Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Artilieri i Qafës së Topit në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Artilieri i Qafës së Topit në Vlorë
Histori

Artilieri i Qafës së Topit në Vlorë

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Ilirian Ballaj   

 

Kudo që shkuam, që të dinim nga goja e njerëzve për Luftën e 1920-s,  gjetëm copëza interesante të përcjella brezave, gjetëm relike, dëshmi, trofe, toponime, edhe të shkëputura, të përcjella gojë më gojë. Por ndonjërin, që të ishte njëqind e dhjetë veç e mbi që të kishte kujtesën direkte, nuk e gjetëm dot. Me kujtimet e Gani Iliaz Abazit në dorë, ish kronikan i asaj lufte, shkuam kudo ishte bërë ajo luftë, në Gjorm, në Kotë, në Llogora, në Shashicë, Qafë e Topit, Kaninë, Betrovë, etj. Ne dimë rrethanat, dimë heronjtë, dimë analizat, njohim leksionet akademike që janë bërë, por të njohësh anën njërëzore, atë çka flitet ndër njerëz për këtë luftë, do të ishte me shumë interes, mbase edhe më pranë së vërtetës. Psh në Vlorë shkuam tek vendi që quhet Qafa e Topit, sepse prej andej në atë luftë ishte qëlluar Italia me top më 1920.

- Publicitet -

Fillesën e gjetëm në Gjorm të Vlorës, ndër njerëzit e një topçiu brilant të Luftës së njëzetës i dekoruar disa herë për gjestin që kishte bërë, e ai ishte Sulo Bajram Godaj, lindur më 1882 dhe vdekur më 1 janar 1965. Ai kishte bërë në atë luftë edhe detyrën e topçiut edhe atë të instruktorit të ekuipazheve të topave të tjerë. Kishte qenë një topçi klasi i Portës së Lartë në rininë e tij, kishte luftuar për pesë vite nëpër Azi, pastaj në Janinë për pavarësi dhe në Luftën e 1920-ës në Vlorë. Mosha nuk e kishte lejuar të merrte pjesë edhe në Luftën e dytë botërore, por shtëpinë e tij e kishte kthyer në bazë lufte dhe luftëtarëve u thoshte, topa, topa të keni, ata e bëjnë luftën. Madje kishte kënduar edhe një këngë për vete, thonë:

Luftrat i bëra me okë,

Me topin u bëra shok.

Disa, apo edhe shumë, Luftën e Vlorës e përfytyrojnë një grumbullim i madh njërëzish që thirrën njëri-tjetrin: “ejani të hedhim në det breshkamadhin”, Italinë,  që u kishte zaptuar vendin dhe u mblodhën nga qenë e nga s’qenë e, ashtu të zëmëruar e pa kurrfarë organizimi, me nga një pushkë në krah, u hodhën mbi telat me gjemba… dhe fituan. Këtë lloj llogjike e gjen edhe në ndonjë trajtesë të kohës, kur i referohesh pathosit, ekzaltimit. Ka diçka edhe nga ajo e vërtetë, por nuk është e gjitha  ashtu. Në shënimet, formë ditari të një oficeri Italian për atë luftë, një major që ishte më parë komandant i baterisë së topave dhe mortajëve në Gjorm të Vlorës 1920 e më vonë pjesmarrës me trupat italiane në atë luftë, Bergomoche, është shkruar se ajo luftë ishte e organizuar, kishte dy shtabe, edhe politik edhe ushtarak, kishte edhe artilieri të lehtë, xhenjo ose grupe shkatërrimi, edhe mjete të thjeshta ndërlidhjeje, kishte edhe logjistikë, furnizim luftarak. E çuditshme se nga i kishin gjetur topat dhe mortajat ata njerëz, thuajse pa ushtri, përfundon ai.

E dimë se luftërat mund të shpërthejnë edhe rastësisht por fitohen ato kur kanë shtabe, kur zotërojnë armatime, kur kanë kuadro. Së kundërti, asnjëherë. Dhe Lufta e Vlorës kishte qeverinë e saj, kishte shtabin politik që ishin frymëzuesit e saj deri edhe deputetë të Vlorës si Osman Haxhiu me shokë, kishte edhe shtab lufte me në krye akademistët Ahmet Lepenica, Fejzo Tafili, Halil Kajo, Hasiz Çami. Por kishte edhe kapedanë si Sali Vranishti, Kanan Maze, Selam Musai me përvojë luftrash. Po kishte edhe një organizim ushtarak të përsosur. Operacionet u kryen me faza, ashtu sikurse bëhen luftimet e mëdha. Topat në luftën e 1920-s qenë të pranishëm e u përdorën  në Kotë, në Shashicë, në Bestrovë, edhe në Kaninë e  në Vlorë.

Dy topa i dërgoi Qeveria nga Durrësi në Vlorë, që i mori në një repart ushtarak artilierie bregdetar por pa numërorët e tyre, një top ishte kapur në Gjorm dhe dy topa në Kotë kur çarmatosën garnizonin Italian.  Por edhe të tjerë topa e mortaja ishin siguruar. Haziz Çami, ish ushtarak i lartë,  i mori topat dhe i përqëndroi në sulmin vendimtar mbi Kaninë dhe Vlorë në fazën përmbyllëse. Ismail Kuçi kërkoi në se kishte topçinj nga luftëtarët që të kishin shërbyer me turkun, nizamë, në luftën e Janinës, pasi e dinte që topi është një pushkë e madhe që funksionin me predha shpuese dhe thërmuese të mbushura brenda me dinamit e principtet e funksionimit të tij janë të njëjta, mjafton të jenë topa e ata që dinë të përdorin njërin, përdorin edhe tjetrin pavarësisht nga kalibri. Të dyja predhat fluturojnë në objektiv, njëra depërton apo e shëmb objektivin, tjetra shpërthen, shkatërron e vret edhe ata që janë përreth.

E në Gjorm është një topçi, i kishin thënë Haziz Çamit dhe ai duhej thirrur, ai ishte atje në luftë, madje që i thërrisnin edhe Sulo Topçiu. Ai kishte shërbyer nizam tutje shkretëtirave të Aleppos, Siria sot, në Janinë, gjatë, sikurse ndodhte atëhere, për pesë vite, madje ishte kapur edhe rob e kishte ndenjur në hapsanë 6 muaj e një e treta e shokëve kishin vdekur. Sulo Bajrami, me një fizik të fortë, rritur malit e strallit, ngrënë pak e lodhur shumë, i kishte mbijetuar urisë e ishte kthyer në shtëpinë e tij. Kishte luftuar si topçi dhe si snajper edhe në luftën për Pavarësi.

Por Çeta e Gjormit, pasi kishte zhvilluar luftime në Gjorm kundër baterisë së artilerisë dhe i kishte çarmatosur italianët e kishte zënë shumë robër e armatime, si mortaja dhe topa fushorë me qitje direkte; ishte nisur malit për në Llogora kundër garnizonit të fortifikuar Italian atje bashkë me atë të Lepenicës. Me ata, gjithë 200 burra, ishte edhe Sulo Godaj. E arritën çetën në këmbat e malit dhe e kthyen Sulon se e kërkonin në Vlorë. Me kuaj, bashkë me dy-tre të tjerë Sulo mbriti në Peshkëpi, pastaj në Qishbardhë e në Shashicë ku do të përdoreshin topat që kishin luftëtarët. Shashica, në pozitë dominuese, e kishte fushën e luftimit gati përreth në pëllëmbën e dorës e poshtë këmbëve. I treguan topat xha Sulos. Puna e parë që bëri, i preku me dhembshuri. U erdhi rrotull nga që i  kishin munguar. Ai i njihte mirë ata në luftërat që kishte bërë  më parë. I ledhatoi të gjitha mekanizmat: me shënjestër, me shtrat, me këmbëz shkrepjeje, i uli dhe i ngriti në se shikonin në objektiv. Dhe përsëri i preku me duar, si të ishin të gjallë. Këto janë copëza të tregimeve të tij më vonë e që ruheshin e kishin ardhur deri tek nipi i tij Saliko Godaj, një ish ushtarak. Ai thotë se gjyshi kishte pasur shumë qejf ta ngacmonin e të tregonte për luftën në shkretëtirat e Arabisë, atë të Janinës, për pavarësinë, për njëzetën. Dhe bisedat i përfundonte se “vetëm topi e  shkul armikun, ai i vjen hakut”. Xha Sulo kishte thënë se topat që i manovronte e shpunë në disa fitore Bonapartin e madh.

Por Sulo nuk se u bë vetëm topçiu i luftës, ai shërbeu si instructor për shokët, që s’para e kishin haberin për topin, dhe i bëri që të vepronin në luftë të pavarur. E Sulo ishte bashkë me oficerin Italian, Xhovani Valencia, që u ishte bashkuar luftëtarëve. Ai kishte qenë rob në Vajzë dhe e sollën në Shashicë që të merrej me topat, me mortajat, me mitrolozët. Xha Sulo kishte përveshur llërët në atë mot të nxehtë e fluturonte nga gëzimi që i kishin rënë në  dorë topat. Predhat, kishte thënë Sulo, i mbante Xhevdet Picari. Ato vinin nga magazina që ishte në Peshkëpi e që e administronte një i vezhadanishtas me mbiemrin Hoxha.Nga të pesë topat, njërin  e çuan në Bestrovë, një tjetër në Lubonjë. Tre i mbajtën aty me Sulon dhe italianin, sepse për momentin ishte Shashica që të qethte.Topa kishte edhe më, por këto kishte mbajtur mënd e kishte treguar xha Sulo Godaj.

Xha Sulos, nga përdorimi i topit, kur ishte nizam në shërbim të Portës së lart por edhe më vonë, i ishte dobësuar dëgjimi dhe kjo e shoqëroi gjithë jetën, por nga bisedat nuk ishte asnjëherë i shmangur, sepse përqëndronte veshin mirë dhe e merrte të plotë informacionin, atë që i duhej dhe aq sa i duhej.  Ai kishte jetuar edhe pas luftërave, madje gjatë, kishte vdekur 83 vjeç, ishte dekoruar nga Kuvendi i popullit disa herë. Ai ishte pajtuar pas luftës Nacionalçlirimtare edhe me italianët, që i kishte qëlluar me top, kishte strehuar  dy të tillë, oficerë, si fëmijët e tij në shtëpi pas lufte, njërin oficer xhenjer e tjetri mjek, dhe i kishte përcjellë me dhimbje kur kishin ikur. Rastësisht edhe i biri, Izeti, kishte qenë artilier e ishte shpallur kampion në garat e ushtrisë në vitin 1955 në qitjet me top.  E po rastësisht oficer ishin bërë edhe dy nipat e tij. Kur qëllonte me top, thoshin, e bënte dorën grusht e gishtin e madh e ngrite lart dhe kur e pyesnin pse? Është marifet (mjeshtëri), përgjigjej ai.Që do të thoshte se bënte kalkulime me metoda të thjeshta. Goditja e parë është provë kishte pas thënë, e dyta korregjim.

Flitet se Sulo Godo, topçiu edhe i luftës së 1920-s, ka qenë burr  shumë i mirë, me shumë vlera njerëzore, i urtë në kuptimin e gjerë të fjalës, i vëmendshëm, i dashur, familjar model, i mikut dhe i shokut, që bëri e rriti fëmijë shëmbullorë, punëtorë dhe të urtë. Unë që po shkruaj kam pasur rastin ta njihja kur isha i vogël dhe e dija, që atëhere, se kishte qenë topçi, po se ku jo. Na dukej atëherë sikur ai kishte komanduar një maqineri shumë të madhe, shumë të rëndë dhe aty shikonim edhe madhështinë e tij. Ai kishte një trup mesatar, i mbushur, i fuqishëm na dukej ne të vegjëlve. Ai ushtronte mjeshtërisht zanatin e blegtorit, shtegtonte me dhëntë sa në vërri në mal, kishte një palë shtëpi tip kulle, tip saraje, me oborr gati fortesë, me portë të madhe dërrasë druri, me odë dykatëshe, me konak ose përdhese për të banuar gra e fëmijë dhe të tilla janë edhe sot e kesaj dite ato, ashtu sikurse i ka lënë xha Sulo. Themelet e shtëpive ishin gdhëndur me daltë mbi një masiv guri shtuf, që i bënte dhe i bën të qëndrueshme edhe sot. Kjo ishte edhe ana njerëzore e tij.

Sulo Bajram Godaj

Thonë se xha Sulo, edhe këngët që këndonte, i kishte me topa e mortaja;

Qëllon top i Italisë

Komisionë e Shqipërisë

Ka nijet që ta vidhisë.

Dhe në se do të këndonte një këngë tjetër, ajo ishte:

Qëllon topi nga Shashica

Në Kaninë, allah, allah

Prinë (pritën) tutje ca ardita

Vanë shtatëdhjetë e ca.

Në atë luftë vepruan të gjitha llojet e  armëve dhe shërbimeve të kohës, vetëm avionë, anije nuk patën. Në aerodromin e Vlorës u futën fshehurazi një grup i vogël, diversionist thuhet zot, ose zbulues, ose grup i shkatërrimit, dhe me lëndë plasëse dëmtuan dy avionë, i nxorrën jasht luftimi. Por kapën edhe robër, psh në Gjorm zunë shumë, në Kotë po ashtu të cilët, sipas rregullave të luftës, i grumbulluan në një fshat në juglindje të Lumit të Vlorës, Vajzë. Pati edhe spitalë, që i thoshin hastane turqisht, në Kotë ku shpunë të plagosurit. Grupe të tilla u përdorën edhe për hapjen e shtigjeve në frontin armik që mbroheshin me tela retikulatë, i prisnin telat me hanxharë, me sëpatë, dhe kalonin luftëtarët e në pamundësi, shtronin gunën mbi ta, sikurse Selam Musa Salaria. Por kishte edhe veprime kundrajrore, me ato pushkë që kishin. Anija San Marko italiane, e akostuar në det, qëllonte me predha, ajo dukej si një aeroplanmbajtëse sot prej nga nisin sulme nga ajri. Dy avionë italianë fluturuan përmbi Vreshta të mëdha në Xhyherinë, njërin avion e rrëzuan mes Lubonjës dhe Penkovës, me pushkë, me top a me se, nuk u mor vesh, dhe Sulo Bajram Godaj do këndonte më vonë:

Po ballonin kush e shtiu ?

Trim Avdurraman Haxhiu.

Lufta e Vlorës është në paralele me luftën që bëri Anglia kundë Transvalit të vogël dikur e ku humbi dhe u këndua kënga. edhe atje:

Në Transval lufton Anglia,

Lufton bualli me minë.

Shihni ç’bën trimëria,

Transvali mundi Anglinë.

E topçiu i Vlorës, i 1920-s, Sulo Bajram Godaj ishte një ndër ata. Në klubin e ri shumë turistik në Rrugën e re Vlorë-Qeparo,  nipat e tij sot kanë ndërtuar një klub madhështor, pihet kafe me shumë komoditet e mbase flitet edhe për xha Sulo topçiun e njëzetës, e mbase e ka apo do t’i vendoset nga nipat e tij edhe një foto e xha Sulos…..me top.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    November 14, 2022 at 5:44 pm

    Sa bukur rrjedh rrefimi per labin trim te 1920.Lufta e Vlores kunder Italise dhe Lufta Koplikut shpetuan Shqiperine. Si i kollondrisi keta leber intriganti gjirokastres i beri bisha vllavrasese,,? I yshti djalli te vrasin djemt e Vlores, Neki Ymerin,Xhemil Cakerrin,Pali Teroven,Sadik Premten e Anastas Lulen,prapa kraheve e ne pabesi,,
    I beri armiq me nacionalistet qe bene luften e Vlores..Dhe luften e Gjormit
    Nga Ai gjarper kane celur tre gjarperinj.Keta jane Sali Berisha,Edi Rama,Ilir Meta.

    Reply
  • ?+ says:
    November 15, 2022 at 6:41 am

    ashtu mor demo ballisti ë
    demo = Enver Memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997
    harrove krimet e tua
    harrove se i shërbeje saliut
    tani e kuptove krimin që ke bër

    Reply
  • Drejtesia says:
    November 15, 2022 at 9:21 am

    LUFTA E VLORES
    LUFTA E DIBRES
    DHE LUFTA E KOPLIKUT
    E SHPETUAN SHQIPERINE NE VIITET 20

    Reply
  • Albert Hajnaj says:
    November 15, 2022 at 8:30 pm

    Z.Ilirjan, je kronikan i apasionuar i ngjarjeve atdhetare të viseve të tua. I dashuron e i ekspozon me ndjenjë e me profesionalizëm. Je një Topçi i tyre.
    Ka ca kohë që shpesh takohemi bashkë e vrej se vërtet jeton me to. Urimin po ta them me dy vargje (ndonse s’dallohem për to).
    “””
    Djali asaj ane, kafen me to pi!
    Brodhe gjithë dynjanë e ngele po aty.
    Me historitë që thua i ke rënë pikës,
    Oshtima e tyre “mbyt” malin e Çikës.

    Reply
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 5:53 am

    Sa mire do ishte te kishim me shume topcinj si Sulo dhe ti vendosnim ne perdorim per serbet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nis gjyqi për Veliajn, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, avokati: SPAK s’ka dorëzuar fashikujt e munguar
  • Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit në 8 vjet, bllokohet rikthimi i mundshëm i Orban
  • Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn

Komentet e Fundit

  1. K R on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  2. Lumi Vlores on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  3. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  4. Telniku on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Lirim on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?