Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ANALIZA e DW: A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > ANALIZA e DW: A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?
AnalizaBote

ANALIZA e DW: A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s, 11 herë Kina. Fakti që këto dy vende dhe një aleancë e mundshme midis Moskës dhe Pekinit, janë në këtë pikë në qendër të vëmendjes, ilustron rreziqet e ardhshme që vendet e NATO-s shohin dhe për të cilat ato duhet të përgatiten në mënyrë imperative.

Krahu lindor i territorit të Aleancës përforcohet në disa mënyra: Polonisë dhe Rumanisë ju rrit vlera si shtylla thelbësore të NATO-s në Evropën Lindore. Trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të SHBA do të vendosen në rajon për të frenuar Rusinë. Përveç kësaj, NATO-ja mbetet e hapur për anëtarët e tjerë të rinj dhe tani i klasifikon Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi si “strategjikisht të rëndësishëm”.

Çështjet e paqëndrueshmërisë politike dhe besnikërisë

- Publicitet -

Koncepti i ri strategjik thekson se NATO nuk mund të përjashtojë më realisht mundësinë e një sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të anëtarëve të caktuar të Aleancës. Dokumenti përshkruan humnerën, në skajin e së cilës evropianët nuk janë të vetmit që e gjejnë veten: Siria dhe Rusia kanë përdorur tashmë armë kimike në historinë e tyre të fundit, Kina dhe Irani po zhvillojnë fshehurazi aftësi bërthamore dhe aktorë të rrezikshëm jo-shtetërorë vazhdojnë të armatosen.

Përtej kësaj tabloje të përgjithshme dëshpëruese të përshkruar në konceptin e ri strategjik, ka një sërë kërcënimesh që vijnë nga brenda shteteve të NATO-s. Aleanca duket se nuk po i merr seriozisht për momentin. Disa vende të NATO-s kanë probleme serioze të besnikërisë ndaj vlerave thelbësore euroatlantike. Paqëndrueshmëria politike në disa vende anëtare po dëmton kohezionin e Aleancës dhe Ballkani vazhdon të lëkundet nën peshën e armiqësive historike në rajon.

NATO-ja mund të jetë në gjendje të mbrojë Rumaninë dhe Poloninë nga agresioni rus, por jo nga dëmi që këto vende i shkaktojnë vetes: në dy shtetet lindore anëtare të BE dhe të NATO-s, drejtësia është qartësisht në varësi të politikës. Por kjo e keq, që shkatërron sundimin e ligjit shpërfillet- për shkak të ndihmës së domosdoshme nga Rumania dhe Polonia për Ukrainën dhe për refugjatët ukrainas.

Populizmi është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim

Hungaria duket se është më afër Rusisë sesa NATO-s. Turqia po ndjek strategjinë e saj të rritjes së ndikimit si në Lindjen e Mesme si dhe në Ballkan. Bullgaria e gjen veten në një bazë të paqëndrueshme, e cila çekuilibrohet sa herë që nuk priret drejt Moskës. Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk kanë marrë kurrë një rrugë të pakthyeshme drejt Perëndimit, ndërsa Kroacia ka një qendër pushteti që fokusohet te Rusia (presidenti) dhe një tjetër që preferon Perëndimin (kryeministri). Nga ana e saj, Bullgaria po minon Maqedoninë e Veriut, Tirana ende ëndërron për Shqipërinë e Madhe dhe Serbia politike gjithsesi është në anën e Rusisë. Të gjitha këto çarje në rajon janë në avantazhin e Moskës: ajo mund të peshkojë në ujëra të turbullta dhe të kërkojë avantazhet e saj atje.

Në Rumani, kryeministri Nicolae Ciuca, një gjeneral properëndimor, mbetet i pambrojtur, edhe pse drejtësia e shpëtoi nga akuzat për plagjiaturë në tezën e doktoraturës. Shteti rumun jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë paternalist, por gjithashtu po priret drejt autokracisë: politika dominon masmedian dhe gjyqësorin, madje edhe Gjykatën Kushtetuese. Modeli i Hungarisë së Viktor Orban po shtrihet gjithnjë e më shumë në vende të tjera.

Populizmi po rikthehet fuqishëm kudo në Evropë, por ky fenomen është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim, sepse institucionet janë ende të dobëta dhe as nuk duan të mbrohen. Në këtë pjesë të kontinentit, demokracia deri tani ka qenë më shumë një moment në një histori të dominuar nga diktaturat dhe autokracitë. Pyetja është: a mund t’u besojë NATO shteteve që gjithnjë e më shumë heqin dorë nga liritë demokratike dhe mbysin shtetin e së drejtës?/DW

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?