Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Armëpushimi në Gaza, Hamas liron 4 ushtare izraelite, mbeten ende 26 pengje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Armëpushimi në Gaza, Hamas liron 4 ushtare izraelite, mbeten ende 26 pengje
Bote

Armëpushimi në Gaza, Hamas liron 4 ushtare izraelite, mbeten ende 26 pengje

Published: January 25, 2025
Shpërndaje

Lëvizja militante palestineze e Hamasit liroi 4 ushtare izraelite, të cilat i mbante peng që prej tetorit të vitit 2023, në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë. Gratë u drejtuan në një podium, në qytetin e Gazës, mes turmave të mëdha dhe rrethoheshin nga luftëtarët e armatosur të Hamasit.

Ato përshëndetën me dorë dhe buzëqeshën para se të shoqëroheshin drejt automjeteve të Kryqit të Kuq dhe të transportoheshin te forcat izraelite. Qindra izraelitë u mblodhën në të ashtuquajturin Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, duke qarë, duke u përqafuar e duke brohoritur teksa shihnin momentin e dorëzimit të grave në një ekran gjigand. Emocione të forta shpërthyen veçanërisht mes të afërmve të pengjeve.

Prof. Ruhama Albagh, halla e Liri Albagut: “Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe nuk besoja se do ta jetonim këtë moment. Nuk mund ta them me fjalë; është gëzim i pastër.”

- Publicitet -

Katër ushtaret, Karina Ariev, Daniela Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag, ishin të stacionuara në një post vëzhgimi pranë Gazës dhe u rrëmbyen nga luftëtarët e Hamasit që mësynë bazën e tyre më 7 tetor të 2023-shit. Mes 200 të burgosurve palestinezë që lirohen si pjesë e këmbimit, të parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit, përfshihen edhe militantë të dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në sulme ku janë vrarë dhjetëra njerëz. 70 prej tyre do të deportohen, bëri të ditur Hamasi.

Shkëmbimi i së shtunës është i dyti që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 19 janar. Në fazën e parë prej 6 javësh të ujdisë, Hamasi ka pranuar të lirojë 33 pengje, përfshirë gra, fëmijë, burra të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë. Po ashtu, trupat izraelite pritet të tërhiqen nga disa prej pozicioneve kyçe në Gaza.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?