Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arben Meçe: Dosja Veliaj u montua, e përfshirë edhe media, ngjan frikshëm me dosjen e Dibrës, regjisor Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arben Meçe: Dosja Veliaj u montua, e përfshirë edhe media, ngjan frikshëm me dosjen e Dibrës, regjisor Berisha
KronikeLajmi i fundit

Arben Meçe: Dosja Veliaj u montua, e përfshirë edhe media, ngjan frikshëm me dosjen e Dibrës, regjisor Berisha

Published: February 17, 2025
Shpërndaje

Arben Meçe zbuloi sot detaje nga dosja “Veliaj” dhe mangësitë e saj duke e shoqëruar me dokumente dhe përshkrim ligjor.

Meçe theksoi se pas kësaj dosjeje qëndron një strukturë e organizuar dhe me role të ndara, duke nisur nga Sali Berisha si regjisor, PD si e implikuar, SPAK me prokurorin dhe gjyqtarin e GJKKO-së, por edhe një trupë mediatike e paracaktuar, e cila ka shpërndarë dezinformacione në mënyrë të organizuar.

Për analistin kjo çështje është montim dhe informacion i rremë i krijuar në mënyrë të strukturuar dhe qëllimisht, pasi faktet nuk ekzistojnë në dosje.  Sipas Meçes, kjo strukturë dhe precedenti është i ngjashëm me atë të dosjes 118 për zgjedhjet në Dibër. Ai shton se as denoncuesi nuk ekziston.

- Publicitet -

Nga Arben Meçe

Procesi Veliaj është politik dhe i manipuluar. Personat e implikuar janë prokurori dhe gjyqtari i çështjes, strukturat e PD-së që janë strukturat berishjane brenda SPAK, si dhe një strukturë mediatike me 4-5 media dhe trupë gazetarësh që këto ditë kanë prodhuar një mekanizëm dezinformimi publik.

95% e informacionit i prodhuar nga studio të veçanta është i rremë. Nuk ekziston personi që ka bërë denoncimin. Vetë denoncimi është një montim. Kjo është përdorur nga PD-ja edhe në zgjedhjet e Dibrës, dosja 118, me regji të Sali Berishës.

Nuk është e vërtetë që SPAK ka arritur të identifikojë fustane luksi apo  kuti të mbushura me flori në shtëpi, apo ajo sasi lekësh që është bërë publike. Është interpretuar në mënyrë mediatike, është interpretuar nomenklatura e doganës, por ata që e njohin këtë si proces e dinë që po manipulohet opinioni.

Dosja është e ndarë në kapituj, ku është një hetim, çështje apo temë çdo kapitull. Janë 17 kapituj dhe njëri është kryesori ku fillon gjithë debati i çështjes. Në faqen 8 thuhen të gjitha momentet ku prokuroria pretendon shkeljet ligjore, janë 4 prej tyre. Janë 130 fatura të marra nga SPAK në Doganë.

Shohim qartë joprofesionalizmin e prokurorit Olsi Dadi duke e bërë vetë analizën e bilancit financiar dhe jo me ekspert. Për lerjet reale a ka investiguar SPAK për të ardhurat? Si ka mundësi që në 70 faqe, ti nuk ke bërë asnjë investigim për këtë? Kaq ka SPAK, këtë tabelë, dhe e hedh në media. Prokurori pretendon se biznesi nuk është regjistruar në ILDKPI. Biznesi regjistrohet në vend tjetër, të ardhurat regjistrohen në ILDKPI.

Me këtë logjikë ky prokuror futet në logjikë dhe interpretim joprofesional. Nuk ka ekspertizë kontabël, nuk e bën prokurori këtë. Vetëm ata e nxjerrin nëse ka vjedhje, shpërdorim apo shkelje. Nuk mundet prokurori që me 4 fatura të rregullta të nxjerri se ka vjedhje.

Dosja ndaj Erion Veliajt është e ngjashme me dosjen e Dibrës, autori është përsëri Berisha. Edhe te dosja 184, të përfshirë janë gazetarët që dalin e flasin e përdoren. Për atë dosje në mënyrë skandaloze u përgjua e gjithë Partia Socialiste nga një strukturë e organizuar dhe u shit si hetim.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë duhet të marrë masa hetimi disiplinor dhe të veprohet ndaj prokurorit dhe gjyqtarit. ILD duhet të reagojë ndaj prokurorit dhe gjyqtarit. Por nuk janë vetëm ata, ka edhe një strukturë të tërë të organizuar pas kësaj çështjeje.

Prokurori manipuloi informacionin. Mori atë që deshi nga dëshmia dhe nuk verifikoi anën dokumentare. Nuk verifikoi vilën në Qerret se ishte e familjes së të ndjerit Arben Xoxe.

A nuk u justifikua Berisha për një mjekim të tij dikur, se ia pagoi e bija 300 mijë euro dhe e cilësoi “solidaritet familjar”.  Po ajo nëna që kishte mbetur vetëm atje, kur i shkon e bija për kujdes, prokurori e quan si një fakt se vila është e saj dhe e bashkëshortit!

Rezulton se vila është në pronësi të të ndjerit Arben Xoxa, madje tani kemi edhe foto që e tregojnë, ka dëshmi e prova se në vitin 2018 ai ka qenë atje, pasi një vit më pas është ndarë nga jeta. Të gjitha prokurori i ka bërë me paramendim, duke shkelur ligjin shqiptar dhe duke futur vepra penale që nuk janë kryer.

Edhe gjyqtari i dosjes, Erjon Bani, është bërë palë. Gjyqtari duhet të verifikonte, të shikonte analogjinë që nuk shkonte, nuk lidhej. Faqja 4 dhe 5 e dosjes flet për lejet nga një anë dhe sponsorizimet nga Bashkia ana tjetër apo udhëtime me disa vjet diferencë nga aplikimet. Nga u lidhën, si lidhen këto ngjarje?!

Në kronologji është e tmerrshme, mirë prokurori por si i lidhi këto gjyqtari? Ai është një gjyqtar berishjan. Nuk e njoh personalisht, por shoh dosjen. Ai ka bërë aprovimin që i ka sjellë prokurori, një montim pa prova dhe fakte, pa kronologji dhe duke goditur parimin kryesor, shkak-pasojë. Nuk ka vepër penale pa parimin shkak-pasojë.

Prokurori në mënyrë makabre dhe absolutisht të ndërgjegjshme, ka barazuar të ardhurat personale me të biznesit, kur ato janë të ndara. A e dini se nuk ka asnjë deklarim pasuror të Tatimeve të këtyre kompanive, që të përfshihet në dosje? Blerjen e ka bërë kompania, ti thua e ka bërë Ajola Xoxa, çdo ekonomist ordiner e di tabelën e performancës. Ai i ka ngatërruar këtë, shpenzimet personale me ato të kompanive.

Berisha dështoi në mitingun “madhështor” të së shtunës, të dielën erdhi ky aksion. Janë vënë në shërbim kriminal edhe media, që s’janë media, janë të implikuar.

Mua më rezulton se ai që ka kryer vepra penale është Berisha. Ka një vilë në Lalëz të paligjshme, 4 mijë metra tokë në Lalëz në mënyrë të paligjshme, sponsorizuar nga e bija gjoja solidaritet, ai është në hetim pasuror. Deri më sot nuk kemi asnjë të dhënë nëse janë kryer verifikimet e pasurive të tij, që kanë nisur shumë kohë më parë se Veliaj. 4 ngjarje analoge për një person nën hetim pasuror, shumë kohë më parë se Veliaj, ku dosja ende nuk ka kaluar në proces prej kaq kohësh.

Me shkurtime nga Report Tv

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?