Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Me 6 dhjetor, ndërsa ishte bashkuar me protestuesit opozitarë, ish kryeministri Sali Berisha, krejt papritmas, pasi kaloi gardhin e shoqëruesve të sumtë, u sulmua dhe u godit në anën e majtë nga një i ri 31 vjeçar, i cili sipas nënës së tij dhe mjekut që e ndjek ka patur trazime emocionale.
Në të njëjtën kohë, disa dhjetra metra më tej, për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria ishte kthyer në kryeqendrën evropiane, ku ishin mbledhur drejtuesit më të rëndësishëm të kontinetit të vjetër dhe të Ballkanit Perëndimor. Ndoshta ngjarja më domethënëse politike e vendit, që, duam apo nuk duam, kishte lidhje dhe vazhdon të lidhet me emrin e Edi Ramës, shefit aktual të qeverisë.
Ishin dy ngjarje që përjashtonin njëra tjetrën dhe që, papritmas, u vendosën në qendrën e mediave të ndryshme, duke zënë vendin e njëra tjetrës. Ndërsa diplomatët e lartë perëndimorë përgëzonin shtetin shqiptar për mikpritjen, krijimin e një mjedisi ku e bukura ishte bërë pjesë dhe po shfaqej përmes asaj që një popull ka krijuar në kryevlerat e tij, dhjetra metra më tej, në sheshin që e kishin patur të ndaluar kësaj radhe, opozita, përmes dy drejtuesve të saj, po mallkonin qeverinë dhe bënin thirje për përmbysje, revolucion, hakmarrje.
Të godasësh një të moshuar, është e turpshme. Megjithëse mbi jetën e Berishës është e pranishme më shumë dhunë se askush tjetër në tri dekadat e fundit, askush nuk ka të drejtë të ngrejë dorën ndaj tij, ndryshe bëhet si ai vetë, që e ka ngritur dorën e plumbin ndaj shumëkujt.
Nuk mund të bësh të njëjtën gjë që ai vetë ka bërë në vitin 1996, kur në mes të ditës, në qendrën e Tiranës dërgonte falangat e Agim Shehut dhe të Bashkim Gazidedes për të përgjakur opozitën e kohës, pasi u kishte vjedhur haptas votat, u kishte mbyllur të gjitha rrugët e një beteje politike, kishte uzurpuar pushtetin dhe kishte bërë gati dhunën e së nesërmes.
Individi i dhunshëm i tri dekadave, kurrë nuk duhej goditur, nuk duhej dhunuar, sepse nuk duhet përsëritur historia e tij 32 vjeçare. Pikërisht në atë vend ku një djalë 31 vjeçar e goditi një herë, është vrarë Aleks Nika. Njeriu që e qëlloi nuk ishte një djalë i ri me trazime emocionale, por kreu i Gardës së Republikës ose i afërt me të, pra, dora e hekurt e pushtetit, i cili, ose ishte brenda godinës kryeministrore, ose sapo kishte dalë prej saj.
Edhe pse vetë Berisha nuk ka ruajtur asnjëherë liderët e opozitës, qoftë kur ishte kryeministër, qoftë kur ishte president, ai duhej të ruhej, jo nga vullnetarë që ëndërrojnë të bëhen shefat e ardhshëm të policisë së shtetit, por nga struktura të mirë përgatitura. Berisha vetë, njërin nga liderët e opozitës, pa asnjë fakt qenësor, Fatos Nanon, e dërgoi në burg, sapo ndjeu rrezikun e pushtetit të tij; tjetrin, Edi Ramën e sakatosi në 97, dhe e paralajmëroi në 2011 se janë vendosur pesë snajperë, në katër qoshet e kryeministrisë, dhe i pesti ai vetë, do ta vriste pa asnjë mëshirë, edhe nëse këpuste një degë peme. Për më tepër, kishte shtuar vetë ai, “do i përgatiste fjalimin më të bukur që kishte ndodhur ndonjëherë në një varrim madhështor”.
Ndërkohë, në periudhat kur pushteti i së majtës drejtohej nga Majko apo Meta, ai i kërcënonte rregullisht me dhunë. I akuzonte për banditë, vrasës, trafikantë vajzash të mitura dhe trafik ilegalë protitucioni.
Mbi të, nuk duhet të ndodhë as një e njëmijta e asaj që ai ka bërë. Shteti mban përgjegjësi. Edhe pse vetë Berisha nuk ka mbajtur asnjëherë përgjegjësi për dhunën e tij, gjuhën e përdorur, katër të vrarët nën dritaren e zyrës së tij, fshehjen e provave, prishjen e fakteve, kërcënimet e hapura, thirrjet për të rrëmbyer armët, shteti i sotëm, duhej të mbajë përgjegjësinë e tij, për të bërë dallimin me tribalin.
Opozita, si pritej, gishtin për grushtin e dhënë mbi shefin e saj, e vendosi te Edi Rama. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
Edhe sikur një mijë e një skenarë të kishte thurur Berisha për prishjen e imazhit të Samitit gjithë evropian, edhe sikur njëqind mijë vetë të kishin protestuar përballë godinës kryeministrore , e jo vetëm një mijë të tillë, edhe sikur grupet radikale pranë tij të ishin përleshur me policinë, si kishin paralajmëruar, edhe nëse do të kishte pasur thyerje dyersh dhe dritaresh dhe selia qendrore të ishte sulmuar me hunj, asnjëra prej tyre nuk do të kishte patur efektin e një goditje të vetme, ashtu si ndodhi.
Gjurma e goditjes mbi faqen e majtë të drejtuesit të protestës , as më shumë e as më pak ishte ndodhia më gjurmëlënëse në një ditë të veçantë. Ajo solli përplasjen e raporteve mes asaj që shfaqej në samit dhe asaj që ndodhte në bulevard.
A kishte dorë Edi Rama në goditjen e atij që prej kohe, shumë kohe, e ka shpallur armik dhe e lufton si armik, ashtu si ka luftuar para tij çdo qeveritar kur vetë është opozitë?
Nëse do të kishte në Shqipëri një njeri që nuk mund të luante me ditën që kishte krijuar vetë, Samiti ishte dita e madhe e Edi Ramës, do të ishte vetë ai. Ai do të kishte dashur një ditë të dielltë, të paqtë, si të thuash një tabllo ndryshe nga vetë ajo që është sot Shqipëria, me hallet, mërzitë, trazimet e saj. Ai do të donte një ditë “të lumnueshme”, ku njerëzit të kishin po atë ndjenjë triumfi që kishte vetë ai, që, kur askush nuk e priste, liderët perëndimorë kishin zgjedhur kryeqytetin e tij si qendrën e Evropës.
Edi Rama mund të bënte asaj dite një mijë e një marrëzira lumturie, kur kurrë një goditje dhune. Ai mund të bënte gjithçka tjetër, por plakun e politikës shqiptare, ashtu si ishte, i egërsuar, i dhunshëm, i ringritur, që sapo kishte tundur shumicën e opozitës, do e linte në mëshirën dhe në qoshen e tij.
Edi Rama kishte llogaritur gjithçka, turmën që do të marshonte në bulevardin e madh, të ardhurit nga rrehet, informacionet e para e kishin qetësuar, pasi ajo ditë nuk kishte ndryshim nga ardhjet e zakonshme, kishte llogaritur më shumë protestues, por gjithnjë me besimin se shqiptarët do të tregoheshin të duruar në një ditë si kjo, kur hesapet e shtëpisë nuk do të dilnin në pazar; jam i bindur se kishte llogaritur dhe çastin kur protesta do të ndodhej përballë rradhës së parë të policisë dhe e dinte se kjo e fundit do të hapej për të lënë një hapësirë më të madhe, por pa shkelur rrethin e sigurisë, të gjitha i kishte menduar, deri te ngjyrat e valleve, por goditjen e drejtuesit të protestës as e kishte shkuar ndër mend. Ai donte asaj dite qetësi, paqe, e megjithëse jo radhë ai ka pamjen dhe vullnetin e despotit, atë ditë ai kishte kostumin e njeriut të parë të shtetit , i cili kishte të drejtën të mirëpriste ajkën e burrave të shteteve evropiane.
Ai ishte në dasmën e tij. Nuk mund të prishte këtë dasëm. Edhe pse nuk e ka në mënyrën e tij të drejtimit dhunën goditëse, ndërsa e ka dhunën e fjalës, por edhe se ishte pikërisht dita e tij.
Në planin e brendshëm, ai nuk fitoi asaj dite çka kishte fituar në planin e jashtëm. Njeriu që mund të ishte fituesi i madh, befas, nga një goditje, ndjeu se diçka po i rrëshqiste nga duart.
Edi Rama ende nuk e ka humbur cilësinë pa të cilën nuk mund të qeveriset, ndjenjën e së mundshmes. Ai kishte bërë të mundur mbledhjen e samitit në Tiranë, nuk mund të bënte diçka të pamundur, që dëshmonte autokracinë e tij, përbuzjen e shtetit dhe e përshfaqte atë krejt ndryshe nga ai që kishte qenë në Samit. Atij i duhej pamja e parë, e dyta nuk është formë e qeverisjes së tij.
Përse Edi Rama do të dërgonte një djalë të ri, 31 vjeçar, me probleme mendore, që nuk kishte asnjë lidhje me qeverisjen e tij, për të goditur Berishën? Ai është aq i mënçur sa të dijë se goditja i sjell përkrahje të goditurit, ashtu si i solli atij kur e goditi katërshja e dërguar nga Gazidede. Të godasësh do të thotë të humbasësh. Edi Rama e di këtë. Sali Berisha e ka provuar këtë. Sa herë që ka goditur, ai ka humbur. Kështu ka ndodhur në vitin 1997, kështu ka ndodhur në vitin 2013. Dhuna, e predikuar prej tij është ajo që e mban opozitën larg pushtetit dhe, si duket do e lërë gjatë.
I vetmi që fitoi asaj dite është Sali Berisha. Ai ishte në njerën nga ditët më të rënda të tij. Kishte ëndërruar pushtimin e kryeqytertit, nuk ishte mbushur asnjë shesh i vetëm. U kishte bërë thirrje votuesve të tij të hapnin portat për të pritur sivllezërit e tyre nga rrethet, në fakt ata i kishin mbyllur edhe për vete dhe nuk kishin dalë prej tyre. Kishte menduar një ushtri të tërë dhe nuk kishte pas vetes as edhe një çetë. Më shumë i ishin përgjigjur Belind Këlliçit apo mjekut kandidat, se sa vetë atij. Bota e ngritur prej tij , si një iluzion, kishte heshtur.
Ai ishte në 6 dhjetor në vetminë e tij të madhe. Krahu i tij i djathtë, Metaj, nuk kishte pas vetes më shumë se një autobuz me burra. Loajalë, më shumë se sa besnikë. Të ndershmit dhe të mënçurit, ata që i ishin bashkuar protestës për parime, ishin të pakët, dhe prania e tyre e bënte më fisnike protestën, por nuk e ndryshonte të vërtetën. Ishin kaq pak, sa edhe policia i lejoi të thyenin gardhin e saj. Një mijë vetë ishin më pak se ata që po ruanin liderët evropianë.
Mjeshtër i përllogaritjeve , më shumë se askush tjetër në kampin e tij, ai e dinte se populli opozitar nuk do e ndiqte kësaj here. Një popull që synon Europën nuk mund të protestojë në ditën kur Europa kishte ardhur tek ai. Natyrë rebeluese, më shumë se një shqiptar i zakonshëm, shpesh pre e anktheve, Berisha e ka kaluar një pjesë të jetës së tij politike në një gjendje ekstaze.
Berisha ndoshta nuk e kishte menduar, por ajo që mungoi në protestë, në një çast të vetëm, pikërisht kur shoqëruesit e tij fjetën, i erdhi. Goditja mbuloi pakicën protestuese, faktin që rruga ishte e lirë, që më tej armiku i tij ishte në delirin e fitores politike, balanca rëndoi nga ai, pak nga mëshira e goditjes së një njeriu të moshuar, më shumë nga që ai ishte lideri i popullit opozitar.
Kur gjërat do të qetësohen dhe euforia të kuptojë se nuk ishte në çastin e saj, njerëzit do të kuptojnë se nuk ishte domethënëse dhuna e një çasti mbi drejtuesin e një proteste, por vetë ajo që bëri protesta është më trazuese.
Në fakt, ajo dëshmoi se si mund të jetë pushteti i së nesërmes. Pamja e Berishës që goditej nga një djalë 31 vjeçar ishte mëshiruese, ndërsa ajo që bënë shoqëruesit dhe përkrahësit e tij mbi këtë djalë ishte dridhëruese. Ishte fytyra e pushtetit që iku dhe që mëton të vijë. Kështu nuk do të vijë.
—–
Është e dhe një ngjarje por me karakter krejtësishtë tjetër që ndodhë me muaj të tërë dhe ajo rinxejrrë prap në Skenë Salih Berishën ajo është situata tendosëse në Mitrovicë
Sali ram berishacic e krijoi vete. Po ta donte vendin shqiptaret nuk do bente proteste ne6 dhjetor Por ti linte ze samitit European. Por si njeri i lig antishqiptar beri lojen e ustait udb e rus qe ska faj se ka ngrene corben e prishur mbi 50 vjet e Po nuk I zbatoi I iken koka atij dhe familjes. Saliu ka vrare rrahur zhdukur shkarruar me mijra. Aspak keqardhje . Rrugacet e tij kane vrare e perdhunuar, harruat vajzen e pashkos etj. Ju kujtohen rrahjet e opozites edhe grate I rrihte gazidedja, gerdeci, lufta 1997, ,1998 kur me arkivolin Azem hajdarit I binte dyerve te kryeministrise. Populli te ngrihet ne protesta per shume gjera Por kurre nga Likja I Mones e berishacic qe kane 32 vite qe kane mare peng kete vend.
O Bedri ore kriminel edhe ty gjyqi i Hages te pret, mos llap per te tjeret, ai qe giditi Berishen shpetoj paq e te bej hallve qe nuk ja nxorren te dy syte e ti kishte kujtim gjithe jeten per sulmin e pregatitur dhe i shtyre nga te tjeret.
SHKRIM SHUME I VERTETE.ME PAK FJALE TREGON FYTYREN REALE TE SALÌ BERISHES
Me sa duket Rama po ndjen humbjen prandaj dhe ka ndersyer sklleverit e tij kunder Berishes dhe nuk lejon komente kunder.
Si ka mundesi qe ti Bedri bashke me Viktorin paskeni kuptuar se ajo qe i bene Berishes eshte meshiruese dhe nuk keni kuptuar se ajo qe po ju bejne ju (duke ju perdorur si skllever te nenshtruar) eshte tej mase trishtuese.
Maloket e Berishes vetem per dhune mendojne.
DITA:Botoe shkrimin tim.Është koha të poshtërohet pafundësisht,Përfundimisht Sb i 155 krimeve në 32 vite 91-21 me mbi 20.000 nëna me të ZEZA.Pasi DREJTËSIA është TREDHUR prej tij 100 % dhe nuk bëhet më,ndonse DASH që monitoron drejtësinë po ulurin: Të gjithë njëlloj para ligjit..!
Llumi shqiptar shkon mas atij krimineli antishqiptar , ti kishin nxier syt thot kafsha parahistorike per nje te vdekur pa kallur ne dhe si saliu qe ka vrar njerez pa fund ne kte vend , me kafsh se kta qe i shkojn nga pas nuk gjen ne planet , gjejn vetveten tek sali krimineli agjenti UDBs dhe antishqiptari me mizerabel qe ka patur ne historin e vet ky komb, kta meshiroini jan per gjynah, nuk ka gomar qe nuk shkon mas politikes ne kte vend sot me injorantet bejn politik, rrespekte per shkrimin e vertet Bedri Islami jeni gazetar i rrespektuar .
Fjalet me te keqija qe mund te themi për Daktorrin dhe PD te njejtat mund ti themi edhe për Ramen , PS dhe ju lakejte e shtypit qe i sherbeni ketyre grupeve kriminale.
Trazira ne mitrovice,trazira Saliu ne Tirane.Koencidence?Se besoj,Rakordim?E sigurt
Komplimente!
Kush eshte ky? Adi, Edi, Erioni, Remziu,? Nuk e dalloj mire, se cili nga ata eshte.
bedri udb shi,a je bo gati per ne Hage,te presin nja 25 vite burg per te gjithe kreret e ldk se dhe tjerve qe ti ke dhene urdhen qe te vriten.Bedri spihuni serb.Berishen e ke inat se gruen tane e kish pas dashnore kur asht kan i ri
O Bedri.Tregoi fancave te tua se si Berisha e futi Shqiperine ne BE qysh ne vitin 1996, kur PE i kerkoi Presidentit Berisha 10 deputete te Parlamentit shqiptare te shkonin ne parlamentin europian 2 vjet si degjues dhe mbas 2 vjeteve do te ishim ne Europe.Imagjino ti sikur te ishim qysh ne vitin 2000 atje.
Shume gjate i ke rene o shoku Bedri shume gjate e ke bo hartimin.. Tirri pak me shkurt dhe me holle hartimet se nuk ka nge njeri ti lexoje prej fillimit deri ne fund. Mblidhe mblidhe kalemin pak edhe sakt
@pirdhni se liroheni
Shko ha mutin e pronarit tat o kar shpelle.
Sal-ehu eshte kafsh, me kafsh ata qe e rrujne.
Une kam nje mendim,per gjithe krimet qe ka bere Saliu ne keto 32 vjet te haje nga nje dru çdo dite deri ne fund te jetes tije! Plera