Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ai nuk i trajton siç duhet njerëzit”, Trump akuzon Putin se flet ‘budallallëqe’ për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Ai nuk i trajton siç duhet njerëzit”, Trump akuzon Putin se flet ‘budallallëqe’ për Ukrainën
BoteLajmi i fundit

“Ai nuk i trajton siç duhet njerëzit”, Trump akuzon Putin se flet ‘budallallëqe’ për Ukrainën

Published: July 9, 2025
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin të martën se flet “budallallëqe” për Ukrainën, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë armë për Kievin që ta mbrojë veten kundër pushtimit rus. Në deklarimet e tij për media, Trump është shprehur i zemëruar me liderin e Kremlinit për çështjen e luftës së nisur nga Moska gati tre vjet e gjysmë më parë.

“Putini na godet me shumë budallallëqe, nëse dëshironi ta dini të vërtetën. Ai është shumë i mirë gjatë gjithë kohës, por kjo rezulton pa ndonjë kuptim”, u ka thënë Trump gazetarëve pas një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump e ka përsëritur se është shumë i pakënaqur me Putinin prej bisedës së tyre të fundit javën e kaluar që nuk ka rezultuar me përparim drejt një marrëveshjeje për dhënie fund të luftës, për çka presidenti amerikan avokon prej kthimit në pushtet. I pyetur për interesimin e tij në një projektligj të Senatit për më shumë sanksione ndaj Rusisë, Trump ka thënë se është duke e vëzhguar me shumë interesim.

- Publicitet -

Kritikat e Trumpit ndaj Putinit kanë ardhur një ditë pasi ai ka thënë se do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, duke përmbysur kështu një njoftim të Uashingtonit javën e kaluar se do t’i ndalë disa dërgesa armësh.

“Putini nuk është duke i trajtuar siç duhet njerëzit. Ai është duke vrarë shumë njerëz. Prandaj ne do të dërgojmë armë për mbrojtje dhe unë e kam miratuar këtë”, ka thënë Trump.

Ai është zotuar për dërgim të menjëhershëm të 10 sistemeve Patriot në Ukrainë, sipas raportimeve të disa mediave amerikane. Trump, po ashtu, i ka bërë thirrje shefit të Pentagonit, Pete Hegseth që t’i nxisë kontraktorët të rrisin prodhimin e armatimit. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben Tashko says:
    July 10, 2025 at 3:03 am

    Kur fuqite e medha Amerika dhe Rusia
    do mirkeptohen bota do jete edhe me
    e sigurte duke perfshire edhe Shqiperine.

    Reply
  • Igor says:
    July 10, 2025 at 3:37 pm

    Neqoftese doni te dini se kush flet budallalleqe mos shkoni ma large se Trai i Amerikes ,nji njeri qe financon vrasjen e femijve ne Gaza dhe kerkon cmimin per paqe kjo eshte nji budallallek ,e jo cka thot Putin qe te ka kuptuar se kush je ne te vertete .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme
  • “Jam udhëheqës i milicisë serbe…”, një email kërcënues u dërgua ndaj institucioneve, dyshohet të jetë hakëruar

Komentet e Fundit

  1. AFORIZMA on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. vlonjat on Autokracia e kartonave
  3. Dashnor Osmani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. vlonjat on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Nuk on Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?