Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Altin Dumani ka fituar betejën, por luftën e ka përpara!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Altin Dumani ka fituar betejën, por luftën e ka përpara!
Analizaopinion

Altin Dumani ka fituar betejën, por luftën e ka përpara!

Published: 14 Shtator, 2024
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

 

SPAK-u i Altin Dumanit ka fituar përfundimisht betejën e parë serioze publike. Kultura e pandëshkueshmërisë dhe paprekshmëria e personazheve të profilit të lartë politik, tashmë është një përrallë e bukur e së shkuarës. Përfituesit e djeshëm të përrallës, sot janë të gjithë në makthin e të qenurit në radhë. Me dhënien e statusit të të pandehurit për Sali Berishën, stekës më të lartë në grupin e më të fuqishmëve të tranzicionit, askush tjetër nuk është më imun nga trokitja në derë dhe fletëthirrja për t’u përgjigjur përpara drejtësisë. Për mëkate të reja dhe ato që nuk i ka varrosur ende parashkrimi. Beteja kundër pandëshkueshmërisë, që deri dje nuk e besonin edhe më optimistët dhe skeptikët ndaj sistemit të ri të drejtësisë, sot është realitet dhe mban kryesisht portretin e ashpër të Berishës si simbol. Dhe kur Berisha mbeti në ingranazhet e sistemit, të tjerët janë vetëm push që mund të depilohen lehtësisht edhe në klinika lagjeje. Ish-presidenti i tërëfuqishëm dhe arrogant, idhulli i palëvizshëm dhe i pazëvendësushëm i rreth gjysmës së shqiptarëve për tre dekada e kusur, tashmë ka një bast vetjak për të fituar. Ai është zyrtarisht nën dyshimin se ka konsumuar korrupsion.

- Publicitet -

Pothuaj një vit mbas marrjes nën hetim, SPAK-u mundi më në fund të firmosë një akuzë për profilin më të lartë të politikanit shqiptar. Por kjo është vetëm një betejë. Lufta finale e SPAK-ut – duke nënkuptuar me këtë akronim, gjithë sistemin e drejtësisë – është dhënia e drejtësisë. Pra verifikimi i dyshimeve mbi të pandehurin përtej çdo dileme të mundshme. Me një procedurë të paqortueshme. Të hapur e transparente. Të lirë e të ndershme. Dhe kjo varet si nga aftësia për të mbrojtur akuzën në gjykatë, ashtu dhe nga detyrimi për të bindur publikun, përtej çdo dyshimi, për fajësinë e të pandehurit Berisha. Basti është i hapur dhe zhurma e emocionet që shoqërojnë gjithë procesin, natyrisht nuk e lenë atë të zhvillohet në kushte laboratorike, aq më shumë kur bëhet fjalë për Sali Berishën. Sido që të vejë puna, çfarë do lloj ndeshjeje të bëjnë palët në proces, prokurorë e avokatë, cilido qoftë vendimi i gjykatësit si arbitër, publiku do të ndahet në tre pjesë: të majtët do të besojnë se ferri duhet të ketë një rreth të veçantë dhe privat vetëm për Berishën, të djathtët do ta konsiderojnë atë hero dhe viktimë të Ramës dhe amerikanëve që kontrollojnë sistemin dhe Indiferentët që herë do t’i buzëqeshin karmës që nuk harron, e herë do të jenë tërësisht indiferentë ndaj këtij akti.

Procesi për zotin Beisha ka dy komponentë të pandashëm, politik dhe juridik. Përplasja e të dyve, mjetet që secili nga këto komponentë vë në dispozicion për të kuptuar se çfarë po ndodh, krijojnë keqkuptime pafund për procesin dhe hedhin dyshime edhe mbi të.

Duke nisur nga komponenti i parë. SPAK-u kërkoi në dimrin e shkuar bllokimin e pasaportës për zotin Berisha dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur në organin e akuzës. Berisha e refuzoi një gjë të tillë dhe u vu në kurs përplasjeje me sistemin, ndoshta i bindur se SPAK-u do të tërhiqej nga kjo kërkesë. Nuk ndodhi kështu dhe kjo krijoi aktin e paprecedentë, të pamenduar kurrë më parë, të mbylljes së njeriut më të fuqishëm të tranzicionit, në arrest shtëpie. Edhe pse dikur vetëm hamendësimi se mund të ndodhte një gjë e tillë, krijonte idenë se do të përmbysej bota, mbyllja e tij në shtëpi as përmbysi botën, as dogji Shqipërinë dhe as ndryshoi rendin e stinëve që ndoqën njëra-tjetrën për më shumë se 250 ditë, deri në ditën kur ai u morr zyrtarisht i pandehur. E vetmja viktimë e kësaj marrëzie ishte vetë Berisha, që i ngujuar në shtëpi, si dikur ata që i rruheshin gjakmarrjes, bën betejën e tij herë epike për një palë dhe herë qesharake për palën tjetër.

Nga ana tjetër, fiks në këtë ditë, vlen të shihet komponenti juridik. A do të kishte qenë më e udhës që gjithë ky hark kohor, që nga marrja si person në hetim e deri në shndërrimin e tij në të pandehur, të ishte konsumuar në liri për Berishën? Që të mos kishte pasur asnjë masë për të që në fillim të herës? Që të mos krijohej gjithë ky reaksion zinxhir dhe ky tension politik në vend? Që të mos krijohej një dëm i pakthyeshëm në mospërmbushjen e detyrës së tij si deputet dhe kryetar i opozitës? Dhe mbi të gjitha, a mund të emanciponte liria e tij, qasjen ende dramatike që publiku i gjerë ka për raportin e lirive dhe të drejtave të individit dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë? Sepse nëse Berisha do të hetohej në liri, do të dekurajohej e gjithë ajo armatë prokurorësh e gjykatësish që firmosin lehtësisht arrest me burg për dy cigare hashash e teshtima në vende publike, duke krijuar njëkohësisht, në rastin me të keq, një grup vulnerabël qytetarësh që paguajnë për ta ose në rastin më të mirë, një zinxhir të pabesueshëm dramash vetjake, familjare e sociale për të njëjtin grup njërëzish e shumë më gjerë.

A mund të kishte ndodhur edhe ndryshe? Që të mërkurën në mesditë, bashkë me njoftimin e akuzës, prokurorët e SPAK-ut të bënin dhe kërkesën për masën e sigurisë për Berishën? Logjika, por sidomos kodi i procedurës penale thotë po. Sali Berisha nuk kishte më mundësi as të arratisej, as të dëmtonte provat, as të kryente një vepër po aq të rëndë sa ajo që dyshohet dhe as nuk mund të intimidonte dëshmitarët. Ky është momenti i vetëm ku mund të sulmohet e nesërmja e këtij procesi: procedura. Pjesa tjetër, është thjesht një betejë e fituar nga SPAK-u kundër pandëshkueshmërisë, por një shans më pak për të fituar luftën finale për të dhënë drejtësi.

Ka dhe një detaj tjetër që më shumë thellon dhe turbullon sesa saktëson të vërtetën publike dhe perceptimin e publikut për procesin. Shumë e dinë, por pak e thonë që në bastin e Berishës me drejtësinë, SPAK-u nga njëra anë dhe Berisha nga ana tjetër, janë dy palë të barabarta në proces. Gjyqtari është arbitri që vendos mbi ta. Por për arsye të kuptueshme, opinioni sulmohet vetëm nga njëra prej palëve. Avokati i tij i palodhur ligjor, dëshmon disa herë në ditë dhe ekran më ekran të vërtetën e tij, e po kështu edhe mbështetës të tjerë politikë dhe mediatikë të ish-kryeministrit. Pala tjetër, prokurorët, siç është e udhës të ndodhë, heshtin. Ata kanë folur me veprimet e tyre në dosjen hetimore dhe do të flasin vetëm në gjykatë. Ky disbalancim në publik, kjo peshore me një krah, shpesh krijon dhe një perceptim të gabuar, që shtuar këtu dhe me arrestin shtëpiak të Berishës që e vendos atë në pozitën e viktimës, hedh dyshime mbi atë çfarë po ndodh.

Në fakt, gjithçka është më e thjeshtë sesa e lexojnë pasionet e gjithë palëve të përfshira në këtë histori drithëruese. Dosja hetimore e mallkuar nga një palë dhe e mbajtur në heshtje nga pala tjetër, kujton një frazë të disa viteve më parë: “…përdorimin e pushteti për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe antarët e familjes së tij duke shpërdoruar…!” Kështu shkruante sekretari Blinken në mandatën e sanskionimit non grata të ish-kryeministrit. Kjo është dhe akuza zyrtare e SPAK-ut.

Pjesa tjetër, sulmi i egër ndaj SPAK-ut për të defaktorizuar akuzën e tij, për t’i veshur kostum politik, për ta intimiduar e për ta bërë atë të pabesueshëm, është e njëjta seri filmi që amerikani Blinken gjithashtu e kishte paraparë: “…retorika e tij tregon se është i gatshëm që të mbrojë veten, antarët e familjes dhe aleatët në kurriz të hetimeve të pavarura…!”. Kur Berisha thotë se SPAK-u është organizatë e strukturuar kriminale, nuk thotë diçka të re. Po ecën në traditën e tij të vjetër.

E mërkura që nuk tronditi Shqipërinë, dëshmoi edhe një detaj të jashtëzakonshëm dhe një hall të përbashkët që dy gjysmat e pabarabarta politike në vend, e majta dhe e djathta e kanë zgjidhur në mënyra të ndryshme. Të dyja janë të pakënaqura nga realiteti i ri dhe nga dalja në skenë e një pushteti, dikur tradicionalisht të fshehur nën sqetullën e pushtetit politik. Të dyja janë nën mëri dhe plot mllef për SPAK-un. Njëlloj si precedenti i ish-presidentit Berisha që po përgjigjet për firmat e tij në krye të mbledhjes së qeverisë, po dridhen dhe nja tre a katër zëvendëskryeministra të Ramës që kanë firmosur vendime kolektive, meqë vetë Rama si rregull ka firmosur shumë rrallë. Por në ndryshim nga njëri-tjetri, tek këto dy gjysma të pabarabarta, të majtët duartrokasin dhe puthin gati me servilizëm dorën që nuk kafshojnë dot, të djathtët kërkojnë ta presin me kafshime dorën që po ju bën xhirro mbi shpinë. Nga halli dhe jo nga malli, edhe me këtë detaj nën sqetull, politika do të vrapojë drejt zgjedhjeve të pranverës së ardhshme, duke numëruar betejat që do të fitojë SPAK-u – ndëshkimin e të pandëshkueshmëve – ndërsa publiku do të presë drejtësi. Sepse drejtësia është lufta që sistemi i drejtësisë duhet të fitojë në emër të tyre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Komente
  • kim thotë:
    14 Shtator, 2024 te 10:44 am

    hahahaha

    Përgjigjiuni
  • Shteti Ligjor! thotë:
    14 Shtator, 2024 te 11:49 am

    Z. Vangjeli, jeni më shumë gazetar politik se sa gazetar që bazohet në ligjet juridike. Në rastin e parë mund të kesh alternativa dhe në rastin e dytë ke vetëm një zgjidhje që është zbatimi i ligjit. SPAK-u është bazuar vetëm në një veprimtari të Berishës, në privatizimin e Klubit Partizani, por ka të tjera që nuk janë shikuar dhe po të bashkohen bashkë, Berisha duhej prej kohësh të ishte pas hekurave dhe jo që të gjykohej në gjëndje të lirë, sikurse thoni ju! Është metodë e vjetër, që gazetarët të mos prishin qejfet e të gjitha palëve, kur bëhet fjalë për personat politikë, duke “haruar” që ligji është njësoj për të gjithë.

    Përgjigjiuni
  • Arben Tashko thotë:
    14 Shtator, 2024 te 4:11 pm

    Prania e Spakut do vazhdoje per nje kohe te gjate deri
    sa aktet korruptive te tkurren ne menyre te ndjeshme.

    Ne kete gjendje kaotike, alarmante me permasa te medha ,
    ku disinformimi, shpifjet, intrigat po shtohen gjithmon e
    teper, duket se degradimi po pershpejtohet.

    Autori ka te drejte kur deklaron se Spaku e fitoj betejen
    e tij te pare, por shume beteja te tjera do kete ne te
    ardheshme, qe duhet ti fitoje.

    Përgjigjiuni
  • Vlorenc Angjeli thotë:
    14 Shtator, 2024 te 10:01 pm

    Per inceneratorin Lenco, a di gji ca u bo?!

    Përgjigjiuni
  • SPAK si Strukture e Posacme e AMNISTISE Korrupsionit thotë:
    15 Shtator, 2024 te 7:18 am

    Altin Dumani e SPAK i tij paska fituar beteje se ka dhene statusin e te pandehurit ish kryeministrit te ikur nga detyra 11 vite me pare?
    Jo mor Loro Vangjellatusi gazetaruci qerratuc i paguar edhe ti nga borderoja e parave te vjedhura nga Inceneratoret, JO!
    Sep;se SPAK u krujua per te prere duart qe vjedhin aktualisht kete vend, beteje qe ai SPAK as e ka filluar fare.
    SPAK e ai Duman ne krye te tij deri tani kane ulur steken deri ne ”shperdorim detyre” per kedo nga Hajdutet e pushtetit qe vete Rama ja ka leshuar ne preher, te gjithe me status ISH ne detyra e asnje ne detyre aktualisht.
    Dhe SPAK ata i Amniston me ate “shperdorim detyre” dhe kaq. Ata qindra miliona EURO te avulluara sa te Inceneratoret sa tek Koncesionet mafioze asnje Cent nuk eshte kthyer aty ku u vodhen.
    Standarti i SPAK – Ilir Beqen e mba ne arrest me burg per 200 000 EURO fonde te dhena nga BE dhe …”ne detyrim paraqitje” per qindra milion EURO te vjedhura me firme te tij neper ata Koncesionet e Shendetesise!
    SPAK pra eshte vetem nje Strukture e Posatcme e Amnistise Korrupsionit te Pushtetit.
    Se ka dhene statusin e te pandehurit per ish kryeministrin e 11 viteve me pare kjo nuk do te thote tjeter vecse SPAK urdherat i merr vetem nga Rama, ashtu si merr dhe ata ISH ne detyra qe Rama ja jep per te HEDHUR hi syve opinionit njelloj si ky Vangjellatusi per kete SPAK qe nuk eshte ASPAK ashtu sic e trumpetojne – nje preres duarsh te Hajduterise funksionele ministrore te Pushtetit Rilindjes.

    Përgjigjiuni
  • T. Rapi thotë:
    15 Shtator, 2024 te 5:22 pm

    Barra e rëndë që mban zotëria mbi kurriz nuk lehtësohet me shkrime as mish as peshk të porositura nga zyra e komitetit të partisë. Se cfare “beteje publike” arriti të fitojë shefi i (a)spakut, atë e qartësojnë faktet kokëforta përfshi dhe komentet e bëra publike, dhe jo llomotitjet dhe dënglat e gazetarucërve. Fakt është se ky institucion , nqs. do ta quanim të tillë, qysh nga ngritja para ca vitesh e deri më sot, nuk ka mundur të justifikojë dot, qoftë dhe me një shembull konkret, shpenzimet e pallogaritshme dhe pritshmërinë e lartë që kanë qytetarët ke drejtësia ende e munguar. Fjalët e tepërta janë po fukarallëk, por fukarallëku i këtij sahanlëpirësi me sa duket nuk njihka kufi.

    Përgjigjiuni
  • Arben thotë:
    18 Shtator, 2024 te 12:44 pm

    dhe do tja mbaje nga ana e kundert

    Përgjigjiuni
  • LABI thotë:
    20 Shtator, 2024 te 2:54 am

    Spak beri detyren per sy efaqe sepse nuk ka asnje akuze per familjen berisha ,saliun 2miliard euro ne 1997 ,mijera te vrare ,26 ne gerdec ,4 ne 11 janar ,Po ashtu vrasjen e remzi hoxhes dhe trebicken,vjedhjet ne cez e ku ta di une te tjera. E dyta saliu ka gjyqtaret super te komprementuar qe per 33 vjet rjesht kane pire gjakun e popullit te diplomuar nga sali plepi dhe te tjere te nga kartonet e shkolles shqiptare e mbushur ne degjnerim komplet me bllok per te pedagogeve me euro te paguara,Ne 2050 do kemi ndonje shprese ne shqiperi kur te fsjhet gjithe ky brez i korruptuar ne te gjiitha fushat

    Përgjigjiuni
  • ce thotë:
    20 Shtator, 2024 te 4:42 am

    Po ky njeri me 27 akuza mbi kurriz nuk ka mundesi te dale i palagur nga ky proces i shekullit qe do ta zgjidhe nje here e mire dhe akuzen per 4 te vraret e 21 janarit ne deren e zyres se perbindeshit 80 vjecar, akuzen e vrasjes se 26 njerzve ne Gerdec, akuzen e zhdukjes se Remzi Hoxhes , akuzen e thyerjes se embargos ndaj Miloshevicit, akuzen e hapjes se depove te ushtrise ne 1997 , akuzen e grushtit te shtetit 1998, dhe vazhdon kjo seri akuzash deri me vrasjen e Azem Hajdarit, firmat piramidale, vjedhja e zgjedhjeve 1996, Arrestimi politik per kavanoza receli te Fatos Nanos, Arrestimi politik per kafe te Nexhmije Hoxhes, .Prandaj gjyqi ndaj Hu Xhintaos 80 vjecar i tyrbes se katit te 8t te imam haxhi dede sali dumbabes me 40 trushplare bushkolas kokpalare morragjinj te kurbinit do jete gjyqi i shekullit i ngjashem me gjyqin ndaj Pinocetit ne Kili apo Mubarakut ne Egjypt.

    Përgjigjiuni
  • Dursakja thotë:
    21 Shtator, 2024 te 9:59 am

    Beteja që fitoi Dumani është beteja që fituan Shqipëtarët kundër djallit që e drejtoi për në humnerë këtë vend.
    Kjo betejë mund të quhet e fituar kur luftohen të gjithë djajtë, u fillua për së mbari, nga ai që i vuri flakën e llahtarshme vlerave të këtij kombi bijtë e të cilit dhanë jetën për çlirim dhe përparim.
    Djajtë nuk kanë ngjyrë, ata janë ligësia, pengesë për përparimin mirëqënien dhe integrimin.
    Ata kanë arësye të errësuar, mëndje djallëzore dhe interpretim denigrues për inteligjencën progresiste.
    Ata janë kundër lirisë, kundër progresit, kundër qytetërimit, sepse përhapja e dijes, kulturës dhe përparimit mbarë popullor i tmerron, i verbon në rrugën e shtypjes të inteligjencës kombëtare.
    Luftë frontale kundër të gjithë pushtetarëve që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullit(me status të ndryshëm mirëqenie) Rroftë Amerika!

    Përgjigjiuni
  • Kutuzovi thotë:
    23 Shtator, 2024 te 9:12 pm

    Ky shkrim o zotit Vangjeli te hene tjeter mbaron se lexuari. Nuk e lexova deri ne fund ishte i gjate ketu e ne Berat. Neser do vazhdoj prap per t’a lexuar. Kete pune do beje kete jave,do lexoi artikullin e Vangjelit.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    23 Shtator, 2024 te 9:34 pm

    Ndac te behet,ndac mos te behet shtet musliman Bektashi,me raki..Lajmi mori dhene. Nga OKB ne Turqistan.
    Edi Rama u be Lajm.
    Kjo ka rendesi.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    24 Shtator, 2024 te 3:48 am

    Po pse mor Lorenc Vangjeli ben Theori Konspirative me nje Psikopat?Hedh budalla nje gure ne lume,6 Vangjela hidhen ta gjejne. Sa zogj vrau Rama me shtetin Bektashjan,.? 1,2,4,5, zogj rreshton Lorenc Vangjeli.
    Ai Rama sikur mos ishte 2 metro dhe 150 kg,po te ishte akrobat,,do te kishte bere vertikalen ne Podiumin e OKB per te bere Lajm Boteror.Do paguante NYT sa Frengu pulen per nje pordhe,,si pagoi Bilalin per nje Foto me Obamen.
    Kishedi sa e ka paguar NYT per ate Interviste.
    Mussolini ishte nje femije AUTIK.deri ne 6 vjec nuk fliste.E ema ,qe ishte mesuese e dergoi te nje mjek i njohyr Otorino-Laring ne Milano, Pasi e vizitoi me kujdes mjeku i tha te emes:-Do te flase zonje ,,do te flase..Bile do te flase shumee!
    Kur i shpalli Lufte SHBA dhe Mbretesise se Bashkuar populli italian ushtonte nga ulerimat. Dy shoke ne miting llafosnin me njeri tjetrin:-Ducja Jone eshte si Perendi.Tjetri pergjigjet:Ducja Jone nuk eshte si Perendi.ESHTE PERENDI.

    Përgjigjiuni
  • Arben Tashko thotë:
    1 Tetor, 2024 te 2:28 am

    Mentalitete tona jane krijuar ne shekuj.
    Lokalitete e Shqiptareve ishin praktikisht
    te izoluara si dhe lidhjet me shtetet me te
    Perparuara te Kontinentit ku ndodhemi.

    Ne ato situata te veshtira ne nuk e kishim
    konceptin e shtetit. Kur ke nje shtet tendin,
    do paguash taksat dhe do keshe pare per te
    hapur rruge, ndertuar ura, godina impresionuse,
    per kushtet reale te shtetit.

    Perandorise Osmane i kerkohej nga popullata,
    te paguanrt taksa te vogla, doshte mjaft te vogla.
    Ato e pranuan kete kerkese, por nuk ndertuan as
    rruge dhe objekte te tjera.

    Ne kushte izolimi itnteligjenca natyrale e larte e
    Shqiptareve u trashigua brez pas brezi por ajo nuk
    arriti te kultivohen ne mungese te shkollave dhe
    informacioneve per dituri te ndryshme.

    Edhe sot, kur shohim se cfare ndodh ne parlament
    del se mjaft individe nuk e kuptojne cili eshte roli i
    tyre dhe detyrimet e tyre ndaj shtetit, pra popullit
    Shqipetar qe i paguan.

    Kushdo mund te jet Mbret, apo Mretereshe
    ne shtepin e tij apo te saje, por kur shkon ne pune ,
    ka rregulla dhe ligje qe duhet ti respektosh.

    Si i punon mendja kur djegin paisjet e parlamentit?
    Ky eshte mentaliteti te jeshe:
    Nje Gjel ne maje te nje pirgu plehrash.
    Ne duhet te ndryshojme, jemi futur ne nje rruge qorre,
    qe nuk te con drejt progresit, por na shtyn drej te kaluares.

    Përgjigjiuni
  • Mirësia thotë:
    2 Tetor, 2024 te 2:10 pm

    Do të ishte në shërbim të së mirës, nëse në komente të merrnin pjesë dhe të thonin mendimin e tyre intelektualë të mënçur dhe të urtë, se nëbetejën për të drejtën duhet të marrë pjesë i gjithë populli duke u paraprirë nga elita shoqërore që në shumë raste qendron e mënjanuar. Beteja për të drejtën është betejë për forcimin e shtetit, për përparimin ekonomik dhe rritjen e nivelit kulturor të shoqërisë shqiptare. Kultura thyen egërsinë e primitivizmit, përmirëson mentalitetin shoqëror, rrit dinjitetin njërëzor që të gjitha këto së bashku të çojnë në luftë për mirëqenie shoqërore. Vendi është i yni, ne e duam atë dhe për ne ai është i shtrenjtë, tradhtarët të marrin dënimin e merituar. (Ata janë në minorancë) Rroftë Shqipëria, poshtë tradhtarët që pengojnë zbulimin e saj!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Kronikë Shkodër/ Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë bën heroizëm, shpëton dy turistët e huaj dhe mbytet vetë në liqen! Kërkime për gjetjen e trupit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Detari në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  2. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  3. Ethem Lalaj në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. Gjek në Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
  5. Psikiatri në VIDEO: “O Edi”, e moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ça ke që bërtet!
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?