Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, për çfarë akuzohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arrestohet nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, për çfarë akuzohet
KronikeLajmi i fundit

Arrestohet nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, për çfarë akuzohet

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

Policia ka vendosur në pranga 24-vjeçarin Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Raportohet se ai është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës (22 Janar) teksa qëndronte në një lokal.

Raportohet se policia ka shkuar për të kontrolluar nëse ndodhej në banesë në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij, por nuk e kanë gjetur.

Ndaj, Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

- Publicitet -

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe babai i tij, Flamur Rraja, si edhe 26-vjeçari me iniciale E. T., pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat”, njoftoi policia.

Ariel Rraja ishte shpallur në kërkim pas dhunës që i riu, së bashku me babain e tij, ushtruan ndaj Kujtim Cacës.

Ngjarja ka ndodhur më 24 Tetor 2024, pas një konflikti mes Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës për një kanal.

Kujtojmë që 24-vjeçari është arrestuar policia më 27 tetor 2024 për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ariel Rrajës iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte një sasi kokaine dhe shuma parash.

“U arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia në atë kohë.

Dhuna ndaj kushërinjve të fisit Maja

Fisi Rraja dhunoi barbarisht me shkopinj bejsbolli kushërinjtë Maja dhei kërcënuan me pistoletë, pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Pas ngjarjes në kërkim u shpallën Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media u bë publike video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.

Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin barbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Prokuroria e Tiranës i ka përfunduar hetimet ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje bazuar në një ekspertizë që la vend për dyshim, pasi dhunën barbare të dëshmuar me video ndaj 2 kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja e konsideruan dëmtim të lehtë.

Në akuzë nuk reflektohet armëmbajtja pa leje e vëllait të ish-deputetit, Xhelal Rraja, që u shfaq qartë në pamjet, të cilat Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të vitit 2023. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • alma nga tirana says:
    January 23, 2025 at 11:11 am

    a e kuptoni o njerez ?

    kush ka qene deputet ??/

    dhe cfare niperish ka patur qe te gjithe me vepra penale ?

    dhe shani ENVER HOXHEN ?

    ai ka qene per kete vend.

    Reply
  • Po says:
    January 23, 2025 at 12:09 pm

    Po sa paskan qen kera Rrajat?

    Reply
  • Detari says:
    January 23, 2025 at 3:39 pm

    ky tani eshte autokton skiptar?

    Reply
  • mali says:
    January 23, 2025 at 3:58 pm

    Dengla jane.Neser lirohet.

    Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    January 23, 2025 at 4:05 pm

    Nuk mbarojne plehrat nga fisi Rraja i Rilindas Rrafmonit qe Rama e solli edhe deputet ne Parlament.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 23, 2025 at 4:25 pm

    Këta më duke se janë të gjithë të hurit dhe të litarit. Merri e bëji deputet se përgjegjsia është personale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?