Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentat mafioz në Rinas, vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit! Miku i plagosur agjent i Mbikëqyrjes Policore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentat mafioz në Rinas, vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit! Miku i plagosur agjent i Mbikëqyrjes Policore
KronikeLajmi i fundit

Atentat mafioz në Rinas, vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit! Miku i plagosur agjent i Mbikëqyrjes Policore

Published: November 11, 2025
Shpërndaje

E marta e 11 nëntorit do të shënonte fundin e një rruge mbi 16-vjeçare mes krimit, arrestimeve dhe burgosjeve për Gilmando Danin. Sot, 47-vjeçar, vetëm një vit pasi kishte lënë burgun, i dënuar si një prej njerëzve më të afërt në bandën e Emiljano Shullazit, Dani u qëllua me breshëri plumbash dhe humbi jetën në vend në rrethrrotullimin pranë Aeroportit. Vetëm 25 minuta më herët avioni i tij kishte prekur pistën e Rinasit pas fluturimit nga Barcelona, që rezultoi edhe udhëtimi i tij i fundit.

Së bashku me të nga Barcelona u kthye edhe Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili ishte në drejtim të Benzit luksoz të bardhë, kur nga breshëria e kallashnikovëve mori disa plumba në kokë dhe po lufton për jetën në spitalin e Traumës, në intubim. Shaljani prej 3 muajsh kryente detyrën e agjentit të Mbikëqyrjes Policore, ndërsa prej kohësh mbante pozicione të tjera në administratën shtetërore.

Por kush është Gilmando Dani?

- Publicitet -

Gilmando Dani është konsideruar gjithnjë si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Emiljano Shullazin. Dani është akuzuar shpesh për vepra penale, konkretisht në gusht të 2009 pas vrasjes së 4 efektivëvë të policisë në Durrës nga Dritan Dajti. Pas ngjarjes, kontrolli në banesën e Gilmando Danit u bë nën dyshimet se ai mund të kishte qenë në Durrës atë ditë, por më pas policia sqaroi se Dani ka qenë në Tiranë, edhe pse nuk ishte gjetur në banesë në momentin e kontrollit.

Ndërsa, në gusht 2009, në kuadër të hetimit për masakrën në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda i bllokoi pasaportën për disa ditë Gilmando Danit. Ndërkohë, më 23 prill 2011, gjatë fushatës elektorale, Gilmando Dani u shoqërua në Policinë e Tiranës pasi ndodhej në vendin e ngjarjes ku Emiljano Shullazi pengoi një miting të Partisë Socialiste në Njësinë Bashkiake Nr. 7 në kryeqytet.

Në atë kohë, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, kërkoi ndërhyrjen e policisë, e cila ndaloi Shullazin dhe shoqëroi Gilmando Danin.  Megjithatë, precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006, kur ai ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të dënimit në mungesë të dhënë ndaj tij me një vit burg për akuzat “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kanosje në bashkëpunim”.

Më pas, arrestimi ndodhi nga forcat speciale të policisë, RENEA, të cilat, bashkë me Gilmando Danin vunë në pranga edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe D. Hate. Gjatë këtij aksioni, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh, përfshi pistoleta automatike tip “Skorpions” me silenciator, dy automatikë prodhim kroat e kallashnikov, radio komunikimi me distancë të afërt, radio përgjuese të valëve të strukturave të Policisë (në Tiranë dhe rrethe), fenelinë policie, dylbi speciale për shikim natën, dylbi të zakonshme si dhe maska, doreza dhe pajisje të tjera kamuflazhi.

Gjithashtu ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.  Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg në nëntor të vitit 2018 si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe më pas u lirua në vitin 2023 pasi kreu 3/4 e dënimit.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/11/WhatsApp-Video-2025-11-11-at-16.07.48.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • iriqi says:
    November 11, 2025 at 2:11 pm

    Punë gangsterash. Kokat hëngshin!

    Reply
  • shqiptar says:
    November 11, 2025 at 2:14 pm

    Fajin e ka shteti mafioz.

    Reply
  • Detari says:
    November 11, 2025 at 7:30 pm

    pune jevgjish skipfolsa

    Reply
  • Colpo grosso says:
    November 12, 2025 at 8:06 am

    Me sa duket filloi lufta kunder krimit te organizuar nga forcat speciale te sigurise,do vazhdoi goditja kunder politikaneve pro ruse dhe bashkepunetorve te tyre.

    Reply
  • Artan says:
    November 12, 2025 at 8:15 am

    Dekari është bjond me sy bojëqielli, si të gjithë arbërorët.

    Reply
  • Artan says:
    November 12, 2025 at 8:22 am

    Shqipot po nuk u bënë pjesë e ndonjë perandorie, si BE-ja, për shembull, vështirë të krijojnë shtet normal vetë. Megjithëse BE-ja është bërë si një kurvë plakë që po e shkërdhejnë jevgjit e myslimanët. Hajde merre vesh si do t’i shkojë filli.

    Reply
  • Simbioza krim-pushtet says:
    November 12, 2025 at 8:34 am

    Dani si Krahu i djathte i SHULLAZIT kthehet krah per krah nga Barcelona me Agjent Sheqerin e Mbikqyrjes Policore!
    Ja pra shembull tjeter e tregues i qarte se Simbioza krim-pushtet eshte kembekryq ne kete palo-SHTET.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 12, 2025 at 10:50 am

    Mbikqyr edhe policine edhe Krimin.Tepke,tepke si AI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  • Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza
  • Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
  • Disiplinë dhe vetmi: Ka ecur nëpër botë për 27 vjet, gjithçka filloi me një bast…
  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?