Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohen mbi 100 komisionerë për manipulimet e votave në Kosovë, reagon Albin Kurti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestohen mbi 100 komisionerë për manipulimet e votave në Kosovë, reagon Albin Kurti
AktualitetKosovë

Arrestohen mbi 100 komisionerë për manipulimet e votave në Kosovë, reagon Albin Kurti

Published: January 24, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se komisionerë apo individë të përfshirë në mënyrë klandestine në manipulime votash brenda subjekteve politike nuk do të kenë asnjë amnisti dhe duhet të përballen me ligjin.

Në një postim në rrjetet sociale ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe do të mbetet gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës, duke inkurajuar institucionet përgjegjëse që hetimet për dyshimet e manipulimeve të shkojnë deri në fund.

Sipas Kurtit, Republika e Kosovës është shembull demokracie në rajon, ndërsa adresimi ligjor dhe llogaridhënia për çdo rast manipulimi janë thelbësore për integritetin e proceseve zgjedhore.

- Publicitet -

“Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë dhe manipuluesit duhet të ndëshkohen”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten më në të ardhmen.

Reagimi i Albin Kurtit:

Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti.

I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë.

Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore.

Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit.

Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    January 24, 2026 at 12:27 pm

    Albin Kurti,je neriu ndershem,i pakorruptuar.Kosoven e bere Shtet me Integritet,me Kufij te Paprekshem.Territorit Atdheut eshte i Shenjte.Zajednica s`ka.Ti nuk fal.Nuk je Hajduti i Shtepise Tende.Prandaj te voton Populli martyr i Kosoves.
    Kjo qendrese Skenderbejane imponoi Respektin e Botes Demokratike,qe e ftojne Kosoven te firmose e para ne Forumet me te Larta Nderkombetare.

    Reply
  • xxx says:
    January 24, 2026 at 12:28 pm

    Fjale e ketij = ilac, edhe per ne nga ana tjeter e kufirit. Drejtesia sheron & qeteson shpirterat.

    Reply
  • ..... says:
    January 24, 2026 at 7:08 pm

    U, nga i gjeti demo keto gjera per Albin G99-? dmth secili mund te thote ç’te doje dhe keto shenohen ne librat e historise si te ver-teta !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?