Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një hetimi për institucionin që ai drejton.
Sipas mediave turke, në operacion u përfshin 3000 policë, ndërsa janë lëshuar urdhër arreste për më shumë se 100 persona, duke përfshirë bashkëpunëtorë të Imamoglu. Urdhër-arrestet janë lëshuar pas akuzave për korrupsion dhe abuzim me tenderat në bashkinë e Stambollit, si edhe lidhje me organizatën terroriste PKK.
Zyra e prokurorit të Stambollit tha se urdhrat e arrestit janë lëshuar për 100 persona, duke përfshirë drejtues të dyshuar të një organizate kriminale, Ekrem Imamoglu, Murat Ongun, Tuncay Yilmaz, Fatih Keles dhe Ertan Yildiz. Hetimi ka në fokus veprimet e kompanisë Medya AS dhe projektin “Urban Consensus”.
Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryetari i Stambollit shprehej se po përgatitej për arrestimin e tij. Ai deklaroi se nuk do të dorëzohet dhe se do të vazhdojë betejën kundër Erdoganit. Pamjet e transmetuara nga mediat turke tregojnë forca të shumta policore jashtë shtëpisë së Imamoglu dhe të paktën 20 automjete.
Mediat e huaja kanë reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe anulimin e diplomës së këtij të fundit nga autoritetet.
Duke qënë se këto dy vendime ndaj Imamoglu kanë ardhur njëra pas tjetrës, media Politico ka ngritur aludime se kjo është një goditje nga Erdogan. Në artikull thuhet se arrestimi i Imamoglu dhe heqja e diplomës së tij kanë ardhur vetëm disa ditë para se ai të bëhej kandidati presidencial i CHP-së në një takim të partisë më 23 mars, ndaj kjo është një përpjekje e Erdoganit për ta parandaluar të kandidojë.
Artikulli i plotë:
E ardhmja politike e rivalit kryesor të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, kryebashkiakut të Stambollit Ekrem İmamoglu, është vënë në rrezik pasi diploma e tij e universitetit u anulua ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm u arrestuar nga autoritetet.
Pasi fitoi tre zgjedhjet e fundit vendore të luftuara ashpër për qytetin më të madh të Turqisë Partia e tij opozitare Republikane Popullore (CHP) duke përmbysur rajonet e mbajtura tradicionalisht nga partia në pushtet në garën e fundit të vitit 2023. Imamoglu është shfaqur si një nga politikanët më të njohur të vendit dhe shihet si sfiduesi më serioz i Erdoganit.
Në mënyrë kontroverse, ndalimi i raportuar i İmamoglut nga autoritetet si pjesë e një hetimi korrupsioni, si dhe vendimi në lidhje me diplomën e tij vjen vetëm disa ditë përpara se ai të pritej të bëhej kandidati presidencial i CHP-së në një takim të partisë më 23 mars shihet si një përpjekje të Erdoganit për ta parandaluar të kandidojë.
Vendimi për anulimin e diplomës së İmamoglu u mor nga bordi drejtues i Universitetit të Stambollit dhe ka përshkallëzuar një mosmarrëveshje të fundit politike mbi kredencialet akademike të politikanit të opozitës pasi ligji turk kërkon që kandidatët presidencialë të kenë një diplomë të arsimit të lartë.
Që nga marrja e detyrës në vitin 2019, İmamoglu është përballur me çështje të shumta ligjore që kishin potencialin ta ndalonin atë nga politika, duke përfshirë akuzat për sjellje të pahijshme zyrtare, manipulim tenderash, ryshfet dhe kërcënim ndaj një zyrtari të angazhuar në “luftën kundër terrorizmit”, të gjitha të niveluara nga autoritetet qeveritare.
Ai ka pretenduar më parë se Erdogan kërkon ta dënojë atë deri në 25 vjet. İmamoglu e quajti vendimin e universitetit “të paligjshëm” në një postim në X dhe u zotua të vazhdojë luftën e tij.
“Ata nuk e kanë autoritetin për të marrë një vendim të tillë” tha ai. Kryetari i CHP Özgur Özel tha se partia do të kundërshtojë vendimin e universitetit në gjykatat administrative të Turqisë.
j.l./ dita
Edi piktori,të matë shëmbëll.
Mos u qaj pra kot atje ne qeli or “Lali” Erion Veli,
se dhe Kolegun tend ne burg e kane rras neTurqi,
ai burgoset si sfidanti hapur i Sulltan Erdoganin,
ti je burgosur si sfidanti i fshehte i Ram hajvanit,
si ai Ekremi ne Stamboll ashtu dhe ti “Lali’ ne Tirane,
nuk llogaritet se Sulltanet sfiduesit ne burg i mbajne,
si ai Sulltani i Stambollit e ky Sulltani ketej ne Tirane,
jane krejt te ngjashem e ashtu si Derrat nje turi kane!
VAZHDON TERRORIZMI I ERDOGANIT NDAJ OPOZITES DHE RIVALEVE TE TIJ. ERDOGANI ESHTE SHKATRRIMTARI ATIJ SHTETI DEMOKRATIK,LIGJOR DHE LAIK I ATATURKUT. AI SKENOI PUCIN USHTARAK DUKE ARRESTUAR ME MIJRA USHTARAK DHE CIVIL, HODHI NE RRUGE MBI 2 MILION TE PUNESUAR DHE MORI FUND LIRIA E FJALES DHE E MEDIAS SE LIRE.
TANI ME NJE CMENDURI ARRESTON KRYEBASHKAKUN ME TE SUKSESHEM TE TURQISE , PRETENDENTI I SIGURT PER PRESIDENT.
KU PO E CON TURQINE ERDOGAN ?. TURQINE E TURGUT OZALIT, TE DEMIRELT TE TANSU CILERIT QE E NGRITEN TURQINE NE NIVELET ME TE LARTA.
Pensionet ne Shqiperi jane qesharake.Mbi 520 mije pensioniste marrin nen 200€ ne muaj.Bonuset jane kafshata per zgjedhjet e 11 majit.Pensionistet duhet te apstenojne masivisht kunder vjedhjes se pensioneve nga te gjitha qeverite pas viteve 90 te.Qeveritaret jetojne ne luks ta pa’ pare me rroga te larta e privilegje te pa merituara.Nje deputet paguhet 23 here me shume se nje pensioniste.Koha per ndryshim.??
Perse nuk pranoni verejtjet per pensionet?
Jeni gazete e pavarur,apo ne sherbim te pushtetit
Kemi kuptuar shum gjera nga filozofia politike e Ergodanit.
Duket se Ai perpiqet gjithmone ti ballancoje maredheniet
nderkombetare, ta kete mire me Fuqite e Medha, qe per disa
probleme te rendesishme kane objektivave kontradiktore.
Kjo eshte shume e veshtire por deri tani ka mundur ta ruaj
nje ekuiliber te brishte dhe per kete Aresye Ben gjithmone
pershtatje te reja, korigjime ne perputhje me kushtet sic i
interpreton Ai se bashku me keshilltaret e Tij.
Ne se Amerika me Rusine do te arrijne ne nje mirekuptim,
Turqia mundet te behet nje faktor pozitiv, por do duhet te
jete me e kujdeseshme ne manovrimet e saja balancuse.
Ka mundesi qe kryetari I bashkise te Stambollit te kete nje
orientim me te ndryshem ne Politiken e Jashteme, ne se
akuzat per korrupsion do provohen.
Korigjim: Akuzat per korrupsion nuk do provohen.