Katër minatorë, të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të enjteje.
Mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qafë Buall – Krastë.
Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
j.l./ dita
