Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksident fatal gjatë natës në Vlorë, shoferi i dehur përplas për vdekje 17-vjeçarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aksident fatal gjatë natës në Vlorë, shoferi i dehur përplas për vdekje 17-vjeçarin
KronikeLajmi i fundit

Aksident fatal gjatë natës në Vlorë, shoferi i dehur përplas për vdekje 17-vjeçarin

Published: October 28, 2025
Shpërndaje

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, rreth orës 01:30, ku ka humbur jetën një i mitur. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.

Sipas burimeve paraprake, shoferi teksa po udhëtonte me automjetin tip “Porsche”, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë dhe ka aksidentuar për vdekje të riun teksa po kalonte rrugën.

Sipas njoftimeve zyrtare, makina që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motorin që drejtohej nga Leandro Shametaj.

- Publicitet -

Familjarët e të ndjerit janë paraqitur në spital, ku ndodhet trupi i pajetë i 17-vjeçarit. Ata kanë kërkuar ta tërheqin trupin, por ende janë në pritje të përfundimit të procedurave zyrtare.

Në spitalin e Vlorës është krijuar një situatë alarmante për shkak të vonesës së mjekut ligjor, i cili prej më shumë se 7 orësh pasi është njoftuar, ende nuk ka mbërritur për të kryer autopsinë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse ngjarja lidhet me shpejtësinë apo faktorë të tjerë.

Gjyshi i Leandro Shametaj ka deklaruar se nipi i tij po kthehej nga puna kur ka ndodhur ngjarja tragjike. Gjyshi i 17-vjeçarit theksoi se ai punonte kamarier dhe po kthehej në 12 të natës në shtëpi.

Ai thekson se prej 8 orësh mjeku ligjor nuk po kryen veprimet për të marrë trupin e të riut.

“Unë jam gjyshi i djalit. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar nipi, djali i çupës. Dhe ka ardhur ne morgun e spitalit te Vlorës. Kemi 8 ore që presim, nuk vjen mjeku ligjor të na ndihmojë të bëjë veprimet e saj. Rrinë 30 policë këtu dhe nuk marrin masat për të sjellë mjekun ligjor dhe prokurorin që te bëjë veprimet që të marrim kufomën.

Një makinë na e ka vrarë djalin dhe ka ikur me shpejtësi 200 km në orë në qytetin e Vlorës dhe asnjë patrullë policie nuk i ka dalë para. Unë nuk e kam parë me sy nipin. Ai nuk është kriminel. Po vinte nga puna, punonte kamarier”, u shpreh gjyshi.

Gjyshi i 17-vjeçarit që mbeti viktimë

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Cudi e madhe says:
    October 28, 2025 at 10:42 am

    Gjyshi qenka me shume i revoltuar nga mjeku qe ishte me vonese, se sa nga vrasesi i nipit. Autopsia nuk eshte urgjence, or taj.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    October 28, 2025 at 11:34 am

    Mjekut “ligjor,, i janë vonuar paret nga “Porche,,.
    Pa u prishur vëndi i krimit si do të shkojë “dotori,, ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?