Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli i Posaçëm shtyn sërish seancën për Ilir Metën, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Apeli i Posaçëm shtyn sërish seancën për Ilir Metën, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka
KronikeLajmi i fundit

Apeli i Posaçëm shtyn sërish seancën për Ilir Metën, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka

Published: November 11, 2025
Shpërndaje

Seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve është shtyrë për në datën 17 nëntor, ora 09:00. Shkak u bë kërkesa e avokatit të Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai tha në një prononcim për mediat se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre.

Sipas tij, ajo është në konflikt interesi për shkak se ndaj saj ka nisur një hetim pas akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës se ajo ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi.

“Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor, Nëse çmenden prokurorët bashkë me gjyqtarët dhe japin e marrin prova me njëri-tjetrin që nuk ekzistojnë dhe janë të paligjshme…unë s’e kuptoj. Unë i kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë që të pranojë prova të reja në këtë moment procedurial por të kthejë dosjen për hetimeve të mëtjeshme dhe prokuroia të bëjë procedurën. Ne të njoftohemi dhe përsëri dosja le të vijë në gjykatë, ne kemi mënyrën e marrjes së provave nga ana e gjykatës. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka. Unë do të vij në seancë. Unë nuk mungoj, madje edhe në tjetrën do të vij edhe kolegu im. Nuk ka shanse që Irena gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi, zoti duman është ndër tre prokurorëqt që ka firmosur kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim. E ka thënë Dumani se ndaj zonjës Gjoka është regjistruar një procedim penal dhe Olsian Çela ka thënë para kuvendit i kemi ktyer verifikimet dhe rezulton se Gjoka ka probleme me drejtësinë në shtetin grek. Si mundet Gjoka të japë një vendim kundër Altin Dumanit. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër. Nuk mund të mendoj se si do të ngrihet zonja Gjoka në mëngjes….Unë nuk po bojkotoj, kam bërë një kërkesë, po pres vendimarrjen e gjykatës se çfarë do të vendosë me zonjën Gjoka.”, tha ai.

- Publicitet -

Ndërkohë, po ashtu sot do shqyrtohej në Apel edhe kërkesa e Metës për shuarjen e masës së sigurisë arrest në burg, por seanca u shty. Shkak u bë paraqitja e një kërkese nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani me argumentin se muajin e kaluar ka gjykuar çështjen për revokimin e masës e cila vendosi mospranimin. Avokati Kujtim Cakrani pretendoi se e njëjta gjyqtare nuk mund të gjykojë të njëjtin person mbi dy kërkesa të ndryshme.

Seanca paraprake e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit të Kryemadhit. Gjatë seancës, gjyqtarja Gjoka vendosi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për ish-presidentin. Mbrojtësi ligjor i Metës e akuzoi gjyqtaren se është nën presion nga prokurorët e SPAK, se po hetohet për akuza të ngritura më herët nga Sali Berisha lidhur me një dënim të fshehur për falsifikim dokumentesh në Greqi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • SPAK says:
    November 11, 2025 at 12:54 pm

    Nje “pack ujqerish”, KOPE, kane kapur per gryke Shqiperine,ne te gjitha fushat! Por e kisha fjalen ne media! Te shitur dhe te blere, bythqire dhe pa bythe, na analizojne c’do dite ngjarjet ne Shqiperine tone te shhkret!Ish njerez te drejtesise na komentojne ne emer te Saliut! Keta jane njerez dinake qe dine te bejne para nga Saliu ose budallenj qe futen me koke! Por keta qe genjejne e sajojne c;do dite a kane gra, femije, shoke te aferm qe t’u thone mjaft nuk mbrohet me Saliu me Noken e Vokshin me! Prokuroret e 21 Janarit dalin dhe mbrojne punen e tyre dhe veren se jane kaq te paafte per punen qe kane bere si prokurore sa te vjen turp! Nuk jane as per druvare! T’ju rroje Saliu sa malet, se PD do te shkrihet ngadale!

    Reply
  • fjala says:
    November 12, 2025 at 1:14 am

    Shtyje o gjykate se pak e ke shtyre deri tani, por dhe ju prokurore e gjykates po u shkurtohet se do tu a shtyjne deri sa tu dale nga goja, se boll ky popull u duroi; nuk duroi as Enver Hoxhen kaq shume sa po duron krimet dhe shkaterrimin tuaj. Po derdhet kupa me prokurore e gjykates, por dhe me media. Diskutojne se s’ka prova edhe per 21 janrin dhe nuk vertetohen sonte tek Report tv disa jurist qe kam pasur respekt si Kthupi me shoke! U a theme une provat 1- thirr gardistet qe jane vertetuar plumbat ne mishin e qyetareve dhe pyeti dhe paralajmeroi se po nuk treguan kush i urdheroi, do te bejne jete burg per vrasjet. 2- thirr ate qe fshiu serverat dhe po nuk tregoi kush urdheroi do te denohet me jete burg per bashkepunim ne krim. Pastaj thirr dhe Saliun e perkedhele, Lulezimin, komandantin e gardes, dhe ate gazetarin qe u plagos e iku ne Belgjike Mahmutaj Vetem keta thirri formalisht pa populli antikrim e di dhe e ka pare ngjarjen direkt, ndersa Saliu e ka pohuar me gojen e tij ne tv. Vetem kaq dhe ne se prokuroret dhe gjykatesit edhe kesaj here do tallen, atehere njerezit duhet te vendosin vete per drejtesine e munguar 15 vjeçare dhe fajin e kane prokuroret e gjykatesit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?