të fundit duke treguar ato.

“Planet për shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndalimi i identifikimit të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i një shumice qeverisëse pa përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike përbëjnë kërcënime serioze për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit në tërësi. Ai i bën thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë për veprim të përbashkët për mbrojtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

BDI ka zbuluar letrën dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të cilën ua përcjellim në formë të integruar dhe pa ndërhyrje:

I nderuar Z. Edi Rama,
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,

Ju shkruaj sot me shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat rrezikojnë arritjet historike të Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet themelore të barazisë dhe paqes në shtetin tonë shumëetnik, e veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Planet e trishta, edhe atë çuditërisht të paralajmëruara nga Qeveria e vendit, se Gjykata Kushtetuese pritet të shfuqizojë dispozitat kryesore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, që bën gjuhën shqipe një gjuhë zyrtare të barabartë sipas Amandamentit 5 të Kushtetutës, përbëjnë një goditje të rëndë mbi Marrëveshjen e Ohrit, barazinë, harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin në vend.

Për më tepër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar identifikimin e përkatësisë etnike të qytetarëve në institucionet shtetërore shkel parimin e të drejtave kolektive të komuniteteve etnike, dhe për rrjedhojë anulon edhe instrumentet kryesore të balancuesit dhe të mekanizmit të Badenterit, të cilët ishin në thelb të Marrëveshjes së Ohrit. Ky mekanizëm është krijuar për të garantuar të drejtat kolektive të komuniteteve etnike sipas realitetit demografik, duke siguruar një mbrojtje themelore ndaj çdo mbizotërimi. Gjykata kushtetuese duke eliminuar deklarimin e përkatësisë etnike shkel vetë Kushtetutën, ku si vlerë themelore të saj ka përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, dhe se na kthen në gjendjen para arritjes së Marreveshjes Paqësore të Ohrit.

Së fundmi, pas zgjedhjeve të fundit, parimi themelor i Marrëveshjes së Ohrit, që kërkon formimin e një shumice politike bazuar në përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike, është shkelur rëndë. Ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me BDI-në, por prek parimin e përfaqësimit të drejtë, i garantuar nga Amandamenti 6 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, dhe qëndron si një mekanizëm mbrojtës për të parandaluar mbizotërimin e shumicës ndaj joshumicës.

Këto tre goditje të mëdha ndaj themeleve të Marrëveshjes së Ohrit përbëjnë një kërcënim serioz për paqen, stabilitetin, harmoninë ndëretnike dhe demokracinë multietnike në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë thjesht çështje të brendshme politike, por kanë pasoja të rënda për rajonin dhe për stabilitetin e tij. Këto ndërhyrje kërcënojnë të zhdukë elementet kyçe të paqes dhe të barazisë, duke na kthyer në kushtet e para vitit 2001, që ishin shkaktarët e krizës dhe luftës së atij viti.

Në këtë moment kritik, ju bëj thirrje për veprim të përbashkët dhe të vendosur për të mbrojtur arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e garantuara të shqiptarëve. Angazhimi juaj për të sensibilizuar partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet relevante për këtë krizë kushtetuese dhe politike është i domosdoshëm.

Ju falënderoj për përkushtimin tuaj të palodhshëm ndaj çështjeve shqiptare dhe stabilitetit të rajonit.

Me nderime të larta dhe respekt,

Ali Ahmeti
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    October 27, 2024 at 7:22 pm

    Gjete Xhami te falesh ,o Ali Ahmeti!Ky ka bere sot zgjedhjet e Bullgarise ne gjysmen e Shqiprise.
    Ore Ali,,Kineze ka pasur Shqiperia. Sa punetore qe ishin,,sa te thjeshte qe ishin! po bullgare ne Shqiperi nuk dinim.
    Se cfare vaporri i solli,Se cfare UFO i pruri,Edi Rama e di.

    Reply
  • mali says:
    October 27, 2024 at 7:42 pm

    Demo do te rrosh me shume se mua,thote populli.
    Me dole perpara.
    Boboshtica o demo na u kthye ne greke,ti nuk e di.
    Ata marin 300 eurot nga greku.
    E quajne veten vllahe.
    Qeveria lokale e Korces eshte plehre ,pasqyre e Edi Rames.
    Historikisht kemi dyndje sllave qe nga gryke e Cangonjit e deri ne rreze te Qafe e Qarrit ku ngriten vend banime. Edhe toponimet jane ndryshuar sipas periudhave.
    Por nuk mund te themi qe jane 100% race e paster sllave sepse nuk kane gjurme te kultures se tyre identike.

    Reply
  • Arber iliri says:
    October 27, 2024 at 9:07 pm

    Sllavo maqedonet dihet se jane nacionaliste radikale.Mendoni te shkoni ne zgjedhje te parakohshme dhe mos i ndani votat shqiptare te gjithe bashke,keto letra nuk kane ndonje vlere te madhe.Ju do e beni ndryshimin

    Reply
  • mali says:
    October 27, 2024 at 11:27 pm

    Sa per kete leter te Ali Ahmetit nuk eshte nje problem qe te kaloje ne heshtje nga kombi shqiptar.
    E shikoni si po mblidhet lemshi qe duan te na zhdukin si komb ne ballkan? E kush? Sllavet.
    I pate pleherat shqiptare qe na hapen qendra votimi per bullgaret?
    Kemi fatin qe Kosova ia vuri kufirin ne thana qe te shpetoje kombin shqiptar.

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2024 at 2:14 am

    Ne emer te drejtave te popullit vella kinez,Ne Respekt te drejtave te komyniteteve ethnike qe jetojne ne kete Han pa Porta,kerkoj respektimin e te Drejtave te njeriut sipas standarteve te BEmperndryshe s`ka BE as ne 2030.
    Edi Rama respekto te Drejtat e popullit kinez ne Shqiperi ,sepse e ke lene pa perfaqesim.
    Sipas Standarteve te BE,jane pronare te Kombinatit textileve Mao Ce Dun ne Berat.Jane Pronare te Hidrocentralit Mao Ce Dun ne VaDejs,Jane pronare te Hidrocentraleve te Fierzes dhe Komanit-Miqsia Shqiptaro-kineze,Jane pronare te Aeroportit te Gjadrit qe ja dhe italjaneve.Jane pronare te Kombinatit Metalurgjik Celiku Partise,qe ja dha Berisha pushtuuesit Turk.
    Jane Pronare eskluzive te Radiostacionit-Kina Popullore ne Cerrik,te cilin e ndertuan 2 here,ne 1966 dhe 2011,por ti i perzure.Do te hedhim ne gjyq Nderkombetar.Atje ne fushen e Pazhokut do ndertojme shtetin Sovran Kina Popullore.Do ta hash 10 fishin e Baxhetit.
    Miqsia Shqiptaro-Kineze do sjelle ketu gjys miljardi kineze te jetojne ne keto qendra te medha Industriale,qe i kane ndertuar vete.Populli kinez kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme,Te kete perfaqesuesit e vet ne parlament,
    Ha mut nashi.9 kombesi i krijove ne Shqiperi me gjithe kombin Bektashian,,Shto edhe nje-Dhjete,.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?