Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin e GJKKO, nuk do ketë hetim për Olta Xhaçkën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin e GJKKO, nuk do ketë hetim për Olta Xhaçkën
KronikeLajmi i fundit

Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin e GJKKO, nuk do ketë hetim për Olta Xhaçkën

Published: May 14, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, duke i dhënë fund përkohësisht përpjekjeve për nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka.

Me një vendim të shpallur sot, më 14 maj 2025, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi vendosi të shfuqizojë vendimin nr. 58 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i cili kishte urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin penal dhe të niste hetimet për disa akuza të rënda përfshirë “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrim parash”.

Vendimi i Apelit vjen pas ankesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, duke rikthyer kështu në fuqi vendimin e saj të mëparshëm për të mos e çuar çështjen në hetim penal.

- Publicitet -
Ankesa e kallëzuesit u rrëzua, duke mbyllur kështu ‘rrugën’ për hetime të mëtejshme në këtë fazë mbi akuzat ndaj Xhaçkës.

Vendimi:

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 14.05.2025

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 14.05.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 90 akti, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Pranimin e ankimit të bërë nga ankuesi Dh.A.B.

Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për regjistrimin e procedimit penal dhe për vazhdimin e hetimeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 186 287 të Kodit Penal, mbi parashtrimin e kallëzimit penal nr. 181, datë 04.09.2023, sipas pikës 42 të këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Aldrinp says:
    May 14, 2025 at 2:35 pm

    I fitoi Zgjidhjet Ramuti? Olta eshte e pafajshme. Kjo ishte pritshmeria pas Fitores.
    Falen dhe hajdutet e medhenj, sic fali gjobat shteterore
    Ta gezoni fitoren popole qiptar

    Reply
    • pilo Lala says:
      May 14, 2025 at 3:05 pm

      Mos i humb shpresat, Sali Berisha do gjykohet per te gjitha krimet, pasurite e Gjirit Lalezit, shtepite ne Belgjike, Gjermani, Hungari.
      Shqiperia e di kush jane hajdutet.

      Reply
  • Colpo grosso says:
    May 14, 2025 at 4:11 pm

    Perpjekjet jane te kota majtas dhe djathtas do dorezoni leket e vjedhura nuk shpeton njeri nga perendimoret futeni ne mendje kete pergjithmone

    Reply
  • Byrektore Shqupi says:
    May 15, 2025 at 6:09 pm

    Në rast se vendimi do ishte marë para zgjedhjeve komentuesit mender të Berishës do të reagonin si veprim në përkrahje të Ramës. Tani që u mor mbas zgjedhjeve na qenka pritshmëri pas zgjedhjeve!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?