Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë. Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj të transferohen jashtë vendit.
“21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)”, thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.
Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës.
Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.
Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).
Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera). Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë. Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi (44%) dhe shërbime (42%) sesa në bujqësi ose industri (24%).
Rritja e teknologjive digjitale ka transformuar ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, duke nxitur një interes në rritje për të ardhmen e punës. Ndërkohë që pasojat e digjitalizimit për punësimin kanë qenë subjekt i shumë debateve, është më pak e njohur se si digjitalizimi po ndikon në atë që bëjnë punëtorët dhe nëse dhe si zhvillimi i arsimit dhe aftësive mund t’u mundësojë individëve të përfitojnë, në vend që të kërcënohen nga ndryshimi teknologjik.
Anketa Evropiane për Aftësitë dhe vendet e Punës1(ESJS) mbledh informacion mbi kërkesat për aftësitë dhe vendet e punës, mospërputhjet e aftësive dhe kualifikimeve, si dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi.
Këto që shkruhen kanë lidhje me teorinë “Management”. Problemi qëndron në atë që gjatë 34 viteve që kaluan, shqiptarët rendën pas fitimit të lehtë, ku futet edhe turizmi dhe rriten importet duke mos treguar kujdes për eksportet, apo të mbushin tregun me mallra të prodhuara në vënd. Ata që u bënë me para, investuan në sektorë që nuk kërkonte teknollogji, apo njohuri menaxhiare, si p.sh. fasonët, apo pjesë të këpucëve më material porositësi, etj. Nuk u investua në përpunimin e prodhimeve bujqësore, ajo që quhet Industri e Lehtë dhe të paksohen importet. Arsyeja është se pronarët nuk kanë njohuri se si mund të drejtosh një industri me teknollogji të komplikuar. Shqipëria do ta vuajë këtë fenomen për kohë të gjatë, sepse kjo “farë u mboll” që në fillim të viteve 1990. U shkatërua baza industriale e trashëguar, u përzunë specialistët, u pasuruan individët pa kritere,etj. gjëra që dihen, por kjo solli amulli në prodhim dhe ata që kanë paranë dinë vetëm të blejnë jashtë dhe jo si të prodhojnë. Zgjidhja është që Qeveria duhet të ketë programe afat shkurtër dhe afat gjatë, se si do të drejtohet Makroekonomia. Shkollat dhe kurset duhet të jenë në përputhje me këto studime, ku më kryesorja është se si të ndihmohen investimet në prodhimin e mallrave që paksojnë importet. Teoria “Management” duhet të njihet në masë të gjërë dhe jo vetëm nga specialistët, që ju e keni shqipëruar “menaxhim”, apo “menaxher”, ndërsa në origjinë është “menixhment”, apo “menixher”.
Qe te jemi ne BE ne 2030 duhet qe kosto e rruges dykalimshe Boboshtice-Erseke te mos jete tre here me e larte se kosto e Autostrades Harlem- Manhatan me 8 korsi.
Qe te jemi ne BE ne 2030 duhet qe rruga Boboshtice Erseke te mos shembet me gjithe Uren e Gallates,pa u prere shiriti pare.
Qe te jemi ne BE ne 2030 duhet qe Tuneli Murrizit te mos inaugurohet 7 here dhe te shembet 8 here.
Qe te vemi ne BE ne 2030 duhet qe shurra analizave Chek Up te Vilma Nushit,te mos shitet sikur eshte Kurora me Diamante e Mbretereshes Anglise.
Qe te vemi ne BE ne 2030 duhet te ndizen Inceneratoret per te ngrohur burgun e Edi Rames.
Qe te veme ne BE ne 2030,Sali Berisha me dhendrin dhe Zenin duhet te mbyllet ne burg me banditet dhe burgaxhijte qe Privatizuan Industrine dhe Ekonomine Kombetare,Drejtor burgu te jete Rukie Haklaj,Inspektor per te drejtat e burgaxhiut I biri Remzi Hoxhes,Gardiane, banoret qe humben femijet ne Gerdec.
Nje gje qe nuk kuptohet mire eshte se si ka mundesi qe si pasoje e rritjes se kostos se punes ne Shqiperi 16% e kesaj pune shkon ne vendet e BE, dmth kostoja e punes ne keto vende te BE eshte më e ulet se ne Shqiperi?????