Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Astma, 2 format si zhvillohet sëmundja dhe si duhet të kujdesemi për të  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Astma, 2 format si zhvillohet sëmundja dhe si duhet të kujdesemi për të  
AktualitetShendetesi

Astma, 2 format si zhvillohet sëmundja dhe si duhet të kujdesemi për të  

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

 

Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes e karakterizuar nga kriza periodike që shfaqen kryesisht me probleme në frymëmarrje dhe spazma bronkiale, të cilat variojnë në ashpërsi dhe frekuencë nga një person tek tjetri.

Astma prek njerëzit e të gjitha moshave dhe shpesh fillon në fëmijëri, megjithëse mund të zhvillohet për herë të parë edhe tek të rriturit. Ekzistojnë dy forma të astmës që janë forma alergjike dhe joalergjike.

- Publicitet -

Astma alergjike, është forma më e zakonshme që përbën rreth 90 për qind të të gjitha rasteve, e cila zakonisht zhvillohet në fëmijëri. Astma alergjike shpesh në moshën e rritur mund të kalojë, por megjithatë, në 75 për qind të rasteve, astma rishfaqet më vonë.

Ndërsa forma jo-alergjike haset në rreth 10 për qind të rasteve. Kjo zakonisht zhvillohet pas moshës 30 vjeç dhe zakonisht nuk është e lidhur me shkaqe alergjike. Më shpesh preken gratë dhe ato bëjnë infeksione të traktit respirator.

Simptomat e astmës përfshijnë teshtima, kollë, dhimbje gjoksi dhe frymëmarrje të shpeshtë. Këto simptoma mund të shfaqen disa herë brenda ditës apo javës dhe mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik, natën, etj. Çka do të thotë se simptomat variojnë te pacientë të ndryshëm.

Përsëritja e vazhdueshme e simptomave të astmës mund të shkaktojë pagjumësi, ndjesi lodhjeje, ulje të nivelit të aktivitetit fizik, mungesa në punë/shkollë, etj. Astma shkaktohet nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë. Këta faktorë ndikojnë në ashpërsinë e astmës dhe mënyrën se si reagon ndaj medikamenteve. Kjo marrëdhënie është shpesh komplekse dhe e vështirë të kuptohet.

Kontrolli i gjendjes aktuale të astmës është një hap i domosdoshëm dhe është në përgjegjësinë e profesionistëve shëndetësorë më shumë se sa të pacientëve. Menaxhimi i astmës nga ana tjetër kërkon bashkëpunimin e pacientit me stafin mjekësor.

Megjithëse astma nuk mund të shërohet, menaxhimi i duhur mund të kontrollojë sëmundjen duke u mundësuar njerëzve me astmë të gëzojnë një cilësi të mirë të jetese. Medikamentet me efekt afatshkurtër përdoren për lehtësimin e simptomave gjatë krizave të astmës. Medikamente të tilla si kortikosteroidët aerosole janë të nevojshme për të kontrolluar përparimin dhe përkeqësimin e astmës, si dhe vdekjet e lidhura me të. Njerëzit me simptoma të vazhdueshme duhet të marrin medikamente afatgjata çdo ditë për të kontrolluar pezmatimin bazë dhe për të parandaluar simptomat dhe përkeqësimin. Qasja e papërshtatshme ndaj medikamenteve dhe shërbimeve shëndetësore është një nga arsyet kryesore për kontrollin e dobët të astmës në shumë vende.

Megjithëse astma nuk vret në atë nivel sa sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (SPOK) ose sëmundjet e tjera kronike, neglizhimi apo dështimi i përdorimit të medikamenteve të përshtatshme ose neglizhimi i trajtimit mund të çojë në vdekje.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë, parandalimi parësor për të zvogëluar nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të zakonshëm të rrezikut, veçanërisht tymit të duhanit, infeksioneve të shpeshta të frymëmarrjes gjatë fëmijërisë dhe ndotjes së ajrit (ekspozimi i brendshëm, i jashtëm, dhe në vendin e punës) duhet të jenë objektiva të programeve të parandalimit të astmës.

 

Si duhet të kujdesemi:

  • Me ndihmën e mjekut duhet të përgatitet një plan personal i trajtimit.
  • Pacienti duhet të njohë faktorët e rrezikut që lidhen me astmën.
  • Të merren ilaçet e përshkruara nga mjeku, të cilat mundësojnë lehtësimin e simptomave dhe mbajnë nën kontroll përkeqësimin e mëtejshëm.
  • Pacienti duhet të kuptojë kur simptomat përkeqësohen
  • Pacienti duhet të jetë i përgatitur për krizat astmatike dhe për hapat që duhet të ndërmarrë.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?