Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dredhi dhe arratisje nga rreziku: Media italiane mbi situatën e sotme në Europë, aksin franko-gjerman dhe të tjerët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dredhi dhe arratisje nga rreziku: Media italiane mbi situatën e sotme në Europë, aksin franko-gjerman dhe të tjerët
AnalizaKryesore

Dredhi dhe arratisje nga rreziku: Media italiane mbi situatën e sotme në Europë, aksin franko-gjerman dhe të tjerët

Published: June 25, 2022
Shpërndaje

Nga Paolo Mieli*

Ndoshta kësaj radhe nuk është ekzagjerim të përkufizosh ai “historik” vendimin e solemnizuar në Bruksel – me të cilin Këshilli i Europës i ka dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat për hyrjen në BE. Dhe në të njëjtën kohë, i ka ofruar Gjeorgjisë “perspektivën e qartë” të një kalimi të shpejtë në të njëjtin drejtim.

Në konfirmim të kësaj vijnë nga Moska fyerjet e zakonshme të Dmitry Medvedev që i ka përkufizuar liderët europianë si “politikanë të nivelit të ulët, fanatikë dhe inatçorë”.

- Publicitet -

T’i lëmë mënjanë fyerjet. Por nuk mund t’i ikim një reflektimi mbi çiftin e aksit renian, të cilit për traditë, i përket drejtimi i Europës: kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Për fat të keq të dyve u është dashur ta përballin emergjencën ushtarake ruse në kushte jo optimale: në kushtet e një dështimi në arritjen e një marrëveshjeje; nën peshën e vendimeve të marra në të shkuarën e afërt që shkojnë në drejtim të kundërt me ato që konsiderohen të domosdoshme sot (veçanërisht Gjermania); kanë qenë të detyruar të maten në sprova zgjedhore me konkurentë indulgjentë në raport me Putin (veçanërisht në Francë); të dy ka defekte të vogla personaliteti gjithashtu.

Jonathan Littell, me një sinqeritet të cilin mund t’ia lejojnë vetes vetëm shkrimtarët e mëdhenj ka shkruar se Scholz kur vjen momenti që t’i dorëzohen armë Ukrainës, “heq këmbën zvarrë”. E bën këtë së bashku me një pjesë të madhe të klasës politike gjermane. Pasardhësi i Merkel është i bindur – përherë sipas Littel – se zgjidhja e varësisë energjetike të vendit nga Rusia nuk është përballja me të, por “mbyllja e syve dhe kthimi gradual te plotësimi i komoditeteve të tua të rehatshme”.

Një tjetër poet dhe romancier, Tahar Ben Jelloun ka qenë edhe më përbuzës ndaj Macron duke ironizuar mbi telefonatat e tij me Kremlinin (“ai ishte i kënaqur që thjesht po fliste me të, nuk do dimë asnjëherë nëse edhe Putin është kënaqur po aq”).

Ai e gozhdon më pas presidentin francez në një gjykim të pamëshirshëm: Ai është sipas çdo të dhëne, “një fëmijë i llastuar” dhe “jo në lartësinë” e detyrës historike që i ka rënë në pjesë.

Në ditët e para pas invazionit rus të 24 shkurtit, u duk se BE-ja synonte  një sjellje dinjitoze. Sikur ishte bindur më në fund se duhej të përmbushte një mision. Dhe që, për pasojë, konsideronte se kishte ardhur ora për të dhënë provën e unitetit të qëllimeve; dhe mbi të gjitha të karakterit.

Asnjë shtetar europian nuk do të kërkonte të strukej pas shembullit hungarez të hezitimit; përkundrazi, kësaj radhe të gjithë bashkë do i kishin treguar SHBA-ve se nga çfarë stofi përbëhet kontinenti ynë: duke marrë vendime të përgjegjshme për luftën dhe për pasojë, për  tratativat e paqes.

Por më pas ama, dora – dorës që Jo Biden nisi të tërhiqej nga skena, u bë përherë e më e qartë se “të mëdhenjtë e Europës”, në vend se të merrnin flamurin e lirisë së Ukrainës dhe të luftës kundër shtypjes ruse, u strukën në labirintin e procedurave dhe diskutimeve ekonomike që prej dekadash janë bërë specialiteti i tyre; procedura dhe diskutime që shërbejnë në thelb vetëm për të marrë kohë, duke shtyrë te Këshilli i Ministrave vendimet, e duke mburrur si të mrekullueshme rezultate krejt pa rëndësi.

Çështjet gjeopolitike u mënjanuan shpejt, e gjitha u reduktua në kërkimin e një reagimi sa më pak problematik ndaj Rusisë. Me rezultatin e pritshëm se vështirësitë ekonomike pas pandemisë, do të perceptoheshin nga popujt tanë si pasojë ekskluzive e sanksioneve. Dhe se përpjekja e përbashkët e vendeve të veçanta të Europës, herët a vonë do ishte gjetja gjetja e dredhive; një terren i lëruar bollshëm këto tetë vjet.

Paradoksi është që, për herë të parë në histori, të mëdhenjtë e euroburokracisë, Ursula von der Leyen, Roberta Metsola, Josep Borrell, Charles Michel – janë shfaqur si më të mirë se përfaqësuesit e aksit franko-gjerman për të cilët folëm. Më të mirë për gatishmërinë e reagimit dhe kapacitetin e gjykimit. Për gjithçka tjetër, i kanë ulur flamujt që i dhanë një sens politik dhe ideologjik mbështetjes kontinentale ndaj rezistencës ukrainase.

Tashmë vendet europiane kanë hequr dorë, ndoshta me vetëdije, nga përcjellja e një profili unitar, kur ishte pikërisht momenti në të cilin Europa duhet të gjente mënyrën për ta përfaqësuar veten nën një unitet graniti të përkufizuar dhe të mirë identifikueshëm.

Disa ditë më parë, “Financial Times” publikoi një koment të Janan Ganesh në të cilin kolumnisti britanik shprehej se prirja e tanishme e ngjarjeve ndërkombëtare e shtyn Perëndimin jo – siç shumë druhen – në drejtimin e njerëzve të fortë apo më keq, të tiranive, por drejt anarkisë dhe joqeverisjes. Vlen kjo për Britaninë e Madhe. Vlen për Europën. Vlen edhe për Italinë. Dhe nuk është e thënë që ky të jetë kriter për arratisjen nga rreziku.

Burimi: Corriere della Sera

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?