Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ata po na shfrytëzojnë”, Trump: Shumë shpejt vendosen tarifat e reja ndaj BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Ata po na shfrytëzojnë”, Trump: Shumë shpejt vendosen tarifat e reja ndaj BE-së
BoteLajmi i fundit

“Ata po na shfrytëzojnë”, Trump: Shumë shpejt vendosen tarifat e reja ndaj BE-së

Published: February 3, 2025
Shpërndaje

Donald Trump tha të dielën mbrëma se tarifat e reja ndaj BE-së do të vendosen patjetër, duke përsëritur ankesat që ai ka bërë shumë herë në të kaluarën për deficitin e madh tregtar të SHBA-së me BE-në, si dhe dëshirën e tij që Evropa të fillojë të importojë më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane.

“Kjo do të ndodhë patjetër me Bashkimin Evropian, mund t’ju them këtë. Nuk do të thosha se ka një afat kohor, por do të ndodhë shumë shpejt. Ata po na shfrytëzojnë (…) Ne kemi një deficit prej 300 miliardë dollarësh. Ata nuk blejnë makinat tona, nuk blejnë produktet tona bujqësore, pothuajse asgjë, ndërsa ne blejmë gjithçka, miliona automjete, nivele të mëdha të produkteve bujqësore”, tha Trump.

Trump njoftoi gjithashtu të dielën, se do të fliste këtë mëngjes me kryeministrin kanadez në largim Justin Trudeau, si dhe me qeverinë meksikane, pas vendosjes së tarifave prej 25% për produktet e importuara nga të dy vendet.

- Publicitet -

“Do të flas me kryeministrin Trudeau nesër në mëngjes, do të flas edhe me Meksikën nesër në mëngjes, nuk pres ndonjë gjë shumë dramatike. Kemi vazhduar me doganë sepse na kanë borxh shumë, ai është i sigurt se do të paguajnë”, tha Trump për shtypin përpara se të nisej nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago për në Uashington.

Republikani vazhdoi të kundërshtojë Kanadanë në veçanti, duke theksuar se fqinji verior i vendit të tij nuk i lejon bankat të operojnë në tregun e tij. Trmpu tha gjithashtu se ata janë të ashpër me naftën dhe energjinë.

“Nuk lejojnë që prodhimet tona bujqësore të shiten. Në përgjithësi ka shumë gjëra që nuk i lejojnë. Dhe ne i lejojmë ata të importojnë gjithçka në vendin tonë, kjo është unike. Ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 200 miliardë dollarë në vit dhe ky është kthimi?” tha Trump.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se tarifat nuk janë gjë tjetër veçse “një formë hakmarrjeje sepse miliona njerëz po hyjnë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja dhe ne nuk jemi të përgatitur ta lejojmë më këtë“.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Deni says:
    February 3, 2025 at 2:40 pm

    Ok,vendime te tuat per vendin tend…thjesht mos harro efektin boomerang 🪃

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 3, 2025 at 4:37 pm

    Principi I reciprocitetit ne tregeti duhet respektuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?