Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli i GJKKO lë në qeli Veliajn, avokati: Asnjë provë e re, absurde të lësh në burg si “të rrezikshëm” njeriun më të votuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Apeli i GJKKO lë në qeli Veliajn, avokati: Asnjë provë e re, absurde të lësh në burg si “të rrezikshëm” njeriun më të votuar
KronikeLajmi i fundit

Apeli i GJKKO lë në qeli Veliajn, avokati: Asnjë provë e re, absurde të lësh në burg si “të rrezikshëm” njeriun më të votuar

Published: March 13, 2025
Shpërndaje

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, pas dy seancave maratonë. Gjyqtari që dënoi ish-ministrin Tahiri, shpalli sot vendimin duke e lënë Veliajn në qeli, ku mbahet prej më shumë se një muaji nën akuzë për korrupsion pasiv e pastrim të parave. Veliaj kërkonte masë më të butë sigurie edhe kundrejt garancisë pasurore, por kërkesa u rrëzua nga Pëllumbi.

Pas seancës, avokati Maks Haxhia tha se SPAK nuk solli asnjë provë të re dhe se nuk mudn të lihet në burg personi më i votuar në Shqipëri.

“Nuk mund të aplikohej masa e arrestit me burg për njeriun më të votuar në Shqipëri dhe t’i thuash je person i rrezikshëm. Rrezikshmëria e personit është e lidhur me argumentin dhe mund për të kryer vepra të tjera penale, vepra të rrezikshme, ato që dëmtojnë jetën dhe shëndetin.

Kurse këto lloj veprash penale me karakter administrativ. Është i njëjti material që ka qenë edhe në Gjykatën në Shkallë të Parë. Initmidim nuk është term procedural, term procedural është të prishësh provat“, tha Haxhia.

Nga ana tjetër, gjyqtari i Posaçëm ka zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për biznesmenin Elman Abule, i akuzuar për pastrim parash në çështjen e Veliajt. Abule, kërkoi masë tjetër me argumentin se mungesa e tij po i shkatërron biznesin ndërsa ka edhe arsye familjare.

Masa detyrim paraqitjeje është lënë në fuqi për 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv. Ky vendim, i hap rrugë Veliajt që t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs.

Po sot, i njëjti gjyqtar Pëllumbi ka rrëzuar edhe një kërkesë të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, për heqjen e sekuestros së llogarive bankare. Xoxa, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu nuk e kanë ankimuar masën detyrim paraqitjeje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    March 13, 2025 at 12:15 pm

    Me kete logjike se paska qene njeriu me i votuar ne Tirane,Cun punetor ,me xhup pa menge te shitsave te Rroskovecit,cun me Norma,Dora Jone,o Maksiiiii!Ti do marresh hakun,por ka qene me ivotuar Al Capone ne Cikago.I dashur me shoket dhe shoqet,.Hapi menxa falas per te Vobektit,si Erioni me perparse,me Kazan,me garuzhde ne Azililin e pleqve te Braktisur.
    Al Capone,per pak,per ca milimetra milisekonda nuk arriti te shpalle Kandidaturen President i Amerikes,se vallahi,bilahi vdiste populli per te.Do ta kishin votuar.Ishte me i votuari,me i dashuri popullit Amerikan.Me i dashur se Rodolfo Valentino,se Carli Chaplin.Por nuk e la Ay kokeqerosi,manjaku,fantomasi,Olsi Violina,sherreti,Noteri,Edgar Hoover,qe ju qep me buke ne torbe.E denoi per breket e prostitutave qe mbante ne tavoline,se nuki kishte paguar taxat e brekeve,qe nuki doli njera te fliste keq per te.Edhe sot plakat e Cikagos e kujtojne me mallengjim.

    Reply
  • Drejtësia e munguar! says:
    March 13, 2025 at 12:29 pm

    Në Shqipëri ka vdekur “Drejtësia”! Si komandohen nga një dorë e fshehtë gjyqtarët kamikazë?! I njëjti që dënoi Tahirin e PS-së gjykon edhe Veliajn e PS-së!!! Në rast se gjykatësi influencohet politikisht, ai vënd ka vajtur për “lesh”! Mblidhni mëndjen o shqiptarë sepse mund t’ju bjerë në kokat tuaja dhe thoni se përse largohen shqiptarët, sikur nuk e dini se përse largohen! Bëni si të babzitur, kush e kush të pasurohet më shumë duke përdorur politikën si mburojë! Dënoni politikanët që e kanë mbushur kupën si Berisha dhe Meta dhe mos dënoni pa fakte të tjerët, gjoja po bëni drejtësi. SPAK-u ishte gjithë shpresë që u krijua për drejtësi, por koha e tregoi që edhe kjo Prokurori nuk shpëtoi nga “virusi” shqiptar, që ndikohet nga prapaskenat politike!

    Reply
    • Aldrinp says:
      March 13, 2025 at 2:46 pm

      Po moj kellire e Ramutit, paskan ikur shqiptaret pse u fut ne burg Tahiri dhe Veliaj. Pse vjedh Tahiri dhe Veliaj, nuk duhet te denohen se ata e kane me tapi te vjedhin.

      Reply
  • Shqiponja says:
    March 13, 2025 at 2:07 pm

    demo ke gje konkrete dhe me fakte o matuf i rrjedhur?
    Krahasoje me karaxhicin???

    Reply
  • ILIR says:
    March 13, 2025 at 2:33 pm

    Avokat i pafytyre,edhe ti je vjedhur o leshko avokat,o sahanlepires qe shet vehten per leke.Sa je paguar ?..o i pa dinjitet.Po te isha une nuk do te pranoja kurre te mbroja nje si Veliaj,me te gjitha ato qe ka bere dhe bejne muuuuuu.

    Reply
  • Ppp says:
    March 13, 2025 at 2:40 pm

    Ligji ne shqiperi nuk zbatohet…
    Kemi nje akuze per pastrim parashe qe perkthehet mafia marre nga italia qe quhet ligji per krim te organizuar
    Kur kjo ndodhi ne kalabri u shkri krejt bashkia dhe administrimi i bashkive ne keto raste i kalojne prokures antimafia
    Pra ne e kemi nje ligj antimafia kush jane akuzat qe bejne pjese ne kete ligj?
    Njehere qe nje i akuzuar qofte ky dhe politikan a zbatohet ky ligj?
    Jo…
    Them jo sepse po te zbatohej cilido qe do akuzohej do perfundonte ne ligjin tjeter marre po nga itslia qe quhet 41 bis
    Si eshte e mundur qe asnje politikan nuk eshte akuzuar nga ky ligj
    Kur ky ligj flet qarte mjafton te permendim qe edhe manipulimi i nje tenderi publik eshte kompetence e ketij ligji si rrjedhoje njehere qe je i akuzuar me ligjin antimafia automatikisht hy ne sekuestro krejt pasuria familiare
    Kjo e fundit eshte dhe shkaku qe ky ligj nuk zbatohet
    Ligjet jan per tu zbatuar jo per te ngelur ne leter

    Reply
  • viso, ame burr coji dy paketa te thash says:
    March 13, 2025 at 4:26 pm

    ponja
    nuk te mjafton inceneratori i pandertuar apo 5D-ja qe nuk gjen rast te tille qe te rrufisin 100% te fondit…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?