Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia e Shtetit informon për një mesazh kërcënues për akte terroriste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia e Shtetit informon për një mesazh kërcënues për akte terroriste
AktualitetKronike

Policia e Shtetit informon për një mesazh kërcënues për akte terroriste

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Edmond Hoxhaj

Sipas Policisë së Shtetit, në mesazhin që dyshohet se është dërguar nga një adresë e një institucioni arsimor në Arabinë Saudite, ka kërcënime për vendosje trë lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.

Policia e Shtetit njoftoi të hënën më 19 tetor se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik i llojit email, i dërguar në disa adresa të institucioneve, që përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.

- Publicitet -

Sipas policisë, nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Në njoftim bëhet me dije se mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të kompromentuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

Policia bënë me dije se po heton për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.

Gjatë javës së fundit, kur në kryeqytet dhe në disa qarqe të vendit janë zhvilluar protestat e të rinjve që kanë çuar në përplasje të dhunshme mes tyre dhe policisë, nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga kryeministri Edi Rama është deklaruar se këto protesta po organizohen nga faktorë të jashtëm e të brendshëm, për qëllime të errëta.

Drejtori i Policisë, Skënder Hita deklaroi më 15 tetor, se pas maskave qe udhëheqin protestën janë individë te rekrutuar për qëllimet e errëta të organizatorëve të vërtetë të kësaj proteste, brenda e jashtë vendit.

Kryeministri Edi Rama ka fajësuar opozitën dhe forca të huaja, duke pretenduar se synonin destabilizonin e vendit dhe pengimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Të hënën, kryeministri Edi Rama akuzoi Rusinë, Iranin dhe lëvizjen ANTIFA për nxitjen e protestave kundër qeverisë, pa paraqitur prova për pretendimet e tij. Ai premtoi shpërblime prej 2,500 eurosh për policët dhe paralajmëroi sanksione financiare ndaj studentëve dhe familjeve të të miturve të përfshirë në akte dhune.

Komisioni Europian ka dënuar aktet e dhunës dhe sulmet ndaj institucioneve gjatë protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, por ka theksuar se ndërhyrjet e autoriteteve duhet të jenë të ligjshme dhe proporcionale, duke garantuar të drejtën e tubimit paqësor.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Dudumi says:
    October 19, 2026 at 9:49 am

    Depistim. Mos e diskuto që është Depistim. Maskarallek ta mbash karriken me këto manova të pista. Edo, leshtë hidhet në erë kryeministria me nitrat amoni. Mbahu fort dhe jep dorëheqjen!

    Reply
  • Phoenix says:
    October 19, 2026 at 9:55 am

    Shikoni se mos u vjen nga Mossad-i dhe Agjencia e Inteligjences Shqiptare ky kercenimi. Jane taktika te njohura tashme. Hidh gurin, fshih doren dhe me doren tjeter trego me gisht nje tjeter pa lidhje.

    Reply
  • E shpiku dhe kete says:
    October 19, 2026 at 10:00 am

    E shpike dhe kete moster. Nuk i ha me njeri keto mashtrime, moster. Sms e keni bere vete. Mashtrues ordiner

    Reply
  • capi says:
    October 19, 2026 at 10:43 am

    Po ashtu eshte o Demo(ministri) “partizani ishte veshur si partizan qe ne ta merrnim per ballist”.
    Na kenaqet me kete te fundit, mire po prape, duhet te beni me teper. Na me qe kemi andje nga LANC. Kishte ca lajme, qe kumandari po bente instektime, dhe po ndante dekorata. Sec me kujtoi ate mustaqe spicen andej nga fundi, keshtu inkurajonte dhe ai adolishentet qe i kishin mbetur.

    Reply
  • demo says:
    October 19, 2026 at 11:27 am

    Zjarr toka shqiptare.Nuk ka qetesi per pushtuesin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?