Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
Aktualitet Sport
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: ARSIMI PRIVAT: Historia, sfidat dhe një analizë mbi të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e tij në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > ARSIMI PRIVAT: Historia, sfidat dhe një analizë mbi të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e tij në Shqipëri
KomunitetKryesore

ARSIMI PRIVAT: Historia, sfidat dhe një analizë mbi të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e tij në Shqipëri

Published 12 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 

Nga Jetmir Aliçka

Botuar në DITA

Kanë kaluar 30 vite, që kur hapi dyert, e para shkollë private në Shqipëri, në arsimin parauniversitar. Një risi që pritej në sistemin tonë të edukimit. Një risi  që si çdo e tillë, lindi dhe u zhvillua nën monitorimin e rreptë të skeptikëve nga njëra anë dhe mbështetësve e dashamirëve nga ana tjetër.

Te dy palët, skeptikët dhe mbështetësit, bashkëjetuan. Pa bashkëjetesën, risia nuk do mund të kthehej në normalitet. Ky normalitet ndodhi. Aktualisht, arsimi privat ka krijuar shtratin e vet, rrjedhojë e disa faktorëve:

Kriza nëpër të cilën po kalonte e gjithë shoqëria shqiptare në fillim vitet 1990, reflektoi  në çdo qelizë të saj, por në veçanti në sistemin tonë arsimor, i cili pësoi një goditje tejet të rëndë. Nje goditje, pasojat e së cillës ndihen fuqishëm edhe tani. Kjo goditje, pse jo çoroditje, krijoi dhe vazhdon të krijojë premisa për një rritje të shpejtë të shkollave private.

Një shoqëri demokratike, e orientuar drejt një ekonomie tregu, nuk mund të mos krijonte hapësirat e nevojshme dhe të mjaftueshme për lindjen dhe zhvillimin e arsimit privat. Shteti shqiptar, pas viteve 1993 – 1995, me të drejtë stimuloi dhe mbështeti hapjen e shkollave private.

Inisiativën për hapjen dhe finacimin e tyre e morën shoqata  dhe fondacione të ndryshme fetare, të fesë muslimane, katolike, apo edhe persona juridikë të huaj. Ishin shkëndijat e para të vendeve fqinjë, të cilët kërkuan të hynin në tregun e e këtij arsimi. Edhe pse pa bazë ligjore, ata hynë. Edhe pse me misione jo shumë transparente në funksion të edukimit, ato u pranuan. Edhe pse me kurrikula me tendenca fetare, ato funksionuan.

Mendoj se nuk u veprua keq. Disa nga shkollat e para private laike apo me  influenca fetare ishin “Inkus”, “Liria “Turgut Ozal”, “Mehmet Akif”,” Preka “Hafiz Ali Korça”, “Pjetër Meshkalla”, “Gjerasim  Qiriazi”, “Vinçenc Prenushi”,  etj.

Me vonë pas vitit 2000, kjo alternativë filloi të shihej me interes nga shume biznesmenë, persona juridikë ose fizikë, ekspertë të edukimit, kryesisht shqiptarë, por jo vetëm. Shkollat private, gradualisht u dyfishuan, u trefishuan dhe më vonë u dhjetëfishuan, duke predominuar shkollat private me kurrikula e investime shqiptare, mbështetur nga një legjislacion  bashkëkohor europian, i përshtatur në kushtet tona.

Padyshim normaliteti i arsimit privat masivizimi i tij, besueshmëria ndaj tij,  nuk u arrit lehtë pa përballjen e mjaft sfidave, ku ndër më kryesoret ishin raporti edukim – biznes, raporti drejtor i shkollës – pronar dhe raporti arsim privat – shtet.

Koha tregoi dhe provoi se, nëse në këto shkolla private nuk predominonte edukimi mbi biznesin, pra nuk kuptohej se vetëm një edukim cilësor mund të prodhojë një biznes të sukseshëm, ato dështonin si në edukim, ashtu edhe në biznes. Ndaj dhjetëra shkolla private, në këto 26 vite, nuk arritën të mbijetonin.

Koha tregoi dhe provoi se, çelësi i suksesit të këtyre shkollave ishte raporti drejtor – pronar. Kishim të bënim me një mentalitet të gabuar të pjesës më të madhe të pronarëve të këtyre shkollave dhe të ndryshoje mentalitetin e tyre ishte tejet  e vështirë. Duhet të perceptohej e  kuptohej qartë, se të gjitha përgjegjësitë për arritjen e suksesit apo dështimit do duhej t’i adresoheshin drejtorit, ashtu sikurse i takonin atij dhe vetëm atij kompetencat për politikat dhe vendimarrjet për zhvillimin, rritjen, kontrollin, vlerësimin e shkollës etj .

Pronari do të duhej të konsiderohej dhe duhet të kuptonte se Ai, nuk mund të kishte kompetenca dhe të drejta në vendimarrje për problemet e edukimit, veçse të konsideronte veten si lehtësues i stafit pedagogjik dhe drejtuesit të institucionit. Nuk kanë qenë të pakta rastet. kur arroganca e pronarëve  për të marrë kompetenca dhe pushtet në shkollë e trondiste nga themelet këtë të fundit.

Koha tregoi dhe provoi, se nëse shteti nuk do ta konsideronte arsimin privat si pjesë integrale , plotësisht të besueshme  të gjithë sistemit tone të edukimit, nëse shteti nuk do të ndihmonte këto shkolla, nëse shteti nuk do t’i konsideronte këto shkolla, ndryshe nga bizneset e zakonshme, padyshim do t’ju krijonte atyre vështirësi objektive dhe subjektive për zhvillimin e rritjen.

Rasti flagrant ka ndodhur, kur shteti ngarkoi shkollat private me pagesën e TVSH. Një absurditet, kur dihet që vlera e shtuar në këto shkolla shkon nga 80 -85% të të ardhurave (pasi pagat dhe qeratë që përbëjnë gati 85% të shpenzimeve nuk zbriten nga vlera e shtuar) dhe të kërkosh tatimin në këtë përqindje është një goditje e rëndë për çdo shkollë private, që do të shkaktonte dobësimin e cilësisë së këtyre shkollave, uljen e numrit të nxënësve si dhe moszhvillimin dhe mosrritjen e tyre.

Dihej dhe dihet se këto shkolla ndihmojnë shtetin, duke i kursyer atij miliona dollarë në vit, pasi nëse këto shkolla private nuk do të egzistonin, shpenzimet e këtyre nxënësve do t’i paguante shteti nëpër shkollat publike. Dihej dhe dihet se prindërit e fëmijëve të këtyre shkollave do të paguanin shumë herë më shumë taksa e tatime se prindërit që dergojnë fëmijët në shkollat publike.

Për fat të mirë, aktualisht, falë mirëkuptimit dhe mbështetjes së shtetit, këto institucione private janë të përjashtuara nga TVSH.

Aktualisht, në sistemin tonë të edukimit funksionojne rreth 214 shkolla private në sistemin parauniversitar. Këto shkolla frekuentohen nga rreth  40.311 nxënës (arsim fillor, i mesem, i ulët, gjimnaz, arsim profesional).  Perqindja e nxenesve në arsimin privat në raport me numrin e përgjithshëm të arsimit parauniversitar është rreth 11%. .

Pra, 11%. Nuk është pak po të kesh parasysh, që ky lloj edukimi në vëndet europiane, me histori qindra vjeçare, zë vetëm rreth 10%.

Pra, brenda ligjeve apo jashtë tyre, me kritere të rastësishme e subjektive për liçensim, apo tolerance pa kufi, me misione të deformuara drejt biznesit apo misione të mirëfillta edukimi, me ndihmën apo ndërhyrjet e pastudjuara të shtetit, me sukseset dhe mosukseset e tyre, ky lloj arsimi parauniversitar sot në Shqipëri është një realitet. Një realitet i prekshëm. Një realitet-alternativë gjithmonë e më e besueshme. Një realitet-model që i bën nder gjithë sistemit tonë të edukimit. Një realitet – sfidë për shtetin dhe shoqërinë tone.

Shkolla të tilla private si “Ernest  Koliqi”, “Fenix”, “Kings”,  “Wilson”, “Harry Fultz”, “Udha e Shkronjave”, zinxhiri i “Kolegjeve Turke”,”New York”, “Wat”, “Nobel”, “TES” “Sarina” në Tiranë, “Numani” dhe “Flatrat e Dijes” në Fier, “International” në Vlorë, “Ibrahim  Kodra” në Durrës, “Preka” në Korçë etj. etj. përbëjnë pa diskutim një vlerë të shtuar në sistemin tonë të edukimit, që me standardet e aplikuara dhe rezultatet e arritura konkurojnë jo vetëm brenda  sistemit tonë në Shqipëri, por edhe më gjërë.

Arsimi privat në Shqipëri përbën një sfidë, që duhet të kemi vullnetin ta vlerësojmë, por njëkohësisht të kemi vullnetin dhe predispozicionin për t’a dëgjuar dhe mbështetur. Po si, ku dhe për çfarë? Në këtë kontekst, le të bëjmë disa krahasime me sistemin e arsimit privat në Europë, atje ku ne pretendojmë të arrijmë.

Është fakt, që nuk ka asnjë lloj diference midis arsimit privat në Shqipëri  dhe atij europian në zhvillimin e politikave për arsimin privat; për kriteret për hapjen e shkollave private; për standardet lidhur me stafin; për standardet e kurrikulës dhe ekuivalencën e saj; për organizimin e provimeve; për lëvizjen e mësuesve midis sektorit publik dhe privat; për agjensitë e kontrollit dhe kualifikimit për objektin dhe kompetencat e tyre; për standardet e vlerësimit etj.

Dhe kjo përbën një arritje jo të vogël në një kohë kur jemi në proces për t’ju bashkuar BE. Por, referuar  raportit të Eurydice (Network qe studion  funksionimin dhe organizimin e sistemit të  edukimit në Europë) dhe një studimi  botuar nga qendra e “Ekselences Shqiptare” për arsimin  privat në 15 shtete anëtare të BE, diferenca thelbësore  midis arsimit privat shqiptar dhe atij europian është se:

Arsimi privat në Europë, në 90 % të shteteve, mbështetet me fonde publike. Ndihma me fondet publike fokusohet në tre kategori:  Paga, shpenzime korrente dhe kostoja lidhur me kapitalin (ndërtesa, qera etj).

Le të shohim pak më tej: Vëndet e Bashkimit Europian ndahen ne tre grupe, sa i përket marrëdhënieve që ka arsimi privat me shtetin në fushën e financave. Grupi i parë hyjnë Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar (përveç kolegjeve profesionale e arteve) ku shkollat private nuk marrin fonde publike!

Në grupin e dytë hyjnë vende si Franca, Italia, Portugalia ku egzistojnë lloje të ndryshme kontratash  bashkëpunimi midis shkollave private dhe shtetit. Bazuar në këto kontrata shkollat private përfitojnë ndihma financiare të konsiderueshme në kategoritë që përmendëm më sipër.

Në grupin  tretë, përfshihen shumica e vëndeve të BE-së, ku ndihma me fonde publike e shkollave private ka shumë të përbashkëta  me financimin e shkollave publike. Në Belgjike, Danimarkë, Gjermani, Spanjë, Irlandë, Luksenburg, Austri, Finlandë dhe Suedi arsimi privat nuk është i finacuar as pjesërisht dhe as plotësisht, por operon pak a shumë nën të njëjtat kushte si arsimi publik.

Çka do të thotë që financat, që adresohen për një fëmijë në shkollë publike i takojnë edhe një fëmije në shkollë private? (Buxheti për arsimin në shumicën e këtyre vëndeve ndërtohet mbi bazën e kostos së një nxënësi).  Në disa nga këto vënde legjislacioni detyron ato për të siguruar ndihmë me fonde publike, ndersa në disa të tjera ka dispozita ligjore të veçanta për këtë ndihmë.

Diferenca tjetër midis arsimit privat shqiptar dhe atij europian konsiston tek niveli i varësisë, apo  pavarësisë nga shteti, si dhe tek niveli i kontrollit që ushtrohet. Në shumicën e vëndeve të BE nëse shteti financon shkollat private më shumë se 50% të shpenzimeve, atëhere niveli i varësisë dhe i kontrollit është i lartë. Nëse financimi është më i vogël se 50% nga shteti, shkollat private janë më të pavarura dhe niveli i kontrollit është më i ulët.  

Psh për shkollat e grupit të dytë dhe të tretë varësia dhe kontrolli nga shteti është i fuqishëm, ndërsa ne shkollat e grupit të parë, pavarësia e këtyre shkollave është më e madhe dhe niveli i kontrollit është më i dobët.

Tek ne, shkollat private gëzojnë vetëm një lehtësim siç është TVSH, por nuk marrin asnjë ndihmë nga fondet publike. Ato varen totalisht nga shteti dhe kontrollohen fuqishëm nga AI.

Padyshim, në kushtet e vëndit tonë, kur bëhet fjalë për një nga vendet më të varfra të Europës, nuk mund të pretendohet që shteti të financojë shkollat private me ato para, që o kursehen buxhetit të tij nga nxënësit që frekuentojnë shkollat private, (kjo do të ishte ideale) por mendoj se do të jetë në integritetin  dhe moralin e shtetit, që të angazhohet më seriozisht për të ndërtuar politika mbështetëse për shkollat private, qoftë tani, qoftë në të ardhmen, sepse biznesi i arsimit privat ka një ndryshim thelbësor me bizneset e tjera.

Bizneset në përgjithësi paguajnë taksat dhe tatimet dhe vetëm kaq. Biznesi i arsimit privat përveç taksave dhe tatimeve që paguan, i kursen shtetit miliona dollarë në vit nga shpenzimet që duhet të bënte shteti, nëse nxënësit e shkollave private do të frekuentonin shkollat publike.

Pra, nëse do të flitet për politika mbështetëse afatshkurtra, ato mund të fokusohen tek lehtësimi i taksave dhe tatimeve dhe në politika afatgjata tek financimi i një pjese të shpenzimeve nga fondet publike. Nëse nuk ndodh kjo, pra, jo lehtësira fiskale dhe jo mbështetje me fonde publike,  atëhere shteti duhet të respektojë   më shumë lirinë dhe shumë më shumë pavarësinë e tyre. Me pak fjalë, me shpresë, t’i lërë të zhvillohen e rriten të qeta , kështu siç janë, pasi do t’ja dalin, siç ja kanë dalë deri tani.

—-

Prof. As. Dr. Jetmir Aliçka është drejtues dhe ekspert me përvojë të gjatë në fushën e edukimit publik dhe privat në Shqipëri. Aktualisht drejton shkollën ELITE, një nga institucionet arsimore më të vlerësuara të vendit.

thano 12 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?