Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori Shkurov: Ushtarët ukrainas janë trajnuar në Shqipëri!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ambasadori Shkurov: Ushtarët ukrainas janë trajnuar në Shqipëri!
Lajmi i funditPolitike

Ambasadori Shkurov: Ushtarët ukrainas janë trajnuar në Shqipëri!

Published: March 3, 2024
Shpërndaje

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka konfirmuar se në Shqipëri janë trajnuar ushtarët ukrainas.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai nuk dha shumë detaje, po u shpreh se ky informacion është shumë i saktë, madje theksoi se për këtë ka një vlerësim të madh në Ukrainë.

Për këtë temë, u shpreh, ambasadori është diskutuar edhe gjatë vizitës se Presidentit Zelensky në Shqipëri.

- Publicitet -

Pyetje: Ka një kuriozitet, nuk e di nëse e keni si informacion. A janë trajnuar ushtarakë ukrainas në Shqipëri?

Volodymyr Shkurov: Keni një informacion shumë të saktë. Nuk mund të flas me detaje për këtë, por mund të them që është e saktë, e vërtetë dhe vlerësimi për këtë në Ukrainë është shumë i lartë. Përgjatë vizitës që u zhvillua kjo çështje u diskutua dhe u vlerësua me nota shumë të larta.

Ambasadori tregoi edhe përshtypjet e delegacionit të Kievit nga samiti i zhvilluar së fundmi në Tiranë. Shkurov u shpreh se deklarata e përbashkët e samitit tregoi mbështetje për Ukrainën dhe se vendet e rajonit e kuptojnë situatën me të cilën po përballet Ukraina.

Ai zbuloi se Presidenti Volodymyr Zelensky u kthye në Ukrainë i kënaqur nga vizita dhe me përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare.

Shkurov theksoi se kryesia e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB ka qenë shumë e suksesshme nëse merret në konsideratë konteksti se ku ndodhet Ukraina.

“Deklarata e përbashkët e samitit tregon mbështetjen për Ukrainën dhe se ato e kuptojnë situatën. Presidenti Zelensky u kthye në Ukrainë i kënaqur nga vizita dhe me përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare.

Në kuadër të vizitës ka qenë edhe takimi dy palësh dhe është nënshkruar edhe një traktat shumë i rëndësishëm për miqësinë dhe bashkëpunimin mes vendeve.

Kryesia e Shqipërisë në KS e OKB ka qenë shumë e suksesshme, nëse flasim për kontekstin ku ndodhet tani Ukraina. Në këtë mënyrë Shqipëria tregoi partneritetin dhe mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe popullit që po i reziston agresionit rus. Përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka qenë bashkautore e shumicës së rezolutave që kanë të bëjnë me Ukrainën”, u shpreh Shkurov.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • K R says:
    March 3, 2024 at 9:30 am

    Po na nxjerrin perpara si budallain keta neve
    Shfrytezojn ket pangopesin e ketij Rames per shou
    Kendon ky si kaposh para kamerave kur ne jemi pa asnje mbrotje
    Nuk e kuptoj pse duhet te ekspozohemi ne kaq shume perball rrezikut rus pa fituar kurrgje
    Gjermani eshte gjerman dhe i mat fjalet me shume se Ram strategu kur flet per kete teme

    Reply
  • Ndue kola says:
    March 3, 2024 at 1:42 pm

    Diplomat pusht, edhe ne qofte e vertete nuk do ta thoje ore pis burre por, ju kerkoni te fusni Shqiperine ne lufte dhe mund t’ia arrini per sa kohe ne Shqiperi udheheqin idiot e te poshter si pune jote ( te majte e te djathte)

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    March 3, 2024 at 3:05 pm

    Kjo deklarate eshte e gabuar. Palet jane ende ne lufte dhe kjo eshte njelloj si te nxjerresh nje sekret ushtarak apo shteteror duke kompronentuar edhe Shqiperine me naivitetin e tij joprofesional ose qellimisht antishqiptar.

    Reply
  • Skenderbeu says:
    March 3, 2024 at 7:09 pm

    Frikacak er perdorim fjalet pushy dhe te tjera dhe gjithmone pushtet e Berishes dhe spiunet e serbo-ruseve mundet te shajne qeverine tyre kur gjithe bota demokratike i vlere son .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?